Forumi Musliman i Kosovės po ndjek me shqetėsim dhe ndjen keqardhje qė ditėve tė fundit janė ripėrtėrirė zėrat nė media elektronike dhe tė shkruara tė cilat janė tė drejtuara kundėr kulturės islame tek shqiptarėt.
Njė prej kėtyre zėrave ėshtė edhe vet shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare, i cili me ardhjen e tij nė Kosovė nė vend qė tė kėrkojė falje nga opinioni i gjerė shqiptar pėr fyerjen e kulturės islame dhe etiketimin e shqiptarėve mysliman si aziatik, ai e pėrbuz mikpritjen kosovare me fjalėt urrejtjenxitėse, qė i pėrcolli opinionit shqiptar tė Kosovės mu nė mes tė Prishtinės, pėr ēarsye Forumi Musliman i Kosovės u trondit nga fjalorthi i tij qė bie ndesh me parimet e tija morale si dhe cenimin e lirisė sė tė drejtave njerėzore.
Ende pa u pėrfunduar kjo odiseadė e Kadaresė nė shtypin tonė shqiptar, gjegjėsisht nė gazetat Koha Ditore nė Prishtinė si dhe Shekulli nė Tiranė dhe nė gazetat tjera shqiptare u botua letra e hapur e 32 intelektualėve shqiptarė nga mbarė trojet shqiptare dėrguar Presidentit tė Kosovės, kryeparlamentarit tė Kosovės si dhe kryeministrit tė Kosovės lidhur me katedralen nė Prishtinė.
Forumi Musliman i Kosovės ēmon dhe respekton tė drejtėn e besimtarėve shqiptarė katolik pėr lirinė e plotė nė ushtrimin dhe zbatimin e riteve tė tyre fetare, por kategorikisht kundėrshton kur kjo e drejtė merr kahje politike dhe politizon ēėshtjen tej mase.Ngritja e katedrales nė Prishtinė si shenjė e shtetėsisė sė Kosovės nė letrėn e tyre tė dėrguar tė 32 intelektualėve shqiptarė e ka mbushur kupėn pas sė cilit edhe lexuesi fillestar shqiptar mund tė kuptojė se kah na ēon kjo iniciativė hipokrite e tyre. A thua kėrkesa pėr ngritjen e qendrės islame nė Prishtinė, qė u refuzua kohė mė parė nga organet kompetente komunale tė Prishtinės, na qenka shenjė e jo shtetėsisė sė Kosovės. Forumi Musliman i Kosovės njashtu kundėrshton ndėrtimin e katedrales nė vendin ku gjendet gjimnazi ekzistues, nga i cili janė shpėrngulur nxėnėsit e rregullt qė e kanė ndjekur mėsimin nė tė dekada me radhė.
Forumi Musliman i Kosovės apelon tek organet kompetente komunale qė tju mundėsohet besimtarėve si atyre myslimanė njashtu edhe katolikė tu jepen lokacionet gjegjėse pėr ngritjen e objekteve fetare sipas nevojės dhe kėrkesės sė tyre, tė cilėt do tė shėrbejnė dhe do tė jenė vende fetare nė tė cilin do tė kryhen rite fetare, e assesi tė paraqiten si simbole me shenjė apo mos shenjė tė shtetėsisė sė Kosovės.
Pas hipokrizisė sė letrės sė 32 intelektualėve pėr katedralen si dhe fyerjes nga ana e Kadaresė, provokimi mė i ri erdhi nga revista Mapo, e cila tė shtunėn me datė 11.11.2006 botoi intervistėn ekskluzive me Fleming Rose, botuesin danez tė karikaturave, tė ilustruar me njė karikaturė ofenduese ndaj profetit tonė Muhamedin a.s.
Forumi Musliman i Kosovės e dėnon ashpėr kėtė akt fyes antiislam dhe ngacmim tė qėllimshėm tė ndjenjave tė shqiptarėve mysliman shumicė si dhe shpreh shqetėsimin e thellė pėr pėrhapjen e vazhdueshme tė islamofobisė, e cila pėr qėllim ka tė provokojė qeverinė shqiptare dhe tė krijojė trazira nė Shqipėri, e nė mėnyrė tė tėrthortė, pas shtyrjes sė propozimit tė presidentit Ahtisari nga Grupi i Kontaktit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, tė shkaktojė edhe trazira nė Kosovė, qė ėshtė qėllimi i qarqeve tė caktuara, e nė radhė tė parė qarqeve serbogreke.
Forumi Musliman i Kosovės apelon tek shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, e muslimanėt nė veēanti, qė tė tregohen maksimalisht tė matur dhe tė kujdesshėm ndaj kėtyre provokimeve tė vazhdueshme me qėllime dhe plane tė caktuara mė parė, dhe tė mos bien pre e qarqeve tė caktuara politike qė synojnė destabilizimin e shqiptarėve nė kėto momente tė rėndėsishme historike nė tė cilėn po kalon populli shqiptar nė pėrgjithėsi e nė Kosovė nė veēanti.
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS, Prishtinė
(Forumi Musliman i Kosovės ėshtė organizatė joqeveritare e shoqėrisė civile tė myslimanėve shqiptar dhe tė tjerė tė Kosovės).