Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : Filmi E Update'ueme: Apr 16th, 2007 - 10:18:28


“NO MAN IS AN ISLAND”
Nga Veton Nurkollari, Zagreb
Apr 12, 2007, 13:01

Email'o
 Print'o

Nė tren pėr ZagrebDox

 

Tė shkojmė ose jo me tren nė Zagreb ishte dilema e cila na kaplonte njė kohė si mua ashtu edhe Drenin. Aventura nėnkuptonte udhėtimin me autobusin e natės pėr nė Beograd si dhe trenin e mėngjesit pėr Zagreb. Sikurse edhe ballafaqimin me policė e doganier serbė dhe kroat. Nė fund, megjithatė vendosėm tė shkojmė.

Mbas njė vrapi nga stacioni i autobusave tė Beogradit nė ate hekurudhor, u gjendėm nė trenin i cili dikur qarkullonte nga Fusha e Kosovės dhe tė cilin shumica e njohin me emrin “Acropolis Express”. Pas njė udhėtimi relativisht tė kėndshėm, tė shoqėruar me skena gjysėm bizare nė restorantin e trenit (kamarieri i dehur nė mėngjes, policėt serbė nė habi me gjuhėn nė tė cilėn komunikonim unė dhe Dreni, etj.), si dhe mini peripetive nė kufi, arritėm nė Zagreb.

 Zagrebi ishte caku ynė shkaku i ZagrebDox’it, festivalit tė filmit dokumentar, edicioni i 3-tė i tė cilit u mbajtė nga data 26 Shkurt deri 4 Mars tė kėtij viti. Njė program tejet i pasur, si i filmave nga rajoni, po ashtu edhe nga mbarė bota, pėrforcuar me disa punėtori, njė master class si dhe pitching forumin tashmė tė etabluar dėshmuan pėr renomenė nė ngritje tė Dox’it. Po ashtu, vendimi pėr ta bartur tėrė festivalin nė Qendrėn Studentore u dėshmua me vend, bazuar nė numrin total tė shikuesve, i cili ishte rreth 15.000 krahasuar me 8.000 sa ishte vitin e kaluar.

Qendra studentore ishte njė kompleks modern me 3 kinema nė pėrbėrje tė saj, ku kryesorja kishte hiq mė pak se 1.100 ulėse dhe nga e cila gadi se nuk dolėm ditėn e parė. Arsyeja ishin, natyrisht, filmat, e ndėr ta edhe filmi “Diana: The Night She Died” mbi aksidentin fatal nė Paris ku humbėn jetėn Princesha Diana dhe dashnori i saj Dodi Fayed.

Filmi pėrveē detajeve pak tė njohura, si ai mbi historinė e shoferit (ish anėtar i shėrbimit sekret Britanez MI-6), vetėmsa zgjeroi numrin e hipotezave tė ndryshme rreth misterit tė vdekjes sė Dianės dhe Dodi Al-Fayedit, duke mos ofruar asnjė zgjidhje eventuale.

 

Pėr t’iu rikthyer zhanrit dokumentar u pėrkujdes autori Ian Thomas Ash, me filmin “The Ballad of Vicki and Jack”, njė tregim tejet tė sinqert mbi Vickin - njė nėnė narkomane dhe tė birin e saj simpatik Jack’un. Fillimisht i mbushur me optimizėm kur Vicki dhe Jack vendosen nė njė shtėpi marrė nga komuna, filmi gradualisht pasurohet edhe me karakterė tjerė margjinalė, ku nuk mungojnė dialogje lucide mes nėnės dhe tė birit, skena tė marrjes sė drogės, konfrontimi me regjisorin.

 

Edhe filmi pauses “Ėndrra tė mbytyra”, i regjisorit tė ri shqiptar Gledis Bica ishte me tone tė errėta, me qenė se  trajtonte temėn e tragjedisė sė Karaburunit, me ē’rast 11 persona humbėn jetėn duke tentuar kalimin ilegal pėr nė Itali.

Highlight i ditės pa dyshim ishte projeksioni i pjesės sė parė tė mega projektit, filmit tė titulluar “Flying:Cofessions of a Free Woman”, tė autores sė njohur amerikane Jennifer Fox. Filmi autobiografik 6 orėsh nė formėn e ashtuquajtur Docu Soap, sė shpejti u bė hiti kryesor nė Zagreb, sikurse edhe vet Jennifer Fox, e cila arriti tė nesėrmen pėr projeksionet e radhės dhe pėr njė master-class shumė interesant.

Pėrndryshe, filmi i Fox’it bėnte pjesė nė programin AutDox, program ky i filmave me temėn mjaft aktuale kohėve tė fundit - vet autorin.

Nga filmat tjerė tė kėtij programi arrita ta shoh vetėm edhe filmin “Last Days of Left Eye”, tė autores Lauren Lazin, mbi jetėn e furishme dhe fascinante, si dhe muajin e fundit tė jetės pėrfshirė edhe vet momentin e vdekjes tragjike tė kėngėtares Lisa Lopes.

Lisa Lopes pėrndryshe me pseudonimin e saj “Left Eye”, ishte mjaft e njohur si anėtare e R&B bandit “TLC”, si dhe moderatore nė MTV.

 

Nga filmat e konkurencės ndėrkombėtare qė arrita t’i shoh pėr 3 ditė, vlen tė pėrmenden “Every Good Marriage Begins With Tears”, mbi martesat e kurdisura tė motrave bangladeshiane nė Britani tė Madhe; mandej “No Man Is An Island”, mbi vetminė dhe pregaditjen pėr vdekje tė plakut finlandez, i cili jeton i vetmuar nė njė ujdhesė; “Sugartown: The Bridegrooms”, tregim pėrplot humor mbi qytetin grek, banorėt e tė cilit ballafaqohen me njė problem tė jashtėzakonshėm - ate tė mungesės sė vajzave pėr martesė si dhe zgjidhjes origjinale cilėn ofron kryebashkiaku i tij. Me ndihmėn e biznismenit grek kryebashkiaku organizon udhėtimin pėr nė Rusi pėr banorėt beqarė me shpresė t’i bindin vajzat ruse tė martohen me grekėt e moshuar.

 

Filma tjerė interesant ishin ai danez “My Eyes” dhe “Enemies of Happines”, qė tė dy fitues nė IDFA, pastaj “Other Worlds” nga Sllovakia, “Jesus Camp” nga SH.B.A., “A Story of People in War and Peace” nga Armenia, “Motodrom”, i cili u shfaq vitin e kaluar nė “Dokufest, si dhe disa tjerė pėr tė cilėt shkrova nga festivali i flimit dokumentar nėAmsterdam, po nė kėtė gazetė.

 
Drejtori i festivalit Nenad Puhovski dhe Branko Letic

Filmi fitues nė konkurencėn ndėrkombėtare u shpall filmi rus “Civil Status”, ndėrsa mirėnjohjet iu ndanė filmave “A Story of People in War and Peace” dhe “No Man Is An Island”.

 

 

Nacionalni Park

 

Sa i pėrket programit regjional, ai natyrisht dominohej nga produksioni kroat me 8 filma si dhe me filmat nga Serbia, Rumania, Sllovenia, por edhe nga Kosova dhe Shqipėria. Kosovėn e pėrfaqėsoi fituesi i mirėnjohjes speciale nga “Dokufesti”, “Heronjtė pėr njė pėrdorim”, tė Iris Elezit, ndėrsa Shqipėrinė “Ėndrrat e Mbytyra”, tė Gledis Bicės. Temat e shumta dhe interesante si dhe kualiteti i lartė i shumicės sė filmave flasin qartė pėr vitalitetin e kinematografisė nė regjion pėrkundėr problemeve tė shumta.

 

Edhe ‘pitching’ forumi, me autorė nga regjioni si dhe me editorėt e televizioneve nga regjioni dhe Europa (Arte, ORF, ZDF, HRT, etj.), rreth koproduksioneve ose blerjeve eventuale, kaloi mjaft mirė, pėrveē faktit se kėsaj here munguan projektet nga Kosova pėr dallim nga viti i kaluar.

 

Fitues nė kategorinė regjionale u shpall filmi “Europa preko plota”, i kult regjisorit dhe disidentit serb Zelimir Zilnik, ndėrsa mirėnjohjet i morėn 4 filma, nė mesin e tyre edhe filmi “Nacionalni Park”, i cili flet pėr varrezat masive tė shqiptarėve nė Serbi si dhe jogadishmėrinė e shoqėrisė serbe tė ballafaqohet me ta. Mirėnjohjet tjera i shkuan filmit rumun “Village of Socks”, filmit kroat “Poslednji Autoktoni Petrovic” dhe filmit maqedon “Macedonian Dream”.

 

Ēmimin pėr filmin mė tė mire tė autorit/autores nėn 30 vjet e mori Petra Seliskar, regjisore sllovene pėr filmin “Babice Revolucije”.

 

Programet tjera nė kuadėr tė ZagrebDox’it ishin retrospektiva e fituesit tė Oscar’it: Eroll Moriss, pastaj filma tė bunkeruar/ndaluar, filma dokumentarė indianė, retrospektiva e doajenit kroat Branko Lentic, etj.

Kthimi pėr nė Prizren na gjeti nė tren pėrsėri, ku njė pjesė tė mire tė rrugės e kaluam nė bisedė me Zilnikun rreth filmave tė tij, por edhe antikomunizmit suptil tė tij si dhe kohėn e kaluar nė emigrim.


© by Gazetajava.com

Kreu

Filmi
Lajmet
INDIA, OSE KUR LINDJA VJEN NĖ PERENDIM
Amazonat islamike
Irani plural
HAPAT
“TRIBECA” SI SOS ARTISTIK
“NO MAN IS AN ISLAND”