Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Fejtoni : A egziston Gjuha Standarde Shqipe? E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52


GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE!
Nga Paul Tedeschini, Forlģ ( Itali )
Apr 14, 2006, 18:42

Email'o
 Print'o
Lexova artikullin e Mehmet Krajės: " Shizma kosovare e gjuhės “ i botuem nė gazetėn TEMA.
Kush e ka jetue dhe e kujton kohėn e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės nė Shqipni, e din mirė se ēdo e drejtė e njeriut asht dhunue. Pėr gjysė shekullit, qė nga viti 1944, viti i “ ēlirimit “, i asht imponue gjithė popullit shqiptar nė Shqipni politika e Enver Hoxhės dhe e grupit tė tij, tue mos lejue asnji parti tjetėr politike. Qė nga viti 1945, viti i “ ēlirimit “, i asht imponue gjithė popullit shqiptar nė Shqipni pushteti i Enver Hoxhės dhe i grupit tė tij, tue eleminue ēdo formė tjetėr tė pjesėmarrjes nė Pushtet. Qė nga viti 1944, viti i “ ēlirimit “, iu hoq shqiptarve nė Shqipni e drejta e lėvizjes mbrenda vendit e aq ma tepėr jasht vendit. Qė nga viti 1967 i asht imponue popullit shqiptar nė Shqipni ateizmi dhe i asht hjekė njeriut e drejta e ndėrgjegjes. Qė nga viti 1944, ”ēlirimi i vendit “, gradualisht u ē’pronėsuen njerzit dhe i asht hjekė njeriut edhe e drejta e pronės deri nė pikėn qė as fshatarit nuk i lejohej tė mbante bagėti apo pula. Qė nga viti 1972 i asht imponue si gjuhė zyrtare tė gjithė popullit shqitar, mbrenda dhe jasht Atdheut, dialekti jugor i Enver Hoxhės. Arrijtme deri nė ate pikė sa s’kishim as ēka me hangėr.
Sot mbas 15 vjetėsh edhe na kena fillue me i harrue kėto gjana e aq ma teper tė rijtė e sotėm qė kėto gjana, qė po tham, u duken qesharake dhe tė pabesueshme. Por kėto gjana kanė ndodhė me tė vėrtetė, ma besoni!!!
Rifitimi i tė gjithė kėtyne tė drejtave dhe ndėrgjegjėsimi don kohė. I ashtuquejtuni “Pluralizėm” , edhe pse jo i mirefilltė, asht nji hap i madh pėrpara pėr vendin tonė, edhe pse partitė e formueme nuk janė gja tjetėr veēse pjellė e “Nėnės Parti”. Me kohė, me dashje a padashje, edhe kėto parti, siē thuhej nė ate kohė, do tė bahen “revizioniste” dhe njeriut dalangadale do t’i kthehen tė drejtat simbas principeve tė demokracise europiane. Edhe vetė njerzit e ndrydhun nga diktatura dalngadale do tė ndėrgjegjėsohen pėr kėte demokraci. Nuk ka forcė ma nė botė, qė ta rikethejnė sistemin falimentar socialist dhe diktaturėn komuniste, aq ma pak tė tipit tė Enver Hoxhės. As vetė bijt e Enverit dhe tė bashkėpuntorve tė tij (shumica jo kot “anmiq tė Popullit dhe tė Partisė“), nuk kishin me pranue ma kthimin mbrapa.
Sot lejohen parti tė ndryshme, lejohet pjesmarrja e pėrfaqėsuesve tė partive tė ndryshme nė Pushtet, lejohet nga qeveria shqiptare lėvizja e lirė e njerzve mbrende dhe jasht vendit, lejohet prona private, po kthehen (demek) pronat, lejohet aktiviteti privat, nuk ndalohet ma mbajtja e pulave, nuk denohet ma si krim besimi fetar, por lejohet lirisht, janė rihapė kultet fetare, lejohet me ndigjue radio te hueja dhe me pa televizione te hueja, sot ke tė drejtė tė vallzojsh si tė duesh bile janė hapė diskoteka, lejohet me diskutue lirisht pėr politikėn pa pasė frigė se tė fut kush nė burg, lejohet me u veshė simbas modės, sot nė proceset gjyqėsore ke prap tė drejtė tė kesh avokat mbrojtės, sot ke tė drejtė tė mbajsh valutė tė huej dhe ta thyesh valutėn lirisht, sot ke tė drejtė ta pengojsh tjetrin me t’u pėrzi nė punėt e tueja personale, e shumė e shumė gjana tė tjera, qė nė kohėn e diktaturės komuniste ndaloheshin.
Mbasi sot asht ba demokratizimi i jetės dhe heqja e dhunimit nė tė gjitha fushat, pse mos tė hiqet edhe dhunimi qė iu ba gjuhės, dhe tė lejohet populli tė flasė dhe tė shkruej gjuhėn e vet lirisht?
Dhunimi i gjuhes i vitit 1972 ka qenė nji hap mbrapa nė fushėn gjuhėsore dhe nuk ka qenė gja tjetėr veēse nji dhunim, qė as ky nuk ka se si t’i rrezistojė kohės si nji proces i pashmangshėm demokratizimi edhe nė kėte fushė. Ndalimi me ligje i pėrdorimit tė gegnishtes ishte nji krim jo vetėm ndaj pėrqindjes ma tė madhe tė popullit shqiptar, por ka qenė nji krim edhe ndaj autorėve shqiptarė ma me vlerė, tue fillue qė nga autorėt e dokumentave tė para tė gjuhės shqipe e deri tek autorėt e fundit tė kryeveprave me famė botnore tė letėrsise shqipe tė persekutuem pėrmatepėr edhe fizikisht.

Lind pyetja: Me ē’tė drejte “Tirana e kuqe” pretendon qė kosovarėt, vetėm se janė shqiptarė, qė pėrmatepėr jetojnė jasht Shqipnijet, duhet t’u nėnshtrohen ish ligjeve tė diktataturės tė vitit 1972 nė Shqipni?!! Kėto janė pretendime imponuese, absurde, nostalgjike “ akademistash “ tė kuq tė Shqipnisė, tė cilėt bijnė nė kundėrshtim edhe me vetė “Ligjet e zhvillimit dialektik tė gjuhės“, tė propaganduem prej atyne vetė. Kėto janė pretendime anakronike dhe kontrakorrente me kohėn e zhvillimit tė sotėm tė Shqipnisė dhe tė Rrajonit.

(Marr nga gazeta „Shkodra“/ www.gazetashkodra.net)


© by Gazetajava.com

Kreu

A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
Lajmet
Doemosdoshmėnia e ēfuqizimit tė ligjit tė “Drejtshkrimit”!
SI FJALĖT BOSHE, ASHTU EDHE HESHTJA, DĖSHMOJNĖ MUNGESĖN E AFTĖSIVE DHE TĖ ARGUMENTEVE GJUHĖSORE
GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE!
KUR SPECIALISTĖT E GJUHĖS FLASIN SI AMATORĖ
KULTUROHUNI ME SOFTWER GJUHE SHQIPE TĖ PAGUEM QEVERIE
JO KUNDĖR LIGJIT PĖR GJUHĖN, POR KUNDĖR KĖTIJ LIGJI PĖR GJUHĖN
REXHEP ISMAJLI: PĖR ZHVILLIMET NĖ FUSHĖN E GJUHĖS STANDARDE
EMIL LAFE PĖR KONGRESIN: PUNIMĖT E SAJA U VENDOSĖN NĖ KORNIZĖN POLITIKO-IDEOLOGJIKE TĖ EPOKĖS SĖ SOCIALIZMIT “ NGADHNJIMTAR”