(Reagim ndaj letrės sė hapur tė intelektualėve me titullin: Katedralja e Nėnė Terezės- shenjė shtetėsie, dėrguar krerėve tė institucioneve Kosovės, botuar nė gazetėn Koha Ditore me 9 nėntor 2006, faqe: 10, si edhe nė disa gazeta tė tjera nė Kosovė dhe Shqipėri)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Nė fillim tė muajit nėntor 2006, tridhjetė e dy (32) intelektualė nga tė gjitha trojet shqiptare i dėrguan njė letėr tė hapur krerėve tė institucioneve tė Kosovės:
Presidendit tė Kosovės: Prof. dr. Fatmir Sejdiu
Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės: Kolė M. Berisha
Kryeministrit tė Kosovės: Agim Ēeku
Letra e tyre fillon me kėto fjalė: Bėhen dy vjet kur u vu gurthemeli i katedrales Nėna Tereze nė Prishtinė
Kur bėhen dy vjet? Kjo nė letėr nuk ėshtė shėnuar, ndoshta e kanė harruar!? Prandaj, kėtu ėshtė e nevojshme pėr tiu rikujtuar se:
Gurthemeli i katedrales katolike u vu ditėn e premte, nė mesditė, me 26 gusht 2005, nė zemėr tė Prishtinės, nė hapėsirėn e gjimnazit Xhevdet Doda. Pra, dy vjet bėhen nė mesditėn e datės 26 gusht 2007
A keni kalendar ore intelektualė trushpėrlarė
?!
Kur u vu gurthemeli i katedrales katolike nė Prishtinė, gurthemelit tė katedrales katolike i mungonte leja e ndėrtimit
Pėrmes njė komunikate pėr shtyp, lėshuar me 26 gusht 2005, zyrtarėt komunal tė Prishtinės vėnien e gurthemelit tė katedralės e kanė cilėsuar: tė nxituar, sepse nuk janė plotėsuar procedurat administrative dhe nuk janė plotėsuar obligimet
Me gjithė kėtė, vėnien e gurthemelit tė Katedrales katolike e ka bėrė ish-kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), i cili, ndėr tė tjera, pat thėnė:
Ne jemi tė bindur se ndėrtimi i Katedrales Nėna Terezė do tė jetė simbol i bashkimit, i tolerancės dhe i mirėkuptimit
A ishte e rregullt vėnia e gurthemelit tė Katedrales nga ana e e ish-kryetarit Rugova, pa leje ndėrtimi? A mund tė jetė Katedralja katolike simbol i bashkimit, kur nuk muarr pjesė asnjėri prej pėrfaqėsuesve tė bashkėsive tė tjera fetare, madje as pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse, tė cilėn Don Lush Gjergji shpesh e quan kishė motėr?! Nuk muarrėn pjesė asnjėri prej pėrfaqėsuesve tė partive tė opozitės
! Pra, aty ku nuk marrin pjesė as vėllezėrit, as motrat, a mund tė quhet, a mund tė jetė katedralja simbol i bashkimit?
Kjo ndodhi vitin e kaluar, 26 gusht 2005, ngjarja ėshtė e filmuar e shėnuar, kurrė ska pėr tu harruar
!
Sot, nėntor 2006, a ėshtė e drejt tė quhet prej kėtyre intelektualėve Katedralja e Nėnė Terezės- shenjė shtetėsie? A qėndron kjo? Jo! Po, ēka tregon kjo?
Kjo tregon papjekurinė fetare, kjo dėshmon hipokrizinė e tyre ashiqare
Papjekuria fetare, siē shoshte Kant-i (1724-1824), ėshtė jo vetėm mė e dėmshmja, por edhe mė e pandershmja nga tė gjitha
Ēėshtė Katedralja?
Nė njė fjalor amerikan tė gjuhės angleze pėr katedralen shkruan:
Kishė zyrtare e njė peshkopi, ēdo kishė e madhe.
(New Websters Dictionery of the English Language, faqe: 81.
Botuar nė New York-Chicago, 1975)
Kurse nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme shkruan:
Kisha kryesore nė njė qytet, ku ushtron veprimtarinė e vet njė peshkop.
(Fjalor i Shqipes sė Sotme, faqe: 556. Botuar nė Tiranė, 2002.
Pra, sipas kėtyre fjalorėve, katedrale do tė thotė: Kishė kryesore, zyrtare, nė njė qytet, ku e ushtron veprimtarin e vet njė peshkop.
Kėto shpjegime pėr katedralen janė fjalė tė nxjerra nga fjalorėt qė janė libra njerėzorė, tė cilat mund tė kuptohen dhe tė peshohen. Por, siē thoshte dijetarja besimtare Madleine Debrel, fjalėt e librave njerėzorė mund tė kuptohen e tė peshohen; por ėshtė Fjala e Zotit qė na peshon ne. Nė mes tė Fjalės sė Zotit, Fjalės Hyjnore, dhe vullnetit tonė duhet tė ndėrtohet njė ujdi jetėsore.
Vėnia e gurthemelit tė Katedrales pa leje, pa ujdi njerėzore e jetėsore, pa vullnetin e shumicės sė popullsisė, mendoj se kjo tregon e dėshmon se katedralistėt nuk nisen nga motivet e pastra fetare, por pėr qėllime tė tjera, vetėm pėr tiu pėrshtatur botės perėndimore, kurrsesi nga besimi i brendshėm fetar. Si dėshmohet kjo?
Nė letrėn e hapur tė intelektualėve dėrguar krerėve tė institucioneve tė Kosovės, ndėr tė tjera, shkruan:
Ditė mė parė kardinali i shquar amerikan, Shkėlqesia Mecarrick, pjesmarrės edhe me rastin e gurthemelit, ktheu tė shohė se deri ku kishin arritur punėt. Zhgėnjimi i tij ishte i madh
Nė letrėn dėrguar romakėve, Shėn Pali shkruan:
Po ju pėrbej me mėshirėn e Zotit, o vėllezėr. Mos iu pėrshtatuni parimeve tė botės, shndėrrojeni e ripėrtėrini mendjen tuaj, nė mėnyrė qė tė dalloni vullnetin e Zotit: ēėshtė e mirė, ēfarė i pėlqen Atij
!
(Bibla, Romakėve, 12:1-2.)
Nė letrėn e e hapur tė intelektualėve, ndėr tė tjera, shkruan:
Fatkeqėsisht, koha ikėn e premtimi ynė has nė resistenca tė ndryshme, qė dėmtojnė imazhin para botės
Kush janė kėta intelektualė qė se kanė hallin e katedrales, as tė shtetėsisė, tė Kosovės, por e kanė hallin e botės?
Nėnshkruesit e letrės sė hapur janė:
1. Haxhi Bede Reshat Bardhi, ( tė cilit ja kanė shkruar titullin gabimisht Bede, nė vend se Dede, Kryegjyshi botėror i bektashinve), qė dėshmon sa tė papjekur janė, sa e dije e besim kanė, sa hipokritė janė
!)
2. Dritėro Agolli
3. Fatos Arapi
4. Ali Aliu
5. Alfred Uēi
6. Ismail Kadare
7. Enver Gjerqeku
8. Nexhmije Pagarusha
9. Pandeli Ēino
10. Fatos Kongoli
11. Ali Podrimja
12. Avni Spahiu
13. Tonin Ēobani
14. Rexheb Ferri
15. Don Nikė Ukgjini
16. Bashkim Kyēyku
17. Mimoza Ahmeti
18. Sadik Bejko
19. Moikom Zeqo
20. Lazėr Stani
21. Arian Leka
22. Luan Mulliqi
23. Gjelosh Gjokaj
24. Din Mehmeti
25. Xhevahir Spahiu
25. Visar Zhiti
26. Kimi Mehmeti
27. Bardhyl Londo
28. Kiēo Londo
29. Gėzim Hajdin Aga,
30. Beqė Cufaj
31. Ali Salaj
32. Pano Taēi
Letra e hapur e kėtyre 32 intelektualėve dėrguar krerėve tė institucioneve tė Kosovės me titull Katedralja e Nėnė Terezės- shenjė shtetėsie, nė tė vėrtetė, mendoj se ėshtė shenjė hipokrizie. Pse? Sepse intelektualėt e lartėshėnuar disa janė tė manipuluar, disa janė nxituar, disa janė tė nxitur jo nga ndjenjat e pastra tė Dashurisė ndaj Zotit, me mendje, me zemėr, me shpirt, por vetėm pėr tiu pėrshtatur botės, kinse pėr tu miqėsuar me tė, kundėr vetvetes
!
Feja ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, si individ apo si shoqėri, ajo pėrfshin gjėrat mė themelore: rregullin, kuptimin dhe domethėnien e jetės.
Intelektualėt e lartshėnuar dhe bashkėmendimtarėt duhet tė ripėrtėrijnė mendjen, duhet tė kenė parasysh Shkrimin e Shenjtė, Biblėn, e cila urdhėron e thotė:
Njerėz tė pabesė! A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Hyun? Kushdo, prandaj, qė do tė jetė mik me botėn, shndėrrohet nė armik me Zotin.
(Bibla, Letra e Jakobit, 4.)
Kosova jonė e dashur, Kosova jonė e shkretė, nė duar tė kujt ka mbetė, ka nevojė pėr Zotin, jo tė armiqėsohet me Tė
(Autori ėshtė studiues i religjioneve.)