Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : Muzika E Update'ueme: Mar 1st, 2007 - 19:22:23


“Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt”
Nga Dimal Luta
Mar 1, 2007, 18:34

Email'o
 Print'o

Me ‘hoody’ (bluzė me kapelė) t’zi, jeans t’zeza e patike poashtu tė zeza, “Plan B”  nė vargjet e veta mundet me pasė pėrmbajtje tė errėt, por edhe veshjen ia ka pėrshtatė muzikės. I konsideruem si pėrgjigja britanike e Eminemit, po me pėrmbajtje ma morbide, tue repovat pėr pėrdhunime, vrasje,  abuzim droge, dhunė e seks tė moshės sė mitun, t’shoqnueme me gitarė akustike, krejt kėto e bajnė ate artist shumė interesant. Emnin e vėrtetė e ka Ben Drew, lind n’vitin 1984 e rritė nė Forest Gate tė Londrės. I kontraktuem nga e njajta kompani si “The Streets”, albumi i tij i parė “Who Needs Actions When You Got Words” (Kujt i duhen veprat kur i ke fjalėt)”, nuk u ngjit ma nalt se n’vendin e 30 nė toplistat britanike, por u shpėrblye me vlerėsimet e mira tė kritikės dhe u vendos n’vendin e katėrt nė konkursin e BBC-sė, “Tingujt e 2006-tės”.

 

Salla ku u paraqit, Shepherd’s Bush Empire, megjithėse e vogėl, me kapacitet maksimal p’ej 2000 vendeve, ka pasė mysafirė disa p’ej muzikantėve ma me influencė tė shekullit 20. Aty kanė kėndu David Bowie, “Rolling Stones’at”, e deri te “Blur”.

 

Koncerti u hap nga Hadouken!, grup i ri  qė premton, me instrumente t’gjalla(!)e me nji reper nė ballė, me shumė kualitete qė i vendosė ata nė tė njajtėn pozitė artistike si “Plan B”. U paraqit edhe nji reper i ri  nė fillim tė karrierės sė vet me kangėn “You Can’t Rap”. Por, pėr me ngjallė publikun e me i ba gati pėr pjesėn kryesore, u desht me dalė Professer Green, reper p’ej pjesės lindore t’Londrės, i kontraktuem nga kompania e Mike Skinner-it, “The Beats”.  Edhepse i kėndoi shumė kangė tė cilat publiku nuk i njihte, nuk mbet asnji person qė nuk ia nisi me k’cy me muzikėn e tij. Impakti i tij m’u ba i qartė veē kur i pashė mbas koncertit qinda vetė tue pritė n’rend me e ble mixtape’in (CD jo zyrtare)  “Lecture#1” nė sallėn e koncertit.

 

Kur i erdh rendi “Plan-it B”,  nuk la asgja pa luejt. Tė gjitha i performoi me instrumente n’skenė, e jo me laptop! Aty e pati bateristin e tij Cassell the Beat Maker, edhe basistin e vet, e edhe nji nandėm’dhetė vjeēar si gitarist kryesor.

 

N’skenė doli me kangėn “Kidz”, tė cilėn e pasoi me version akustik tė kangės tjetėr “Charmaine”, nė tė cilėn repon nga perspektiva e nji burri qė dashurohet nė nji 14 vjeēare, pa e ditė moshėn e saj dhe veē mbasi bajnė seks, nji mik i vet ia kallxon moshėn e saj t’vėrtetė.  Ky rrėfim i ēuditshėm por shumė i sinqertė, e pėrcaktoi tonin pėr pjesėsn tjetėr tė koncertit.

 

Derisa e tanė turma e kėndonte ēdo fjalė tė “Mama (Loves a Crack head)”, ende m’doket ēudi qysh kjo kangė ka mbėrri veē deri n’vendin e 41 tė top listės sė singėll-disqeve nė Britani.. Kanga asht nji rrėfim i vėrtetė pėr ate se qysh nana e tij u dashunue nė nji narkoman.  Tė dashtunin e nanės sė vet e pėrshkruen si “Nji gjylponė e flliqtė, qė s’e din ku u kanė…krejt ēka di unė asht se e kam pa n’ekstazė kur ‘jam i pastėr’ ka thanė”. Kjo kangė  pėrmbledhė tonin agresiv e megjithatė shumė realist tė “Plan-it B” dhe e thekson aftėsinė e tij pėr me i kallxue ndigjuesit t’vet nji tregim.

 

Nė shumicėn e kangėve t’albumit tė tij, ai pėrdor personazhe qė janė tė lidhuna me drogė, qoftė si dilerė apo tė varun p’ej saj ashtu qė ishte nji pamje e jashtėzakonshme kur pėr nji moment e ndali muzikėn pėr me reflektu pėr miqtė e tij qė i kanė vdekė nga abuzimi i drogės.  Ai kallxoi se si miqtė e tij ishin kanė “djem t’bardhė t’klasės s’mesme”qė kishin mendu se munden me e kontrollu drogėn derisa droga kish fillu me i kontrollu ata. Edhepse e theksoi qartė se nuk donte me kanė hipokrit sepse vetė kish eksperimentu me drogė, ai tha se e ndjente nevojėn me ia ba me dije audiencės se drogat si heroina e kokaina nuk i kishin dhanė kurrgja tjetėr veēse kishin shkaktue dhimbje dhe vdekje nė jetėn e tij. Kjo ishte nji hymje e mrekullueshme  nė “Missing Links”, nji kangė pėr narkomanė  tė cilėt i ka njohtė, ēka janė kanė e ēka kanė mujt me u ba para se t’fillonin me marrė drogė. Vargjet “In the world of wasted talent, could of been great now there just making up the balance, Musicians, artists, writers, authors, Gymnasts athletes footballers” tregojnė se ēka u ndodh shpesh talentėve tė ri. Kjo kangė pėrdor si sample “Pyramid Song” tė “Radioheads-ave”,  por muzikėn u desht me e ndėrru nė momentin e fundit para se ta kėndonte nė ndarjen e ēmimeve tė NME’s vitin e kaluem, mbasi nuk kishte marrė lejen pėr me pėrdorė atė sample. Dmth, mund tė gjenden dy versione tė kėsaj kange.

 

Nga fundi, njani p’ej beat boxer-ave ma t’mirė nė botė, Killa Kella iu bashkue nė skenė “Plan B’s” dhe mysafirėve tė tjerė special. Nė mbyllje, “Plan B” luejti klasikėt si “Song 2” tė grupit “Blur ».

 

Nė turneun nėpėr Britani tė Madhe, “Plan B » vendosi me nxjerr n’shitje kangė qė nuk janė ndigju p’ej audiencės si dhe remixa tė kangėve tė vjetra. Mixtape-i quhej “Pain it Blacker” qė i referohet kangės sė grupit Rolling Stones “Paint it Black”, dhe pėrmban dy sample  tė kėtij grupi , nji p’ej “Paint it Black”, e tjetri p’ej “Wild Horses”. Mixtape-i  poashtu pėrmban edhe sample tė Jose Gonzalez-it, Leonard Cohen-it, dhe tė grupeve “Nirvana” e “Coldplay”.  Derisa po largohesha drejt daljes, hetova se po e shitnin mixtape-in e Professor Green’it. N’fakt vetė Profesori po e shitte ate. Arrita me e ble CD’nė e fundit, me bisedu pak me te dhe me kėnaqėsi ma nėnshkroi CD-nė. Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt?!!!

 

 

www.myspace.com/hadoukenuk

www.myspace.com/proffessergreen

www.myspace.com/time4planb

ėėė.myspace.com/leadingbyexample


© by Gazetajava.com

Kreu

Muzika
Lajmet
NEXHMIJE PAGARUSHA: “Pėr herė tė parė n’jetėn time, pėr njė medium tė shkruar, po shpalosi kujtimet mė tė ēmuara tė familjen sime”
Intervista me GENTEN
Intervista me GENTEN
MUZIKA JONĖ ASHT HAPPY!
“Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt”