Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Fejtoni : A egziston Gjuha Standarde Shqipe? E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52


EMIL LAFE PĖR KONGRESIN: PUNIMĖT E SAJA U VENDOSĖN NĖ KORNIZĖN POLITIKO-IDEOLOGJIKE TĖ EPOKĖS SĖ SOCIALIZMIT “ NGADHNJIMTAR”
Nga Akil Koci
Apr 28, 2005, 15:47

Email'o
 Print'o
Gjithmonė asht thanė se historinė e shkruejnė fitimtarėt, ata qė dominojnė dhe qė kanė fuqinė ekonomike dhe ate politike. Sidomos nė shtetet komuniste.
EnverHoxha dhe Merhmet Shehu tue i ndjek punimet e Kongresit te Drejtshkrimit, Tirane, 1972
Nė kėto shtet komuniste, historia, letėrsia, muzika, arti figurativ,ligjet...gjithmonė pėr tė gjitha kėto ka qenė nė rend tė parė - politika - qė ka diktue se si me u shkrue pėr tana kėto aspekte tė jetės shoqnore. Pra, edhe nė Shqipni kanė ndodhė kėto gjana dhe shumica e veprave tė shkrueme n’ate periudhė, gjenden atje ku edhe u takon vendi, kurse shumė autorė janė distancue prej veprave tė tyne.
Kėshtu, edhe Kongresi i Drejtshkrimit, qė u mbajtė nė Tiranė nė vitin 1972, si e thotė Emil Lafe, nji nga dizajnuesit, ”punimėt e Kongresit u vendosėn nė kornizėn politiko-ideologjike tė epokės sė socializmit ngadhnjimtar...” (!) Nė kėto kushte dhe rrethana filloi pregaditja dhe, sė fundi, mbajtja e kėtij Kongresi me
randėsi vitale pėr kombin tonė. Ishin ftue nė ketė Kongres, pos gjuhėtarėve nga Shqipnia, edhe ata nga Kosova,
Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevės. N’ate kohė shkuemja n’Shqipni ishte nji loto, nji “Jack Pot” pėr tė gjithė ne, sepse Mėmėdheu ka qenė i mbyllun dhe nuk e dinim
se nė ēfarė gjendje ishte ajo shoqni as nga aspekti politik, as ekonomik, arsimor e aspekte tė tjera.
E paramendonim si “kopsht me lule”, si predikonte dhe trumbetonte kreu i Partisė sė Punės. Delegacionet ishin pėrba jo vetėm prej gjuhėtarėve, por edhe prej njerėzve qė ma s’paku kishin lidhje me gjuhėn. Pritja ishte e mrekullueshme, edhe pse pushtetarėt kishin frikė mos po bahet far rrėmuje nga ana e kosovarėve, sepse ishin ba tė gjitha pregaditjet, pa u konsultue sa duhet me institucionėt pėrkatėse, pėr aprovimin e nji gjuhe qė i
takonte kryesisht nji dialekti -dialektit Toskė.
Dialekti Toskė ishte dialekti i diktatit partiak, sepse pjesa ma e madhe e atyne qė e pėrbanin qeverinė dhe partinė ishin prej jugut.
Pra, kjo gjuhė e diktatit, kjo gjuhė e pushtetit ma t’egėr nė kėto troje gjatė shekullit tė kaluar, ku tė drejtat e njeriut shkeleshin pa mėshirė nė vitėt e gjata tė diktaturės sė egėr ateiste, qė e mbajti nji popull mbi pesėdhetė vjet nė nji burg tė vėrtetė, e izoloi nga bota perendimore, kjo gjuhė u ba – Standard. Prej vitit 1944-1954, nė Shqipni u burgosėn 80 mijė vetė, prej tė cilėve 10 mijė vdiqėn ne burg. Nėse e krahasojmė me pėrqindje popullėsie, ky regjim del se ka qenė shumė ma i tmerrshėm
se sa regjimi i komunist i Mao Ce Dunit, Pol Potit, e shumė regjimeve tė tjera. Nė mesin e tė vdekunve, tė denuemve e tė burgosunve, numėrohėn 137 klerikė katolikė, nga tė cilėt 10 seminariste e 8 murgesha.... Por, le t’i kthehemi Kongresit tė Drejtshkrimit. Referatin kryesor e lexoi Androklli Kostallari, kurse Rezoluta e Kongresit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe fillon kėshtu: Zhvillimi i hovshėm e cilėsor i kulturės, letėrsisė dhe shkencės
mbi bazėn e shndėrrimeve tė thella historike,ekonomiko-shoqėrore qė janė kryer nė Shipėrinė socialiste nėn udhėheqjėn e Partisė sė Punės, e qė ka sjell ndryshime tė thella dhe nė vetėdijėn e popullit tonė...”
Pra, nė nji atmosferė tė kėtillė, ku kosovarėt ishin tė pėrcjellun nė ēdo hap dhe ēdo lėvizje tė tyne nga sigurimsat, zhvillimi normal i Kongresi ishte e qartė se ka qenė i i pamundun, edhe pse nė dukje ēdo ishte “nė rregull”.Tanė Veriu i Shqipnisė e kishte nji shpresė, nji
deshirė, se delegacioni kosovar ka me e ēue zanin e s’paku me ba vėrejtje e mos me e aprovue kėte gjuhė, qė u quejt “e njėsuar”, ose e “unisueme”. Nė dritėn e kėtyne tė dhanave duhet me e shikue e me kuptue tanė aktivitetin
e kėtij Kongresi.
Si po shifet sot, rezultati asht katastrofal! Si me e spjegue fakti se edhe mbas 33 vjetėve, kėte gjuhė tė Kongresit ’72, as 5% nuk e flasin si duhet nė Shqipninė e mesme, ate tė veriut, e tė mos flasim se sa asht pėrqindja qė e flasin nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Luginėn e
Preshevės... Kėte gjuhė e flasin pa gabime vetėm shqiptarėt
e Jugut, sepse asht idiomė e tyne natyrore, kurse tė gjithė tė tjerėt belbėzojnė kur flasin ketė gjuhė tė ,,standardizueme”. Me u kalue 33 vjet e mos me e mėsue nji standard, kjo ma s’miri flet se sa e largėt asht pėr
ne Gegėt drejtėshkrimi i imagjinuem i “gjuhės sė unisueme”.
Nė maj vitit 1978, me njė delegacion tė Shoqatės sė Kompozitorėve tė Kosovės, shkuem nė Festivalin e Majit tė muzikės serioze nė Tiranė. Natyrisht, pos ne dy shqiptarėve, e kishim edhe njė tė kombėsisė tjetėr me ne. Nė takim me kolegėt tanė u pritėm mirė, por, pėr ēudi, ata nuk pytnin se ēfarė kombėsie kishte kolegu ynė joshqiptar, i cili nuk fliste, por pikėrisht kolegu tjetėr, i cili fliste! - Shoku Akil, po ky kolegu ēfarė nacionaliteti
asht? - Shqiptar – i thashė. - Si more shoku Akil, po ai nuk po di tė flasė shqip!
Pra, nuk m’banin pyetje pėr anėtarin e kombėsisė tjetėr, por pėr kolegun shqiptar, i cili sot asht akademik, dhe me kambėngulje mundohet me e folė gjuhėn e unisueme, por flet edhe ma keq se pėrpara. Edhe gjuhėtarėt tanė, e sidomos ata qė kanė qenė nė kėte Kongres, edhe sot shkruejnė me
gabime dhe kur flasin gabojnė, qė nga fjalia e parė, nė shqiptimine fjalėve. Mjerana janė tė gjithė ata tė cilėt mundohen qė me theksin e Gegnishtes me e folė gjuhėn
Toske. Ata nuk e shofin se sa qesharak paraqiten, sa mosnjohės s’pari janė tė Gjuhės sė vet Amtare, e mandej edhe tė dialektit Toskė.
Kolegu nga Shqipėria, kompozitori njoftun Thoma Gaēi, korēar me origjinė, mė tha me nji moment:
- Ore shoku Akil, po njė plakė korēare e flet shqipen mė mirė se ēdo profesor i juaji (po mendonte Standardin shqip)
- Po, - ia ktheva. - I dashur Thoma, ai ėshtė dialekti juej, e jo yni, prandaj ajo edhe mund tė flasė mė natyrshėm.
Mbasi ishte kthye delegacioni kosovar nga
tirana e Kongresit tė Drejtshkrimit, e kisha pyeta nji anėtar tė delegaciobnit, qė nuk ishte gjuhėtar, pėr atmosferėn n’Kongres. Ēka me tė thanė, as nuk na pyetėn as nuk lypėm me na pyet, kurse Androklli Kostallari lexoi referatin, ishte si njė komisar partie. Mbas leximit shumė
pak kishte diskutime, pos aprovimit tė gjitha referateve me vėrejtje tė pakta. Mandej,vazhdoi ky miku.
- M’u avit nji shkodran e mė tha: na nuk guxuem me folė, por ju asht dasht s’paku me kundėrshtue!
Janė tė shumta argumentet qė flasin se ka qenė Kongres i qė bani publik urrejtjen ndaj gjuhės sė “tradhtarėve” tė Veriut, si thoshte kreu i Partisė para dhe mbas ēdo mbledhje, gjuhės sė malokėve, gjuhės sė ēobajve, e tjera
e tjera. Sa njerėz tė penės u pėrsekutuen vetėm pse i
takonin ketij dialekti e kėsaj kulture: Patėr Anton Harapi, Imzot Vinēenc Prenushi, Don Ndre Zadeja, qė konsiderohej poeti dhe dramuturgu ma i madh shqiptar i gjallė, Don Lazėr Shantoja, prozatori i madh At Gjon Shllaku, dhe 32 tė tjerė u burgosėn, kurse 15 prej tyne u
pushkatuen.
Ilir Zhilla thotė:”Shqiptarėt e besimit katolik u persekutuan, sepse ata mbartnin mbi vete hershmėrinė
dhe vazhdimėsinė e kulturės sė dokumentuar shqiptare (njė kulturė krejtėsisht perendimore), filluar nga Pal Engjėlli, Bogdani, Buzuku, Gjeēovi e deri te Fishta e Martin Camaj.
Ekzistenca e shqiptarėve tė besimit katolik ėshtė njė argument i pakundėrshtueshėm i autoktonisė sė shqiptarėve”.
Me pėrjashtimin e veprave tė klerit katolik dhe tė visarit shpirtnor, edukativ e arsimor, por edhe me reformėn e drejtėshkrimit dhe me imponimin e ,,gjuhės sė njėsuar”, si thotė i profesor Arshi Pipa, “u ba zhdukja e kujtesės mbi autorėt e Veriut e, nė rend tė parė, mbi autorėt katolikė”.
Kjo gjuhė konsiderohej ,,gjuhė Krisht”, si thotė Kadarea, ”ithtarėt e kėtij korenti kishin gjetur nė kronikat e vjetra rastin e ringjalljės sė njė gjuhe, tė cilėn e kishin quajtur me tmerr - ,,Gjuhė-Krisht”.

SOT

Prej atėheri e deri sot nuk lėvizi asgja pėr t’ba ca pėrmirėsime nė Gjuhėn Standard. U ba nji tentim nė konferencėn shkencore qė u mbajt nė Tiranė, me 20-21 Nandor 1992, me titull ,”Gjuha letrare kombėtare dhe bota shqiptare sot”. Rezultati i saj asht ky - ende as fjalori nuk asht plotėsue me fjalė dhe shprehje tė reja, e tė
mos flasim pėr pėrfshimjen e barabartė edhe tė dialektit Gegė. Ende kemi shpresė se gjuhėtarėt do tė marrin nji iniciativė qė sa ma parė t’organizojnė nji tubim, konferencė, kongres, qė tė begatohet gjuha shqipe edhe me pasuninė e dialektit qė e flasin mbi 75% shqiptar.
Dhe, krejt nė fund, asht me u habit se si dialekti Gegė ndalohet nė revista e mjete elektronike nė Kosovė. Kjo bahet prej injorantave qė nuk dijnė as me e bėlbėzue Gjuhėn e Diktatit dhe shembuj tė kėtillė kemi mjaft, qė sa e sa herė u cekėn nė gazetėn “Java”.
Nga ana tjetėr, nė Shqipni i asht propozue Kuvendit tė Shqipnisė Ligji mbi Gjuhėn, me tė cilin donė me e ēimentue Gjuhėn e Diktatit. Kemi mendue se diktatura njihere e pėrgjithmonė asht ērranjos nga Shqipnia, por, si duket,
me kėte ligj ajo po ngre krye dhe don me e ndalue gjuhėn qė e flasin 75% e popullit shqiptar nė tė gjitha trojet etnike, e me e mbrojtė gjuhėn e 25% tė popullsisė shqiptare. Komenti asht i tepėrt.
Profesor Arshi Pipa thoshte pėr Kongresin e Drejtshkrimit se ka pas pėr qėllim zhdukjen e kujtesės mbi autorėt e Veriut, e nė rend tė parė, mbi autorėt katolikė.
Edhe pas 33 vjetėve tė Kongresit tė Drejtėshkrimit, gjuhėn shqipe nuk e flasim si duhet (ose kurqysh?!)

© by Gazetajava.com

Kreu

A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
Lajmet
Doemosdoshmėnia e ēfuqizimit tė ligjit tė “Drejtshkrimit”!
SI FJALĖT BOSHE, ASHTU EDHE HESHTJA, DĖSHMOJNĖ MUNGESĖN E AFTĖSIVE DHE TĖ ARGUMENTEVE GJUHĖSORE
GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE!
KUR SPECIALISTĖT E GJUHĖS FLASIN SI AMATORĖ
KULTUROHUNI ME SOFTWER GJUHE SHQIPE TĖ PAGUEM QEVERIE
JO KUNDĖR LIGJIT PĖR GJUHĖN, POR KUNDĖR KĖTIJ LIGJI PĖR GJUHĖN
REXHEP ISMAJLI: PĖR ZHVILLIMET NĖ FUSHĖN E GJUHĖS STANDARDE
EMIL LAFE PĖR KONGRESIN: PUNIMĖT E SAJA U VENDOSĖN NĖ KORNIZĖN POLITIKO-IDEOLOGJIKE TĖ EPOKĖS SĖ SOCIALIZMIT “ NGADHNJIMTAR”