Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : BookLook E Update'ueme: Apr 16th, 2007 - 10:22:47


Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit: shtatė libra nė njė
Nga Hamit Aliaj
Apr 12, 2007, 12:56

Email'o
 Print'o

     
-Pėrsė bėhet sikur nuk dėgjohet kumbimi i kėsaj kėmbane, ku janė gjuhėtarėt, poetėt, njerėzit e letrave, shteti vetė? Pėr kė bie kjo kėmbanė, kush ka vdekur, a mos vallė, mosozot, te tė gjithė ne ka vdekur diēka nga Shpirti Shqiptar?
Nėse jo, pėrse heshtet?-

 

           

Me 28 nėntor 2006 mė ra njė telefonatė nga Gjakova.

- Gėzuar Ditėn e Flamurit! Si po shkojnė festimet nė Tiranė? Kėtu nė Kosovė ėshtė kallur qielli.

            - Nuk jam nė Tiranė, i thashė. Jam... vetėm 20 km larg Gjakovės, nė Tropojė.

            - Jemi njė grup miqėsh qė po tė kujtojmė. Mė prit, po vij tė tė marr.

            Nėnqielli i Gjakovės ishte mbuluar me njė flamur, qė shtrihej nga pallati nė pallat, mė i madhi qė kam parė ndonjėherė.

            Miqtė qė mė prisnin te hotel “Pashtriku” ishin shkrimtarė, gjuhėtarė, historanė, mjekė dhe “shoferi” im filolog: deputeti i Gjakovės, Kamber Kamberi.

            Nuk ka parlament ku kierarkia e fjalės nderohet si nė Kosovė. Nė ndeja tė ndryshme, nė dasma a morte, flet njėri e tė tjerėt heshtin. Ata kėmbėngulnin t’ju flisja pėr tė rejat nga Tirana, megjithėse tė tėrė kishin edhe internet nė shtėpi e ishin mė tė informuar se unė. Pashė se kulti i dikurshėm rozė pėr Tiranėn ende s’ishte zhbėrė tek ata. T’u flisja pėr marrėzitė e asaj fundvere nė Parlamentin e Tiranės? Jo!

            - Baca Din, iu drejtova poetit tė njohur Din Mehmeti. Meqė po kėmbėngulni… nė Tiranė ka pasė njė ngjarje tė madhe. Anipse heshtanėt kanė bėrė bllokadė heshtjeje. Atė ngjarje e ka bėrė njė murg i madh. Po ju lidh nė telefon qė tani.

            Mė panė me habi.        

            - Ky murg… dėgjojeni vetė, u thashė, duke formuar numrin e Mehmet Elezit nė Ambasadėn Shqiptare nė Bernė. Ka botuar para pak muajsh “Fjalorin e Gjuhės Shqipe” me 41 mijė fjalė qė nuk gjinden nė fjalorėt e akademisė sė shkencave.

            Shumica e miqėve tė mi e kishin blerė “Fjalorin”.  Ishin tė njė mendimi: sikur asnjė rresht tjetėr tė mos ketė shkruar njeriu gjatė jetės sė vet, mjafton njė vepėr si ky Fjalor pėr tė mbetur nė mbamendjen e kombit.

            “Fjalor i Gjuhės Shqipe” i Mehmet Elezit doli nė qarkullim nė korrik 2006. Qė nė krye tė herės duhet thėnė pa patur frikė se e teprojmė se pėrbėn ngjarjen mė tė madhe kulturore tė vitit pėr gjithė botėn shqiptare. Dhe jo vetėm tė njė viti: ėshtė mė i madhi e mė i kompletuari fjalor qė ka botuar njė individ nė gjithė historinė e gjuhės shqipe.

            Pėr shumėkėnd “Fjalori…” pėrbėnte njė befasi. Autori s’ishte parė duke mbajtur ligjėrata nė katedrėn e gjuhės shqipe tė Universitetit tė Tiranės, megjithėse ish-profesori i tij, akademik Shaban Demiraj, e kishte “piketuar” qysh student pėr ta mbajtur si pedagog nė katedreėn e tij. Nuk ishte parė nėpėr konferenca gjuhėsore.  Nė tė tjera fusha, po.

            Dikur, student pa i mbushur njėzet vjetėt, ishte shfaqur nė komunitetin e poetėve me librin poetik “Zhurmojnė ujvarat” (1970), njė pėrmbledhje me varg tė ēliruar, vizion tė gjėrė e ndjenjė tė hollė. Ndoshta shumė pak vetė e dinė se shpėtimtari i atij libri kishte qenė pikėrisht Ismail Kadare: vetėm njė reēension me shkrim i njeriut tė madh tė letrave shqipe bėri tė mundur botimin, pasi shtėpia botuese e kishte hedhur poshtė si “tė papranueshėm”.  Mė vonė, mjerisht, M. Elezi pati njė “ftohje” me krijimtarinė e mirėfilltė letrare – shkaqet kėrkojnė njė hulumtim tjetėr. Megjithatė prapa gazetarit prodhimtar, prapa stilit tė mėvetėsishėm e gjuhės sė zgjedhur e krejt shqip, hetoheshin gjithkund poeti i ndrydhur e gjuhėtari i fshehur. Derisa nė vitet nėntėdhjetė kthehet tek dashuria e parė, poezia, me librin “Kurrė s’jam ndalur” (1996), me kumtin domethėnės: a mos kujtuat se kam vdekur? E pėrforcon kėtė mė 2005, kur ridel nė skenė  “Nėn njė flok tė pėrlotur bore”. Vetė fjala “i pėrlotur”, nė titullin e pėrmbledhjes sė re poetike, tregon pendestarin dhe poezia di tė falė. Apo ėshtė vonė? Poezia gjen hapėsirė tė lirė edhe nė katėr romanet e tij tė botuara kėto kohė: “Varri i fatit”, Tiranė 1998, (“Le tombeau du destin” Paris 2002), “Dita e tetė e javės”, Tiranė 1998, “(Pa)koka”,  Tiranė 1998 dhe “Kalendari i Noes”, Tiranė 2000. Nė mėnyrė mė tė ndrojtur poezia gjen vend edhe te shkrimet e librat  publicistikė qė ka botuar ose i ka nė proces botimi.

            E shoh se natyrshėm po mė tėrheq pas vetes shkrimtari, megjithatė nuk do tė ndalemi te romanet as te poezia e mirėfilltė. Me Fjalorin pėr tė cilin po flasim M. Elezi u shfaq edhe si poet i gjuhės shqipe. Jo mė me vargje…

            Jam ndėr tė paktėt njerėz qė e kanė ndjekur nė proces tėrė ngjizjen e kėtij Fjalori. Gjatė punės, kur lodhej,  me telefononte shpesh. E gjeja nė apartamentin e tij, nė dhomėn e vogėl tė punės, pėrkulur mbi kompjutėr, rrethuar me pirgje librash tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt  - pėr syrin tim, po pėr syrin e tij nė mėnyrė shumė tė rregullt, se nė atė grumbull tė rrėmujshėm ai gjente fill e lehtėsisht atė qė i duhej. Dėgjues deri nė fund i oponencės a mendimit tė tjetrit, sqimėtar nė ēdo fjalė e deri tek germa,  i rikthehej pėr tė satėn herė njė rrjeshti qė kish shkruar. Ndėrsa ta sillte kafen Lavazza, tė preferuarėn e tij, nė njė filxhan pa vegė duke e shėrbyer vetė  si “skofnar” (e shoqja ishte nė punė, duhej mbajtur familja me bukė, se Mehmeti kishte dalė i tepėrt, i panevojshėm pėr shtetin!), tė tėrhiqte nėpėr pafundėsitė e pyllit madhėshtor e tė pashfrytėzuar tė gjuhės shqipe.

            Ky ritual zgjati 8 vjet dhe s’e kam pyetur asnjėherė pse pikėrisht 1997-a ishte viti i vendimit tė madh pėr t’ia hyrė Fjalorit. Askush nga pendėtarėt s’i spjegon dot disa zona tė errėta tė nėnvetėdijes, disa mekanizma tė laboratorit tė vet krijues. Ndoshta kjo ishte mėnyra e tij pėr t’iu kundėrvėnė djegies sė bibliotekave, institucioneve, pėr tė ndihmuar ose mbrojtur kujtesėn e rrezikuar tė kombit nė atė vit tė mbrapshtė, mėnyra e tij pėr tė protestuar, duke u marrė me vlera tė shenjta? 

           

 

Fjalori i Gjuhės Shqipe  i Mehmet Elezit ėshtė njė libėr qė nė vetvete ka shtatė libra.

            Libri i parė ėshtė vetė Fjalori, nė tėrsinė e tij unike. Qartėsia dhe rigoroziteti shkencor i shpjegimeve, pasuria e rrallė folklorike, etnografike, letrare, poetike etj, me tė cilėn ilustrohen kuptimet e fjalėve e tė shprehjeve, bėjnė qė Fjalori tė lexohet sa si njė vepėr shkencore, aq edhe si njė krijim artistik.

            Duke e krahasuar me botimet e mėparshme leksikografike,  arrijmė nė disa pėrfundime:

            1. Fjalori i Gjuhės Shqipe i M. Elezit ėshtė fjalori mė i gjėrė i botuar deri mė sot nė historinė e gjuhės sonė nga njė vetje (individ): rreth 41 mijė fjalė e 54 mijė kuptime, qė s’i ka FGJSSH.

           
2. Ai nuk ėshtė fjalor krahinor. Shumica e fjalėve qė pėrfshihen nė tė pėrdoren nė hapėsira shumė herė mė tė gjėra se njė krahinė ose disa krahina bashkė. Gjeografia e tij shtrihet nga Ēamėria e Vlora nė trevat shqiptare nė Mal tė Zi, nga Durrėsi e Lushnja nė Kosovė e nė Luginėn e Preshevės.

            3. Pėr nga pasuria qė pėrmban, ky fjalor mund tė quhet njė lloj enciklopedie e kulturės popullore shqiptare, e shprehur me anė tė gjuhės e nė funksion tė saj.

            4. Shumica e lėndės sė “harruar” ose tė pėrndjekur, qė pėrmban ky fjalor, mund tė hyjė lirshėm nė tė gjitha llojet e shkrimtarisė sė sotme shqiptare.

            5. Ky fjalor ndihmon shkencėn gjuhėsore  shqiptare pėr studime tė reja rreth gjuhės shqipe, pasurisė e vitalitetit tė saj.

            6. Ky fjalor hap horizonte (pse jo edhe pėr polemika) ēfarė s’ėshtė bėrė, ēfarė ėshtė bėrė keq e, sidomos,  ēfarė duhet tė ndreqet ne standardin e gjuhės shqipe.

            7. Ky  fjalor dėshmon se ka ende shumė vlera gjuhėsore tė mėnjanuara anembanė trojeve shqiptare. Kėsisoj bėhet nxitje pėr gjuhėtarė tė tjerė qė kėto bukuri tė mos i lėnė tė vdesin.

            8. Ky fjalor ėshtė kėmbanė qė bie pėr insitucionet qė merren me gjuhėn dhe pėr vetė Shtetin. E kėmbana thotė : ka ardhur koha t’i kthejmė sytė seriozisht nga gjuha shqipe. Ėshtė kumt qė u thotė sh(tetarve) tanė, njerėzve tė biznesit, fondacioneve, OJQ-ve: sa sponsorizoni koncerte mediokre a librushka qesharake, ktheni sytė nga gjuha shqipe, se nėse ka diēka qė na pėrfaqėson  nė planetin ku jetojmė, e para ėshtė gjuha shqipe, iliriciteti i saj, siē shprehet Kadare.

            Libri i dytė qė pėrbėn Librin e Madh, janė 5300 shprehjet frazeologjike, tė cilat shpjegojnė apo ilustrojnė fjalėt e Fjalorit.  Ato pėrbėjnė njė fjalor mė vete. Tė shkėputura  nga ky fjalor do tė qėndronin si vepėr e mirėfilltė.

            Libri i tretė janė 5000 fjalė tė urta qė edhe ato ilustrojnė fjalorin. Shumė prej tyre tė pabotuara kurrė mė parė, i ka mbledhur vetė autori nga goja e njerėzve qė i pėrdorin. Do tė mjaftonte njė libėr vetėm me kėto fjalė tė urta, pėr ta pasuruar  cilėndo bibliotekė tė madhe.

            Libri i katėrt ka 1000 gjėagjėza, doke, urime, mallkime, paragjykime, besytni, yshtje, barnatime (mjekime) popullore, lojė fjalėsh etj. Nuk ka mė pak vlerė se libri i dytė dhe i tretė.

            Libri i pestė mundė tė quhej ”Bibliografi” ose homazh fisnik, pėr mbi 40 autorė tė letrave shqipe, qė nga Gjergj Fishta, Anton Pashku e deri tek Ismail Kadare, madje nderim edhe pėr autorė tė rinj, emri i tė cilėve pėr herė tė parė zė vend nė njė vepėr tė tillė madhore, si kjo. Autori ilustron fjalorin me krijimtarinė e tyre. Eshtė i pari fjalor nė gjuhėn shqipe qė ilustrohet me autorė konkretė.

            Libri i gjashtė  ėshtė etimologjia e fjalėve e cila nė vazhdėn e Ēabejt tė madh, pasuron shkencėn tonė gjuhėsore nė kėtė lėmė, dhe i jep “Fjalorit…” vlera dyfishe. Pėrsėri ėshtė i pari fjalor i gjuhės shqipe qė trajton edhe etimologjinė e fjalėve.

            Libri i shtatė (por i pari nga faqosja nė “Fjalor…”), ėshtė  “Gjuha shqipe nė bunker?” njė ese - sprovė, e gjatė mbi 160 faqe, qė shėrben si parathėnie. Nė kėtė sprovė (botuar si libėr mė vete mė 2005), qė ribotohet e ripunuar, me njė guxim intelektual tė spikatur autori trajton plagėt e gjuhės shqipe, sfidat e saj; argumenton pėrse reformimi i standardit tė gjuhės shqipe ėshtė njė domosdoshmėri. Shumica e problemeve qė shtrohen aty  janė shtjellime tė letrės sė parė, dhe kjo gjė ka tronditur jo pak mendimin e mykur apo pseudoshkencėn gjuhėsore nė Shqipėri, e cila, pėr kėto arsye, bėn “tė paditurin”. Guximi i publicistit tė shquar, ftohtėsia e shkencėtarit dhe dhembshuria e poetit, janė tri shtyllat e kėsaj sprove.

            Kėto shtatė libra qė pėrbėjnė “Fjalorin…”, pėrbėjnė gjithashtu edhe portretin mozaik tė Mehmet Elezit. Gjuhėtari e poeti, romancieri e publicisti, folkloristi e analisti, shfaqen me kufinj tė zhbėrė nė kėto shtatė libra.

            Ndoshta me secilin prej tyre, ēdo studiues do tė meritonte njė gradė shkencore, por Mehmet Elezit i mungojnė gradat e titujt, ai s’i ka kėrkuar kurrė ato. Por ani, s’ka dert! Librat janė shtatė  e janė aty, sa shtatė ditėt e javės (ai vetė ka pasė shkruar romanin “Dita e tetė e javės”!).

            E gjithė kjo punė e pashembullt ėshtė njė kėmbanė nėpėr qiejt e trazuar tė Shqipėrisė sė sotme e tė krejt botės shqiptare. Pėrsė bėhet sikur nuk dėgjohet kumbimi i saj, ku janė gjuhėtarėt, poetėt, njerėzit e letrave, shteti vetė? Pėr kė bie kjo kėmbanė, kush ka vdekur, a mos vallė, mosozot, te tė gjithė ne ka vdekur diēka nga Shpirti Shqiptar? Nėse jo, pėrse heshtet?

            Nė gjithė letersitė e Europės vėshtirė se ka njė shembull tė tillė ku poetėt e njė vendi i kanė kushtuar gjuhės sė tyre aq poezi sa poetėt shqiptarė. Naimi, Fishta, Mjeda,  Kadare… Nė secilėn poezi tė  tyre ka njė kėmbanė alarmi. Pėr tre tė parėt, pėr shkak tė kohės kur kanė jetuar, kohė me pikėpyetje tė shumta ekzistenciale, spjegimi ėshtė mė i lehtė. Pa marrė pėrsipėr tė bėj interpretime arbitrare, kam tė drejtė tė pyes: ē’kėmbanė alarmi ka ushtuar nė kokėn e gjeniut Kadare, pikėrisht nė vitin 1977, kur ėshtė botuar vjersha e tij me titullin e thjeshtė “Gjuha shqipe”, ashtu si dhe tri tė parat e autorve tė cituar? Ai thotė se hordhi pafund  u derdhėn mbi kėshtjellat shqiptare, por “kėshtjellė e Sinaksės s’u muar…”. 

            A mos “hordhi” tė tilla sot janė strehuar diku brenda nesh, nė koka tė bunkerizuara?


© by Gazetajava.com

Kreu

BookLook
Lajmet
TE JETOSH NĖ ISHULL [(ORTODOKS) TĖ DETIT (MUSLIMAN)]
POETIKA E SHPRISHUR
HORIZONTI TRAGJIK I POLITIKĖS DHE TRAGJEDIA
Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit: shtatė libra nė njė
LINDJA E GJUHĖS ANGLEZE
41.000 FJALĖ QĖ NUK GJINDEN NĖ FJALORĖT E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE
Recension i autorit dhe profesorit nga Oklahoma University, Robert Murray Davis