Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Letra dhe Opinione E Update'ueme: Feb 10th, 2007 - 16:00:09


KOSOVA SHTET AUTONOM!?
Nga Dr. Femi Cakolli, pastor
Feb 10, 2007, 14:31

Email'o
 Print'o

Ēfarė detyrimesh shtesė do t’i ketė Kosova pėr pavarėsinė e saj pėrveē atyre qė po shihen qartė nė pakon e z. Ahtisarit?! Katėr janė sfidat kryesore qė pėrmblidhen nėn mungesėn e sovranitetit: ekstra statuti i kishės ortodokse dhe bashkė me tė gjithė trashėgimia kulturore dhe fetare; decentralizimi nė baza etnike; ndarja dhe enklavizimi. Kėto gjėra mbeten ende enigma pėrgjatė procesit tė vazhdueshėm politik nė pėrcaktimin e tė ardhmes sė vendit tonė.

 

Kjo pako prezanton probleme nė kėto relacione: Kosovė-Serbi (tė jenė fqinj tė mirė dhe tė bashkėpunojnė nė disa pėrgjegjėsi); Kosovė-shtetet fqinje (ēėshtja e kufijve); shqiptarė-serbė (kishat ortodokse, trashėgimia dhe decentralizimi); Kosovė-marrėdhėnie dhe pėrgjegjėsi ndėrkombėtare (NATO, OSBE, mbikėqyrėsit etj.) Pjesa mė e turpshme dhe me tendencė njollosjeje historike dhe politike nė kėtė pako ėshtė relacioni shqiptarė-serbė, pėr tė cilin shpresoj se nė numrin e ardhshėm tė Javės do ta elaboroj kėtė gjė mė saktėsisht, veēanėrisht lidhur me kishat.   

 

Sipas kėsaj pakoje qė u hap Kosova shumė shpejt do tė jetė njė shtet, por nuk do tė jetė e pavarur, sepse sovraniteti i saj i plotė nuk do tė jetė sigurisht edhe pėr njė periudhė kohore prej 10 e deri nė 20 vjet. Kosova po krijohet si njė shtet i ri nė kuadėr tė njė pragmatizmi politik europian. Nė bazė tė kėsaj filozofie politike Kosova po bėhet shtet edhe sipas formulės qė e ka diktuar etnogjeografia dhe etnopolitika ballkanike sa moderne aq edhe mesjetare, veēmas ajo serbo-shqiptare: shtet autonom (antonim i shtetit sovran, pėrkatėsisht shtet me sovranitet shumė tė vogėl). Po kėshtu ne dėgjojmė se gjoja edhe shtetet e pavarura me shekuj ēdo ditė e mė shumė kanė mė pak sovranitet. Pra Kosova sipas pakos sė z. Ahtisarit, dhe sigurisht se edhe sipas rezolutės sė KS tė OKB, do tė jetė njė shtet autonom i mbikėqyrur kryesisht nga BE por edhe me njė hise jozyrtare tė Serbisė.

 

Shteti autonom i Kosovės nuk po vjen pra vetėm pėr shkak tė politikės europiane por edhe pėr shkak tė klasės politike dhe tė shoqėrisė kosovare nė pėrgjithėsi. Kėtė gjykim e bazoj nė njė postulat sa shkencor dhe psikologjik aq edhe fetar kryekėput nga etika e kishės protestante: nėse (vetė) i parashtron ose i pėrcakton (vetės) vendimet, qėllimet dhe udhėheqjen atėherė detyrat do t’i kryesh nė njė afat mė tė shkurtėr kohor; me mė shumė rezultate; me mė shumė autoritet dhe me mė shumė zhvillim sesa kur kėto detyra tė t’i shtrojė dikush tjetėr. Tėrė kjo do tė thotė se klasa politike, intelektualėt shqiptarė dhe populli i Kosovės menjėherė pas ndryshimit tė hartės politiko- ushtarake tė Kosovės, pra pas v.1999, sa nuk kanė ditur po aq kanė qenė tė ngatėrruar me parashtrua qėllime, udhėheqje dhe vendime pėr tė ardhmen e Kosovės. Dy kanė qenė sė paku nyjet pėr tė cilat ne kemi mundur tė ndėrmarrim pėrgjegjėsitė tona e pėr tė cilat ka pritur edhe komuniteti ndėrkombėtar. E para, trajtimi i minoriteteve, veēanėrisht atij serb. E dyta, gjithė ajo qė quhet kultura e njė vendi ose e njė populli. Qė tė jem modest, kėto gjėra nuk po e them tani, por fillimisht nė vitin 2000 (burimi: Letra e Gjallė nr.10, fq.19, Prishtinė, 2001). Atėherė dėgjova prej njė serbeje kėtė konstatim: “NATO erdhi nė Kosovė pėr t’i mbrojtur shqiptarėt kurse ata gabuan dhe ne ditėm sesi tash tė na mbrojnė neve prej tyre”. Prandaj po pėrsėris. Fjala e vjetėr thotė se populli po shkonte nė errėsirė pėr shkak tė diturisė. Nė vend se ne shqiptarėt, si fitues tė luftės sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare, tė silleshim si zot shtėpie tė Kosovės, ne jemi sjellė nė Kosovė si tė huaj, si pėr kohė plaēkeje, si pėr kohė hakmarrjeje, si pėr kohė anarkie e shfrenimi etj. Fajin kryesor kėtu e kanė tė zgjedhurit, pra liderėt. Prandaj politikisht Lėvizjen “Vetėvendosja” e kuptoj si pėrpjekjen e mundshme qė ta kthejė kohėn kur ne vetė do tė duhej qė t’i shtronim dhe t’i kryenim detyrat e shtetformimit shembullor, por aktualisht nė rrethanat e krijuara gjithė kjo do tė mbetet njė utopi. Shumė njerėz qė kanė prirje pėr teori konspiracioni fajin ia lėnė mungesės sė pushtetit kosovar, shėrbimeve sekrete serbe dhe tė huaja etj., por realiteti qėndron ndryshe: edhe pas 7 vjetėve ne e shohim si shoqėri kosovare se ēfarė demokracie kemi; ēfarė keqpėrdorimi tė parasė publike bėhet; ēfarė shkelje tė ligjesh kemi madje edhe prej atyre qė i miratojnė; ku ėshtė shkalla e krimit; bishtnimi i taksimeve; mospagesa e faturave; tendencė konstante e dekulturalizmit etj. Nė Kosovėn e pasluftės duket qė vetėm TMK dhe mediat kanė qenė nė shkallėn e duhur (morale dhe misionuese) duke bėrė ēdoherė progres tė pranueshėm nė platformat e tyre; kėshtu sė paku edhe sipas vlerėsimeve tė ndėrkombėtarėve. Dhe ēudia ndodh tani qė pikėrisht TMK duhet tė shpėrbėhet sipas kėsaj pakoje.

 

Megjithėse ne s’kemi paracaktuar qėllime, udhėheqje dhe vendime strategjike me kohė pėr tė ardhmen e Kosovės atėherė tė tjerėt na i kanė bėrė kėto gjėra. Andaj qė tė pėrmbushen kėto segmente do tė shpenzohet shumė mė shumė kohė. E me matematikė, ja kėshtu: nė vend sė pavarėsimi tė bėhej pėr tre vjet kjo nuk do tė bėhet para se tė mbushen 20 vjet. Kėto ishin disa nga detyrat qė na i ka dhėnė politika ndėrkombėtare pėrmes akronimit tė njohur UNMIK: multietniciteti, standardet, nėnstandardet, standardet shtesė, decentralizimi, trashėgimia kulturore etj. Kryesisht politikanėt tanė ēdoherė kanė gabuar, janė shtirur, nė kėto detyra. E para se kėto ishin ēdoherė detyra tė huaja, dhe e dyta duke e injoruar detyrėn e parė ata si pasojė kanė marrė detyra shtesė pasi po humbnin kredibilitetin partnerues me bashkėsinė ndėrkombėtare, kurse pasoja evidentuese ėshtė se sovraniteti i Kosovės u shpėrnda jashtė Kosove (OKB, BE, NATO, OSBE, Serbi etj.). Nė anėn tjetėr do tė duhet shumė punė, shumė pėrgjegjėsi e mirėbesim qė sovraniteti i Kosovės tė mblidhet, tė bėhet dhe tė kthehet nė Kosovė. E si do tė bėhet sovraniteti i plotė ėshtė njė proces i ri.

 

Duke i anashkaluar tė gjitha kėto kundrime pakoja e Ml. Ahtisarit do t’i shėnojė disa elemente tė nevojshme. E para, shkėputja de jure e Kosovės nga Serbia. E dyta, modalitete qė Kosova tė anėtarėsohet nė organizatat ndėrkombėtare me interes tė madh politik dhe ekonomik. E treta, Kosova bėhet shtet, kurse ēfarė shteti - kjo ėshtė ēėshtje tjetėr; mbase krejt ēėshtjet tjera janė nė proces dhe nė test edhe pėr IPVK e edhe pėr shoqėrinė kosovare. Prej kėsaj del mėsimi se mos tė gabojmė edhe mė shumė lidhur me detyrat qė na i kanė dhėnė tė tjerėt, sepse pas ēdo gabimi do tė vjen njė detyrė edhe mė e vėshtirė.

 

Kosovarėt dhe politikanėt tanė patjetėr se duhet tė sillen me kooperim tė hapur nė gjithė kėto faza tė shtetėsisė sė Kosovės me miqtė tanė dhe nė pėrgjithėsi me bashkėsinė ndėrkombėtare. Politikanėt do tė gabonin nėse argumentojnė se me rėndėsi ėshtė njė herė shteti formal se pastaj ne do t’i ndryshojmė disa gjėra mė vonė me forcėn tonė. Kurrsesi, sepse atė qė do ta nėnshkruash obligohesh qė edhe t’i pėrmbahesh, duke ditur tani se nė marrėdhėniet ndėrkombėtare po dalin kushtėzime madje edhe pėr gjėra banale nganjėherė. Nė fund tė fundit masa e sovranitetit mund tė ndryshohet. Sa mė shumė qė ėshtė vonuar procesi i statusit tė Kosovės ėshtė ditur se sovraniteti i saj vetėm sa do t’u shpėrndahej fuqive tė tjera; dhe sa mė shumė qė ėshtė bėrė negociata me Serbinė ėshtė ditur se s’do tė ketė sovranitet. Prej kėtyre ndėrlikimeve tash ne kemi shtet jo tė pavarur, pra shtet autonom. Si ta deshifroj ndryshe formulėn e politikės serbe ndaj Kosovės: mė pak se pavarėsia dhe mė shumė se autonomia. Negociatat e ardhshme me Serbinė do tė jenė qė mundėsisht tė ketė njė pėlqim tė dyanshėm, sipas recetės ruse, pėr shtetin autonom tė Kosovės, duke ndėrmjetėsuar ekipi i z. Ahtisarit.

 

Pėrfundimisht shtetėsia autonome e Kosovės po ndėrtohet mbi njė baraspeshė tė brishtė politike dhe historike dhe mbi disa fakte tė tjera nga terreni:

 

  1. Pėr ta ruajtur formalisht Kosovėn nė kufijtė e saj.
  2. Krijim mekanizmash pėr njė lloj kontrollimi afatgjatė tė shumicės sė popullit tė Kosovės.
  3. Se kaq e kanė merituar kosovarėt (pėrjashto flijetarėt dhe sakrifikuesit jo tė shumtė).
  4. Se negociatat me Serbinė nuk do tė marrin fund tash por edhe pėr shumė vite tė tjera.
  5. Rast, test dhe detyrė e re (pra jo shpėrblime) pėr Kosovėn qė nė tė ardhmen tė ketė masė mė tė madhe tė sovranitetit dhe anėtarėsim nė BE.

 

Jam gati qė tė betohem nė pėrulėsinė time, me dėshirė: dashtė Zoti qė tė jem gabim!

 

femi_cakolli@yahoo.com

 


© by Gazetajava.com

Kreu

Letra dhe Opinione
Lajmet
TURP PĖR DEMOKRACINĖ
VITI ORVELLIAN I ISMAIL KADARESĖ
GJYQĖSORI NĖ KOSOVĖ
DREJT DIALOGUT NDĖRFETAR
A po i ēmojmė sa duhet bashkatdhetarėt tanė ose ,,AZILANTAT”
RAMIZ KELMENDI HEQ DORĖ NGA – VENDLINDJA!
Viktimat e para tė pakos sė Ahtisaarit!