
|
 |
|
E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52 |
Recension i autorit dhe profesorit nga Oklahoma University, Robert Murray Davis
Nga Robert Murray Davis
Mar 30, 2006, 15:43
|
Email'o
Print'o
|
 |
| Robert Murray Davis, autor dhe profesor ne Universitetin e Oklahomas, SHBA |
Kur kisha ndezė kompjuterin tim me datėn 1 mars, pėr tė filluar shkrimin e kėtij artikulli, lajmet kryesore tė Yahoo News njoftonin pėr dorėheqjen e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Kosumi, me kritikėn se nuk ka bėrė sa duhet pėr tė krijuar njė shtet multi-etnik nė provincė.
Duke iu pėrmbajtur Anglishtes standarte nė praktikėn gazetare, Yahoo ka ngacmuar shumė kosovarė nė mėnyrė tė gabuar. Yahoo, ashtu si veprojnė edhe shumė media tjera nė anglisht, duke pėrfshirė edhe TOL (Transitions Online), pėrdorė termin serb Kosovo, ndėrkohė qė shumė shqiptarė etnikė insistojnė nė termin Kosova pėr territorin qė mbetet pos nė letra, krahinė e Serbisė. Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė (OSBE) eviton termet si minoritet, Kosovar dhe grup etnik, duke preferuar termin komunitet.
Disa nga kompleksitetet e situatės janė tė pėrmbledhura nė Kush asht Kosovari, njė antologji e artikujve prej gazetės sė pėrjavshme Java, tė shkruara ndėrmjet fundit tė vitit 2001 dhe fundit tė vitit 2005. Sa pėr fillim duhet thėnė se gazeta Java shkruhet nė Gegnisht, dialekt dominues i shqiptarėve nė Kosovė dhe nė Maqedoni, e mė pak nė Toskė, dialekt i folur nė Shqipėri qė u bė dialekt zyrtar gjatė regjimit tė Hoxhės dhe u konsiderua nga ky regjim si gjuhė shqipe mė e pastėr dhe mė korrekte. Vendimi i Javės pėr ta sfiduar tabunė mė tė madhe shqiptare tė tė gjitha kohėrave dialektin Gegė, si shkruan botuesi i kėsaj gazete Migjen Kelmendi, doli nga bindja se pėrdorimi i gjuhės sė folur nė shtyp do jetė mjet i gjetur pėr tė bėrė eksplicite dhe pėr ta eksternalizuar gjithė intolerancėn e fshehur dhe refuzimin e elitave kulturore dhe politike pėr tė ndryshuar, pėr tė reflektuar mbi Tjetrin dhe Tjetrėn.
Nga ana tjetėr, edhe vetė ideja e debatimit tė mundėsisė sė shfaqjes sė Identitetit Kosovar me gjasė ėshtė konsideruar mė sė paku vrazhdėsisht inovative pėr tė mos thėnė se dukej se po i ofronte ndihmė dhe krijonte komfor serbėve dhe tjerėve qė donin ti pėrēanin shqiptarėt nė kampe, nė mėnyrė qė ta kenė mė tė lehtė pėr ti dominuar.
Me pasione qė aq lehtė shfaqeshin, debatuesit, pjesa mė e madhe janė intelegjentė; disa prej tyre janė tė ditur aq sa lejojnė rrethanat e pazbradhura atje; disa tjerė janė befasisht realistė; e disa tjerė mezi mbijetojnė pėrplasjet e pėrkthyesit me gramatikėn dhe pėrdorimin e anglishtes. Derisa shkruaj, po zhvillohen bisedimet pėr tė zgjidhur problemin e Kosovo/Kosovas. Pikėpamja e pėrgjithshme e kontribuesve nė kėtė vėllim ėshtė se UN, Unioni Europian, Shtetet e Bashkuara dhe tjerė anėtarė tė rėndėsishėm tė komunitetit ndėrkombėtar pėrmes kėtyre bisedime dėshirojnė tė etablojnė institucione dhe rregullime formale qoftė edhe jo aq funksionale pėr fillim. Sa mė larg qė dikush ėshtė prej Kosove - si nė Amerikė, Norvegji, Spanjė, Austri e sheh situatėn e Kosovės mė qartė. Gani Jakupi nga Barcelona sheh tri zgjidhje ligjore
bashkimin me Shqipėrinė; integrimin nė federatė me fqinjėt sllavė; dhe pavarėsinė. Meqenėse zgjidhja e dytė ėshtė e paimagjinueshme, debati fokusohet nė zgjidhjen e parė dhe tė fundit.
 |
| "Kush Asht Kosovari", Debat |
Ka nga ata nėpėr tokat ku flitet shqipja, tė cilėt ende favorizojnė nocionin e Shqipėrisė sė Madhe: bashkimin e shtetit tė pavarur ekzistues shqiptar, Kosovės, dhe pjesėve tė Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Serbisė jugore, ku shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn e popullsisė. Nė librin Kush asht Kosovari, njė kritik i lėvizjes pėr Shqipėri tė Madhe heton se kjo ide ėshtė shumė mė e popullarizuar nė mesin e Diasporės Shqiptare sesa nė vet Shqipėri, dhe ėshtė e vėrtetė se Arben Xhaferi, Presidenti i Partisė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni ėshtė njėri ndėr zėdhėnėsit mė tė artikuluar tė pikėpamjeve pan-shqiptare. Pėr tė, aksiomat pėr identitetin unik kombėtar nuk mund dhe nuk duhet tė debatohen, sepse ky proces fragmentizon identitetin kombėtar. Ēdo diskutim i dallimeve midis shqiptarėve brenda dhe jashtė kufijve tė sotėm shtetėror ėshtė devijim i kundėrnatyrshėm. Valon Murati diskuton, qė nga deklarimet historike pėr bashkim e deri tek viti 1999, se nuk ekzistuar diēka e tillė si identiteti Kosovar; se Kosova nuk ka kulturė e as traditė tė sajėn pos asaj qė ka marrė nga Shqipėria; dhe se shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt vlerat qė i bėnė njerėzit tė ndihen nė bashkėsi tė gjakut. Ēdokush qė e mban mend Luftėn e Dytė Botėrore ose historinė e vonė nė Bosnjė ose nė Kroaci, mund tė nervozohet arsyeshėm me terme tė kėtilla. Sidoqoftė, as Xhaferi e as Murati nuk janė bash demagogė, apo nuk janė vetėm demagogė. Ndėrsa, Rexhep Ahmeti, gjithsesi ėshtė njė demagog, ngase na flet pėr cilėsitė a la shqiponja tė shqiptarit tė vėrtetė; ai mendon se e gjithė bota po e tall Shqipėrinė; dhe kujton gjakun e mijėra martirėve kombėtarė gjė qė tingėllon shumė ngjashėm me viktimizėm i vetmjaftueshėm, frazė e sociologut dhe ish-kėshilltarit tė administratorit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Michael Daxner: kur njė grup mundohet tė pėrfitojė pėrparėsi politike ose ekonomike edhe kur tirania qė i ngjiti etiketėn viktimė, nuk ekziston mė.
Ato thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės kishin pėr tu pajtuar me Shqiptarėt e Mėdhenj se qėllimi i pėrbashkėt ėshtė statusi i barabartė pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė, sidomos nė vendet e formuara pas ndarjes sė Jugosllavisė. Ndoshta, si polemizon njė shkrimtar, apelet pėr identitet kosovar maskojnė dėshirėn pėr unifikim final qė thjesht nuk do tė ndodhė. Realistėt si Shkėlzen Maliqi besojnė se Shqipėria etnike ėshtė politikisht dhe gjeostrategjikisht ėndėrr e parealizuar, megjithatė ėshtė realitet i padiskutueshėm i rajonit. Njė Kosovė e pavarur, e lidhur pėr nga kultura dhe deri nė njė pikė edhe pėr nga gjuha, me shqiptarėt tjerė etnikė, shumė nga kontribuesit pajtohen, nuk ėshtė gjėja mė e mirė qė kosovarėt shpresojnė, por ėshtė zgjidhja mė e mirė e problemit qė kishte pėr ta shkatėrruar gjithė Ballkanin perėndimor.
Shumė nga kjo anė e debatit po ashtu pajtohen se ka identitet kosovar dhe nė tė njėjtėn kohė kosovarėt mund tė identifikohen me kulturėn mė tė gjėrė shqiptare. Tė tjerėt refuzojnė argumentet romantike, folklorike dhe arkeologjike qė shfaqen si produkte tė vonesės kulturore njė manovrimi qė, si e thotė protagonisti i autorit Joseph Heller nė Catch 22, tė veprosh athuase je krenar pėr diēka qė do duhej tė tė vinte turp. Visar Zhiti, poet qė jeton nė Tiranė, duket se mundohet ti mbrojė tė gjitha pozitat duke pohuar se Ne duhet tė kemi besim nė Shqipėrinė Natyrale
e cila bashkon tė gjithė shqiptarėt nė identitetin qė meritojnė, dhe e cila u ėshtė dhėnė atyre me dėshirėn e Zotit.
Njė numėr i kontribuesve sjell arsye praktike pėr mos tiu bashkuar Shqipėrisė. Dukagjin Gorani beson se ndarja e Kosovės me dekada nga Shqipėria, qė ishte aq e rreptė sa shqiptarėt nuk kishin mundėsi as tė kėrkonin harta tė Jugosllavisė, kanė shkaktuar ndryshime tė pakthyeshme nė metabolizmin e secilės anė. Pėrderisa kosovarėve u ėshtė dhėnė njė verzion i idealizuar i jetės nėn regjimin e Hoxhės, ata e kanė parė Shqipėrinė si parajsė. Kur u hap kufiri, ata panė realitetin e varfėrisė dhe tjera trashėgimi tė regjimit. Pėr mė tepėr, artistėt dhe intelektualėt kosovarė u bėnė koshientė se shqiptarėt i konsideronin ata si tė dorės sė dytė, shqiptarė jo-tamam (krahasoni konstatimet e Muratit), dhe se bashkimi me Shqipėrinė mund ti kthente ata de facto nė koloni. Gjithashtu, siē vėren Baton Haxhiu, Emocionet e zakonshme nuk mund tė zėvendėsohen me sistem tė zakonshėm. Norvegjezi Aasmund Andersen ngritė pyetjen A ėshtė Kosova moderne sa duhet?, por vė nė shmang gjegjen nė tė. Disa shqiptarė do pėrgjigjeshin me jo, njėsoj si Shqipėria.
Kėto dhe tjera motive, mė tė zėshme dhe sigurisht mė abstrakte, udhėheqin njė numėr tė kontribuesve tė thėrrasin pėr komb jo tė bazuar nė etnicitet, por nė vlera, principe dhe rregulla. Me fjalė tė tjera, nė principet e diversitetit, tolerancės dhe organizimit koherent tė supozuar si tė zakonshėm nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara, mė para mbi bazat fisnore, personale dhe subjektive. Disa diskutojnė, nė koncert me kėtė pikėpamje apo ndaras, qė shqiptarėt duhet tė luftojnė pėr njė kulturė tė pėrbashkėt, posi gjermanėt, austriakėt dhe gjermanėt zvicranė, e jo pėr inkluzionin e tė gjithė shqiptarėve nė njėsi tė vetme politike, dhe shpresojnė se proceset e globalizimit dhe europianizimit do ti zgjidhin ndarjet e sotme apo sė paku ti zbusin pasionet e kėqija.
Momentalisht, si thotė Adnan Dragaj, Kosova ėshtė shtet pa shtet. Outsiderat do tė marrin vendime reale pėr tė ardhmen e saj politike dhe, nėse Martin C. Sletzinger dhe Nida Gelazis kanė tė drejtė (Vjeshtė 2005, Wilson Quarterly, http://www.wilsoncenter.org/index.cfm?fuseaction=wq.essay&essay_id=146854), Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e saj do tė kėshillohen qė tė qėndrojnė nė Kosovė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Apo mė sė paku derisa kosovarėt tė pajtohen se cili flamur do tė valojė, gjė qė do zgjasė edhe mė gjatė se kaq.
Robert Murray Davis ka shkruar pėr shumė kohė nė Central Europe dhe rregullisht kontribon me kritika nė Transitions OnLine.
© by Gazetajava.com
Kreu
|
|
 |

|