Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

JAVA DOSSIER E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52


FATVA E REXHEP QOSJES
Nga Migjen Kelmendi
Feb 25, 2006, 14:48

Email'o
 Print'o
Ēka ish ba Jakup Krasniqi ta kish lexue (pahiri) Dobrica Qosiqin?
Ish ba - Rexhep Qosja.
E nėse ja kishim qitė parukėn e Shefkije Islamajt Rexhep Qosjes, kend e kishim fitue?
Mehmet Krajėn!
Si asht e mundun qė kėta njerėz jo vetėm gjasojnė me botėkuptim, me fjalor, me mėnyrėn se si e reduktojnė dhe e keqojnė tė qenunit shqiptar, por edhe me pėrgjasime trupi?
Duhet vetėm pak sens pėr humor dhe pak imagjinatė


Tek o ēue Rexhep Qosja me folė.
I bindun se vdiq Ibrahim Rugova dhe tashti ndoshta ka pak hapsinė edhe pėr te, paska diktue nė debatet e zhvillueme pėr Nevojėn e Revidimit tė Standardit 1972 dhe pėr Identitetin Kosovar shansin e reciklimit tė nji botėkuptimi dhe narracioni tė tij ultra-nacionalist e reduktues pėr Bashkim Kombėtar (sic!).
Dhe, foli njashtu si ka folė gjithmonė: si demagog i pėrkryem; me gjuhė goditėse e kualifikuese; pa argumente; simplifikues; me retorikė ndjekėse e me ftesa linēi.
Foli njashti si ka folė gjithmonė: si Ajatollah. Si hoxhė. E tue u shtihue intelektual.
Foli Qosja dhe e lshoi FATVAN e re.

Nuk po du me u marrė me analizėn e shkrimeve tė tij, sepse jam i bindun se Adnan Dragaj dhe Shpėtim Kelmendi e ēkoklojnė dhe dekonstrukojnė pėr bukuri diskursin e tij primitiv nė kėte Dossier qė ia kushtojmė.
Por, deshta vetėm me i thanė nja 2 fjalė pėr intelektualin qė lshon FATVA.
I paaftė me u futė nė debate, i pazoti me e sjell bile nji argument ma shumė se tanė ata inxhiniera shpirtnorė tė Enver Hoxhės deri sot, i barikaduem mbrenda nji patriotizmi tė rremė, i mshefun mbrapa fjalėve bombastike dhe tė mėdha si ‘kombi’. ‘gjuha standarde’, ‘interesi kombėtar’, ‘bashkimi’, i mbytun nė Teori Komplotesh e me komplekse policėsh hetues, krejt ēka bani ishte – vetėm edhe nji FATVA.

Rrallė e pak janė njerėzit, tė cilėt kontemporaniteti i ka abortue si Rexhep Qosja. Njaq sa tė vjen gjynah pėr to.
Nuk po du me hy ma thellė me e ēkoklue, sepse jam i bindun se ma shumė sesa e ka zezue e dėnue veten askush nuk mun e zezon. Krejt ēka muj me thanė pėr te asht kjo:
Rexhep Qosja, si nji fėmi katundi, asht njeri i traumatizuem me kulturė. Me civilizim. Kulturimi dhe qytetnimi Rexhep Qosjes nuk i ka ardhė nė mėnyrė tė kadaltė e tė natyrshme, po pėrnjihere dhe si – traumė. Njaq sa nuk e ka lanė as me e shijue kėte jetė. I mbyllun dhe i vetmuem, Dobrica Qosiq i parealizuem, i pamiratuem dhe i palegjitimuem, ky njeri ka qenė njaq i talentuem sa me e huq hiq ma pak se – jetėn. Kėnaqėsinė e tė jetuemit.

© by Gazetajava.com

Kreu

JAVA DOSSIER
Lajmet
SI VDIQ TITO
NĖ VENDIN KU LETĖRSIA KA VLERĖ SHTETNORE, ‘TRADHTIA’ BAHET ME POEZI
FATVA E REXHEP QOSJES
MBAS TYMIT TE NJE RETORIKE AKADEMIKE
Reagim ndaj shkrimeve te Rexhep Qosjes: KUR TĖ MĖVETĖSOHEN BINJAKĖT