 |
| Diana Culi, gruaja qe 'te vret' me recension letrar |
Migjen Kelmendi
Aty ku shkrimtari pėrjetohet si burrėshteti, ku letėrsisė i mvishen tipare shtetformese, ku letėrsia kuptohet si ushtri, natyrisht se dy vargje munden me qenė tė kobshme. Dy vargje munden me u vlersue si - sabotazh dhe tradhti e me tė ēu nvdekje.
Nė vendin ku shkrimtari si Kadare pėrjetohet e adhurohet si Mao e si Enver, tradhtia bahet me poezi. Me vargje. Mjaftojnė vetėm 2 vargje. Por, aty ku u vranė poetėt vetėm pėr disa vargje, aty ku u burgosėn shkrimtarėt pėr aludime, si u ba qė ma i madhi i shkrimtarėve nuk pėsoi?
Pse nuk u vra Kadare, meqenėse na paska qenė, si thotė, disident e antitotalitar, por u pushkatuen Genci e Vilsoni. Si nuk gjetėn asgja anmiqsore nė tana ato qinda faqe letėrsie tė Kadaresė, e vetėm nė dy-e-tri vargje tė poetėve tė ri gjetėn kauzė pėr pushkatim tė menjihershėm?
Edhe nėse e keni tė zorshme me e gjetė gjegjen asokohe, shikoni sot si e presin dhe e adornojnė Kadarenė njisoj si Enverin. Sepse, po them, Kadare ka qenė dhe asht Enveri i letėrsisė. Nė vendin ku letėrsia ka rol shtetnor, ku letėrsia perceptohet si nji instrument shtetnor, si ushtria, , aty ku Kampi Ushatarak perpetuohet nė Kamp Letrar, Gjyqi Ushtarak nuk asht fikcion, nuk asht imagjinatė. Nė kėte botėn e ēmendun tė letėrsisė shqiptare me Kadarenė si Enver, e me Diana Ēulin prokurore, pėr dy vargje tė pushkatojnė.
Aty ku shkrimtari asht Enver, Gjyqet Letrare sjanė fiksione!
Shqipnia asht nji tregim qė a-thue-se ta ka rrfye naj i ēmendun. Kur e punojsha dokumentarin Tė shituem Utopie, nė vitin 1992, mė kishin tregue pėr rastin e shkrimtares Diana Ēuli, dhe pėr mue ishte aq i pabesueshėm, sa nuk mujta pa e fut nė pėrjetimet e mia tė Shqipnisė Carere Patria - Mungesa e Atdheut (Ēabej, Tiranė 1997). Por, tanė kohėn sa e kisha shkrue librin, e kisha nji problem: a me i pėrmend a jo emnat?
Kisha vendos mos me i pėrmend emnat, por tregimi ishte shumė i dhimbshėm. Nuk mujta pa e fut nė pėrjetimet e mia tė nji tregimi qė a-thue-se ta ka kallxue naj i trentė.
Si me besue se nji ēikė budallicė, si Diana Ēuli, shkruen nji recension pėr nja dy poetė tė ri, njizetvjeēar poashtu, e dikush mandej shkon e i pushkaton ata!!! Si me i besue kėtyne tregimeve shqiptare. Kam pas kėrkue me e njoftė kėte far gruje, me e pa si duket nji njeri qė mundet me tvra me recension literar (sic!). Dukej krejt normale
Ndonji ndjenj faji nuk i shihej nė veprime, nė ftyrė, naparencė. Ajo kishte vazhdue me jetue
kishte krijue familje, emėn, jetė publike
Se nanat e kėtyne djemve e kanė thye rrethimin e Bllokut, ku ishte rahatue klika komuniste (shih fq. 18/19), e kishin piskatė deri nkupė tė qiellit tue i lutė ata e tue i pėrgjėrue pėr me jau falė jetėn Gencit e Vilsonit, une nuk e kisha zor me e imagjinue kėte tragjedi familiare, edhe pse nuk e kisha dijtė asokohe. E lexova vetėm sot dhe ju ftoj me e lexue. Nuk e ka pas zor as shkrimtarja me e imagjinue se si pėrthehet e jehon vendimi me vdekje pėr dy djem tė ri nė familjet e tyne. Duhesh vetėm pak njeri me qenė.
Po ndoshta nji ēike budallicė asokohe, si e thotė vetė Diana Ēuli, sja ka pre mendja se munden do mendime tė saj me e shkaktue kėte tragjedi. Por, sa vjet ju deshtėn kėsaj gruje me e pranue fajin. 30 vjet!?
E pata takue shkurt nShkodėr nė vitin 2003. Nuk isha i sigurt a e din kjo grue se asht personazh i librit tem? A e ka diktue veten te fragmenti pėr vrasjen e dy poetėve apo jo? I pata folė shkurt, sa me ja ndie zanin. Zani dukej normal
.pos krejt tė kaluemes sė saj.
Letėrsia shqiptare si nji Reality TV: kush mbetet gjallė ka fitue. Kadare?!
Nuk mhiqej mendsh kjo ēmendi e Shqipnisė. Kampi Letrar si Kamp Ushtarak, ku tradhtohet me poezi, por nuk tė vrasin me shkronja si nė filmat kosovarė, por me plumba pėrnime. Shqipnia asht utopia e realizueme letrare e Borghesit, ku metoda faction/fiction prodhon jo gjak literar, por gjak pėrnime. Letėrsia shqiptare tė bahet si nji Reality TV, ku protagonistat mbyllen pėr 45 vjet rresht mbrenda nji Kampi Letrar, si mbrenda Kampit Ushatarak, dhe kush mbetet gjallė ka fitue. E nė mesin e kėtyne gladiatorėve tė letėrsisė shqiptare, vdekja nuk asht fiktive, por e njimendtė. Por edhe shpėrblimi asht i madh: ai qė mbetet gjallė, ka me e u shpėrblye tue u adhurue si Enver. (Kadare?)
Por, a-thue pse vetėm sot Diana Ēuli vendosi me folė? Kjo asht nji histori qe e din krejt Shqipnia. Pse sot? Ndoshta gjegja ma mirė se a duhet me i hapė dosjet asht bash pranimi i fajit nga ana e Diana Ēulit. Kur vendimi pėr hapjen e dosjeve u muer nė Parlamentin shqiptar, shkrimtarja foli vetė, para se me dalė dosja ndritė. Si mundet kjo grue me vazhdue me qenė njeri publik, me randėsi publike, kur ka nji kėsi peshe qė e randon, morale e njerėzore? Ēfarė parlamenti asht ky ku anėtarė tė tij janė njerėz qė kanė marrė pjesė direkte e indirekt nė vrasje njerėzish tė pafajshėm?
Hapja e dosjeve nuk duhet kėrkue si hakmarrje e goditje. Po si pėrpjekje e nji shoqnie qė pretendon me u ba pjesė e popujve tė civilizuem, mos me pasė si reprezentė njerėz tė zhlyem me procese e dėshmi qė patėn si rezultat pushkatimet.
Po e sjell pėr lexuesit e kėsaj dosje, fragmentin nga libri Carere Patria-Mungesa e Atdheut, i cili i dedikohej aktit tė shėmtuem tė shkrimtares Diana Ēuli. Nuk po due me u zgjat, ju ftoj me lexue njashtu si e kam shkrue para dhetė vjetėsh. Konstatoj se ka qenė ma mirė mos me jau thanė emnat asokohe. Qe erdhi koha ata vetė me kallxue. Me kallxue tregime qė tė bahen se po na i rrfen ndonji i ēmendun.
 |
| Ballia e librit "Carere Patria -Mungesa e Atdheut", e autorit Migjen Kelmendi, botue ne Tirane nga shtepia botuese "Cabej", ne vitin 1997/8 |
Carere Patria Mungesa e Atdheut
(fragment)
LEXOVA nė gazetė reagimin e njė shkrimtareje tė njohur tė Shqipėrisė ndaj disa zbulimeve qė bėheshin kohėn e fundit, duke rrėmuar nėpėr arkivat e shtetit. Mbrojtja e saj ishte plot arrogancė dhe ndjenjė superioriteti pėrballė atyre urithave tė arkivave, qė po gjurmonin nė gjetje e sipėr tė ndonjė dokumenti apo, pale se ēka tjetėr, pėr ti denoncuar e diskredituar njerėzit e ndershėm, pėr tmė diskredituar mua, grua dhe nėnė fėmijėsh, shkrimtare e njohur, intelektuale dhe njeri publik. Sapo smė bėri pėr vete. Mendoja, ndonjė gjė e vockėl sė cilės ndoshta po i jepet rėndėsi mė e madhe se ēduhet. Fundja, mė dukej jogjentile diēka e tillė ndaj njė gruaje, aq mė tepėr, me famė. Por, kur kuptova pėrmbajtjen e atyre dokumenteve dhe arsyet pėr tė cilat e sulmonin nė shtyp, u skandalizova. Si ėshtė e mundur qė ajo tė ishte aq arrogante dhe madje e qetė. Pa fije brejtjeje ndėrgjegje e turpi. Biles, sapo skėrkonte dėmshpėrblim pėr guximin e paskrupullt tė tyre qė po prishin qetėsinė krijuese e familjare tė saj, me dofarė dokrrash. Unė skam ditur gjė. Nuk i pushkatova vetė. Pastaj ju e dini se ēkohė ishte, nuk guxoje tė thoshe jo.
Shkrimtarja e njohur, asokohe, diku nga tė shtatėdhjetat, tok me dy tė tjerė, i kishte bėrė ekspertizėn poezisė sė dy poetėve tė rinj, nė ēekspertizė nė vende e vargje tė caktuara ata dilnin armiq. Kaq. Asgjė mė tepėr. Nuk do tė vonojė dhe diktatura do ti pushkatojė tė dy poetėt e rinj. U vranė. Kaq. Ku e dija unė se ata mund tė vriteshin?! Pastaj, ku po e shihni ju lidhjen mes atyre pak fjalėve tė mia nė ekspertizė me pushkatimin e tyre. Unė se kėrkova pushkatimin e tyre. Ju e dini se ēkohė ishte. Ėshtė vėrtet e dhimbshme por, ajo ngjarje tashmė ėshtė e shkuar. Pėrse u dashka tė kujtohet nė mos pėr tė diskredituar njė grua dhe nėnė, njė shkrimtare tė njohur e njė njeri publik tė sotėm. Tė shkuara, tė harruara.
Shkrimtarja e njohur mė duket paradigmatike pėr njė dorė tė tėrė njerėzish sot nė Shqipėri, njerėzish me gishtin kallėzues mė tė madh se gishtat tjerė, tė cilėt ashtu me ndėrgjegje tė fjetur, pa fije brejtje ndėrgjegjeje e ndjenje faji, thonė e deklarojnė, po ku kemi ditur gjė, aman!
As Edipi, thotė shkrimtari ēek Kundera, nuk e ka ditur se fjetė ka me tė ėmėn. Por kur e mori vesh, ai i nxori sytė vetes dhe ashtu i vetmallkuar u largua nga Teba. Ai nuk mund tė jetonte me vėrtetėsinė e njė ngjarjeje tė tillė. U largua vetė.
Sa pak duhet pėr ta kaluar rrugėn gjer te njerėzorja. Vetėm disa fjalė dhembjeje (shkrimtarja nuk e ka pasur tė vėshtirė ti gjente) dhe pendim e kėrkim publik faljeje nga familjet e atyre poetėve tė pushkatuar pa faj.
SĖRISH po mė paraqitej sindromi i tunelit. Tė thuash secili nė Shqipėri sot ndryn diēka tė errėt e tė zezė nė tunelin e vet. Diēka qė di vetėm ai pėr veten e pėr tė tjerėt, ose dinė tė tjerėt pėr tė dhe e mbajnė tė ndryrė. Sfida e pėrgjithshme sot nė Shqipėri mė bėhet se ėshtė - dalja nga tuneli. Tė persekutuarit nga tuneli i torturave tė kujtesės dhe hakmarrjes. Tė lirėt nga tuneli i ndėrgjegjes sė fjetur (po ku kemi ditur gjė, aman!). Nuk ėshtė turp tė pendohesh e tė kėrkosh falje. Mė duket njerėzore, kristiane. Fundja, ka tė bėjė edhe me pastėrtinė (mentale). Mė duket mė pastėr tė pendohesh sesa tė fitosh vesin e larjes sė duarve si hipohondėr, apo tė tė rritet gishti kallėzues!
Fragment nga libri Carere Patria Mungesa e Atdheut, botue nga Ēabej, Tiranė, 1997 (Pjesė tė mėdha tė kėtij libri janė botue spari nė revistėn teorike-letrare MM nė Prishtinė, nė vitin 1996)
 |
| Diana Culi |
Shkrimtarja pranon pėr herė tė parė. Por kujton: Sjam unė fajtore pėr dėnimin
Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar
Ishte njė kohė tjetėr, isha vetėm 25 vjeē
Pėr herė tė parė pas shumė vitesh, shkrimtarja Diana Ēuli ka pranuar pėrfshirjen e saj nė ēėshtjen e dy poetėve tė pushkatuar nga regjimi komunist, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Pas publikimit nė Gazeta Shqiptare tė akt-ekspertizės letrare tė kryer prej saj nė vitin 1976 ndaj poezisė sė Genc Lekės, deputetja Ēuli ka publikuar dje njė deklaratė ku kėrkon ndjesė pėr mendimet e saj, sigurisht tė kryera nė njė moshė dhe nė njė periudhė tjetėr. Ndėrkohė zonja Ēuli ka kėrkuar qė tė vėrtetohet edhe fakti qė ekspertiza e saj nuk ka qėnė vendimtare pėr dėnimin e poetit Leka, por thjesht njė material qė i ėshtė bashkangjitur dosjes si plotėsues. Ja deklarata e saj e plotė:
Nė njė nga seancat parlamentare, zoti ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, nė debatin rreth panairit tė librit, mė sulmoi duke mė quajtur pėrgjegjėse pėr vrasjen e dy poetėve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Ky sulm u pasua nga artikuj tė ndryshėm nė shtyp, ku u pėrsėrit e njėjta gjė.
Me anė tė kėsaj deklarate dėshiroj tė bėj tė ditur se ky sulm ėshtė i pėrsėritur prej vitesh, nė varėsi tė interesave tė ndonjė grupi tė caktuar njerėzish, por edhe nga persona tė lidhur me viktimat, tė cilėt, tė lėnduar nga dhimbja dhe tė ndikuar nga fushata mediatike, identifikuan akuzatorin me personin tim. Theksoj se, sidomos sė fundmi, ky sulm ėshtė njė spekullim politik, pėr shkak tė detyrės, pėr tė denigruar figurėn time dhe pėr tė mė ngarkuar pėrgjegjėsi tė rėnda morale. Sulmi ėshtė nė vazhdėn e sulmeve tė maxhorancės ndaj opozitės pėr ta inkriminuar atė. Pėr fat tė keq, disa media tė shkruara qė duhet tė jenė mė tė pėrgjegjshme pėr akuzat qė lėshojnė pėrmes faqeve tė gazetave, nuk mendohen as edhe njė sekondė se pėrmes tyre shpėrndahet njė deformim i sė vėrtetės. E vėrteta ėshtė se nuk ka patur asnjė ligj nė Kodin Penal tė asaj kohe qė tė jepte dėnimin me vdekje pėr poezi pesimiste apo tė paqarta dhe askush nuk ėshtė ndėshkuar me atė dėnim pėr kėtė arsye. Kjo ėshtė fare e qartė pėr kėdo. Recenca si ajo e shkruar prej meje tridhjetė vjet mė parė - nė redaksinė e gazetės dhe jo nė hetuesi, - sepse unė nuk jam paraqitur asnjėherė nė hetuesi, prokurori apo gjyq pėr kėtė cėshtje - shkruheshin edhe pėr krijimet e mija dhe tė kolegėve tė tjerė, madje dhe shumė mė tė rėnda. Nė atė kohė, kur kam qenė vetėm 25 vjec, nuk mendoja si sot; ai ka qenė gjykimi im pėr letėrsinė nė atė moshė dhe nė atė periudhė, ashtu sic mendonte dhe shkruante shumica e njerėzve tė asaj fushe. Nuk e kam ditur kush ishte autori i poezive, ku jetonte apo cfarė bėnte nė jetė. Nuk e kam ditur as pėrse ma kanė kėrkuar recencėn. Dhe kėto i them me pėrgjegjėsi tė plotė. Padyshim, qė kur e kam marrė vesh tragjedinė , nė fillim tė viteve 90, jam ndjerė shumė keq dhe vazhdoj tė ndihem. Jam ndjerė keq pėr dogmatizmin e kohės qė shprehet dhe nė analizėn time, pėr koincidencėn qė ajo analizė imja ka pėrfunduar nė njė dosje gjyqėsore dhe pėr tragjedinė qė ka pasuar. Por, e kam tė qartė se ndjesa pėr atė veprim tė rinisė, tė kryer padashur, ėshtė pak pėr familjen e poetit. Vepra ime e mėpasme dėshmon tė kundėrtėn. Sot, nė njėe moshė tė pjekur e gjykoj me hidhėrim atė qė ka ndodhur. Por nga ana tjetėr, ėshtė krejt e pamoralshme qė tė hidhet mbi mua pėrgjegjėsia e dėnimit me vdekje dhe tė pėrdoret si fushatė. Grupi i njerėzve qė sot i fryn kėsaj fushate, padyshim kėrkon tė fshehė tė vėrtetėn, tė mbrojė akuzatorėt dhe organizatorėt e vėrtetė tė gjyqit tragjik, akuzat e vėrteta me anė tė tė cilave poetėt u ndėshkuan me dėnimin kapital. Ndoshta, dikush brenda kėtij grupi kėrkon tė mbulojė mbulojė gjurmėt e veta, duke pėrhapur tymnaja tė kėtij lloji. Ky grup i errėt pėrdor tė njėjtat metoda tė dikurshme, pėr tė shkaktuar viktima tė reja. E pėrsėris se ky sulm mė ėshtė organizuar prej vitesh dhe unė jam shprehur herė pas here nė shtyp, pa e anashkaluar atė. Disa vjet mė parė, nė njė nga periudhat aktive tė kėtij sulmi, ndonėse nuk kisha asnjė lloj posti zyrtar, i kėrkova Komisionit tė Verifikimit tė Figurave tė mė verifikonte figurėn dhe mė vonė ky komision mė dha dokumentin ku konfermohet se nuk kam patur asnjė lidhje me Sigurimin e shtetit.
Pėr tė qenė nė transparencė tė plotė me publikun dhe me detyrėn time si deputete unė do ta ndjek cėshtjen nė tė gjithė elementėt e saj dhe do tė mbaj mbi vete ato pėrgjegjėsi qė mund tė mė takojnė pėr recencėn e vitit 1976.
Historia / Dėnimi me pushkatim nė 17 korrik 1977
Vilsoni dhe Genci, dy poetėt qė u vranė pėr vargjet e tyre
Genci Leka dhe Vilson Blloshmi ishin dy poetė dhe intelektualė, fati i tė cilėve u vendos nga regjimi komunist. U pushkatuan natėn e 17 korrikut 1977. U vranė tė lidhur me pranga, disa kilometra larg Librazhdit, nė njė vend tė quajtur Pėrroi i Firarit. Megjithėse jetonin nė provincė nė Librazhd, bota e tyre intelektuale nuk mund tė pėrkufizohej brenda kuadraturave tė diktaturės. Genci Leka vinte nga njė familje partizanėsh. Ndėrsa Vilson Blloshmi nga njė familje intelektualėsh, derė e fisme nė vitet 30. Qė nė vitet e shkollės ata nisėn tė shkruajnė poezi dhe tė botojnė. Genc Leka, pasi pėrfundoi shkollėn pedagogjike nė Elbasan, u emėrua mėsues nė vitin 1961, nė fshatin Zdrajsh nė krahinėn e Ēermenikės. Pas pesė vitesh nė arsim, e dėrgua nė shėrbimin ushtarak, pas mbarimit tė tė cilit ai nuk u kthye mė nė profesionin e tij. Pėrkthimet, letėrsia, gjuhėt e huaja, mėsimet
gjithēka kishte marrė fund.
Ndryshe nga ai, Vilson Blloshmi pėr shkak tė sė shkuarės sė tij, nuk u lejua tė punojė asnjė ditė nė profesionin e mėsuesit.
Genc Leka pėr dhjetė vjet punoi si bari, si bujk, si punėtor nė fermė. Ndėrsa Vilson Blloshmi iu nėnshtrua punės sė rėndė nė minierė. Familjet qė kishin krijuar kishin nė fillesė dy histori tė veēanta dashurie. Por ėndrrat e tyre do tė priteshin nė mes. Megjithėse kokulur, me shkrimet e pėrkthimet qė ia lexonin pothuajse vetėm njėri-tjetrit, mendimet e dhe frymėzimet e tyre dilnin pėrtej ideologjisė komuniste. Dhe mbėrriti momenti i pushkatimit. Pas njė gjyqi prej 12 seancash, jeta e tyre mori fund me pranga nė duar e plumba nė kokė. U vranė se shkruanin poezi qė nuk i shkonin pėr shtat ideve tė diktaturės shqiptare.
Ekspertiza e Ēulit: Autori ka tronditje ideologjike
Akt-ekspertimi letrar, i botuar pak ditė mė parė nė Gazeta Shqiptare, i kryer nga redaktorja 25-vjeēare e gazetės Drita, Diana Ēuli, mban datėn e 19 nėntorit tė vitit tė largėt 1976. Nė fakt, ishte njė kėrkesė e hetuesit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė Librazhdit, Selim Caka, qė i kėrkonte redaktores analizimin e pėrmbajtjes sė vjershave tė poetit Genc Leka. Nė dokumentin e zverdhur nga koha, vihet re qė Diana Ēuli i ka cilėsuar si tė dyshimta disa prej poezive tė Genc Lekės. Nė poezitė e tij, sipas dokumentit vihej re njė tronditje e theksuar ideologjike, njė frymė pesimizmi, autori nuk dukej i lumtur dhe pėrpiqej ta gjente diku tjetėr gėzimin. Pas simboleve tė tilla si oxhaku, hėna, cigani i vogėl, apo harabelat vihej re njė dėshirė pėr tė mos qėndruar pranė realitetit socialist.
Ky akt-ekspertim ėshtė gjendur mė pas nė dosjen penale tė Genci Lekės. I njėjti vlerėsim nga njė redaktor tjetėr, ishte kryer edhe pėr poezinė e kushėririt tė tij, poetit Vilson Blloshmi. Pas pak kohėsh, tė dy poetėt do tė arrestoheshin dhe pas njė gjyqi do tė dėnoheshin me pushkatim.
Flet Bedri Blloshmi: Nė gjyq na tregonin vetėm aktin pėr poezitė e degraduara Vėllai i poetit: Falja duhej por
e kemi ende plagė
Nga Admirina Peēi
Bedri Blloshmi, vėllai i Vilsonit, poetit tė pushkatuar natėn e 17 korrikut 1977 bashkė me poetin tjetėr, Genc Leka, nuk u ka besuar veshėve kur ka dėgjuar nė televizor fjalėn e Diana Ēulit. Ajo bėri mirė qė kėrkoi falje, por familjarėt ende janė me plagė nė zemėr
, - pėrpiqet tė shprehet ai. Nė fakt, ndodhet i dyzuar edhe ai, sepse pėr gati 15 vite ka qenė njeriu qė ka mbledhur dokumentet nė arkiva pėr tė luftuar kundėr shkrimtares. Tashmė ndodhet nė njė fushėbeteje tė panjohur pėr tė.
Vetė Bedriu ėshtė dėnuar me 25 vjet burg si kushėriri i Vilsonit. Por sot ajo qė ka kaluar duket si njė plagė e fjetur. Unė nuk kam shkruar poezi, libra. Ata tė dy shkruanin poezi dhe u dėnuan me pushkatim. U dėnuan falė recensave e mendimeve tė disa njerėzve, qė pėr kaq kohė kanė heshtur pėr atė krim. Por dje, pas njė ndjese publike qė ka kėrkuar shkrimtarja Diana Ēuli pėr kėtė histori, Bedri Blloshmi, kėrkon tė japė njė kundėrpėrgjigje. Nė tė vėrtetė emri i Diana Ēulit lidhet vetėm me historinė e Genci Lekės. Por sipas Bedri Blloshmit, kushėrinjtė e tij, familja e Genci Lekės, gruaja, djali dhe vajzat, janė tė tronditur dhe nuk pranojnė tė shprehen publikisht.
A mund tė pranohet nga familja e Genci Lekės ndjesa qė kėrkoi publikisht shkrimtarja Diana Ēuli?
Unė kam mė shumė se 12 vjet qė shkruaj nėpėr gazeta. Unė i sigurova recensat qė ne dhe familjen e Genc Lekės na shkatėrruan. Vazhdimisht kam ngritur zėrin dhe them se sot kam arritur tė bėj diēka. Jo se ėshtė mbyllur. Kjo histori nuk ėshtė mbyllur ende.
Ajo zonjė ka bėrė shumė mirė qė i ka kėrkuar tė falur familjes Leka. Unė i kam kushėrinj ata dhe mė vjen mirė qė kjo ndjesė shkon nė adresė tė tyre. Por ajo (Djana Ēuli), nuk duhet tė harrojė se ata gjatė 15 viteve as kanė shkruar ndonjė gjė, as kanė dalė nė prononcime publike. Ata nuk i janė kundėrpėrgjigjur asaj, pėr shkak tė sė cilės u vra i ati. Dokumentimin dhe ndjekjen e kėsaj historie e kam marrė unė pėrsipėr.
Unė nuk them se faji i saj ėshtė 100 pėr qind, por recensa e Djana e Ēulit po tė mos ishte e nevojshme, nuk e merrte hetuesia. Unė kam qenė vetė nė gjyqin qė u bė atė kohė dhe prokurori i rrethit e tundte letrėn e shkruar pėr Genc Lekėn dhe thoshte: Kjo do tia hajė kokėn. Janė bėrė 12 seanca gjyqėsore dhe vetėm recensat ishin objekt sulmi, asgjė tjetėr.
Por shkrimtarja ka pohuar se dėnimi i tyre nuk ėshtė dhėnė pėr kėtė shkak. Pėr ēfarė janė dėnuar nė tė vėrtetė Genci Leka dhe Vilson Blloshmi?
Unė kam njė dokument tė Komitetit tė Partisė ku janė mbledhur sekretari i parė dhe komunistėt e tjerė qė kanė diskutuar pėr kėtė ēėshtje. Ata janė vrarė kryesisht pėr poezi. Unė kam qenė vetė nė gjyq dhe unė qė nuk merresha me letėrsi, nuk u dėnova me pushkatim.
Ēuli: Pushkatimi i dy poetėve, ndjesa ime ėshtė pak
"Nuk i njihja dhe nuk mė thanė pse ma kėrkuan recensėn"
Shkrimtarja Diana Ēuli deklaron se do ti shkojė deri nė fund tė vėrtetės dhe do mbajė pėrgjegjėsinė qė i takon pėr recensėn e vitit 1976, qė u pasua nga pushkatimi i dy poetėve. Ēuli, aktualisht, deputete e PSD-sė jep versionin e saj se si u pushkatuan poetėt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ngjarje pėr tė cilėn ju atakua si e lidhur direkt me vendimin. Lajmi pėr lidhjen e saj me kėtė ngjarje, sipas poetes, ėshtė i pėrsėritur prej vitesh. Kjo, sqaron ajo, nė varėsi tė interesave tė ndonjė grupi tė caktuar njerėzish. "Por, edhe nga persona tė lidhur me viktimat, tė cilėt, tė lėnduar nga dhimbja dhe tė ndikuar nga fushata mediatike, identifikuan akuzatorin me personin tim", theksoi Ēuli. Ajo nėnvizon se sė fundmi, ky sulm ėshtė njė spekulim politik, pėr shkak tė detyrės, pėr tė denigruar figurėn e saj dhe pėr ti ngarkuar pėrgjegjėsi tė rėnda morale. "Sulmi ėshtė nė vazhdėn e sulmeve tė mazhorancės ndaj opozitės pėr ta inkriminuar atė", konstatoi Ēuli. Ajo u bėri apel edhe mediave, qė tė tregohen mė tė pėrgjegjshme pėr akuzat qė lėshojnė pėrmes faqeve tė gazetave. "E vėrteta ėshtė se nuk ka pasur asnjė ligj nė Kodin Penal tė asaj kohe qė tė jepte dėnimin me vdekje pėr poezi pesimiste apo tė paqarta dhe askush nuk ėshtė ndėshkuar me atė dėnim pėr kėtė arsye", deklaroi Ēuli. Ndėrsa shtoi se recensa si ajo e shkruar prej saj, tridhjetė vjet mė parė - nė redaksinė e gazetės dhe jo nė hetuesi, shkruheshin edhe pėr krijimet e saj dhe tė kolegėve tė tjerė, madje dhe shumė mė tė rėnda. Duke mohuar nė kėtė mėnyrė tė ketė shkuar ndonjėherė nė prokurori apo hetuesi pėr kėtė ēėshtje nė fjalė. "Nė atė kohė, kur kam qenė vetėm 25 vjeēe, nuk mendoja si sot; ai ka qenė gjykimi im pėr letėrsinė nė atė moshė dhe nė atė periudhė, ashtu siē mendonte dhe shkruante shumica e njerėzve tė asaj fushe", vlerėsoi shkrimtarja Ēuli. Mė tutje, sipas tij, ajo nuk e ka ditur kush ishte autori i poezive, ku jetonte apo ēfarė bėnte nė jetė. "Nuk e kam ditur as pėrse ma kanė kėrkuar recensėn dhe kėto i them me pėrgjegjėsi tė plotė", u shpreh Ēuli. Ndėrsa sqaron se kur ka marrė vesh tragjedinė, nė fillim tė viteve 90, ėshtė ndjerė shumė keq, ashtu sikurse pohon se ndihet edhe sot. "Jam ndjerė keq pėr dogmatizmin e kohės qė shprehet dhe nė analizėn time, pėr koincidencėn qė ajo analizė e imja ka pėrfunduar nė njė dosje gjyqėsore dhe pėr tragjedinė qė ka pasuar", tha ajo. Ēuli vlerėson se ndjesa pėr atė veprim tė rinisė, tė kryer padashur, ėshtė pak pėr familjen e poetit, ndėrsa "vepra ime e mė pasme dėshmon tė kundėrtėn". "Sot, nė njė moshė tė pjekur e gjykoj me hidhėrim atė qė ka ndodhur, por, nga ana tjetėr, ėshtė krejt e pamoralshme qė tė hidhet mbi mua pėrgjegjėsia e dėnimit me vdekje dhe tė pėrdoret si fushatė", nėnvizoi Ēuli. Sipas saj, grupi i njerėzve qė sot i fryn kėsaj fushate, padyshim kėrkon tė fshehė tė vėrtetėn, tė mbrojė akuzatorėt dhe organizatorėt e vėrtetė tė gjyqit tragjik, akuzat e vėrteta me anė tė tė cilave poetėt u ndėshkuan me dėnimin kapital. Duke hedhur opsionin qė dikush brenda kėtij grupi kėrkon tė mbulojė gjurmėt e veta, duke pėrhapur tymnaja tė kėtij lloji. "Disa vjet mė parė, nė njė nga periudhat aktive tė kėtij sulmi, ndonėse nuk kisha asnjė lloj posti zyrtar, i kėrkova Komisionit tė Verifikimit tė Figurave tė mė verifikonte figurėn", tha Ēuli. Dhe, sipas saj, mė vonė ky komision i dha dokumentin, ku konfirmohet se nuk ka pasur asnjė lidhje me Sigurimin e Shtetit. "Pėr tė qenė nė transparencė tė plotė me publikun dhe me detyrėn time si deputete, unė do ta ndjek ēėshtjen nė tė gjitha elementet e saja dhe do tė mbaj mbi vete ato pėrgjegjėsi qė mund tė mė takojnė pėr recensėn e vitit 1976", theksoi ajo.
Denoncimi
Pak ditė mė parė, nė njė seancė tė Kuvendit, ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, akuzoi Ēulin se ka ēuar drejt pushkatimit dy poetėt nga Librazhdi. Duke replikuar me Ēulin, qė kritikoi mėnyrėn si ishte hapur Panairi i Librit i kėtij viti, tha se "panairi ishte i suksesshėm, ėshtė botuar njė libėr i Sadik Bejkos, i cili ka pasur shumė sukses dhe qė flet pėr poetėt Vilson Blloshmi e Genc Leka. Kėta janė poetėt qė parafolėsja i ēoi drejt pushkatimit me njė recensė tė sajėn". Dhe pas kėsaj, "Gazeta Shqiptare" publikoi letrėn e recensės dhe poezitė e poetėve nė fjalė.
CV
Emri: Diana Ēuli
Datėlindja: 13.4.1951
Vendlindja: Tiranė
Edukimi: UT Gjuhė dhe Letėrsi
Veprimtaria: Shkrimtare, gazetare, eksperte nė fushėn sociale.
1973-1990: Gazeta "Drita" dhe revista "Les lettres albanaises"; 1990-2000: Presidente e Forumit tė Pavarur tė Gruas 1993-1998; Presidente e Forumit tė OJQ-ve shqiptare; 2004-2005: pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė Komisionin e Kulturės nė KE; 1995-2005: Anėtare e Bordit Interballkanik tė Grave; anėtare e Kėshillit Mesdhetar tė Grave
Aktualisht: Deputete e PSD-sė
Publikime: 7 romane, 2 vėllime me tregime, drama, skenarė filmi, artikuj, studime letrare brenda dhe jashtė vendit
Vilsoni dhe Genci, poetėt e vrarė nga diktatura
Nė kopertinėn e pasme tė njė numri tė revistės Nėntori, organ i Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, e cila u gropos nė vitin 1976 pas arrestimit tė vėllait tė Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi, e qė u nxor nga dheu (sikur i vdekuri tė ringrihej prej varrit!) pas vitit 1991 lexohen vargjet qė mbajnė nėnshkrimin V:B.dhe shpirti i tė vdekurve me njė pishtar/ vrapon, del i dalldisur nga humbja e ndjen vdekje/Hapėsirės nė ēdo vend. /pėrzien krahė, flatra, me shpirtin tim/ mbi detin e qetėsisė, mbi dallgė kalon/ takon njė pikė nga lotėt qė rrodhėn ujė/ dhe dhimbja ndrin argjend! Vilsoni e parandiente vdekjen. Kėtė e dėshmojnė gjithė pėrkthimet e tij prej poetėve francezė ku me vargjet tyre ai dėshmon gjendjen e parandjenjėn e fatit tė tij. Duke pėrkthyer Rasinin ai shkruan: - tani po shoh rremin edhe varkėn fatale/ ndjej varkaxhinė e vjetėr nė brigjet infernale/ me padurim thėrret: po tė presim, nxito! Hajde, gjithēka ėshėt gati, zbrit shpejt, mos mė vono! Mes hyrjeve e daljeve tė raftet dhe vitrinat e librit, mbetesh nė kopertinėn e librit Vilsoni dhe Genci tė autorit Sadik Bejko. Autori, jo mė kot, nuk e ka shėnuar emrin e vet nė krye, ashtu si rėndom do donte secili, pas njė mundi dhe pune tė lodhshme pėr ta sjellė gjithė historinė e kėputur tė dy poetėve nė formatin e njė libri lapidar, ku paksa nga rrezatimi i kėsaj dėshmie tė fortė, do tė merrte edhe vetė lavdia e shkrimtarit kushdo qoftė ai. Mirėpo, nė kėtė rast kemi pėrplasje tė fateve, kemi kryqėzime tė sė njėjtės kohė, tė sė njėjtės diktaturė e cila dy poetėt i dėnoi me plumb, por poetin shkrimtar, publicistin, studiuesin, vet autorin e librit e dėnoi sipas parametrave qė caktonte po ajo lloj mynxyre. Degdisur nė zgafellet e minierės pėr tė varrosur ēdo rimė, ēdo figurė, apo ēdo simbol qė drithėron poetin e ēdo vendi e tė ēdo kohe. Mosvėnia e emrit tė Sadik Bejkos me vet dėshirėn e tij nė kopertinė, ėshtė njė lloj dhurate qė autori, heshturazi, ashtu si dinė njerėzit e urtė e tė menēur, u bėn dy djemve qė nuk provuan as plakjen, as shijen e ditės sė lirisė, as ėndrrėn pėr tė botuar njė libėr me vjershat e tyre. Kjo mjafton qė tė hapėsh librin me njė mal respekti pėr njeriun qė e shkroi, pėr lodhjen e tij, e cila erdhi e copėzuar edhe tek ne, miqtė e tij, sipas deformimeve dhe paragjykimeve me tė cilat ėshtė e mbarsur bota e madhe e botimit tė librave. Ndonjė shtėpie botuese nuk iu duk libėr i mirė, pasi sipas paradigmės sė tyre: mjaft u shkrojt pėr krimet e diktaturės
?! Ndonjė tjetėr shtėpi botuese nuk pa fitime tė mėdha dhe nuk gjeti njerėzit e duhur pėr ta marrė pėrsipėr botimin e tij. Ndėrsa, pėr sa kohė enden shkrimtarė nė hullinė e pafund tė medias sė shkruar, pėr sa kohė ka njerėz qė kėmbėngulin nė dėnimin e krimeve tė komunizmit dhe vlerėsimin e kohės qė pėrēudnoi jetėt tona, libri nuk mund tė vdiste. Ai u botua nga shtėpia botuese 55 nėn kujdesin personal tė Fahri Balliut. Dhe dy emrat e poetėve tė vrarė nė krye tė librit Visoni dhe Genci qėndrojnė duke lėshuar rreze drite qė vijnė prej errėsire tė thellė vrastare nė stendat e panairit, duke tentuar qė dalėngadalė tė hyjnė nė kujtesėn dhe nė historinė e kėtij kombi tė marrė nėpėr kėmbė. Njė komb pa kujtesė nuk mund tė jetojė gjatė, por njė komb me kujtesė tė shkapėrderdhur prej pseudo historianėve dhe pseudo politikanėve qė e pėrdorin historinė si shami qė hidhet sipas drejtimit tė erės sė interesave tė vogla, ėshtė mė pak se njė komb, ėshtė njė skllavėri e pafund. Ndaj, kėmbėngul qė libri Vilsoni dhe Genci duhet lexuar edhe mė tej se njerėzit kuriozė ndaj letėrsisė. Duhet ta lexojnė nxėnėsit nėpėr shkolla, politikanėt nė kohėn e tyre tė lirė (jo pas gogėsimave tė drekave e darkave monstruoze!) , duhet ta lexojnė ata qė ende janė gjallė dhe hiqen si tė vdekur. Ky libėr nuk ka nevojė vetėm pėr njė lexim. Nėse Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nė promovimin e kėtij libri mblodhėn pesėdhjetė miq, le tė shpresojmė qė pas pesė vjetėsh tė jenė bėrė pesėqind, pesė mijė apo mė shumė. Libri Vilsoni dhe Genci hapet me njė parathėnie tė mrekullueshme nga shkrimtari Ismail Kadare. Askush nuk do ti bėnte mė mirė hije se fjala e shkrimtarit qė shkroi Pėrbindėshi-n, apo Pallati i ėndrrave. Vetėm filozofia e tij rrėnqethėse do tė sistemonte ndjesitė tona nė tė lexuar, duke u pėrqendruar nė hapėsirė, kohė dhe lartėsi tė kėsaj drame e cila, megjithėse zhvillohet nė njė fshat tė humbur tė Librazhdit, thelbin dhe kokėn e vet e ka nė folenė ku grerėzat e sigurimit tė shtetit thurnin intrigėn kundėr poetėve dhe familjeve tė tyre. Nuk mund tė duronin hienat njė familje me traditė qė sfidonte lehtė injorancėn e tyre. Nuk mund tė duronte diktatura qė nė njė humbėtirė tė lexohej e shkruhej frėngjisht, nė gjuhėn e Hygoit, tė Bodlerit, tė Malarmesė, Bualosė, etj.etj. Diktatura nė kulmin e ekstazės dhe ēmendurisė sė saj tė zezė donte edhe kokėn e poetėve. Donte vdekjen e tyre. Dhe askush nuk mund tė ndihmojė nė vrasje ne poetėve mė shumė se vet poetėt, ata qė rimat e vargjet e tyre, qė librat e tyre, qė studimet e tyre i ngjyen me gjakun e dy poetėve tė pafajshėm duke u shndėrruar nė mėkatarė. Ismail Kadare nė parathėnie shkruan se kohė pėr krim nuk ka pasur kurrė nė botė, por ka pasur doktrina e njerėz vrastarė qė, pėr fat tė keq, vėrtiten ende midis nesh. Njė armatė e tėrė sahanlėpirėsish pėrpiqen sot ta ndihmojnė diktaturėn e rrėzuar tė fshehė tmerret e saj. Kėta janė ish- informatorė tė saj, ish- spiunė denonciatorė, qė kanė zėnė vend nė mekanizmat e pushtetit, tė profesoratit, tė diplomacisė, tė mediave e natyrisht tė biznesit. Libri Vilsoni dhe Genci ėshtė shumėdimensional. Ai ėshtė dėshmi e njė krimi i cili duhet tė njihet si krim i kryer nga truri i diktaturės qė vet e ngjizte dhe vet e kryente lemerinė. Ky libėr ėshtė dėshmi e njė krimi qė ka fundin e vet nė natė ne shtatėmbėdhjetė korrikut 1977, kur kėpucėt e Vilsonit dhe tė Gencit nuk ishin mė tek dera e qelisė sė tyre dhe plaku bashkėvuajtės i qelisė sė Vilsonit i pėrcolli vėllait tė vet, edhe ai i burgosur fjalėt e fundit tė Vilson Blloshmit:- i thuaj Lalės, Hasanit, se nuk kam bėrė asgjė nga ato qė u thanė nė gjyq. Se nuk kam pranuar asgjė. Vilsonin dhe Gencin i pushkatuan tek vendi i quajtur Pėrroi i Firarit, njė rrėpirė e mėnjanuar dhe e shkretė, nė njė tė pėrpjetė, pak nėn majėn e malit tė Zgarės, gati dhjetė kilometra larg qytetit tė Librazhdit. Vargjet e tyre u varrosėn bashkė me flokėt, sytė, gojėn zemrėn. Uji qė rrodhi pėr mote diku nj shembje dheu e i lau eshtrat e poetėve duke i nxjerrė sipėr dheut, sikur tė ngriheshin sipėr rėnkimeve dhe dhimbjes sė madhe. Duke lexuar e rilexuar librin Vilsoni e Genci tė Sadik Bejkos, pikėrisht nė pjesėn ku shfaqet monstruoziteti i turmės sė injorantėve pėrballė njerėzve qė vinin nga familjet e mėdha e me kulturė, mė vjen nė mendje libri i At Zef Pllumit Rrno vetėm pėr me tregue i cili, kujton se si turma i gjuante me gurė priftėrinjtė nė vitin 1967 e analizon se vetėm nga njė popull i paditur e i pakulturuar mund tė presėsh kėto veprime. Ėshtė po ajo situatė e cila pėrsėritet nė ēdo rast ku gjenden sabotatorė, armiq, kulakė. Skema e diktaturės dhe levave tė saj ėshtė e njėjtė. Vetėm ndėrrojnė njerėzit e shėnjuar pėr tu zhdukur, familjet pėr tu shkatėrruar e ofiqet e shpėrblimet pėr mėkatarėt e vėrtetė qė pagėzojnė veten e tyre duke i zhytur duart nė gjak. Nė kėtė libėr, autori ka pėrmbledhur gjithė shėnimet, vjershat, pėrkthimet e dy poetėve pėr tė bėrė akoma mė tė qartė pafajėsinė e tyre, apo fajin e madh pse e donin tė bukurėn dhe artin. Kėtu janė edhe vjershat qė pėrcaktuan vendin e tyre pėrballė plumbave. Kėtu ėshtė Saharaja e famshme e cila nuk i shkonte pėr shtat diktaturės, por qė vet ky vend ishte njė lloj Saharaje pėr poetin. Poezitė e tyre, letrat dhe pėrkthimet rrėfejnė se njerėzit qė duan jetėn, qė duan tė ardhmen, qė e duan tė bukurėn, e gjejnė edhe nė honet e humbura tė fshatit ku qenė tė destinuar tė rronin. Si pėr tė lėnė pauzėn e nevojshme pėr gjithė rebelimin e lexuesve, autori nė fund tė librit ka sjellė gjithė procesin gjyqėsor e dėshmitė qė ndihmuan pėr vdekjen e poetėve tė Librazhdit. Mė tej, lexuesi, patrioti, njeriu i mirė i kėsaj kohe reflekton vetiu. Sepse kjo kohė e turbullt ka nevojė pėr reflekse tė menēura dhe tė urta, pasi diktatura mund tė ringrihet sėrish, nėse ne ndihmojnė qė ajo tė mos vdesė pėrfundimisht. Ky libėr ka nevojė vetėm pėr kujtesė, vetėm pėr urti, nuk ka nevojė pėr urrejtje, nuk ka nevojė pėr revansh. Nėse urrejtja e mbyt kujtesėn, ėshtė njėlloj si ti rivrasėsh edhe njė herė poetėt. Tashmė, eshtrat e dy djemve u ngjizėn prej fillimit nė librin e Bejkos, shpirti i tyre kishte nevojė vetėm pėr zemrėn tė regėtinte sėrish, e ky rit po kryhet pak e nga pak. Nė fillim memoriali me dy portretet e memorialit tė realizuar me mjeshtėri nga Sadik Spahia, libri i punuar pėr mė se dy vjet prej Sadik Bejkos, dhe botimi dinjitoz prej shtėpisė botuese 55. Mjafton respekti ndaj dy tė vrarėve dhe librit qė u shkrojt pėr ta, qė ta rendisin nė shtėpitė botuese tė ēmuara pėr njė vend ku vlera e librit dėshmi e kohės antishenjė ėshtė e rrėmujshme dhe e keqkuptuar.
Ledi Diana apo Ledi Makbeth
Diana, bashkėshortja e Vilson Blloshmit, njėrit prej poetėve tė vrarė nė 17 korrik 1977, rrėfen:
Doja qė tu falej jeta. Unė i kam shkruar letrat nė emėr tė familjes. Letrat pėr nė Kuvend. Pėr Enver Hoxhėn e pėr tė tjerėt.
Nėna e Vilsonit dhe ajo e Gencit ēanė Bllokun. E di ēdo tė thotė, ēanė Bllokun? U futėn mes pėrmes rojeve dhe ushtarėve e arritėn gjer tek vila e tė Mėdhenjėve. U shtrinė nė shesh dhe ulėrinin. Kėrkonin falje jete pėr tė bijė. E kapa pėr krahu Arianit Ēelėn. Dhe ai mė dha fjalėn se do u falej jeta. Na mashtruan. Qė tė gjithė na mashtruan. Na gėnjyen. Ne nisnim letra pėr falje jete, ata i kishin vrarė....Nėna e Vilsonit mė dukej se nuk po e ndjente dhe aq vdekjen e djalit. E duronte. U mblodh me mua dhe me vajzėn. Me ne flinte... me ne hante... me njė dashuri pėr vajzėn qė ētė them. Gjėma e saj ishte e ēishte. Kujė e zezė u bė kur ikėm unė dhe vajza. Tani mė vdiq vėrtet Vilsoni. Tani mė vdiq djali... ulėrinte ajo
Nė parathėnie Kadare shkruan pėr njė tjetėr grua, zonjėn e zezė Hoxha, qė gjasat natyrore e kishin bėrė rastėsisht nėnė:
Nė shumicėn e pushkatimeve nė Shqipėri pėrsėritet e njėjta skenė. Nėnat qė kėrkojnė mėshirė nga gruaja mė e fuqishme e Shqipėrisė. Ato kanė njė fije shprese dhe ende besojnė se gruaja qė ėshtė vet nėnė, diēka do tė kuptojė nga dhembja e nėnės qė duan tia vrasin djalin. Por gjer mė sot nuk ėshtė dėgjuar asnjė rast qė kjo grua tė ketė ndjerė mėshirė pėr ndonjė nėnė. Sė fundmi, nė Shqipėri guxohet dhe flitet pėr emra. Pėr firma dhe jo firma dosido. Firma fatale. Flitet me emra. Me zė tė fuqishėm. Me dosje publikuar nė media. Del emri i njė tjetre grua e implikuar keqas nė dosjen e dy poetėve tė vrarė. Njė tjetėr lloj Diane, qė me gjithė talentin e saj letrar, me gjithė zhdėrvjelltėsinė e saj politike dhe elokuencėn mediatike, me gjitha pathosin me tė cilin i mbron gratė e shoqatės saj fantazmė fitimprurėse, nuk arrin tė pėrfytyrojė se si do vepronte ajo vet, po ti kishin vrarė birin, po ti kishin pushkatuar burrin. Mė tej, a do kėrkonte shpagim pėr fajtorėt e asaj mynxyre? Emri i saj u bė i ditur vetėm nė vitet e demokracisė, kur bashkė me tė burgosurit politikė u gėrmua nga tė afėrmit e tė zhdukurve nė dosjet famėkeqe tė Sigurimit tė Shtetit. Bashkė me emrin e saj janė edhe emra tė tjerė qė pėrfaqėsojnė profesoratin e vargjeve dhe letėrsisė sonė. Ishte njė tentativė e tillė nė para ca kohe, por zėrat dhe hija e fantazmave qė u pushkatuan nuk qenė kaq tė fuqishėm. Pėrpiqeshin ti mbysnin. Ti bllokonin. E majta qe mė e fuqishme se asnjėherė. E majta qė vijonte me tė njėjtėn strategji dhe urrejtje, me tė njėjtin pėrēmim ndaj njerėzve qė u dėnuan nga diktatura komuniste. E majta nuk e njohu kurrė dhimbjen pėr njerėzit e humbur. Pėr njerėzit e vrarė. Pėr njerėzit e torturuar e burgosur. Ajo qe po aq e kuqe sa vet partia qė e nxori prej gjirit. Nuk kėrkoi kurrė falje. Nuk e njeh institucionin e faljes publike. Shfaqet nė vitet 90 fantazma e dy poetėve tė vrarė. E brishta Ledi Diana nuk e pėrfill. Ka tė tjera pikėsynime. Ka biznes me ide progresiste pėr lėvizjen feministe. Ka projekte qė nė formė enigmatike hapen e mbyllen pa u ditur e pa u zhvilluar asnjėherė. Femrat shqiptare mbetėn po ashtu si kanė qenė, po aq tė dhunuara, po aq tė emancipuara, po aq tė nėnshtruara, po aq tė papuna, po aq tė paditura pėr bėmat e fshehta dhe analizat e imėta tė kryetares sė tyre nė kohėn e regjimit komunist, kur ajo ishte ende e pamėsuar dhe ende e paditur (vetėm 25 vjeē?!) Ndėrsa diku krijohej njė shtėpi botuese, diku njė biznes qė edhe mund tė rrezikohej nga dalja e ndonjė emri apo ndonjė dokumenti tė vjetėr.
Ledi Diana i ngjan aq shumė nė sipėrfaqe Ledi Dģ-sė sė famshme tė mbretėrisė angleze. Dhe dallon po aq shumė prej saj. Aq shumė e besoi kėtė, sa nuk u zmbraps kur e propozuan pėr tė pėrfaqėsuar si deputete njė zonė njerėzish tė urtė e tė butė, tė menēur e tė besės, si vet janė pėrmetarėt. Tashmė ajo e humbi qetėsinė, rehatinė. Eshtrat e poetėve tė vrarė, brinjėt e poezisė sė tyre dekadente e shpojnė tej e pėrtej ndėrgjegjen e saj, e viktimizojnė e bėjnė lozonjare nė retorikėn mbrojtėse. Ajo kėrkon tė gjejė njerėz qė fshihen pas kėsaj akuze. Vallė, nuk i mjafton vdekja e dy njerėzve tė rinj, sa, ndoshta mosha e fėmijėve tė saj sot? Pasi nė shqetėsimet e zonjės sonė hyjnė fuqishėm emrat e dy poetėve, Vilson Blloshmi e Genci Leka dhe dėshmia e saj famėkeqe, ajo e ndjen dheun ti rrėzohet nėn kėmbė. Pėr fatin e keq tė zonjės, ky dokument qė e akuzon sot, nuk u zhduk dot nė kohė. Ai ishte si shenjė e shpirtit tė nėnave tė poetėve qė panė me sy vdekjen e bijėve tė tyre. Ai ishte aty pėr ti kujtuar zonjės se personazhi i saj po kalonte nga pėrmasat e ledi Dianės nė atė tė Ledi Makbethit. Korbi, sistemi vrastar me fytyrėn kriminale tė ēdo diktature, sigurimi famėkeq i shtetit pėrfshiu edhe njerėz si puna e saj apo dy tė tjerėve, Muzafer Xhaxhiu e Koēi Petriti, qė duke interferuar me kėtė lloj mostre morėn hiret e saj. Nuk qenė xhindet qė i ndėrsyen njerėzit nė sulmet vrasėse, ishte vet diktatura e instaluar mė egėr se kudo qė edhe gratė i bėnė burra, duke i mbushur nga koka gjer nė thonj e gjer nė buzė me zemėrgurtėsinė mė tė egėr. Nė analet e sigurimit famėkeq tė shtetit komunist mpiksej gjaku dhe mbyllej udha e hyrjes sė mėshirės. Asnjė rrahje e natyrės sė dhembshur nuk arrinte tė trondiste qėllimin e zi, apo ta zmbrapste aktin e lemerishėm tė krimit. Ai sistem ishte aq i fuqishėm sa njėlloj si nė mbretėrinė e largėt tė tragjedisė sė Shekspirit arrinte tu merrte qumėshtin femrave prej gjirit e tu hidhte vrer. Ky vrer ende sot mundohet tė dalė i shtrydhur nė formė nė formė pafajėsie. Dhe shfaqet sikur tė qe ajo, Ledi Makbeth e rrethuar nga fantazma e tė vrarėve. Po ata njerėz qė dje morėn pjesė nė njė formė apo nė njė tjetėr nė gjithė ritin fatal tė dėnimit tė njerėzve tė pafajshėm, sot janė nė sfera tė ndryshme tė pushtetit, tė medias dhe tė biznesit. Janė bėrė mė tė butė, mė tė padukshėm, pėrpiqen tė hiqen si tė vdekur, sikur nuk janė, por qė fuqishėm kanė instaluar sistemin e tyre tė mbrojtjes kundrejt ēdo akuze apo fantazme qė nga fundi i varrit i akuzon. Sipas dėshmisė sė saj tė rafinuar, ishte vetėm 25 vjeē. Jo fort e rritur pėr tė gjykuar njė akt tė tillė mėkatar e vdekjeprurės. Jo fort tė rritur ishin edhe dy poetėt pėr tė shkuar drejt plumbave. Njėri 29, tjetri 34. Ata nuk kishin kė tė pyesnin pėr fajin e tyre. Ndėrsa zonjusha mund tė pyeste tė atin pėr atė lloj firme dhe atė lloj analize letrare qė i bėri poezive kobndjellėse. Edhe poetėt Bloshmi e Leka nuk e dinin se pėrse po i dėnonin. Edhe ata ishin po aq tė pafajshėm sa ėshtė sot zonja e pėrdėllyer.
A do lejonte njė faqe gazete kryeredaktori i Shekullit pėr akuzat qė do tė donte tė publikonte familja e Genc Lekės dhe Vilson Blloshmit? Kurrsesi, jo. Sepse do tu duhej tė harronin se bij e nipėr tė kujt janė. Sepse do tė duhej tė jepnin dorėheqjen prej posteve kyēe nė media.
Nuk ėshtė vetėm zonja Ēuli. Janė edhe tė tjerė. Por si duket, tė ndėrgjegjshėm pėr atė qė kanė bėrė, nuk dalin nė sipėrfaqe, rėndojnė poshtė. Megjithėse janė kudo. Tentakulat mbrojtėse i kanė ngritur prej kohe. A do tė krijonte mundėsi nė studion e vet televizive tė emisionit Zip gazetari tė ftonte Bedri Blloshmin, vėllanė e Vilson Blloshmit, apo njerėzit e Genc Lekės, qė tė rrėfenin dosjet dhe nėnshkrimet e ekspertizės letrare? Tė tregonin se si ua tundnin hetuesit nė fytyrėn e verdhė prej torturave ekspertizėn letrare qė u kishin gatuar ekspertėt prej Tirane? A do lejonte njė faqe gazete kryeredaktori i Shekullit pėr akuzat qė do tė donte tė publikonte familja e Genc Lekės dhe Vilson Blloshmit? Kurrsesi, jo. Sepse do tu duhej tė harronin se bij e nipėr tė kujt janė. Sepse do tė duhej tė jepnin dorėheqjen prej posteve kyēe nė media. Dhe flitet vetėm pėr njė dosje. Vetėm pėr dy poetė tė vrarė. Po sa ėshtė lista e njerėzve tė zhdukur, tė pushkatuar, tė internuar. Sa firma lėvrijnė poshtė dėshmive qė i ēuan nė gjyq apo para skuadrės sė pushkatimit? Sa emra informatorėsh e ish-spiunėsh janė ende tė padalė. E gjitha kjo ėshtė plaga e madhe e shoqėrisė sonė. E gjitha kjo kėrkon edhe njė herė ngritjen fuqishėm tė zėrit pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, sė paku nė rrafshin moral. Njė shoqėri e ndotur moralisht si kjo e jona nuk mund tė ecė pėrpara pa larė hesapet me ndėrgjegjen e vet. Diktatura filloi funksionimin me improvizimin e dhomave tė torturave. Ishte vėrtet luftė. Lufta e tė pashkolluarit me kolosėt e dijes, tė shkencės e tė mendimit, lufta e njerėzve tė etur pėr vėllavrasje me njerėz qė nė bazė tė formimit tė tyre kishin paqen dhe besimin tek zoti. Lufta e tė paaftėve me njerėzit e aftė dhe tė ndershėm. Tė gjitha nė emėr tė partisė. Tė gjitha nė emėr tė luftės sė klasave. Komunizmi ka rėnė nė Shqipėri, por jo pluhuri dhe duhma e tij. Ai nuk ka vdekur. Njė karakteristikė e kėsaj lemerie ėshtė dhuna e madhe psikike, mashtrimi dhe urrejtja. Janė shpėrndarė kudo, majtas e djathtas. Gjithė hibridet e partive tė majta janė ngritur mbi tė njėjtėn psikozė, atė tė njė regjimi totalitar e sistemi diktatorial, ku njeriu humbet ēdo vlerė tė lirisė. Diktatura e vjetėr e ka njė lloj avokatie dhe Shqipėria ėshtė mė e pambrojtur se kurrė, sepse qėllimi i kėsaj diktature gangrenė ėshtė qė nėpėrmjet ēoroditjes dhe shpėrndarjes sė fajit tė mbetet jashtė fajėsimit pjesa mė e errėt e saj. Ajo pjesė, duart e sė cilės kullonin gjak. Mė kot pėrpiqen ta dyzojnė thelbin e mekanizmit tė kėsaj diktature. Ajo ishte njė, tru e dorė, ndaj duhet ērrėnjosur e gjitha, me gjithė gjymtyrė. (Sot)
(Numer i artikujve te permbledhur nga shtypi shqiptar)