Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java n'Jįva : Bota E Update'ueme: Mar 1st, 2007 - 19:10:06


The Lost Tomb of Christ… (Hush little baby, don’t say a word!)
Nga Sokol Sylejmani
Mar 1, 2007, 18:34

Email'o
 Print'o

Varri i supozuem i Krishtit
Fryma e madhe qė pat fillue me “Kodin e Da Vinēit”, tash asht tue na pru edhe shi. ”The Lost Tomb of Christ”, asht dokumentari dhe libri i ri i kohėve tė fundit, nga producenti Xhejms Kameron i tė famshmit ‘Titanic’ dhe autori/drejtori i njoftun pėr filma dokumentarė, Simka Jakobovic.
Producenti Xhejms Kameron dhe autori Simka Jakobovic, folėn me Meredith Vieira, pėr gazetėn “Today”, nė lidhje me librin dhe dokumentarin e tyne tė ri, qė merret si sfidim i mėsimeve bazike tė Krishtenizmit, pėr jetėn e vdekjen e Jezusit tė Nazaretit.

Nė qytetin e shejtė Jerusalem, shtėpitė e njerėzve janė tė ndėrtueme mbi eshtna, shkruen gazeta “Newsweek” (“Raiders of the Lost Tomb”, by Lisa Miller & Joanna Chen). Dokumentari dhe libri nė fjalė, synojnė me tregue se varreza dhe 10 sandėqet e gjetuna pėrskej dyerve tė shpijave tė ktyne njerzve, u takojnė familjes sė Jezu Krishtit. Nga deklarata pėr shtyp qė ka dhanė “Discovery Channel”, dokumentari pritet me u prezentue kėto dit’ si premierė, tue argumentue hipotezėn e naltpėrmendun, shkruen Marshall Thompson nga “Associated Press”.

 

Pėrmrena –…nė vitin1980 nė Talpiot, Jerusalem, ishte zbulue nji shpellė varrimi hebraike e shekullit tė parė tė erės sonė dhe dhetė sandėqe me eshtna njerzish, e 6 prej tyne me mbishkrime nė to. Masi qė ishin lajmrue me urgjencė nga disa ndėrtues, qė synojshin ndėrtime nė atė zonė, Autoriteti Israelit pėr Antikitete (IAA) i kishte marrė mbi vete gėrmimet. Varreza ish zbulue, ishin marrė shenimet dhe tė tjera tė dhana tė gjetuna (mbishkrime, etj.), kurse trupat ishin dorėzue te autoritetet religjioze, pėr me u varros sipas ligjit fetar Hebraik. Dhetė sandėqet e gjetuna ishin nisė pėr nė IAA, pėr studim. Mbas dekodimit tė mbishkrimeve, emnat qė kanė qenė tė gdhendun nė kėto sandėqe lexoheshin si: Jazusi, i biri i Jozefit; Maria; Mariemene (emri Maria nė gjuhėn greke te shekullit te parė mbas Krishtit); Juda, i biri i Jezusit; Mateu; dhe Jozefi.

Nga revista “Newsweek” kuptojmė se, sipas raportit zyrtar tė arkeologut me nam Amos Kloner, asnji gja e veēantė nuk asht gjetun nė kėtė zbulim. ‘Asht nji varrezė tipike hebreje…’, thotė Kloner. Varreza asht pėrdorė prej tri a katėr gjeneratash t’Hebrejve qė nga fillimi i erės sonė. Ajo asht kanė e vandalizueme nė kohėt e lashta. Edhe emnat e gravueme nėpėr sandėqe janė shumė t’zakonshėm pėr shekullin e parė tė kėsaj ere, thotė Kloner. Rreth 25 pėrqind e femnave nė atė kohė e kanė pasė emnin Mariam. Derisa pėr ngjashmėninė e emnave tė pėrmendun, me emnat e familjes se Jezu Krishtit, Kloner thotė se ‘asht vetėm koincidencė’; ‘ne nuk kemi asnji provė shkencore se kjo varrezė asht me tė vėrtetė varreza e Jezusit e familjes sė tij’, shton Kloner, njė ndėr tė parėt arkeolog qė egzaminoi sandėqet kur ato u zbuluen (“The Guardian” - Is this really the last resting place of Jesus, Mary Magdalene - and their son?, by Ed Pilkington & Rory McCarthy).

 

Loaded…– Sandėqet studioheshin, jeta nė Talpiot vazhdoi, deri atėherė kur Simka Jakobovic, nė vitin 2002, e theu qetėsinė zotnuese. E tana kjo kishte kalue e ishte mbulue me studime te thella arkeologjike, kur nė vitin 2002, derisa ishte tue punue nė nji tjetėr dokumentar tė “Discovery Channel”, Jakobovic, nji Hebre observator, me interesim tė madh pėr historinė Biblike, has nė nji sandėk ku ishte lanė mbishkrimi ‘Xhejmsi, i biri i Jozefit, vllau i Jezusit’. Ndryshe nga sandėqet tjera tė gjetuna ma herėt, e tė pranueme si autentike prej arkeologve, sandėku i Xhejmsit erdhi nėpėrmjet dyerve tė nji dilleri tė gjanave antike, i quejtun Oded Golan. Edhe pėrkundėr pasigurisė, Jakobovic dhe disa studiues, folin se sandėku i Xhejmsit asht autentik, derisa IAA ka deklarue se mbishkrimet janė falco dhe se Golan asht mashtrues (gjykimi pėr mashtrim i Oded Golan’it po vazhdon n’Israel; ai i mohon akuzat), shkruen gazeta “Newsweek”.

Tue u ndi i iluminuem, pse ka kuptue se Mari Magdalena nė Greqisht dhe nė shkrimet e Kishės Ortodokse Greke quhet Mariamene, dhe se Magdalena asht vetem ofiq/mbiemėn i Marisė nga Magdalena (Maria e rame prej Magdalene), e jo mbiemni i saj i vėrtetė, Jakobovici imponon idetė e tij ende tė paformueme mirė. Jakobovic i eksituem me informatėn se nė doktrinėn Ortodokse tė Krishtenė, nji ditė merret pėr festė si dita e ardhjes sė Mari Magdalenės (qė aty quhet Mariamene), thotė se kjo asht hallka e gjetun e zingjirit, qė vėrteton se varreza i pėrket familjes sė Jezu Krishtit, dhe se trupi i gjetun nė sandekun qė mban emnin Mariamene, asht trupi i Mari Magdalenės (shih pjesė nga intervistimet nė lidhje me filmin, msnbc.msn.com/id/17328478/site/newsweek/). Ky mendim asht forcue edhe ma shumė prej zanit tė nji shkenctari prej Torontos, tė cilin e kishte kontaktue Jakobovic, qe thotė se ky zbulim duhet pėrnjimend me u marrė seriozisht (“The Guardian” - Is this really the last resting place of Jesus, Mary Magdalene - and their son?). Tjetra anė e monedhės, qė e ban kėtė hipotezė qė mos me u lanė mbas shpine, janė informacionet qė na sjellė gazeta “The Guardian”, ku shkruen se njani nga dy sandėqet e gjetuna asht ma i vogėl dhe mban mbishkrimin ‘Jezusi, djali i Jozefit’, derisa tjetri asht ma i madh dhe bukur i dekoruem, qė e mban mbishkrimin ‘Mariamene e Mara’. Tue u bazue te Simka Jakobovic, Mariamene e Mara domethanė ‘Magdalena Udhėrrėfyesja’ (Magdalene the Master). Kjo asht pika e parė e shiut, qė vjen mbas frymės sė madhe qė pat fillue me “Kodin e Da Vinēit”, e qė puthen bashkė me pėrpikmėni.

Jakobovic e bazon hipotezėn e vet nė katėr pika referimi qė ja ka caktue vedit. Njana pikė asht ajo se, tanė mendimtarėt e krishtenė pajtohen se emni i vėrtetė i Mari Magdalenas asht Mariamene, derivat ky i emnit Mariam. Pika e dytė asht testi i ADN, me rezultatet e te cilit asht arritun me u kuptu se trupat e gjetuna nė dy sandėqet e naltpėrmendun, janė dy etnitete tė ndryshme (femėn/mashkull), prej ku mbetet hapsinė me u supozue se tė dy personat kanė mujt me pasė lidhje bashkėshortore. E treta pikė referimi mbetet minerali i akumuluem mbi sandėkun e Xhejmsit, qė sipas hulumtimeve te Jakobovicit dhe bashkėpunėtorve tė tij, asht i njejti mineral i akumuluem mbi 10 sandėqet e tjera tė gjetuna. Kjo sipas Jakobovicit merret si provė qė edhe sandėkun e Xhejmsit me e pranue si autentik, e tė gjetun nė ‘varrin e Krishtit’ e me e lidhė me argumentin nė vijim, provėn e katėrt, qė janė shkrimet e shejta Biblike, ku sipas Ungjillit tė Markut, Jezusi i kishte katėr vllazėn, dy prej tė cilėve ishin Jozefi dhe Xhejmsi, e kjo si lidhshmėni me faktin se nė sandėqet e gjetuna nė varrezė, tė dy kėta emna janė gjetė tė shkruem (“Newsweek”, Raiders of the Lost Tomb).

Re-loaded…– Asht e vėrtetė se simbas Ungjillit tė Markut, Jezusi kishte vllazėn. Por, duhet me u cekė kėtu se ata do tė ishin vllaznit prej nane tė Jezusit. Jezusi vet ishte i lindun pa baba. Ishte Fryma e Zotit…Shpirt prej Tij. Nė shėnimet Biblike gjejmė se, Jezusi nė tė shumtėn e rasteve qė i drejtohet vetes, vedin e quen ‘…i biri i njeriut’ ose ‘…i biri i Davidit’. Gjithashtu, duhet theksue se gati tė tanė kėta emna tė gjetun nė mbishkrim, pos emnit tė Jezusit, ishin bukur tė theksuem nė mesin e hebrejve edhe para ardhjes sė Jezusit nė mesin e njerėzve. P.sh. emni Jozef asht simbas emnit tė profetit tė nderuem Jozefit, tė birit tė Jakobit. Kjo traditė ndiqet ende edhe prej gjeneratave tė reja hebreje e tjera. Sidomos emni Mariam e ka pasun dhe vazhdon me e ruejt randėsinė qė ka, se asht emni i motrės sė Mojsiut e Aronit. Bile edhe n’Kuran, nė nji rast kur pėrshkruhet nji ndodhi nė mes Shėn Marisė dhe disa t’afėrmve tė saj, ata i drejtohen me “…oj Marieme, motra e Harunit (Aronit)…”. Edhe pse Shėn Maria nuk asht e motra e profetit Mojsi, shihet se lidhjet nė vi t’gjakut kanė qenė shumė tė rujtuna nė mes tė hebrejve, si dhe mbiemnat nė shej respekti, pėrkujtimi, dashunie, kanė qenė dhe mbeten traditė, ani pse jo nė masa tė gjana tė shoqnisė! Kėto i hasim edhe ne traditėn islame, sidomos nėpėr qarqet mistike.

Nė anėn tjetėr, rezultati i ADN asht i limituem, mbasi qė trupat prej nji kohe tė gjatė ishin kanė tė rivarrosun. Testimi qė asht ba ka dhanė informata mbi trashigiminė, vetėm nė vi tė nanės. Kjo na len hapsinė me mendue edhe se Jezusi dhe Mariamene (Mari Magdalena) kishin mujt me kanė vlla dhe motėr nė vi tė babės. Gjithashtu, duhet pasun parasysh deklaratat e arkeologut Amos Kloner, qė u pėrmendėn ma nalt. Pėr gazetėn “Yedioth Ahronoth”, Kloner gjithashtu ka thanė se, emni Jezus asht gjetun ma se  71 here nė shpellat varre gjatė asaj kohe (kohėve t’fundit).

Pėr mos me teprue e me thanė se “...ata as s’e kanė mbytė as s’e kanė kryqzue ate (Krishtin), por atyne u pėrngjau”…qyshdo me qenė, Jakobovici, me ndihmėn e Kameronit, ka fitue mbėshtetjen e “Discovery Channel” dhe nji buxhet prej 3.5 milionė dollarėsh pėr filmin dokumentar. Gazetarėt Ed Pilkington dhe Rory McCarthy nga “The Guardian”, njoftojnė nė shkrimin e tyne se filmi dokumentar “The Lost Tomb of Jesus” do ta ketė premierėn t’Dielėn, me 4 Mars 2007.

Historia ma e mirė mbi jetėn e Krishtit asht mbledh nė shkrimet fetare, por ama vlen edhe me thanė se ndoshta shpijat e atyne njerzve, ndėr tė cilat asht ky varr, kanė me u ba vend peligrinazhi, ani pse varri i Krishtit, pėr herėn e parė kur ishte hapun, t’Dielėn mbas Shabatit, ishte kan’ i zbrazėt.


© by Gazetajava.com

Kreu

Bota
Lajmet
PSE KOSOVA NUK ASHT ‘ZEMRA E SERBISĖ’?
E ARDHMJA ĖSHTĖ SOT
CARL SAGAN, NJĖ JETĖ PĖR KOZMOS
NEW-LOOK BONAPARTE
NJI ALBUM NGA IRAKU
PUTIN: PREJ ALEATIT T’AMERIKĖS DERI NĖ TIRANIN GLOBAL
IN MEMORIAM: RICHARD RORTY