 |
| Mentor Shala |
Me pas kampionat pėr arsyetime, sbesoj qė dikush kish mujt me na e marr titullin e kampionit tė botės. Sidomos pėr arsyetime mbasi e bajmė naj gabim trandė. E na shqiptarėt jemi tparėt qė bajmė gabime tranda, shpeshhere tė qėllimshme. Pėr ēdo ditė ndigjoj pėr ndonji gabim tpafalshėm. Kur bahet prej njerėzve trėndomtė, nuk ki ēka ban, pos me kesh ja me sha. Kur bahet prej tzgjedhunve tpopullit, atėhere kjo asht e pafalshme. E te na gabime e masanej arsyetime banale tė njerėzve tė zgjedhun me votėn e popullit, kemi sa tdush. Pėr mos me hi me i pėrmend tash gabimet e mėdha qė i kanė ba, ministrat e kryeministrat, deputetėt e kryetarėt, qė e mbushin nji thes, po du me u ndal te rasti i fundit nė Ditėn e Ēlirimit tė Pejės. Njė ditė mbas hymjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, ama bash vetėm 1 ditė, hiq ma shumė, Komuna e Pejės e shkel kėte Kushtetutė! Komuna e Pejės i shkel simbolet e shtetit tė Kosovės, e shkel himnin e shtetit tė Kosovės! E pėrul flamurin e Kosovės!
Ditėn e Ēlirimit tė Pejės Komuna e Pejės e shenon me intonimin e himnit shqiptar dhe ngritjen e flamurit shqiptar. Nuk ka kurgja tė keqe pse u intonue himni dhe u ngrit flamuri shqiptar, por asht dasht ma spari me e nis DASMĖN me simbolet e shtetit tonė, se e kemi shtetin vet e kemi lyp!
Edhe arsyetimi i kryetarit tė Pejės asht shumė qesharak. Nuk i ka qillu nji kopje e himnit tė Kosovės?! Me dek tuj kesh ēfarė arsyetimi palidhje i nji kryetari keshe serioz! Nuk paska mujt kryetari me e ēu nji kėshilltar a nji rojtar me e ble nji CD me himnin e Kosovės, ose me e downloadu prej 100 web-siteve, tė cilėt e kanė himnin. Kėtij kryetari ia kisha dhanė vendin e parė nė kampionatin e arsyetimeve, por fatkeqėsisht nuk ka kėsi kampionati.
Nėse qytetarėt e Pejės si tė gjithė qytetarėt e Kosovės e kanė lyp shtetin e tyne, atėhere nuk ka pas nevojė qė paria e kėtij vendi qė e kanė zgjedh pikėrisht qytetarėt e Pejės, mos me e respektu ate qė ky popull e ka prit qė 100 vjet Shtetin.
Pėr kėtė Ditė tė Ēlirimit si tė Pejės, njashtu edhe tė qyteteve tjera tė kėtij vendi, kanė ra edhe dėshmorė. Ata e kanė dhanė jetėn pėr me e pas kėtė Shtet.
Mu mė kujtohet qysh nė fushatat zgjedhore kėta udhėheqės, e nė mesin e tyne edhe kryetari i tashėm i Pejės, dojke me ju shkye goja tuj bėrtitė pėr pavarėsinė e Kosovės - pėr Shtetin
A ka argument ma tė fortė pėr ata qė janė kundėr shtetit tė Kosovės, se na vet mos me i respektu simbolet tona tė shtetit, mos me e respektu kushtetutėn e vendit?
Kėto veprime vetėmsa i arsyetojnė edhe ma shumė qėndrimet e argumentet e vendeve qė janė kundėr shtetit tė Kosovės, qė po kqyrin me tana mėnyrat me ja hjek naj copė. Nė vend se na sa tmujm me i promovu shenjat identifikuese tė shtetit tonė, disa liderė tonė sa po mujn po kqyrin me i mshef.
Pėr fat, pjesa ma e madhe e njerėzve mendojnė ma ndryshe. Nė krejt kėte muhabet mė erdh shumė mirė qė kish reagu Lidhja Demokratike e Kosovės nė Pejė, qė kishte kėrku sqarim pėr kėtė gabim trashanik tė kryetarit tė Komunės. Edhe shumica e popullatės sė Kosovės i ka pranu simbolet e veta. Nė njė hulumtim tė opinionit publik, tė kryem nga UNDP, diku 75% e shqiptarėve tė Kosovės dhe 90% e minoriteteve joserbe i kanė pranu mirė simbolet e Kosovės. Tvetmit serbėt ende nuk po munden me i pranu simbolet, me qenė se ata ende janė tė instrumentalizuem prej Beogradit. Po jam shumė i sigurt qė shumė shpejt edhe ata kanė me festu me kėto simbole. Kanė me e kuptu qė Beogradi nuk mėrzitet pėr ta ma shumė se institucionet e Kosovės. Por edhe kėsaj i vjen dita!
Mendoj qė nuk kemi nevojė tė shkaktojmė konfuzion te popullata edhe ashtu e lodhun me pritjen e pamvarėsisė. Amerikanėt tanė kohėn po na mbėshtesin fuqishėm dhe kjo duhet me na ba optimistė. Dhe nuk ka nevojė me qenė shumė i menēun me kuptu pse. Amerikanėt nuk mujn me leju qė nji shtet si Serbia me i prish e rrezikue interesat e tyne kombetare.
Amerikanėt (zadhanėsat e State Departamentit, Eliot Engel, etj.), tanė kohėn po dalin e po dėshmojnė se REPUBLIKA E KOSOVĖS ASHT E PĖRJETSHME, e na dalim e bahemi frajera kishe spo i respektojna simbolet tona, shtetin tonė - e shkelim KUSHTETUTĖN tonė.
Po mbaron koha e etnonacionalistave. Nuk u kallxuen tė suksesshėm. Po vjen koha e nacionalizmit qytetar. Nacionalizėm qysh e kanė vendet ma tfuqishme nbotė; Amerikanėt, Francezėt, Britanikėt, Belgėt, Austriakėt, Zvicranėt, Kanadezėt, Australianėt e shumė popuj tjerė. Nacionalizėm ky qė ka pru rend demokratik nė krejt botėn.
MIRĖSEARDHTĖ!