
|
 |
|
E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52 |
Opti i Javės: BAJRAM KOSUMI, kryeministėr
Nga JAVA
Sep 16, 2005, 16:51
|
Email'o
Print'o
|
 |
| Bajram Kosumi, kryeminster |
Ditėn qė shtypi i pėrditshėm bėri publik skandalin e udhėtimit kthyes tė kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės dhe familjes sė tij me aeroplan privat nga pushimet verore nė Turqi, nėpėr disa nga bankat e Prishtinės shpėrndaheshin ndihmat sociale dhe pensionet pėr qytetarėt. Tollovitė dhe rrėmujat para kėtyre bankava ta tėrhiqnin vėmendjen, sepse njerėzit shtyheshin, ndrydheshin, i hipnin njėri-tjetrit pėrmbi dhe pritnin edhe gjatė tėrė ditės, e njė pjesė e tyre edhe ditėn e ardhshme, pėr ti marrė 40 euro. Kryeministri i kėtyre qytetarėve, qė po ndrydheshin, shtyheshin dhe dinjiteti i tė cilėve ishte zhubravitur nga vetė situata ku ata ishin lėnė me ate shumė parash prej 40 eurosh, u kuptua dhe mė vonė edhe u pranua publikisht nga vetė ai, se ka bėrė njė udhėtim afro dy orėsh me avion special dhe ka kushtuar 20.000 euro. Dhe, problemi nuk ishte tek shuma, por, kush e ka paguar. I bindur se do dalė mė i pastėr dhe mė i drejtė, Kosumi deklaron se ēmimin prej 20.000 eurosh e kanė paguar miqtė e tij. Mė vonė, nga shumė miq, sa ishin, doli se paska qenė vetėm njė ministri Ethem Ēeku. Nė kėtė mėnyrė, duke menduar se u la para opinionit kosovar, Kosumi vazhdoi punėn dhe angazhimet e tij, a thua se asgjė ska ndodhur. Presionit tė opinionit publik kosovar qė tė japė dorėheqje dhe tė tregojė dhe dėshmojė se ėshtė njeri qė njeh moralin, parimet dhe ka pak fytyrė, Kosumi iu pėrgjegj me kualifikimin se janė tė orkestruara kėto kėrkesa pėr dorėheqje. Bindja e tij se do dalė mė i pastėr nėse do thotė se e ka paguar njė nga ministrat e qeverisė sė tij, jo vetėm se kompromitoi edhe mė thellė personalitetin e tij edhe ashtu tė kontestuar me afera, me jokompetencė, me rastėsinė e caktimit pėr kryeministėr, por bėri qė dialogu i qytetėruar me te tė ndėrpritet njė herė e mirė. Pėrpjekja me u la duke u arsyetuar se bashkėpartiaku dhe njė nga ministrat e tij (Ēeku) ka paguar ēmimin e kėtij lazdrimi dhe fodullėku tė udhėtimit tė njė kryemnistri tė njė vendi tė varfun me njė aeroplan tė shtrejtė, nė vend se ta largonte nga akuzat pėr korrupsion dhe keqpėrdorim autoriteti, ate pėrfundimisht e shenjun si tė tillė. Sikur tė ishin pėrdorė mjetet nga buxheti pėr kėtė udhėtim (natyrisht, me pajtim qeverie), atėhere do dukej si njė fodullėk i shtrejtė i njė njeriu qė deri dje ska pasė raste ta shijojė luksin dhe ka pak e hiq pėrgjegjėsi pėr veprimet qė bėn. Por, do davaritej dyshimi se ėshtė i korruptuar. Por, kėshtu si ai dhe kolegu i tij Ēeku u munduan ta minimizonin e ta mjegullonin krejt kėtė skandal, pėrfundimisht krejt kėtė akt e dėshmon si njė akt tė rėndė korruptimi e dyshimi tė prejardhjes sė parave tė paguara, si shkelje flagrante e Ligjit Antikorrupsion, duke e shembur mundėsinė e ēfarėdo arsyetimi dhe duke e vu nė sprovė tashti pėrgjegjėsinė dhe moralin e kryeministrit dhe ata dy-gisht fytyrė tė tij. Pėrfundimisht, situata tė cilėn ky kryeministėr me lehtėsi prej njė njeriu tė pajetuar e fukara (qė ka ra npare e nsefa!) e ngarkoi panevojė, ėshtė situatė e momenteve dhe proceseve domethėnėse pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kjo e rėndon edhe mė shumė krejt kėtė akt tė Kosumit. Tingėllon dhe duket e pakėndshme qė tashti ti hyhet procesit tė rėnduar e tė zorshėm politik tė shembjes sė kėsaj qeverie dhe krijimin e njė qeverie tė re. Nuk do shumė mend pėr tė konkluduar se ky proces do i tangonte iniciativat dhe nismat pėr hapjen, mė nė fund, tė dialogut pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. Mandej, shembja e kėsaj qeverie do rriste ambiciet dhe presionet nga opozita pėr ta shfrytėzuar kėtė moment si moment qė do e kthente ate nė lojė, jo si dekor e numėr pėr Forume e Grupe, por si element me peshė politike relevante. Mirėpo, heshtja dhe mbyllja e syve para kėtij akti njėkohėsisht do dėmtonte nė thelb pėrcaktimet e shoqėrisė kosovare pėr demokraci, transparencė, sundim ligji. Hiq mė pak tė rėndėsishme pėr shoqėrinė kosovare janė kėto pėrcaktime e pretendime. Krejt kjo i jep njė dimension tjetėr tashti kėtij akti tė Kosumit dhe dėshmon se sa i pajetuar e sa i rastėsishėm qė ėshtė kur edhe nė kėso momente nuk mund ti evitojė ēastet qė do mund ia kthenin kohėn e humbur. Kritika mė e madhe nė kėtė rast i adresohet partisė mė tė madhe, LDK, qė i jep legjitimitetin e duhur kėtij koalicioni dhe kėsaj qeverie. Prandaj, me patjetėr duhet qė tė merret njė qėndrim ndaj kėtij akti nga ana e atyre qė legjitimojnė koalicionin LDK-AAK. Nėse shembja shihet si gjė e pamundur tashti, nė kėto ēaste konkrete politike, ka edhe opcione tjera. RIPARIMI i kėsaj qeverie mund tė bėhet pa kurrfarė dhimbjesh dhe pa pohe e bujė, me tė cilin koalicioni LDK-AAK do rikonfirmonte pėrcaktimet e tyre pėr shtet ligjor. Ose opcioni pėr Qeveri Teknike, pse jo. Sidoqoftė, njė gjė mbetet e kryer: me kėtė kryeministėr, me kėtė qytetar e njeri publik, duhet qė tė ndėrpritet dialogu publik. Mospėrfillja dhe papėrgjegjėsia pėr obligimet qė i ka marrė publikisht tė bėn tė mendosh pėr tia bojkotuar tė gjitha paraqitjet publike nga ana e medias sė lirė. Sepse, dialogu i kulturuar me kėtė kryeministėr ka pėrfunduar. Kanė mbetė vetėm patlixhanat dhe vezėt!
© by Gazetajava.com
Kreu
|
|
 |

|