KUSHTETUTA ME SHI. E pritėm edhe 15 Qershorin. Tanė solemniteti pėr promovimin e Kushtetutės sė Kosovės ishte pregaditė mirė, kishin pas kohė. Ftesat ishin shtyp nė nji letėr tė mirė, Salla e Kuqe ishte dekorue, orkestra ishte kompletue e ushtrue, mysafirėt ishin ftue, flamuri ishte shpalue. Fjalimet ishin shkrue, gjithmonė njisoj, me fraza importue prej gazetave dhe programeve televizive tė Shqipnisė. Theksi i presidentiti Sejdiu njisoj importue Shqipnie. Ishin ftue aq shumė mysafirė, sa skishin ku me u ul. Skishte ajėr nSallė. Tė gjithė ishin veshė solemnisht. Gjithēka e jepte ndjesinė e nji solemniteti dhe nji shteti, pos faktit se ishte i vocėrr. Si Salla e Kuqe ate ditė pėr krejt krushqit e Shtetit tė Kosovės. U ndjeva ngusht mbrenda asaj salle si mbrenda kėtij shteti. Dola. Binte shi pėr Kushtetė.
XHAFER(R)I. Nuk e kisha lexue shkrimin skandaloz tė Xhafer(r)it Shtetformimi vs Kombformimit. Herėn e fundit e kisha pa kėte njeri, njashtu tue u hulat e kalamend, nfushatė partiake tė PDSH, tue agjitue e propague nji njeri Menduh Thaēin. Njeriun qė kriminalizoi votėn shqiptare nMaqedoni. Trashigimtarin e tij. Sa e lexova shkrimin, e para gja qė mė shkoi nė mend ishte se Thaēi sqenka rastėsi, po rrafsh alter ego e tij. Ekstenzion i tij. Ky tekst skandaloz mori pėrgjigje tė meritueme nga Halil Matoshi. Nji pėrgjigje si nji orė mėsimi Xhafer(r)it nė kėte numėr e sjell edhe Roland Basha, qė ju ftoj patjetėr me e lexue. Rolandi e shkruente mbiemnin e Arbėrit - XHAFERRI. E pyeta mos qėllimisht po e shkruen kėshtu mbiemnin e Arbėrit. Ai me tha se fatkeqėsia e Arbėrit qė e mbron Standardin 72, asht se ky njeri nuk e din as si e ka mbiemnin dhe si shkruhet ai!
Shtypi shqiptar ja shkruen emnin si Xhaferri, dhe ai ska reague, mė tha Rolandi. Pėr qiftin e Arbėr Xhaferrit, ATA ANDEJ janė kompetentė pėr mbiemnin e tij. Ky njeri as nuk e din si shkruhet mbiemni i tij, e na mban ders pėr gjuhėn shqipe.
A JU KUJTOHET SEJDO BAJRAMOVIC. A e mbani mend ate njeriun totalisht anonimus qė kishte zavendėsue Riza Sapunxhiun nė Kryesinė e Federatės Jugosllave, mbasi Milosevici e kishte abrogue autonominė e Kosovės. Na nė Kosovė nuk e njihshim kėte njeri. E kishin zgjedhė serbėt dhe Beogradi. Pa na pyet. Krejt komenti ishte: po ku e gjetėn kėt far njeri. Njisoj si na e kanė gjetė e zgjedhė shqiptarėt e Tirana sot - Baton Haxhiun! Nuk po muj me i gjetė krahasim ma tė mirė Haxhiut pėr me i dėshmue se cilin rol ia ka nda vetes, sesa Sejdėn. Bajramovicin. Komenti asht i njajt: po ku e gjetėn se? Apo i gjeti Batoni ata, si krejt gjanat tjera. Si gjithmonė. Kush lyp edhe gjon. Tashti imagjinoni politikėn shqiptare tė dy kryeministrave, Thaēit edhe Berishės, qė messenger e kanė Baton Haxhiun, se ēfarė tė mire mun ia sjellin shoqnisė shqiptare kėta dy me Batonin. Kjo turne e Kryeministrit Thaēi ftue Berishe, e aranzhueme ma spari nė krenat e Fevziut e Haxhiut, e mandej e promovueme si nji patriotizėm i rigjetun i Thaēit dhe Berishės, qė janė ēue keshe po dojnė me na bashkue tue ec nėpėr Rrugėn e Bashkimit, na ofrohet si nji aso propagande e lirė e tė dy kryeministrave, njaq sa janė tė lirė Fevziu e Haxhiu.
VOJA DHE PULA. Kryeministrit Thaēi edhe njihere, nuk i mjaftoi shpallja e pamvarėsisė dhe ekskluzivititeti qė ia kishte dhurue TV Klan, po edhe tregimin e vet jetėsor, nuk pati guxim me e kallxue nė ndonji televizion kosovar, po shkoi e u rrfye nKlan. Kryeministri i Kosovės, pėr tė dytėn herė, vrazhdė dhe turrive, jau dėrgoi mesazhin Mediave tė Kosovės, se janė tė padenja pėr te dhe tregimet e tij. Ai shkoi, si nanegdotat me pulėn dhe von, rrafsh si pula e keqe dhe prap e bani von ndėr kojshi. Diqysh televizionat e kojshisė me dy tė kuqe po i doken djalit prej Broje tDrenicės. Diqysh pėrnime. E kėta televizionat e Kosovės si pėrmahi diqysh.
Me sa e di une, poenta e anegdotės pėr pulėn dhe vonė thotė se pulat qė bajnė vo ndėr kojshi, zakonisht i hanė!