
|
 |
|
E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52 |
KULTUROHUNI ME SOFTWER GJUHE SHQIPE TĖ PAGUEM QEVERIE
Nga Migjen Kelmendi
Jun 30, 2005, 13:40
|
Email'o
Print'o
|
E pashė shkurt nji intervistė tė Arta Dobroshit nė RTK dhe u binda se ma ēikat e mira, tė talentueme, tė kultureme e tedukume, ēikat e shpijave tmira nuk flasin ma nė standardin e vitit 72. Kjo tashma
 |
| Migjen Kelmendi |
asht ēashtje vetėrespekti e shije. Standardi 72 ka mbetė gjuhė kamuflimi e maskė e njerėzve pa identitet, njerėzve tardhun frik nė qytete. Ka mbetė gjuhė e mihrijave, shefkijave
pevaēicave e politikajve tė cilėt mendojnė se tue folė nstandard nuk shifet se kush janė e prej nga janė. Ata qė kanė vetrespekt, qė janė tkulturuem, nuk mujnė me ba ma aso transformime qė i bajnė artificialė, joautentikė, qė i bajnė me u ndie se nuk jana ata vetė. Dhe, pėr me e pa se sa superiore, sa e natyrshme, sa mirė dokej Arta, duhej vetėm me e krahasue me gazetarin qė bante intervistėn Shaqua Nacionale (Shaqir Foniqi). Shaqua jo vetėm Nacionale, po Shaqua Geniale reprezentonte krejt keqkuptimin kosovar deri te Arta dhe gjenerata e saj. Shaqua ishte nate intervistė reprezenti i nji bote tė kalueme, tė dekun, bote tlumnueme njoatenticitetin dhe epigonizmin e vet. Arta nė po ate intervistė reprezentonte nji botė qė po vjen, tė lirueme kompleksi timponuem se Gjuha Amtare asht kob e mallkim, tkulturueme e me manire, nji bote me mendje tlirueme. Dhe, jam i bindun, se Arta ma mirė e din Standardin 72 se Shaqua Nacionale, por ēashtja e gegnishtes dhe Gjuhės Amtare tė nji kosovari tashma asht ēashtje e shijes sė mirė dhe vetėrespektit. Asht ēashtje kulture e civilizimi. Standardi 72 ka mbetė gjuhė politikajsh, pevaēicash tė klubeve me tituj sfidantė si Insomnia e Macumba, gjuhė gazetash e gazetarėsh tė pakulturuem e gjysėm tė shkolluem, me nji fjalė GJUHĖ E NJERĖZVE QĖ NUK MENDOJNĖ ME KRYE TĖ VET.
Dhe, a po don ti, bash nkrejt kėte disponim po lexoj se si nji dorė entuziastash tė Isa Bajqincės po i bien kumbonave se e kanė gjetė softwerin qė ka me e pshtue Gjuhėn Shqipe. Ani pa pikė marre i thojnė Gjuhė Shqipe dhe e shpallin 2005shin Vitin e Gjuhės Shqipe (Si virus tė krejt kėtij softweri e kam vetėm nji pyetje pėr ta: definoni ēka queni Gjuhė Shqipe?). E pėr mos me pasė budallakia skeej, krejt kėte mashtrim softwerik (jo optik), edhe ja kishin shitė Qeverisė sonė tė shkretė, me nji shumė prej 1.450.000 euro!!! (Nuk asht Isa edhe krejt i hutuem, jo!)
E para, nji kėsi softweri po bahen 10 vjet qė e ka pasė dizajnue nji IT inxhinier pėrnime, Merkur Beqiri, e jo si kėta tIsės, hajagaraxhi e matrapaza, dhe si kemi shkrue nė JAVA kėtu e dy vjet ma heret, Merkuri ka pėsue fijasko me ate punė tė madhe tė tij. Ai ka vjet qė e ofron pėr nji shumė minimale dhe bile gadi falas ate softwer. Edhe institucioneve ja pat ofrue, por askush nuk pat tregue interesim. Historia e softweit tė Merkur Beqirit alramon tanė auditorėt e mundshėm dhe opinioni publik pėr me kėrkue sqarim publik pėr ēdo cent qė asht pague ky softwer. Po, thuj ti, hiē ma hajgaraxhi e ma nout se kena edhe Qeverinė, sė cilės nji grusht matrapazash kanė mujt me ja futė e me ja nxjerrė hiē ma pak se nji milion e gjysė euro!
Budallakia kosovare dhe ky keqkuptim gjuhėsor, i cili deri dje ka qenė vetėm ēashtje botėkuptimi njerėzish tė ditun e tė kulturuem e nuk ka mujtė me u kuantifikue, sot ka nis me marrė pėrmasa alarmante kuantifikimi. Kjo budallaki kosovare sasht ma vetėm temė e kolumneve tė mia. Ajo ka nisė edhe me kushtue pare tmajme. Sot asht ba e matshme. Matet me pare. Qe vetėm disa shembuj tė shpejtė:
a) Bindja mazohiste dhe inferirore se na sdijmė me folė, se ata nTiranė dijnė, asht e matshme, nuk asht ma vetėm bindje e njerėzve tė pakulturuem. Matet. Kuantifikohet. Asht ajo pjesė e pareve qė e paguejnė ma shumė Ardit Gjebrean krahasue me Naim Abazin. Me sa e di une, diku hiē ma pak se dhetėfish. (Diku 10.000 euro ma shumė!);
b) Bindja mazohiste dhe inferiore se na sdijna me folė, ka ba qė Qeveria e Kosovės me i pague nji milion e gjysė euro, pėr me ble diēka qė, asht e bindun Qeveria, ka me i mėsue me shkrue e me folė! O ska softwer qė e shpėton kosovarin e Qeverinė e tij prej kėsaj budallakie. Softweri qė tė mėson me folė nuk blehet me pare. Ai nxinet. Me kulturim. Jokultura dhe primitivizmi i qeveritarėve tanė asht i matshėm, a po e shifni? Kushton tash pėr tash nji milion e gjysė euro!
c) Bindja mazohiste dhe inferiore se na jo vetėm sdijna me folė, po as dijna me ba spektakle si ata, kushton 150. 000 euro.
Nuk asht ma inferioriteti dhe budallakia gjuhėsore e kosovarėve vetėm temė e kolumneve tė mia. Ajo ka nisė me ju kushtue juve tashti. Ju keni me e pague kėte budallaki. Thonė: budalla i mban dy shpi!
Veē kush asht i kulturuem pshton.
Po le tkthehemi te Arta shkurt.
Arta skishte nevojė pėr softwer tė paguem Qeverie. Arta dhe kjo gjeneratė e kulturueme e Prishtinės, thjesht nuk kishin me pranue qė Qeveria me i kulture e me jau mėsue gjuhėn me nji lodėr. Ata, thjesht wont buy it. Sepse, si e thotė nė kėte artikull briliant autori, profesori i anglishtes nUniversitetin Yalle, William Deresiewicz, nuk egziston Anglishtja Korrekte, njashtu si nuk egziston Shqipja Korrekte.
Gjeniu i gjuhės asht oral e jo softwerik.
© by Gazetajava.com
Kreu
|
|
 |

|