 |
| Fehmi Hajra |
Komogllava ėshtė njė fshat nė komunėn e Ferizajit, me njė natyrė tė bukur qė tė bėn pėr vete posa ta shikosh. Nė pjesėn mė tė gjelbėruar tė fshatit gjendet shkolla fillore, ku vijojnė mėsimet nxėnės nga ky fshat dhe nga disa fshatra pėr rreth. Shkolla ėshtė nė kontrast me fshatin. Ajo ėshtė e dėmtuar dhe ēuditėrisht ka njė hyrje tė ngushtė. Menjėherė, ngjitur me hyrjen ėshtė drejtoria e shkollės, qė tė bėn tė mendosh se aty ėshtė vendosur qėllimisht pėr tė kontrolluar hyrje-daljet nė shkollė. E ndėrtuar shumė kohė pėrpara, ajo duket e vjetėr, sė bashku me mėsimdhėnėsit tė cilėt gjatė pauzės sė shkurtė pinė ēaj rusi. Pastaj, nė pauzėn e gjatė, mėsuesit luajnė shah, ndėrsa mėsueset tregojnė histori nga mė tė ndryshmet, nganjeherė edhe se kush ėshtė martuar e kush ka "met te shpia".
Drejtori nuk shihet tek "salla e arsimtarėve". Ai gjendet nė zyren e tij. Nuk pi ēaj rusi e as nuk luan shah. Me njė qendrim tė ashpėr, ai gjendet nė siklet. Edhe pėr pak ditė do t'i duhet ta lerė postin e drejtorit. Nė vend tė tij partia ka vendosur njeriun e saj, i cili thuhet se ndjek vijėn partiake besnikėrisht dhe ka miratimin nga qendra, element ky vendimtar pėr njė post siē ėshtė ai i drejtorit tė shkollės. Nė zyren e drejtorit gjendet njė kompjuter i fikur dhe i mbuluar me njė "tentene" pėr tė parandaluar pluhurin qė gjindet gjithandej tavolinės ku drejtori ka vendosur dokumente tė rendėsishme me tė cilat qeverisė shkollėn. Drejtori nuk i ka nė qef vizitat andaj i pret ftohtė mysafirėt.
Pėr dallim nga drejtori, mėsuesit dhe mėsueset e shkollės i gėzohen vizitave, sidomos nga Prishtina. Nė shenjė miqėsie tė dergojnė nė klasė, ku japin mėsim ēdo ditė pune. Aty tė presin fėmijė tė bukur, por tė ulur ndaras meshkuj me femra, tė cilėt tė shikojnė ēuditshėm. Derisa mėsuesi e "shėnon oren" dhe nxėnėsit janė tė heshtur, keni mundėsi tė shikoni klasėn, qė pėrvec fėmijėve nuk ka asgjė tė bukur. Pėr njė ēast do tė harroni se jeni nė klasė tė njė shkolle kur pėrpara jush do tė shihni njė ambient tė zymtė qė tė shkakton ndėrprerje nė frymėmarrje; do tė shihni inventar tė vjetėr dhe tė ērregulluar, njė tabelė tė zezė e tė habitshme se si nuk po rrėzohet pėr parketin e lyer me ngjyrė tė zezė qė kundėrmon; do tė shihni dritare qė vėshtirėsojnė depėrtimin e dritės nė klasė me ērast klasa duket depresive dhe e neveritshme. E, kur mėsuesi do t'i urdhėrojė nxėnėsit tė nxjerrin librat dhe t'i hapin nė faqe 21, do tė habiteni se si nė ketė shkollė shekujt nuk paskan lėvizur.
Nė shumicėn e shkollave tė Kosovės, sidomos ato fillore nė zona rurale gjendja duket e pashpresė dhe nxėnėsit e mėsimdhėnėsit ndjehen tė harruar dhe tė dėshpėruar nga ēdo gjė. Me paga qesharake, shumica e mėsimdhėnėsve tė shtyer nė moshė, kanė shumė probleme pėr t'u familjarizuar me programet dhe metodat e reja tė mėsimdhėnies. Reformat duket se kanė krijuar vetėm huti dhe regres nė sistemin arsimor.
Ndėrkohė jo shumė kilometra larg kėtyre fėmijėve qė mėsojnė nė kushte ekstremisht tė vėshtira, politikanėt kosovarė, sidomos ata nė pushtet tė prirė nga Kryeministri Ēeku, nė javėt nė vijim teksa "Dita e Europės" po afrohet, do t'iu flasin me entuziazėm atyre dhe neve, se si Kosova ka njė tė ardhme tė garantuar nė Europė. Kryeministri kėtyre nxėnėsve dhe gjithė nxėnėsve tė vendit, do t'iu premtojė nė javėt nė vijim, se Qeveria e Kosovės do tė bėjė ēdo gjė qė ata tė rritėn nė njė Kosovė qė ka tė ardhme tė ndritur europiane, ashtu siē kanė premtuar edhe paraardhėsit e tij. Ndėrkohė, Ministri i Arsimit do tė vazhdojė me konkursin e Ministrisė qė udhėheqė pėr esenė mė tė mirė, me temėn "Rruga e Kosovės pėr nė Europė" dhe esetė mė tė mira tė shkruara nga nxėnėsit kosovarė do tė shpėrblehen nė ditėn e Europės, me 9 maj. Ndoshta Ministri i Arsimit do ta zgjedh pikėrisht shkollėn fillore nė Komogllavė me rastin e kėsaj dite, qė tė mbajė njė ligjeratė pėr t'i informuar se si Kosova po ecen me hapa progresivė drejt Unioni Europian. Do t'ju pėrmend dokumente siē ėshtė Partneriteti Europian, Mekanizmi Pėrcjellės i Marrėveshjes pėr Stabilizim Asocim, e dokumente tė tjera. Por nuk do t'i pėrmend "Kriteret e Kopenhagės" dhe assesi se ēka kėrkohet aty. Do tė frikohet se nėse i pėrmend edhe njė nxėnės i shkollės fillore do ta kuptojė se Kosova ėshtė shumė larg integrimit europian. Do tė frikohet nga reagimi i ndonjė nxėnėsi qė do ta kuptojė se ajo qė po flet Ministri ėshtė realitet fiktiv.
Pas ditės sė Europės, me 10 maj nxėnėsit do tė shkojnė nė tė njejtėn shkollė dhe me tė njejtat kushte tė neverishtme. E, kur tė kthehen pas dite nga shkolla do tė shikojnė se si bashkėfshatarėt e tyre tė rritur janė mbledhur tek "zadruga" e fshatit, tė cilėt nė mungesė tė punėsimit dhe pėrspektivės terė ditėn diskutojnė se si tė sigurojnė njė vizė pėr tė dalė jashtė kėtij vendi. Kėta tė fundit janė realiteti europian i dukshėm nė Kosovė. Por, Kryeministri Ēeku, ngjajshėm siē kanė bėrė edhe ata para tij, do ta injorojė krejtėsisht ketė realitet. Do tė vazhdojė tė flasė me entuziazėm pėr integrimin e Kosovės nė UE. Nuk do tė lejojė qė askush t'ia prishė festėn e madhe. Vend e pavend do ta pėrseritė shpesh se Kosova ka tė ardhme tė ndritur nė Europė, nė mėnyrė qė ta besojė edhe vet atė ēka thotė ose qė e kanė kėshilluar ta thotė.
Ndėrkohė, do tė jetė njė grup i njerėzve tė cilėt do ta ngrisin zėrin kundėr retorikės dhe izolimit qė sot dominon nė Kosovė, pesha e tė cilave do tė ndihet pikėrisht nė ditėn e Europės me 9 maj, nė vendin mė tė varfėr europian. Por, ēuditėrisht njė vend me politikanė shumė tė pasur, tė cilėt janė kujdesur aq mirė qė vet ta vizitojnė ēdo cep tė Europės dhe botės, me para tė qytetarėve. Tė pėrgatitur mirė qė t'i arsyetojnė vizitat jashtė vendit pėr ēėshtje tė "pavarėsisė dhe shtetėsisė", ata kanė harruar qytetarėt e kėtij vendi, tė cilėt gjenden tė izoluar nė pjesėn mė tė varfėr europiane - pjesė kjo qė thuhet se ka pasuri tė mėdha nėn-tokėsore, por varfėri dhe izolim mbi tokė.
Autori ėshtė Kryetar i Federalistėve tė Rinj Europianė (JEF)