Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Letra dhe Opinione E Update'ueme: Apr 16th, 2007 - 10:18:53


RAMIZ KELMENDI HEQ DORĖ NGA – VENDLINDJA!
Nga Ramiz Kelmendi
Apr 12, 2007, 12:55

Email'o
 Print'o

Ramiz Kelmendi
Duke marrė spunto/shkas nga nobelisti i sivjemė pėr letėrsi, turku Orhan Pamuk, qė hoqi dorė nga kombi dhe lėshoi shtetin e vet, e po ashtu dhe, asgjėmangut, duke pasur parasysh edhe shkrimtarin disident Kasem Trebeshina, i cili, njėsoj si kolegu i tij O. Pamuk, hoqi dorė nga kombi dhe kėrkoi ta shlyejnė nga nėnshtetėsia shqiptare, si dhe duke kujtuar vendimin e dramaturgut tonė tė madh Kolė Jakova, i cili, tejet i zhgėnjyer dhe i dėshpėruar nga kolegėt e vet tė penės, la amanet tė mos i vijė asnjė shkrimtar nė varrim, jashtė ēdo analogjie me vogėlsinė time, unė mora njė tjetėr vendim. Pas mbi treēerekshekulli jete dhe veprimtarie si pejan me vendlindje dhe si rugovas me prejardhje, vendosa tė heq dorė, qė sot, edhe nga vendlindja, Peja, edhe nga prejardhja, Rugova.

Me njė parantezė, qė nė krye, njė si shpjegim tė menjėhershėm: Pejėn, qytetin tim tė lindjes, dhe Rugovėn, vendlindjen e prindėrve tė mi (Drelajt e babait tim dhe Haxhajt e nėnės sime) i kam dashur dhe do tė vijoj t’i dua sa tė jem gjallė! Them tė jetė e tepėrt qė ta vė pikėn mbi i, sepse vetėkuptohet qė kėtu e kam fjalėn pėr ca institucione dhe pushtetarė, pejanė e rugovas, gjatė gjithė kėtyre e atyre moteve.

Ai mllef e ai pezėm, ai injorim i tejskajmė e ai mohim i plotė, ajo pakėnaqėsi dhe ajo mospėfillje deri nė fyerje, tė gjitha mbjellė e akumuluar me dhjeta e dhjeta vjet, qė i pėrballova stoikisht falė, nė radhė tė parė, indiferencės sime dhe vaksinimit tim me kohė pėr kėtė fenomen aspak qytetėrues, tė gjitha kėto bėnė qė tė shpėrthejė dhe tė thyhet Maja (ime) e Ajsbergut.

Ky akt imi, s’do mend,  mund edhe tė mos mirėkuptohet, apo, qoftė larg, edhe tė keqkuptohet nga ndonjė (edhe) qėllimmirė. Pėr shembull,  mundet tė “shpjegohet”, fjala vjen, si ndonjė trohė a sindromė vetėmbivlerėsimi, prepotence, megalomanie, narcizmi a edhe vetėm si pėrpjekje e vockėl pėr tė shpėtuar nga harresa e anonimiteti. Jo. Assesi.

Pėrjashto “shembujt” e Orhan Pamukut, tė Kasem Trebeshinės dhe tė Kolė Jakovės, qė tė jem mė se i sinqertė, spunton, siē i thonė “matanėgardhit”, shkasin a shtytjen e mirėfilltė dhe tė drejtpėrdrejtė pėr kėtė reagim timin, tėrėsisht tė palakmuar dhe fare-fare tė padashur, ma dha para sė gjithash e mbi tė gjitha – Gjakova!

Gjakova bėri njė diēka qė as e ka bėrė, as po e bėn dhe as qė e vė ujin nė kėtė farė zjarri vendlindja ime (lexo: vendimmarrėsit e saj). Dhe jo vetėm Peja, po asnjė tjetėr qytetet i Kosovės.

Ē’bėri Gjakova?

Shpalli publikisht, ngriti nė piedestal, nderoi dhe u shprehu mirėnjohjet mė tė larta njė numri tė konsiderueshėm gjakovarėsh mė tė merituar dhe mė tė afirmuar, jo vetėm nė pėrmasa lokale.

Kush tjetėr veproi kėshtu?!

Askush.

 

JEZUSI DHE NAZARETI

        

Kam parasysh, po, se Jezusi, Jezu Krishti, kudo nė botė u pranua dhe u nderua si profet, pos nė vendlindje tė vet, nė Nazaret.

Edhe ndonjė muaj, unė mbush plot 77 vjet moshė. Pėr gjithė kėtė kohė, ja, ta zėmė, edhe vetėm brenda 50 vjetėve tė fundit, vetėm brenda njė gjysmėshekulli, vendlindja ime dhe vendlindja e prindėrve tė mi, as bėri gėk, as bėri mėk pėr njė qytetar tė saj. Pėr njė gazetar, pėr njė publicist, pėr njė shkrimtar dhe pėr njė profesor tė saj, i cili pothuajse tė gjitha veprat e veta ose i ka shkruar pėr Pejėn e Rugovėn, ose i ka pasur frymėzim tė parė e tė mbramė ato.

Vendlindja Peja dhe vendlindja Rugova, tash e mbi treēerekshekulli, kurrė, absolutisht asnjėherė:

 

1) Nuk ia shėnoi njė tė vetmin pėrvjetor tė lindjes: 30, 40, 50, 60, 70, apo edhe 75-vjetorin!

2) Nuk ia kujtoi fare as 30, as 40, as 50, as 60-vjetorin e punės nė gazetari!

3) Nuk e zuri ngoje fare as 30, as 40, as 50-vjetorin e punės nė letėrsi!

4) Nuk e nderoi pėr vepėr jetėsore nė gazetari a letėrsi!

5) Nuk ia organizoi asnjė promovim libri nga 30 e sa tituj tė botuar, ndėr tė cilėt edhe veprat, qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me vendlindjen, si: romani “Heshtja e armėve”, radio-drama “Kur kositen livadhet”, pėrmbledhja e tregimeve “Ahmet Koshutani”, etj.etj.!

6) Nuk e ftoi as edhe vetėm njė herė tė mbajė njė orė letrare nė vendlindje!

7) Nuk i dėrgoi kurrė as edhe vetėm njė ftesė pėr ēfarėdo feste tė qytetit!

8) Nuk i dha kurrė, absolutisht as edhe vetėm njė herė, qoftė edhe vetėm njė fletė-falėnderimi a mirėnjohjeje si gazetar a letrar, si pejan a rugovas!...

 

Sė kėndejmi edhe vendimi im – “i parevokueshėm” (siē e ka bėrė zakon ta thotė ndonjė ministėr yni, kur jep dorėheqje, rrallė e pėr mallė), tė mos konsiderohem mė as pejan, as rugovas.

I bindur se janė edhe dhjeta e dhjeta pejanė tė tjerė, shumė mė tė merituar se unė, qė kanė “gėzuar” e po vijojnė tė “gėzojnė” tė njėjtin “fat” si ky imi, uroj qė unė tė jem i fundit pejan a rugovas i (keq)trajtuar kėshtu nga vendlindja e vet. 

Vaj halli pėr atė qytet, qė s’i nderon mė tė merituarit e vet!

 

 

Ramiz Kelmendi

Prishtinė, 10 prill 2007                                              

 

 

 


© by Gazetajava.com

Kreu

Letra dhe Opinione
Lajmet
TURP PĖR DEMOKRACINĖ
VITI ORVELLIAN I ISMAIL KADARESĖ
GJYQĖSORI NĖ KOSOVĖ
DREJT DIALOGUT NDĖRFETAR
A po i ēmojmė sa duhet bashkatdhetarėt tanė ose ,,AZILANTAT”
RAMIZ KELMENDI HEQ DORĖ NGA – VENDLINDJA!
Viktimat e para tė pakos sė Ahtisaarit!