Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : Muzika E Update'ueme: Jun 22nd, 2008 - 17:48:10


Ballata si Ambasador i Kosoves ne Slloveni
Nga Shefqet H. Hoxha
Jun 22, 2008, 16:18

Email'o
 Print'o

Dr. Fraz Kriznar, muzikolog
Kompozitori Zeqirija Ballata vepron nė Slloveni si  pedagog, kompozitor dhe muzikolog. Ai asnjėherė nuk qėndroi larg ngjarjeve qė ndodhnin dhe ato qė po ndodhin nė  Kosovė, si   sferėn  e artit, ashtu dhe nė sferat tjera tė jetės sonė shoqėrore e politike. Ndonėse gjendet jashtė Kosovės, ai ēdo herė ėshtė pjesėmarrės i tė gjitha aktiviteteve muzikore, sidomos tė festivaleve dhe ngjarjeve tjera tė muzikės serioze, sferė kjo, ku me krijimet e veta prezentoi ndjenjat dhe vlerat shpirtėrore tė popullit tė Kosovės. Edhe sivjet prej 17-25 Maj 2008 qėndroi nė Prishtinė, ku u mbajt festivali ndėrkombėtar "Re Mussica". Nė fakt, ky festival i sivjem me vlerat muzikore tė pėrmasave kombėtare e  ndėrkombėtare, u mbajt nė shenjė tė 100 vjetorit tė lindjes sė kompozitorit francez Olivier Messiaen, dhe nė kėte festival u shėnua edhe 65 vjetori e lindjes sė kompozitorit Zeqirija Ballata dhe  45 vjetori i krijimtarisė sė tij, pėr ēka edhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve,  me kėte  rast i dha mirėnjohje pėr punėn dhe vleratt e tij krijuese, po edhe pėr rolin e tij  integrues tė kulturės sonė muzikore me Republikėn e Sllovenisė ku ai vepron. Pėr veprat dhe vlerat krijuese tė kėtyre kompozitorėve u fol edhe nė tribunat muzikologjike qė u mbajtėn me 23 e 24 Maj nė ART Qendėr, nė Prishtinė, ku u diskutua pėr kėto tema: “Disa akcente tė opusit kamertal dhe vokalo-instrumental tė Zeqirija BALLATĖS”, ku referues ishte Dr.Franz Kriznar, muzikolog nga Sllovenia; kurse Zeqirija Ballata me rastin e 50 Vjetorit tė lindjes sė kompozitorit kosovar Mehdi Mengjiqi, referoi temėn: “Profili kompozitorial i Mendi Mengjiqit”.

Nė tribunėn e dytė me 24 Maj muzikologu slloven Dr.Franc Kriznar mbajti ligjeratė pėr kompozitorin francez Olivier MESSIAEN, nė temėn: “Reveil d’oseau du XX eme siecle” (Zgjimi i zogut te shekullit XX). Veprat e kėtyre kompozitorėve u ekzekutuan edhe nė mbrėmjet e koncerteve tė kėtij festivali, qė tani gjithnjė e mė shumė po krijon fizionominė e plotė tė njė festivali prestigjioz, nė tė cilin po prezentohen krijues kosovarė me vlerat e tyre, po edhe ata mė me renome nga vendet tjera. Kompozitori frances Messiaen njifet si virtuoz i njohur nė orgje dhe piano, po edhe si krijues veprash me njė opus tė gjėrė, i cili gjithherė kėrkonte mėnyra nė pasurimin e melodive dhe ritmeve. Ai nė temel ka studiuar  muzikėn e popujve tė Lindjes dhe ate tė Indisė. Janė tė dalluara veprat pianistike dhe preludet e tij nė tė cilat shpreh konceptet filozofike tė jetės  dhe besimit artistik, qė shprehin gjėrsinė e tij tė njohjes sė natyrės. Sidomos zogjėve, tė cilėt edhe i imiton nė veprat e tij pėrmes instrumenteve si piano, orgjeve dhe orkestrit tė madh, sepse ai vlerėsonte se zogjėt janė bartės tė vlerave simbolike, “dėshira e jonė pėr jetėn, yjet …”

Nė detaje ma tė hollsishme, pėr kėte dhe kompozitorin Ballata, shprehet bashkėbiseduesi ynė, muzikologu sloven Kriznar. 

 

JAVA: Zotėri Franc Kriznar, cili ėshtė mendimi juaj pėr kompozitorin Zeqirija Ballata, dhe pėrvoja dhe pėrshtypjet e juaja pėr kompozitorin fracez Messiaen.

                 

FRANC KRIZNAR: Kompozitori ynė slloven dhe i juaji kosovar, Zeqirija Ballata, dhe njėherit miku im, nė kompozimet e tij ka qasje tė njerės dhe tjetrės anė, tė qasjes folklorike  sllovene, si dhe asaj shqiptare, etj. Kurse kompozitori francez Olivier Messiaen ėshtė tjetėr. Pata nderin qė fola para njė numri mjaft tė mirė, para njė publikut meditativ nė Kosovė, meqė sivjet ėshtė 100 vjetori i lindjes sė kėtij kompozitori francez. Dhe festivali i juaj “Re Mussica" i ka kushtuar kujdes sikur edhe kompozitorit Zeqirija Ballata, ku po u ekzekutohen veprat. Pėr kėte, nė fund tė ligjėrimit tim nė tribunėn muzikologjike vendosa njė tezė dhe prita antitezėn nga auditori dhe qė bashkarisht ta bėnim njė sintezė qė nė kompozimet e disa kompozitorėve po edhe tė zotėri Ballatės dhe kompozitorit francez Messiaen, ndoshta do tė gjenim diēka tė pėrbashkėt nė njė mėnyrė krejt tjetėr tė kompozimeve ndoshta edhe ato stilistike qė lidhin shekullin e kaluar dhe kėte shekull.

Por, mė lejoni tė kthehem te kolegu  Zeqirja Ballata

Ai sivjet feston 65 vjetorin e lindjes dhe 45 vjetorin e krijimtarisė sė tij artistike, qė ate e tėrheq nga shkolla e mesme nė Prizren. Ato ishin komponimet e para pėr piano dhe solo kėngė. Kjo ėshtė shumė interesant, kur i mbaroi studimet e mesme nė Prizren, atėherė pėr herė tė parė erdhi nė Slloveni, ku studioi kompozimin dhe kreu studimet postdiplomike te akademik Matije Bravnicar me 1967, pranė Akademisė sė Muzikės nė Lubjanė. Studimet postdiplomike i pėrfundon te akademik prof. Lucijana Marije Skerjanac, me 21.06.1969. Mė vonė merr titullin akademik ‘magjistėr i kompozimit’. Kompozimet e para pėr piano dhe solo kėngėt e Ballatės pėr herė tė parė u botuan jo nė Kosovė, por u botuan nė Slloveni, kėshtu qė kaherė lidhet si anėtar i shoqatės sė kompozitorėve tė Sllovenisė, po edhe i shoqatės  nė Kosovė, si anėtar i tė dyja shoqatave tė kompozitorėve nė Kosovė e Slloveni. Unė e njoh krijimtarinė e tij, sepse nė njė mėnyrė kemi punuar shumė herė pėr koncertet e tija antologjike nė Lubjanė e Maribor.Vėrtet ky ėshtė shumė agjil, sidomos nė kohėn e fundit kur u kthye nė Lubjanė, pas ekzodit tė shqiptarėve nga Kosova, kur u dėbua edhe ky nga Kosova. U inkuadrua si profesor nė fakultetin e arteve dhe tani jep mėsim edhe nė Maribor. Ka njė klasė tė mirė ku ligjeron lėndėt profesionale “Harmoni” e “Kontrapunkt”. Mė vjen mirė qė pata mundėsi tė hy nė opusin e krijimtarisė sė tij dhe tė thellohem mė tepėr nė partiturat e Ballatės.Unė vura vetem disa akcente nė muzikėn e tij kamertale dhe vokalo-instrumentale. Nė tė vėrtet ky ėshtė Opusi qė nė njė mėnyrė i rrethon edhe kompozitorė tjerė nė fund shekullin e shkuar dhe fillimin e kėtij shekulli, i cili nė njė mėnyrė tė rafinuar dhe me mjete tė zgjedhura kompozicionale pėr muzikėn kamertale qė arrin rezultate tė mira. Pastaj le tė them se Ballata ėshtė mjaft i racionalizuar pėr njė zė, pėr dy zėra. Sidomos ai inkorporon edhe recitatorėt dhe instrumentistėt, kėtu duhet cekur edhe kėte qė shumė herė nė veprat e tij ai ekzekuton si pianist. Ky ėshtė si artist i shumėfisht qė prezentohet si krijues, pedagog, muzikolog dhe tė them se ka absolvu  nė shkollėn muzikologjike te i ndjeri Dragutin Cvetko dhe akoma merret me  muzikologji nė ligjerata dhe shkruan tani e dhjet vitet e fundit nė revistat sllovene, ato profesionale muzikore, po edhe te ju nė Kosovė.

 

JAVA: Ju z. Franc, nė Kosovė qėndroni pėr tė dytėn herė dhe gjatė kėtyre takimeve pėrveē veprave tė Zeqirija Ballatės, keni patur rast tė dėgjoni e njiheni edhe me vepra dhe krijues tjerė tė Kosovės. Si ėshtė pėrshtypja e juaj?

 

KRIZNAR: Pėr tė parėn herė kam qenė nė vitin 2003, nė Prishtinė, Prizren dhe Gjakovė. Atėherė mė solli z.Ballata si mysafir nė Kosovė, me disa interpretė slloven tė cilėt nė shqip interpretuan punimet e tij nė koncertet e mbajtura dhe qysh atėherė u mbajt njė  simpozium i vogėl pėr z.Ballatėn si krijues. Atėherė pata dėgjuar mė pak. Por, nė kėte festival, tė shtatin, “Re Mussica”, pata mundėsi mė tepėr tė njihem e tė dėgjoj koncertin e korit tuaj, veprat e interpretuara tė kompozitorėve tuaj, po edhe tė kompozitorėve tjerė, si dhe ato tė Zeqirija Ballatės. Them qė ky popull ėshtė shumė impulsiv, me njė mbushje tė madhe artistike dhe ka shumė elemente folklorike e jo folklorike. Patėm rast tė dėgjojmė muzikė elektronike qė edhe te ne, nė Slloveni, ėshtė ralitet. Por, ajo qė mė gėzon ma shumė ėshtė se ka mjaft publik nė kėto koncerte. Te ne nė Slloveni nuk ka mė aq tė interesuar dhe nuk ekziston ajo praktikė. Kėtu salla ishte pėrplotė, qoftė nė kishė, qoftė nė sallė tjetėr. Mendoj se akademik Zeqirija Ballata ėshtė Ambasador i kulturės dhe muzikės te ne, nė Slloveni. Vetėm pėr kėte punė qė bėnė te ne e ka merituar edhe vendin zyrtar politik tė Ambasadorit nė Slloveni - tė shtetit tė Ri tė Kosovės, sepse ai vėrtet bėnė njė punė tė madhe pėr ne, por edhe pėr vetė Kosovėn si pėrfaqėsues i juaj. Me kėte rast nuk dua t’i anashkaloj edhe kompozitorėt tjerė tė Kosovės, pėr tė mos folė vetėm pėr Ballatėn, dua tė pėrmend edhe Rafet Rudin, udhėheqės dhe drejtor i festivalit dhe si kompozitor sidomos dua ta veēoj veprėn “Afresku Arbresh” dhe mund tė them se ka mjaft kompozime eruptive ka edhe teknikė po edhe imagjinatė.

Karakteristika kryesore pėr kompozitorėt kosovarė qė i lidh me kompozitorė europianė tė fundshekullit tė kaluar dhe kėtij shekulli, ėshtė se ka shumė stile dhe teknika kompozicionale, shumė mėnyra tė tė shprehurit dhe kjo ėshtė ajo qė nė njė mėnyrė dallohet, ajo individualja. Lidhur me kėte tė them se kompozimet e Ballatės nė Slloveni interpretohen kryesisht shqip dhe kėte me kėngėtarė, recitatorė dhe instrumentistė slloven. Ne edhepse nga kjo nė shqipe gadi qė asgjė nuk kuptojmė, por kuptimi i veprave mundėsohet sipas rregullave ndėrkombėtare, qė kėto janė pėrkthyer dhe ne duke i lexuar edhe i kemi kuptuar.

Tani pas Pavarėsisė suaj, pas 17 Skurtit, Ballata ka organizuar njė koncert - Koncerti  Pavarėsisė sė Kosovės - pėr tė gjithė shqiptarėt qė punojnė dhe jetojnė nė Slloveni dhe nė kėte koncert pėrveē veprave nė shqip, u interpretua edhe - Dollia e Preshernit - qė ishte nė shqip dhe sllovenisht dhe kjo vepėr koincidonte me ngjarjen pėr Kosovėn dhe sikur pėr kėte ishte punuar. Ky kompozitor, Ballata, bėn kėrkime historike dhe nė kėto pika jemi tė pėrbashkėt – pas Ilirėve, nga tė cilėt disi rrjedhim Ne dhe Ju Shqipėtarėt.

Nė kėte punė tė pėrbashkėt po krijohet e pėrbashkta dhe kur e thash mė parė se Ballata te ne ėshtė si Ambasador, u bazova nė kėte lidhje kulturore tė Kosovės dhe Sllovenisė. Unė e di se nė vitin 2003 lexova referatin tim nė sllovenisht, pastaj u pėrkthye dhe u botua nė njė revistė “Studimet Akademike”, ku edhe u njoha me njenin prej akademikėve z. Engjėll Berisha, i cili edhe dje erdhi nė ligjeratėn time dhe ishte edhe si iniciator qė tė mund tė komunikojmė edhe nė gjuhėn serbokroate, pasi qė tė gjithė e dinim dhe e kuptonim.

 

 

JAVA: Si ishte ligjerata pėr kompozitorin Messiaen?

 

KRIZNAR: Ishte mirė edhe gjatė diskutimit tė sotėm, kur e dhash tezėn, ate tė Zgjimit tė Zogjėve, tė Messiaen – kompozitorit francez, meqė ishte njohės i mirė i shpezėve, i cili i ka incizuar, po edhe i ka pėrdorur motivet nė muzikėn e tij, nė ate tė zgjimit tė zogjėve, nė instrumentin e pianos e diku nė instrumentet tjera, me ē’rast i imiton zogjėt. Messiaen ishte edhe studiues i zogjėve. Mė thotė edhe kompozitori Rafet Rudi, qė unė s’e kisha ditur, se ai paska qenė te njė nxėnės i Messiaenit nė Paris dhe nga kjo erdha edhe nė tezėn se kjo vėrtet tingllon bukur - Muzika Kosovare. Fillon me Ilirėt, te Ballata gjejmė pak Sllovene-Shqipe, pak franceze-Messiaen, dhe tani nė njė mėnyrė, me stile tė ndryshme, pas tregimit individual u bashkuam dhe ishte kėnaqėsi. Mendoj se vėrtet nga ajo qė kemi dėgjuar ju jeni nė fillim, sepse edhe te ne nė Slloveni nuk janė ekzekutuar veprat e mėdha ngase mungojnė mjetet dhe instrumentistėt, pėr njė orkestėr shumė tė madh. Gjysma apo mė shumė se gjysma e orkestrimit tė kompozitorit Messiaen, sepse mungojnė numėr i borive, tubave, trombonet, etj., dhe kėto vepra tė mėdha mund t’i ekzekutojė vetėm Filharmonija e Vienės, sepse ata kanė orkestėr deri nė 200 njerėz-instrumentistė dhe 60 nė rezervė. Ata kanė 7 harfa qė ju duhen vetėm nė uvertyrėn e Vagnerit, kėto nė Vienė i kanė, ne nė Lubjanė s’i kemi. Pra nėse jeni nė njė fillim edhe ne ishim kėshtu, por fillim dhe mbarim nė muzikė nuk ka dhe nuk ekziston kurrė.
Zeqirija Ballata, kompozitor kosovar qe jeton dhe vepron ne Slloveni

 

JAVA: Zotėri Franc Kriznar, edhepse nė fillim tė bisedės sonė u treguat modest, nuk deshėt tė flisnit pėr veten, megjithate, na thuani diēka?

 

KRIZNAR: Pėr njė javė mė prźt njė referat nė Sarajevė, meqė merrem edhe me muzikėn kishtare, do tė jem nė njė sympozium. Mė parė isha nė Tivar, sepse ka njė gjenezė tė Kroatėve nga Sarajeva deri te Mostari dhe kanė ipeshkvinė katolike nė Mostar. Prandaj merrem me studimin e disa kangėve qė inkorporojnė gjermanishten, kroatishten dhe sllovenishten. Po shkruaj njė referat pėr Maqedoni, do tė jetė takimi ndoshta nė muajin e nėntė nė Ohėr nė njė sympozium. Pastaj nė fund tė muajit tė 10-tė pėrsėri do jem nė Sarajevė, me temėn “Sllovenėt nė Bosne e Hercegovinė”, si instrumentista, si kompozitorė, etj. Kėto lidhje tė pėrbashkėta nė shtetin e kaluar, nė njė mėnyrė kanė mbetur akoma, vetėmse kėto janė nda tani nėpėr shtete tė veēanta, por ajo, kultura, gjuha, lidhjet edhepse ishim nė luftė me disa, qė ishim ne edhe ju, prap mbetet vlera dhe kėto vlera kanė komunikim nė forma dhe hapėsira tė ndryshme.Tė ju them se akoma punoj nė institut si drejtor, nė Maribor, shkruaj dhe kam angazhime edhe nė Lubjanė. Kėtu kam lindur me 1947. Meqė muzika jeton nė shekuj unė them 4 x 100-vite. Mė 1979 kam diplomuar muzikologjinė, me 1988 kam magjistruar dhe me 1990 kam doktoruar. Kam tė botuara mbi 70 libra, pastaj rreth 600 shkrime, studime, ligjerata, etj. Merrem edhe me shkrime dhe botime.

 

JAVA: Nė mbrėmjen e fundit tė “Re Mussica”, u dėgjua interpretimi i veprave tė Ballatės, W.A.Mozart dhe tė kompozitorit Rexho Mulliqi. Na thoni edhe disa fjalė pėr fund tė bisedės: Ēfarė janė pėrshtypjet dhe vlerėsimet e juaja pėr veprat qė i dėgjuat po edhe pėr orkestrin e dirigjentin Baki Jashari?

 

KRIZNAR: Nė njė mėnyrė jam i inpresionuar, sepse mė parė kam dėgjuar fjalė tjera pėr pėrbamjen dhe kualitetin e ansamblit. Por tani, pas kėsaj qė dėgjuam, sidomos vepra e Mozartit e tė tjera, kanė ofruar standarde. Kjo ishte nė njė rrafsh tė njejtė nė interpretim dhe pėrjetim dhe mė gėzon edhe kjo se mjeshtrit e mėdhej i plotėsoni me mjeshtrit tuaj. Begatija e juaj e kaluar, nė tė cilėn mund tė ndėrtoni edhe tė ardhmėn artistike, ky ėshtė njė bazament pėr gjeneratat e reja, kompozitorėt e ardhshėm, po edhe pėr kėta interpretues e ekzekutues. Mendoj se nė njė mėnyrė jeni nė rrugėn tuaj, por e dini si ėshtė nė muzikė, ne jetojmė nė shekuj. Edhe Mozarti nė atė kohė nuk ka qenė shumė i njohur dhe i kuptueshėm sikur ėshtė sot. Edhe ne sllovenėt nuk kemi qenė tė kuptueshėm sikur sot, dhe ju jeni tani nė radhė.

Me popullin tuaj, me muzikėn tuaj dhe me muzicientėt tuaj, do tė krijoni shekullin tuaj. Tė them edhe dy fjalė pėr orkestrėn-drigjentin. Mendoj se dirigjenti ėshtė mjaft i aftė, ate e njof edhe vite mė parė kur ėshtė shkolluar dhe ka punuar te ne si dirigjent i koreve nė Slloveni. Tani si dirigjent i orkestrės ėshtė krejt diē tjetėr, edhepse sot dėgjuam ansamblin vokalo instrumental. Unė u pėrqėndrova nė veprėn e Mozartit, sepse ishte vepra mė e vėshtirė e pak mė shumė nė veprat e kompozitorit tuaj Rexho Mulliqi, ku dėgjova shumė folklorė e kjo ishte muzikė e mirė dhe vij nė pėrfundim se ky kompozitor i denjė mund tė mbetėt kompozitor Nacional i juaj, meqė kroatėt e kanė Lisinskin, serbėt Mokranjcin, kurse ne sllovenėt nuk kemi kompozitor nacional. Por, ju tani nė fillim keni njė bazament tė mirė, kur krijimtaria e tij mbetėt nė folklorin e pastėr shqiptar.

 

JAVA: Ju falėnderojmė pėr bisedėn dhe vlerėsimet tuaja.

KRIZNAR: Edhe unė ju falėnderoj dhe me fat Shteti dhe veprat e reja.


© by Gazetajava.com

Kreu

Muzika
Lajmet
Ballata si Ambasador i Kosoves ne Slloveni
NEXHMIJE PAGARUSHA: “Pėr herė tė parė n’jetėn time, pėr njė medium tė shkruar, po shpalosi kujtimet mė tė ēmuara tė familjen sime”
Intervista me GENTEN
Intervista me GENTEN
MUZIKA JONĖ ASHT HAPPY!
“Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt”