 |
| Shpetim Hoda |
10 shkurti do tė jetė edhe njė ditė e zezė e demokracisė sė brishtė kosovare. Kjo ditė ėshtė edhe njė dėshmi e mosveprimit konkret tė institucioneve tona. Ato vazhdojnė me mospunė dhe improvizime, si pasojė e sė cilės u venitėn edhe dy jetėra tė reja. Rrezikun qė e kishin te dera ata e anashkaluan, vetėm pėr tiu pėrgjigjur mė pas me veprime anti-demokratike.
E tėra filloi para selisė sė Lėvizjes Vetėvendosje, ku mbretėronte njė atmosferė me plot mllef ndaj realitetit nėpėr tė cilėn po kalojmė si shoqėri. Kėsaj rradhe aty nuk ishin vetėm tė rinjtė me pamje antiglobaliste, por kėtė rrugė e kishin ndjekur edhe pleqtė, burrat, gratė dhe ish-ushtarėt e UĒK-sė. Mospėrfshirja e problemit me delikat nė pakon e Ahtisaarit, atė tė personave tė zhdukur, bėri qė edhe Nysrete Kumnova tė jetė pjesėmarrėse e drejtėpėrdrejtė e protestave, qė mė pas nga establishmenti u cilėsuan si tė dhunshme.
Prezenca e madhe policisė nė rrugė ishte tregues i asaj qė do tė ndodhte. Forca robuste tė mbushura kudo. Derisa turma u nis drejt marshimit tė saj, rrugėt e Prishtinės ishin plot me policė tė armatosur rėndė, pizgauera, helmeta, armatim, etj. Nė ato momente adrenalina e qytetarėve sa vihej e shtohej. Me tė arritur para Teatrit Kombėtar turma ndalet para kordonit policor.
Deri ateherė gjithēka ishte e qetė dhe nėn kontroll. Nė atė moment del ne skenė Albin Kurti. Deklaratat e tij ishin sa relaksuese aq tė vėrteta. Ai apeloi pėr vazhdimin e rrugėtimit. Policia ishte e (pa)pėrgatitur pėr skenarin qė ndodhi!
Reagim diletant i diletantėve tė ShPK-sė dhe i paparė i policėve tė UNMIK-ut. Ata fillojnė qė qėllojnė drejt qytetarėve, gaz lotsjelles nė masė enorme e lloje tė ndryshme tė arsenalit. Uturima qė ndėgjohej nga rrahjet me shkopa gome nė mbrojtėset e tyre sikur alarmonte diēka. Frikėn, dajakun, shtypjen.
E tėra rezultoi me njė numėr rekord tė plagosurve dhe deri tash tė dy viktimave.
Ajo qė ndodhi me 10 shkurt, reagimi i paparė i policisė para Teatrit Kombėtar.
Neglizhenca e anėtarve tė grupit negociator
Derisa krejt kjo ngjarje po ndodhte, anėtarėt e Grupit Negociator kishin zgjedhur kėtė ditė qė tė shpalosnin kėtė pako nė Prizren, respektivisht me helikopter ushtarak edhe nė Mitrovicėn Veriore. A thua pse e shfryėtėzuan helikopterin ushtarak kur ata vet e promovojnė se me kėtė pako pėrjashtohet njė herė e pėrgjithmonė sovraniteti i Serbisė nė Kosovė?
Derisa rraheshin qytetarėt KTV dhe RTV21 jepnin sport
E tėra po zhvillohej pak metra larg televizionit publik tė Kosovės, KTV dhe RTV21. Nė kėto kanale shfaqej futbolli anglez, filma, madje edhe muzikė, me ndėrprerje tė shpeshta pėr tė dhėnė tymin qė kishte kapluar madje edhe kamerat e tyre.
Derisa televizionet e Shqipėrisė shfaqnin drejtėpėrdrejt nga ajo qė po ndodhte nė terren, tė njėjtėn gjė e bėnin edhe kanalet ė huaja, ku duhet dalluar BBC-nė.
Injorancė, idiotizėm, amatorizėm apo janė vetėm televizione tė kontrolluara nga dikush?
Pėrgjegjėsitė!
Zgjedhja e ministritė Rexhepi qė tė jap dorėheqje ėshtė rruga mė e lehtė pėr tė ikur nga pėrgjėgjėsia dhe pėr tė mos e lėnė tė kuptohet se kush ėshtė me tė vėrtetė pėrgjegjės pėr veprimet e policisė.
Duhet tė qartsohen gjėrat, pėrgjegjėsit tė dėnohen, policia e UNMIK-ut pos dorėheqjeve duhet tė dalė para organeve tė drejtėsisė. Me ta edhe udhėheqėsit e ShPK-sė, e po ashtu edhe politika dhe udhėheqėsit e kėtij vendi.
E fundja policia e ka kėtė punė
Kėshtu u shpreh zėdhėnėsja e qeverisė sė Kosovės Ulpiana Lama; pra, me kėtė na le tė kuptojmė qė policia paska pėr detyrė tė vret protestuesit civil, shprehjen e lirė, demonstrimin nė formėn mė demokratike, pėr tė shprehur pakėnaqėsitė e tyre. Deri tani ajo ka mbajtur ligjėrata pėr shumė gjėra. Por kėsaj rradhe ajo ka tingėlluar mė shumė si profesoreshė e marksizmit. Deklarata e saj sa ėshtė e rrezikshme, aq ėshtė edhe trishtuese. Ose ajo ose qeveria duhet tė shkojė. Vetėm pėr kėtė fjali.
Kosova pas 10 shkurtit
Prej 10 shkurtit realiteti nė Kosovė ėshtė krejtėsisht ndryshe. Kredibiliteti i institucioneve e lėre mė Grupi Negociator ėshtė vėnė pyetje.
shpetim.hoda@gmail.com