Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : BookLook E Update'ueme: Feb 10th, 2007 - 16:07:31


LINDJA E GJUHĖS ANGLEZE
Nga JAVA
Feb 10, 2007, 14:30

Email'o
 Print'o

Nė periudhėn mes viteve 450 dhe 500 popujt germanė: anglėt, saksonėt dhe jutėt sulmonin provincėn romake, Britaninė, dhe pushtuan territorin nė jug tė Fortit (atyre u bėn ballė vetėm disa enklava malore perendimore). Pushtuesit flisnin gjuhėn germane, kushėririn e largėt tė holandishtes, gjermanishtes dhe danishtes moderne. Prej momentit kur anglėt dhe fiset tjera shkelėn nė tokėn britanike, gjuha e tyre pėr shkak tė arsyeve historike quhej anglishte e vjetėr. Nė realitet ajo mund tė kuptohet si “gjysh german” i anglishtes moderne.

Derisa Francėt germanė, tė cilėt nė shekullin VI sundonin me provincėn romake, Galinė (Franca e sotme), u asimiluan dhe pranuan dialektin latin tė popullit sundues (frangjishtja e ardhshme), anglosaksonėt gjuhėn e tyre sunduese ia imponuan Anglisė. Kėtij dorėzim-pranimi linguistik i kontribuoi edhe shpėrngulja masive e britanezėve roman pasi qė e humbėn territorin e tyre: disa prej tyre kaluan nė Gali nėpėrmjet detit, tė tjerėt u futėn nė pjesėt kodrinoro-malore perendimore, Uellsi i sotėm, ku elementi i tyre kelt ėshtė ruajtur deri mė sot nė gjuhėn tradicionale uellsiane, gjuhė kjo e cila edhe nė ditėt e sotme ėshtė gjuha e parė e shumė shtėpive dhe vendeve publike tė Uellsit perendimor.

 

 Arritja e runave 

 

Anglosaksonėt – ose (tash mund t’i quajmė edhe) anglezėt – me vete e sollėn edhe alfabetin e tyre: runat e vjetra verieuropiane. Runat nuk kanė qenė magjike e as djallėzore (si mund tė shihen sot nė filmat modernė dhe nė lojėrat kompjuterike); 24 shkronjat e tyre i pėrgjigjeshin tingujve tė gjuhės germane, ndėrsa kanė pasur formėn e kėndeve ashtu qė tė gdhenden mė lehtė nėpėr drunj (“papirusi i vjetėr” i vendeve pyjore europiane). Ēdo shkronjė ka paraqitur njė “runė” – fjalė germane qė sipas shkenctarėve modern do tė thotė “fshehtėsi” ose “gdhendje”. Ekzistojnė teori se shkrimin runė e ka krijuar njė popull alpik rreth viteve 300 p.e.s. duke e pėrshtatur alfabetin etrur. Si duket runėt janė pėrdorur pėr tregėti, korrespondencė, e ndonjėherė edhe pėr qėllime tė magjisė, sikur edhe alfabetet tjera tė hershme. Shumica e shkrimeve rune janė humbur pėr shkak tė harxhimit tė drunjėve. Janė ruajtur rreth 5000 mbishkrime prej periudhės sė viteve 100 deri nė 1600, dhe ato kryesisht shkrime tė gdhendura nėpėr gurėt e varrezave dhe metaleve tė ndryshme, tė cilat flasin pėr pronarėt e tyre. Pjesa mė e madhe e tyre vjen nga Suedia, rreth 1000 janė nga Norvegjia, rreth 700 nga Danimarka, tė tjerat janė nga Gjermania, ishujt britanik dhe Irlandės. Anglia anglosaksone ka dhėnė kontributin e saj me 70 shkrime tė tilla.

Diku rreth vitit 600, bashkė me alfabetin anglosaksonė runė – ndėrsa mė vonė edhe nė vend tė saj – filloi tė pėrdoret alfabeti anglosakson latin. Edhe pse alfabetin latin e kanė pėrdorur romanėt britanik, si duket, pushtuesit anglosaksonė alfabetin e tyre filluan ta mėsojnė pas ardhjes sė misionarėve tė krishterė nga kontinenti. (Anglosaksonėt nė Angli nė fillim kanė qenė paganė.) Alfabeti mė i vjetėr latin i anglezėve ka pasur pėrafėrisht 27 shkronja, duke i pėrfshirė kėtu edhe katėr-pesė shenja pėr tingujt e gjuhės angleze, tė cilat nuk kanė qenė nė shkrimin tradicional latin. Dy shkronja tė tilla shtesė kanė qenė runa: runa thorn, me tė cilėn shqiptohej “th”-ja, dhe runa wyn, me tė cilėn shqiptohej “w”-ja (atėherė alfabeti latin ende nuk e kishte shkronjėn W). Runat thorn dhe wyn u shfaqėn edhe nė alfabetin e vjetėr anlgez runė edhe nė atė latin, ndėrsa me kohė u pėrfolėn edhe shkronjat tjera, pėr shembull pėr shkronjat Y dhe W.

Dokumenti mė i vjetėr i ruajtur anglez daton nga viti 600: ėshtė fjala pėr disa pasusė nga bibla tė pėrkthyera nga latinishtja, ndėrsa tė shkruara me shkronja romane. Pas saj vijnė edhe disa dokumente religjioze dhe tė sė drejtės, dhe njė numėr i kėngėve nga fundi i shekullit VII. Lulja e letėrsisė angleze, poema epike Beowulf (qė do tė thotė “Arushė”, emri i heroit) tė cilėn e pėrbėjnė 3.182 vargje, ėshtė e shkruar diku rreth vitit 725, edhe pse bėhet fjalė pėr pjesėn e hershme tė shekullit VI, ndėrsa kopja e vetme daton kah viti 1000.

 

 Invazioni norman

 

Invazioni norman i vitit 1066, pėrgjithmonė e ndėrroi edhe shoqėrinė angleze edhe gjuhėn angleze. Normanėt qė sunduan nė Angli, flisnin gjuhėn frėnge. Nė duar tė normanėve dhe pasardhėsve tė tyre ishte pasuria dhe fuqia, ndėrsa anglosaksonėt e numėrt e pėrbėnin fshatin, klasėn punėtore dhe njė pjesė tė vogėl tė klasės sė mesme. Nė kėto kushte, jo tė mira, gjuha e vjetėr angleze nuk u zhduk, por u ndėrrua. Ajo (gjuha v.j.) shkallė-shkallė pėrzihej me frangjishten normane dhe, duke filluar nga shekulli XII, u formua gjuha e re – anglishtja e mesme. Ishte kjo gjuha e shkrimtarit londinez Goeffrey Chaucer (lex.: Xhefri Ēoser, rreth vitit 1380). Anglishtja e mesme evoluoi nė anglishten moderne; shkenctarėt supozojnė se ky evolucion filloi nė vitin 1500, ndėrsa gjuha moderne arriti pjekurinė e plotė rreth vitit 1660.   

Anlishtja e mesme e ka pasur tė kombinuar vokabularin anglez dhe franēez dhe tingujt anglezė dhe franēezė, mirėpo me gjuhėn kanė dominuar drejtshkrimi frėng dhe shkronjat frėnge, ashtu si i pėrdornin mėsuesit dhe priftėrit norman nė Angli. Ndyrshimet nuk i zinin vetėm fjalėt angleze por edhe shkronjat, dhe ato shkonin nė kahjen bashkėkohore tė gjuhės.

Pėr shembull, runa wyn, prej alfabetit latin anglez ėshtė humbur diku rreth vitit 1300 dhe ka qenė e pėrzėnė nga shkronja normane W. Edhe shkronja U e anglishtes sė vjetėr, qė pėrdorej shpesh nė shkrime, e ndryshe theksohej, ėshtė ndėrruar me O dhe OU, qė mė shumė ikte nga normanja. Kėshtu, fjala e anglishtes sė vjetėr sunu (theksohej “sun-u”) u bė nė anglishten e mesme sone, mė vonė “son”, derisa hus (“hus”) sė pari u bė hous, e mė vonė “house”. Nė anėn tjetėr askush nuk e ngacmoi fjalėn sunne nga anglishtja e vjetėr, e cila mė vonė evoluoi nė “sun”.

Nė ndėrkohė, frangjishtja normane nė anglishte i futi disa tinguj tė cilat nuk kanė qenė tė njohur pėr anglosaksonėt, pėr shembull, disa nuansa franēeze tė zanoreve (A dhe O, e zgjeruan repertoarin) dhe tingulli roman “xh” (nė anglishte “jolly”, nga frangjishtja e vjetėr jolif, qė do tė thotė “i gjallė” ose i “hieshėm”). Nė anglishten e mesme tingulli “xh” shkruhej nė dy mėnyra, si I (zanore) dhe si G (e butė), derisa nė shekullin e ardhshėm “xh-ja” u bė si inspirim pėr tė formuar njė shkronjė tėrėsisht tė re tė alfabetit – J. Bashkė me J, arriti edhe njė shkronjė tjetėr e re – V. Shkronjat J dhe V, pastaj W, e cila arriti pak mė herėt, e plotėsuan sistemin e shkronjave tė gjuhės angleze dhe ajo prej 23 shkronjave tė alfabetit tė vjetėr romak u rrit nė 26, sa i ka edhe sot. Shkronja W hyri nė alfabetin anglez kah fundi i shekullit XVI, derisa nė pranimin e plotė tė J dhe V u prit deri nė mesin e shekullit XIX.

Llogaritet se anglishtja bashkėkohore i ka diku rreth 500.000 fjalė, prej tė cilave 50.000 sillen nė tekstet e shtypura bashkėkohore. Nė ato 50.000 fjalė ka edhe huazime nga gjuhė tė ndryshme (japonishte, jidishte, greqishte e vjetėr etj.) mirėpo dy pėrbėrėsit kryesorė janė anglishtja dhe frangjishtja e vjetėr. Gjatė mesjetės vokabulari i anglishtes sė hershme, pėrafėrsisht, u dyfishua dhe atė duke iu falenderuar pėrzierjes me frangjishten, dhe nė atė periudhė prej 12.000 fjalėve anglishtja arriti t’i ketė 24.000 fjalė. Shumica e fjalėve angleze me prejardhje latine janė marrė nga frangjishtja mesjetare, edhe pse disa (si pėr shembull: momentum, apparatus) janė marrė mė vonė pėr shkak tė nevojave nė vokabularin teknik dhe shkencor.

(Fusnotė: Nė kategorinė e anglishtes sė vjetėr tė cilėn po e pėrmendim kėtu, vetėm disa fjalė, nuk janė anglishte “e pastėr”, por janė tė huazuara nga nordishtja e vjetėr nga vitet 800 deri nė 1.000, nė kohėn kur Vikingėt vendoseshin nė Angli dhe gjatė tregėtisė me ta. Nė atė grup fjalėsh skandinave bėjnė pjesė edhe fjalėt “skill”, “skin” dhe “bask”.)

 

 Anglezėt e varfėr dhe franēezėt e pasur

 

Krahasimi i fjalėve angleze dhe franēeze na mundėson tė njoftohemi edhe me rrethanat shoqėrore tė gjuhės mesjetare angleze. Sikur e vėren edhe romansieri skocez Sir Walter Scott (lex.: sėr Uolter Skot) nė romanin Ivanhoe (lex.: Ajvanho, 1819) se nė pluhur dhe gjatė kullotjes bagėtitė thirren me emėr anglez, pasi qė me ta shoqėrohen fshatarėt anglez, mirėpo kur ato gjenden nė tavolinė, para zotėrinjve normanė, marrin emra franēez. Nė anglsihte quhen “sheep” (delja), “cow” (lopa), “calves” (viē) dhe “swine” (derr), ndėrsa kur ato piqen dhe zihen thirren nė frangjishte “mutton” (mish deleje), “beef” (mish lope), “veal” (mish viēi) dhe “pork” (mish derri). Nė librin, Our Marvelous Native Tongue, 1983 (pėrkth.: Gjuha jonė e ēuditshme amtare) Robert Claiborne (lex.: Robert Kllejborn) sjell ende shembuj tė tillė. Anglosaksonėt kanė jetuar nė ato vende qė “nė anglishte” thirren “cottages” (koliba, shtėpi fshatarėsh), ndėrsa normanėt kanė jetuar nė ato vende qė “nė frangjishte” thirren “mansions” (shtėpi tė mėdha, pallate), “manors” (pronė e madhe, ēiflig me saraje) dhe nė “castles” (kėshtjella). Anglosaksonėt kanė mbledhur tė korrat nė njė copė toke qė quhej “croft”. Ndėrsa normanėt kanė poseduar (“farm”), pjesė tė tė cilave kanė mundur t’i lėshojnė me qira (“’lease’ for ‘rent’”). Anglosaksonėt kanė punuar “work”, ndėrsa normanėt kanė marrė profitin “profit”. Mirėpo edhe normanėt kanė mundur tė merren (“labor”) me punė (“pursuits”) tė caktuara (“appropriate”), sikurse lufta (“war”), udhėheqja (“government”) dhe mėsimi (“study”). 

Fjalėt e vjetra angleze, kryesisht, plotėsuan vokabularin e pėrditshėm dhe bazė tė jetės angleze, derisa tė nxjerrat nga frangjishtja i mbanin aktivitetet qė mė shumė ishin intelektuale, specialiste ose rentabile. Anglishtja e vjetėr na i dha fjalėt si: heaven, hell, life, death, love, hate, day, night, food, sleep, summer, winter, mother, father, husband, wife, earth, home etj. Ndėrsa frangjishtja ka dhėnė fjalėt si: president, parliament, council, rule dhe state. Baker dhe shepherd janė fjalė angleze, ndėrsa banker dhe doctor janė frėnge. Kuzhina franēeze u dėshmua edhe njėherė me fjalėt boil, fry, grill, roast, souce, soup, stew, toast, dinner dhe table (fjalėt “cuisine” dhe “menu” janė huazuar pas mesjetės).

 

 Rėndėsia e dubletėve

 

Disa fjalė franēeze nė anglisht i kanė domethėniet e njėjta sikur fjalėt e anglishtes sė vjetėr; linguistėt kėto ēifte fjalėsh i quajnė “dubletė”. Krahasoni kėto ēifte (fjala e parė nė dubletė ėshtė angleze kurse e dyta frėnge): freedom – liberty, love – affection, lust – desire, glee – joy, insight – vision, truthfulness – veracity dhe ajo qė e pėrmendėm mė herėt work – labor. Fjala angleze mė shumė i pėrgjigjet gjendjeve fizike (“deep water” – shqip: “uji i thellė”), ndėrsa fjala frėnge mė shumė i pėrgjigjet gjendjeve mentale (“a profound essay” – shqip: “eseu mendjethellė”). Anglishtja e vjetėr jep mė shumė ndjenja vetanake, tė brendshme, kėshtu qė statistikisht ėshtė me e pėrdorur dhe mė e pėlqyer nė poezi dhe retorikė. Pėr shembull, duke iu drejtuar kombit nė kohė tė depresionit tė madh nė vitin 1933 presidenti Franklin Roosevelt (lex.: Frenkllin Ruzvellt) ka deklaruar: “The only thing we have to fear is fear itself” (shqip: “E vetmja gjė tė cilės duhet t’i frikėsohemi ėshtė vetė frika”). Kėtu vėrehen mė sė miri fjalėt e anglishtes sė vjetėr.

Dubletėt i japin kontribut kualitetit mė tė madh tė gjuhės angleze: pasurisė sė saj (angl.: “richness” – fjalė frėnge), pėrkatėisht bollėkut (angl.: “wealth” – fjalė angleze) vokabularit tė saj. Para sė gjithash, ėshtė shumė mirė tė kesh fjalė tė ndryshme pėr tė njėjtėn gjė, pasi qė ashtu i iket pėrsėritjes tė sė njejtės fjalė.

Pasi qė gjuha angleze i ka dy burime kjo ndikon edhe nė zėrat dhe shkronjat e saj. Asnjė gjuhė tjetėr nuk i kombinon nė kėtė mėnyrė elementet e dy grupeve kryesore tė gjuhėve europerendimore: germane dhe romane. Edhe pse nė bazė ėshtė gjuhė germane, anglishtja i pėrdorė edhe fjalėt me prejardhje romane, pėr shembull tingullin “xh” e cila nuk ekziston nė gjuhėt germane. (Shumica e gjermanėve mundohet shumė derisa tė thotė fjalėn angleze “Germany”; dhe kjo mė sė shpeshti tingėllon si “ēermėni”.) Pastaj ekziston edhe problemi i pėrdorimit tė K-sė dhe C-sė. Drejtshkrimi gjerman dhe skandinav mė shumė e pėlqen K-nė e thjeshtė, pėr atė se pėrdor aq shumė C-nė. Derisa nė drejtshkrimin roman situata ėshtė ters: C-ja, i jep frangjishtes dhe italishtes tė gjitha qė i nevojiten, prandaj K-ja kryesisht ėshtė e papėrdorshme dhe nėse pėrdoret ka tė bėj me fjalė tė huazuara nga gjuhėt e huaja. Mirėpo, anglishtja sillet sikur qingji, i cili thith nga dy dele. Ajo (anglishtja, v.j.) ėshtė mė e dashur pėr C-nė dhe e pėrdor atė pėr tė theksuar fjalėt e buta para shkronjave E, I dhe Y, ashtu siē u kanė mėsuar franēezėt e mesjetės. Ndėrsa, pėr dallim nga frangjishtja, anglezėt nuk munden pa K-nė, pasi qė ekzistojnė shumė fjalė ku K-ja vihet para E, I dhe Y, si pėr shembull: kennel, kin, picky – prandaj K-ja ėshtė mėnyra e vetme qė ato tė theksohen.

 

Pėrgatiti: Dren Shporta

 

(“Lindja e gjuhės angleze” ėshtė njė kapitull nė librin e David Sacks: “Language Visible: Unraveling the Mistery of the Alphabet From A to Z.

Mestitujt janė tė redaksisė.)


© by Gazetajava.com

Kreu

BookLook
Lajmet
TE JETOSH NĖ ISHULL [(ORTODOKS) TĖ DETIT (MUSLIMAN)]
POETIKA E SHPRISHUR
HORIZONTI TRAGJIK I POLITIKĖS DHE TRAGJEDIA
Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit: shtatė libra nė njė
LINDJA E GJUHĖS ANGLEZE
41.000 FJALĖ QĖ NUK GJINDEN NĖ FJALORĖT E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE
Recension i autorit dhe profesorit nga Oklahoma University, Robert Murray Davis