Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Fejtoni : A egziston Gjuha Standarde Shqipe? E Update'ueme: Jun 13th, 2006 - 10:52:52


SI FJALĖT BOSHE, ASHTU EDHE HESHTJA, DĖSHMOJNĖ MUNGESĖN E AFTĖSIVE DHE TĖ ARGUMENTEVE GJUHĖSORE
Nga Gjoke Vata, Shkoder
Apr 20, 2006, 15:54

Email'o
 Print'o
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu tue ndjek punimet e Kongresit
Mė rastisi me ndesh nė gazetėn “Java” nji replikė tė z.Shpėtim Kelmendit, drejtue zj. Kristina Jorgaqi. Un e pėrgėzoj z.Kelmendi pėr ate replikė bindse, dhe shpreh keqardhjen e ēudinė teme pėr intelektualėt mbrojtsa tė standartit tė gjuhės shqipe, qė megjithė intelektin e tyne (s'kanė si tė mos i bindin argumentat), ata vazhdojnė me ngulė kambė gjithnji nė sipėrfaqen ma tė pathyeshme tė akullit.

Pretendimi i zj. Jorgaqi apo edhe e ndonji tjetri qė don me u kapė pėr shkumėn e justifikimit se, standartizimi i nji gjuhe bazohet nė dialektin e krahinės ma tė pasun ekonomikisht (dhe shembulli i dhanun pėr standartizimin e frengjishtės), sado qė mė vjen keq ta them, asht qesharak, mbasi, si dihet, pasunia monetare s'ka tė bajė fare me pasuninė gjuhėsore.

Asht standarti ekonomik i nji shteti qė pėr interesa te lidhuna me ekonominė ndikon fuqishėm nė tė mėsuemit e gjuhės sė tij, por zhvillimi ekonomik i nji krahine s'ka si me ndikue nė standartizimin gjuhėsor tė atij vendi.

Para nxjerrjes nė pah tė kėtij pretendimi, zojės do t’i ishte dashtė nji studim i kujdesshėm pėr krahinėn franceze me talentat ma tė mėdhej e ma tė shumtė. Nga ana tjetėr, ky shembull nuk qėndron edhe pėr faktin se mundet edhe me ndodhė qė krahina ma e zhvillueme ekonomikisht, mund tė ketė si prosperitetin ekonomik edhe prosperitetin e talenteve, por pamvarsisht nga kjo, gurėt ma tė pėrshtatshėm pėr themelin e nji standarti gjuhėsor gjinden nė ate dialekt nė tė cilin janė shkrue veprat ma madhore tė letėrsisė sė atij vendi.

Po tė ishte se pretendimi i zojės Jorgaqi lidhun me ate soj baze tė standartit do tė kishte se paku nji pikėl realiteti, standartit tė shqipes do t’i takonte me u bazue nė shkodranishten, mbasiqė prej kohėve tė lashta e deri nė vitin 1944, kur komunizmi e vuni Shkodrėn nė shenjestrėn e tij qėlluese tė parreshtun, Shkodra ishte qyteti ma i avancuem i Shqipnisė, ndoshta nė tė gjitha drejtimet. Megjithkėte, pėrsa i pėrket standartit tė shqipes e ka pasunue e gjithė Shqipnia, kryesisht Gegnia, pėrfshi edhe Kosovėn, sidomos me shkrimtarėt e saj tė talentuem.

Janė vlerat gjuhėsore tė Gegnishtes qė kanė nxitė pėrqėndrimin e studimeve tė albanologėve ma nė za. Si po shohim, mbrojtsave tė standartit tė gjuhės shqipe u kanė mbetė dy justifikime nė grrahma: 1) fjalėt aq pa peshė sa pa dalė mirė prej goje i merr era, 2) heshtja injoruese e sė vėrtetės si heshtja ma e pahishme e cilitdo qė pretendon me qenė gjuhėtar.

Kėta zoja e zotnij, ndoshta mendojnė se mund tė jenė gjithmonė tė mbrojtun nga ajo padrejtėsi sė cilės ia bane qejfin nė vitin 1972, mbasi ate po e shohin se pėr ta po vazhdon gjithnji 1972. Por, meqenėse nė ftyrėn e demokracisė shqiptare ka mbetė ma shumė se nji njollė, pėr disa kohė e shpresoj se jo pėr shumė edhe kjo njolla e padrejtėsisė gjuhėsore do t’u bajė shoqni njollave tjera. Ne, tė zhgėnjyemit e deritashėm shpresojmė nė ardhjen e shpejtė tė asaj kohe qė do ta shlyej edhe kėte njollė.

Meqenėse gjuha asht pronė e popullit dhe duke qenė se gjuhėtaret tanė kanė vu dorė nė kėte pronė kaq tė shejtė, ata na kane borxh sqarime sa ma bindse lidhun me trajtimin e kėsaj prone. Megjithkėte jam i bindun se, ashtu si ma parė, edhe kėsaj here pyetjet tona kanė me ngelė pa pėrgjigje nga shkaku i shterpsisė sė “fakteve bindse”.

Nga cila gjuhė pėrveē tonės e hoqėn paskajoren si tė padobishme? Pse nuk e heqin ate nga anglishtja, e cila e formon paskajoren me parashtesė ashtu si Gegnishtja? A nuk tregon zavendsimi i paskajores me vehten e parė tė njejsit tė nji zgjedhimi aq tė skajshėm (dmth tė pėrkufizuem) nji papėrgjegjshmėni tė paskajshme?! A nuk e tregon vetė fjala infinitiv (paskaj) pazavendsueshmėninė e saj?! Le t’u referohemi disa shembujve mjaft domethanės:

Rrajės sė foljes me lanė, standarti ia ka zhduke zanoren A, e cila nė Gegnisht shihet nė paskajore. Kjo ka ndodh nė veten e parė tė njejsit Unė lė, nė veten e parė tė shumsit Ne lėmė, nė veten e tretė tė shumsit Ata lėnė. Nė mėnyrėn urdhnore, standarti fut shkrojėn R pa kurrfarė justifikimi. Nga na del kjo?! Gegnisht: mos e len punėn dosido. Standarti: punėt nuk duhen lėrė dosido.

Shembuj tė tjerė: nė foljen me rrahė standarti e heq A nė rrajėn e kėsaj folje dhe e zavendson ate me germėn/shkrojėn I. Gegnisht: Une rrahem. Standarti: Unė rrihem. Folja me fjetė, mėnyra urdhnore: Gegnisht: fleni. Standarti: flini. Gegnisht: s'mė flehet. Standarti: s'mė flihet.

Janė tė shumta foljet qė nė Gegnisht shqiptohen me A ose E nė rrajė, tė cilat simbas standardit, ku nė nji vetė e ku nė nji tjetėr, zavendsohet pa kurrfarė justifikimi
me I.
Folja me veshė, nė Gegnisht e ruen nė ēdo vetė zanoren E tė rrajės; Tosknisht nė asnji vetė. Pėrkundrazi, E shndėrrohet nė I.
Paskajorja: Gegnisht: me veshė; Standarti: X

GEGNISHT STANDARTI
Une Veshem Vishem
Ti Veshesh Vishesh
Ajo/Ai Veshet Vishet
Ne Veshemi Vishemi
Ju Vesheni Visheni
Ata/Ato Veshen Vishen

Lindė pyetja: pėrse thuhet Veshmbathje e jo Vishmbathje?! Pse Veshjet e jo Vishjet?!
Fėmija lenė nga nana (is born). Nana lindė nji fėmi (gave birth). Pėrse folja me le asht zavendsue me foljen me lindė, mbasi me le asht nascere, ndėrsa me lindė partorire. Na ka le nji fėmi, domethanė na ka ardhė nė jetė nji fėmi. Mė ka lindė nji fėmi ka kuptimin se fėmia im ka lindė nji fėmi, pra vajza ime.
Standarti: Ēfarė je duke bėrė. Gegnisht: Ēka je tue ba. Gegnisht: Ēka je kah ban.

Tosknishtja, apo si u pėlqen ta quejnė standartistat tonė, gjuha standarte, ka nji pėrcjellore: ēfarė je duke bėrė. Gegnishtja ka dy pėrcjellore: Ēka je tue ba, ose Ēka je kah ban. Si e shohim, parashtesa e pėrcjellores nė gjuhėn e ashtuquejtun standarte, pėrbahet nga dy rrokje. Mendoj se dy rrokje tingllojne disi tė tepėrta pėr nji parashtesė tė tillė. Standarti: kam pėr tė shkuar. Gegnisht: kam me shkue.

Si e shohim, standartit pėr me zavendsue Paskajoren i nevojitet nji parafjalė, nji nyje e nji pjesore. Lind pyetja: pjesores qė i pėrket sė kaluemes a mund t’i jepet roli i formimit tė kohės sė ardhshme, kur ne e kemi shumė ma thjesht e funksionale: Un kam me shkue?
Standarti: syri. Gegnisht: syni. Un synoj. Standarti: bamirėsi. Tosknisht nuk egziston.

Gegnisht: ashti, eshtnat. Standardi: njejsi mungon, eshtrat. Standarti: urė zjarri/ urė lumi. Gegnisht: unė zjarri| urė lumi. Standarti: dashuri/ dashnor. Gegnisht: dashuni/ dashnor. Standarti: botrore. Gegnisht: botnore. Meqenėse germėn N e gjejmė nė rasėn kallzore, na jep shkas me e pėrdorė. Po justifikimi i pėrdorimit tė germės R ku gjindet?! E sidomos nė fundet e fjalėve qė Gegnishtja e jep mundsinė e mospėrdorimit me tepri tė sė njajtės germė.
Gegnisht: burrnore. Standarti: burrėrore. Fjala Atdhe asht Gegnisht: at, babė. Nuk mund tė konsiderohet e kuptimtė fjala mėmėdhe, mbasi nuk thuhet mėmė, por mamė, ose nėnė.

Standarti: verė (stinė). Standarti: verė (pije alkolike). Gegnisht: verė (stinė). Gegnisht: venė (pije alkolike). Standarti: Rėrė/Ranishte. Gegnisht: Ranė/ Ranishte. Standarti: marrėzi. Gegnisht: marri. Si ka mundsi tė shpiket nji prapashtesė vetėm pėr nji fjalė?!

Germėn Rr standarti po e nxjerr gjithnji e ma jasht pėrdorimit. Standarti: burė. Gegnishtja: burrė. Standarti: arė (ara). Standarti: arė (arra). Gegnisht: arė (ara) Gegnisht: arrė (arra). E pra, standarti: ara frut e ara qe mbillet. Standarti: njė. Gegnishtja: nji. Standarti: njėmbėdhjetė. Gegnishtja: njimdhetė. Lindė pyetja: ēka i nevojiten njimdhetės E e B…
Standarti: dėborė. Gegnisht: borė. Lindė pyetja: A thuhet dėborėbardha apo borėbardha? A lulebore, apo luledėbore.
Standarti: e enjte. Gegnisht: e ejte. Pėr ēka u nevojitka nj?! Standarti: prurje. Gegnisht: prumje. Si justifikohet germa R e dytė e kėsaj fjale, mbasi asht nga folja me pru, qė si folje u nxuer jashta pėrdorimit nga standarti. Standarti: Mirėmėngjes. Gegnisht: nadja e mirė. Pėrshėndetjet, nga sa dihet, formohen me emėn e mbiemėn e, si nė tė gjitha gjuhėt, edhe nė Gegnisht.
Gegnisht: mbramja e mirė. Standarti: Mirėmbrėma. Fjala mbrėma nuk egziston as nė fjalorin tonė.

Dėshira me pasė nji shqipe sa ma tė lavrueme, i ka nxitė lavruesat e saj me shqiptarizue edhe emnat e shejtėnve e tė njerzve. Shėn Mėhilli, Shėn Ndou, Shėn Pali, Shėn Prenda e Shėn Mria. E kėte dėshirė fisnike e shohim edhe nė uratė.
Jo: Tė falem Maria. Por: Te falem, o Mri.
E kėte pėrpjekje, ku ma pak e ku ma shumė tė arritun, e shohim nė tė gjitha uratat. Ja edhe emnat e njerzve: Gjokė, Vatė, Hilė, Drande, Prende, Lule, Pashkė, e tjera…
Shembujt me tė cilėt u pėrpoqa me i nxitė gjuhtaret me e binde popullin me argumentet e tyne, janė tepėr tė pakėt nė krahasim me numrin e shembujve qė mund tė jepen, por edhe hedhja poshtė nė mėnyrė shkencore e pretendimeve te mia, do t’u vente nė njifarė mėnyre nė vend autoritetin gjuhtarve tanė. Si fjalėt boshe, si heshtja, u pėrkasin dorzimit tė aftesive tė tyne gjuhsore. Un shpresoj nė pėrgjigjen e tyne sa ma dinjitoze.



© by Gazetajava.com

Kreu

A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
Lajmet
Doemosdoshmėnia e ēfuqizimit tė ligjit tė “Drejtshkrimit”!
SI FJALĖT BOSHE, ASHTU EDHE HESHTJA, DĖSHMOJNĖ MUNGESĖN E AFTĖSIVE DHE TĖ ARGUMENTEVE GJUHĖSORE
GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE!
KUR SPECIALISTĖT E GJUHĖS FLASIN SI AMATORĖ
KULTUROHUNI ME SOFTWER GJUHE SHQIPE TĖ PAGUEM QEVERIE
JO KUNDĖR LIGJIT PĖR GJUHĖN, POR KUNDĖR KĖTIJ LIGJI PĖR GJUHĖN
REXHEP ISMAJLI: PĖR ZHVILLIMET NĖ FUSHĖN E GJUHĖS STANDARDE
EMIL LAFE PĖR KONGRESIN: PUNIMĖT E SAJA U VENDOSĖN NĖ KORNIZĖN POLITIKO-IDEOLOGJIKE TĖ EPOKĖS SĖ SOCIALIZMIT “ NGADHNJIMTAR”