Kėto ditė doli nga shtypi Fjalor i Gjuhės Shqipe, fryt i njė pune shumėvjeēare tė shkrimtarit e publicistit Mehmet Elezi.
Ky Fjalor pėrmban rreth 41000 fjalė e rreth 54000 kuptime, tė cilat nuk gjinden nė fjalorėt e Akademisė sė Shkencave tė viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike.
Pėrkah numri i fjalėve - tituj, bashkė me Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe (1980), ky ėshtė fjalori shqip-shqip mė i madh i hartuar deri mė sot.
Pėrkah thellėsia, ėshtė i vetmi fjalor shqip-shqip qė trajton edhe etimologjinė e fjalėve.
Ėshtė po ashtu i vetmi fjalor shqip-shqip qė ilustrohet me mijėra vargje e shprehje tė marruna drejtpėrdrejt nga krijimtaria e mbi 40 autorėve qė nga Gjergj Fishta e deri te Anton Pashku, Anton Ēetta e Ismail Kadare; nga vepra madhore si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit e thesare tė tjera popullore.
Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalė tė urta popullore; rreth 1000 gjėza, bestytni e paragjykime, doke, lojė-fjalėsh, tė dhėna pėr barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumė prej tyre botohen pėr herė tė parė.
Kjo vepėr nuk ėshtė njė fjalor alternativ i fjalorėve tė Akademisė sė Shkencave dhe nuk mund tė jetė i tillė, pasi lėnda e tij pėrbėhet prej fjalėsh ose kuptimesh tė tjera, pra pėrmban pasuri qė nuk gjinden nė ata fjalorė.
Bashkė me tė ribotohet me disa plotėsime edhe sprova Gjuha shqipe nė bunker?! ku autori shtjellon pikėpamjet e tij themelore mbi gjuhėn shqipe, standardin dhe tė ardhmen e saj.
Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit ėshtė njė vepėr voluminoze prej rreth 1700 faqesh, botim cilėsor i Entit Botues Poligrafik Gjergj Fishta nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė botuesit Frano Kulli.
Ai mund tė gjindet nėpėr libraritė kryesore tė Tiranės.
Autori ėshtė ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Konfereratėn Zvicerane (Bernė). Pėr ēdo rast mund tė kontaktohet nė adresėn emalb.ch@bluewin.ch ose m.elezi@bluewin.ch