Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java e Europės E Update'ueme: May 3rd, 2007 - 13:45:45


"EUROPA ĖSHTĖ E MUNDSHME"
Nga Bernard-Henri Levy
May 3, 2007, 12:37

Email'o
 Print'o

Bernard-Henri Levy
Thierry Chervel: Nė pėrfundim tė librit tuaj “American Vertigo” ju vendosni njė panoramė impresive tė peisazhit intelektual nė Shtetet e Bashkuara, duke cituar shumė emra si Samuel Huntington deri tek Francis Fukuyama e Paul Berman. Doni tė thoni se qendra gravituese intelektuale ėshtė zhvendosur nga Europa nė Amerikė?

Bernard Henri-Levy
: Absolutisht. Ndikimi i artikujve tė Kristofer Hitchens nė revistėn ‘Slate’, lėvizja neokonzervative, mėnyra sesi fjalimi i Ēarls Krauthamerit dhe pėrgjigja e Francis Fukuyamės nxitė njė diskutim pėr gjashtė muaj rresht – tė gjitha kėto janė dėshmi tė njė vitaliteti intelektual dhe tė njė beteje pėr tė cilėn Europa ėshtė duke e humbur shijen. I kam kaluar tridhjetė vite tė jetė sime duke menduar se Parisi kishte qenė kryeqyteti botėror i diskutimeve intelektuale. Pėr mendimin tim Parisi kėtė rol sot ia ka dorėzuar Nju Jorkut. Dhe kjo qe njė prej arsyeve pse e pranova ofertėn e ‘Atlantic Monthly’ (pėr tė mos harruar, kjo nėnkuptoi dedikim i dy viteve tė jetės sime librit – njė pėr udhėtimin dhe tjetri pėr ta shkruar atė). Ndjeja se tė shkuarit atje ishte qenėsore poqėse dėshiroja tė vazhdoja tė mendoja mbi ēėshtjet pėr tė cilat jam i apasionuar, gjėrat pėr tė cilat mendoj se janė vendimtare pėr tė ardhmen e fėmijėve, nipave e mbesave tė mia.  

A jeni nė dijeni tė listės me 100 intelektualėt kryesor tė botės tė botuar nga ‘Prospect Magazine’? Katėrmbėdhjetė janė anglez dhe 38 amerikan. Nga ana tjetėr, vetėm tre janė francez, tre gjerman dhe asnjė nga Europa Lindore. A ėshtė ky universi i sotėm intelektual?


Sipas ‘Prospect Magazine’.

A ėshtė duke u bėrė jeta intelektuale mė provinciale?


Nė cilėn anė?

Nė tė dyja anėt  - nė botėn anglosaksone, por, edhe ndėr vendet tjera tė Europės.

Secila sferė intelektuale, pa marrė parasysh sa vibruese ėshtė, pretendon tė bėhet provinciale. Gjithashtu, jeta intelektuale krijon anti-intelektualizmin e vet dhe dėshirėn pėr t’i ngushtuar horizonet e saja. Ėshtė diēka normale

Pse ėshtė fituar pėrshtypja se sidomos nė Francė dhe Gjermani ėshtė duke munguar njė gjeneratė e re e intelektualėve?

Nuk bėj dallimet nė bazė tė gjeneratave. E dini veprėn e Aristotelit “Mbi gjeneratėn dhe korrupcionin”. Sapo tė filloni tė mendoni nė korniza tė gjeneratave (moshės), ju mendoni nė korrupcion. Mendja nuk funksionon nė bazė tė gjeneratave. Ndoshta funksionon kėsisoji nė biznes apo nė menaxhimin e ēėshtjeve tė shtetit, dhe gjithsesi nė fushėn e modės. Mirėpo, ekzistojnė fusha ku nuk ėshtė ashtu, sidomos nė art dhe artin e tė menduarit. Ka artistė tė ri tė cilėt i kanė kalur tė 80-at. Dhe anasjelltas ka artistė dhe mendimtarė tė cilėt fillojnė vonė, tė shtyer nga koha, kujtesa dhe tradita tė cilėt pėrfundojnė tė qenurit tė ri shumė mė vonė. Koha e mendjes ėshtė njė kohė e ēuditshme. Personalisht kurrė nuk jam ndjerė tė jem mė bashkėkohor sesa njerėzit tė cilėt kanė lindur nė tė njėjtėn kohė si unė – as kur isha 20 vjeēar e as tani si 58 vjeēar. Njė intelektual ėshtė ai i cili i takon kornizave tė ndryshme kohore, tė cilat nė periudha tė caktuara mund tė jenė shumė tė huaja pėr ne. Njė intelektual ėshtė dikush qė befas mendon sikur eseja e Kantit mbi Iluminizmin ka qenė e shkruar dje.

Pritni pak! Ekzistojnė rryma tė ndryshme nė historinė e mendimit. Nė kohėn kur e keni filluar karrierėn nė fund tė 60-ve, ka pasur intelektual tė mėdhenj nė Francė, si p.sh Sartre. Ka pasur historian tė mėdhenj, post-strukturalistėt, filozofėt e rinj…

Sigurisht, kėto rryma kanė ekzistuar. Por, kjo ėshtė diēka tjetėr. Ata kanė qenė tė ndikuar nga rrethanat e vėrteta historike. Ata vendosin skenėn nė tė cilėn luajnė idetė, ata pėrgjigjen nė pyetjet tė cilat kėrkojnė pėrgjigje. Ajo qė mė intereson mua ėshtė nėse mund t’u pėrgjigjemi pyetjeve (ēėshtjeve) tė reja. Kėtu kam arsye pėr t’u brengosur sepse pyetjet e reja janė tė gjata. Nuk mė pėlqejnė pyetjet tė cilat parashtrohen sot.

Pėr shembull?


Ēėshtja e islamizmit radikal, terrorizmit, apo sfida e iluminizmit. Si dhe pyetjet pėr atė qė kemi mėsuar apo pėrjetuar nga mendimet antitotalitariste tė 20 apo 30 viteve tė fundit….

Ju thuani se jeni mė afėr mendimit antitotalitarist tė neokonzervativėve tė cilėt edhe e mbroni.

Nuk i mbroj! Ose ndryshe: I mbroj vetėm nga demonizimi qė bėhet ndaj tyre – kėto janė dy cėshtje tė ndryshme. I mbroj kundėr degradimit tė pakuptimtė nga njerėzit qė i shohin ata si imperialistė qė bėjnė luftė me Irakun pėr t’ia vjedhur naftėn. Nė librin tim them:

 

“Jo! Nuk ėshtė aq e thjeshtė! Arsyet e tyre pėr fillimin e kėsaj lufte as nuk ishin tė pavlera e as jomorale! Ata e filluan luftėn pėr arsyen tė cilėn ata e dhanė: ideja naive pėr tė pėrhapur demokraci nė botėn arabe! Poqėse do tė ishte vetėm ēėshtja e naftės ata thjeshtė do tė bėnin marrėveshje me Sadam Hysenin i cili edhe kėrkonte dika tė tillė

Deri kėtu shkon mbrojtja ime, meqė nuk ėshtė vetėm cėshtja e Irakut. Ka edhe ēėshtje tė politikės tė brendshme, qė mė bėjnė tė mendoj se ata nuk janė duke vepruar sikur inelektualė qė frymojnė lirshėm. Vetėm pse e pėrkrahi njė administratė nė njė ēėshtje nuk do tė thotė se duhet tė rreshtohem nė pėrkrahje tė tė gjitha ēėshtjeve. P.sh. kur shkon nė restoran nuk je i obliguar t’i hash tė gjitha ushqimet nė meny. E kam pasur kėtė debat me disa prej tyre dhe ėshtė njė burim i madh beteje nė mes nesh.  

 

Po lufta nė Irak?

Prapė kjo ėshtė diēka tjetėr. Ajo ishte katastrofė. Dhe duhej tė ishte ashtu, nėse kihet parasysh sesi ishte konceptuar. Nė rrafshin politik absolutisht ata bėrė gabime tragjike. Jam i bindur pėr kėtė. Mospajtimet e mia janė tė natyrės politike. Nuk i fajėsoj unė ata pėr imoralitetin e tyre, por pėr naivitetin politik. Nuk ėshtė se ata nuk kanė marrė parasysh anėn morale (madje mė shumė sesa qė ėshtė dashur!), por ata nuk kanė qenė mjaftueshėm tė angazhuar nė politikė (apo mė saktėsisht, ata kanė qenė tė angazhuar nė politikė idioteske). Siē e pėrmenda nė fillim: kjo luftė ka qenė “moralisht e drejtė dhe politikisht e gabuar”.

Qė do tė thotė...


Asgjė nuk ėshtė mė e moralshme sesa tė kėrkohet rrėzimi i njė diktatori. Por, duhet tė kesh plan pėr gjėrat qė ndodhin mėpastaj. Duhet tė kesh aleat solid nė terren. Sikur nė Afganistan me Aleancėn e Veriut. Dhe, gjithashtu, edhe njė ujdi ndėrkombėtare.

Kjo nuk ėshtė punė e intelektualėve!


Por ėshtė e tyre qė ta mendojnė kėtė. Ose thėnė ndryshe, gabimi i neokonzervativėve ka qenė tė ushqyerit e vizionit tė mesianizmit demokratik. Kėta njerėz nuk besojnė tek politika nė vendet e tyre, dhe si do tė mund tė besonin? Janė kėta njerėz tė cilėt nuk besojnė nėse politika duhet tė merret me cėshtjen e varfėrisė, mungesėn e kujdesit mjekėsor, degradimin e qyteteve dhe kėshtu me radhė. Si do tė mund tė mendonin ashtu kur janė tė zėnė duke ndėrtuar njė demokraci nė vend qė ka kaluar dekada tė diktaturės? Ajo qė ne bashkėndajmė ėshtė ideja se vlerat demokratike janė univerzale. Sikur ata, besoj se kėto vlera nuk janė oksidentale, apo mė saktėsisht, fakti se ato janė konceptuar nė Perėndim nuk i bėn ato perėndimore nė njė mėnyrė ekskluzive dhe fataliste. Megjithatė, besoj se pėr t’i bindur njerėzit tė cilėt nuk binden spontanisht duhet kohė – nė fakt angazhim tė politikės.  

Keni qenė kundėr luftės mė 2003.

E vėrtetė. Por, pėr arsyet qė i pėrmenda mė lartė. Jo ato qė ndėrlidhen me moralin, e as pėr arsyet qė ndėrlidhen me nuk e di se ēfarė lloj pacifizmi idiotesk. Ajo qė ėshtė dashur ka qenė njė aleancė shumėpalėshe dhe aleatėt nė terren. Dhe njė plan mėpastaj. Nė Afganistan, sė paku dy nga kėto parakushte qenė pėrmbushur.
Por jo nė Irak. E dini, mė 2003 kam kaluar pak kohė nė Pakistan. Sinqerisht mė dukej shumė e qartė se kėta njerėz nuk po ia bėnin lehtė vehtes. Poqėse ēėshtja kryesore do tė ishte radikalizmi islamik, poqėse kundėrshtarėt tanė do tė ishin Al Kaida dhe organizata tė ngjashme, atėherė ėshtė e qartė se objektivi kryesor nuk do tė duhej tė ishte Iraku, po njė vend tjetėr, veēanėrisht Karaci. Jo nė islamin arab, po nė islamin aziatik. Pata shkruajtur disa artikuj para luftės, duke pohuar kėtė. Dhe ende i mbahem asaj qė e kam shkruajtur asokohe. 

Ēfarė pasoja do tė ketė debakli i neokonzervativėve?


Mė e keqja do tė ishte nėse aspekti mė i vlefshėm i mendimit tė tyre tė diskreditohet – universalizmi i tyre, refuzimi i tyre i relativizmit dhe izolimit dhe ajo qė Bernard Kushner dhe tė tjerėt e quajnė “obligimi pėr t’u pėrzier”.

Pa marrė parasysh disfatėn e mendimit tė tyre, ju e simpatizoni antitotalitarizmin e tyre. Po sikur disa nga ta, ju folni pėr islamin si njė totalitarizėm i ri, madje pėrmendi edhe“islamofashizmin”

Mendoj se unė kam qenė ndėr tė parėt – por duhet ta kontrolloni – qė ka shfrytėzuar termin ‘Islamofashizėm”. Nuk ėshtė njė term neokonzerativ, ėshtė njė realitet.

A mund ta interpretojmė kėtė fenomen, i cili ka zėnė rrėnjė nė 1,400 vite tė traditės religjioze, nė kontura tė fashizmit? Fashizmi ka qenė krejtėsisht diēka tjetėr, me formacionet e tija masovike dhe pushtetin qendror, me udh
ėheqėsin e tij.

Ju flisni sikur Islami tė ketė vetėm njė burim. Islamistėt gjithashtu joshen nga fashizmi, fashizmi i vėrtetė, fazhizmi i Musolinit dhe Hitlerit. Kjo duket shumė e qartė nėse e marrim si shembull Mohammed Amin al-Husseini, muftiun e Jerusalemit dhe njėrin ndėr themeluesit e antisemitizmit arab. Ai ka qenė anėtar i SS-it dhe ka mobilizuar arabėt nė radhėt e Waffen SS nė vitet e fundit tė luftės. Gjithashtu, ėshtė e qartė nėse kihet parasysh origjina e politikės sė Vėllazėrive Muslimane. Kėto lėvizje dhe kėta njerėz kanė qenė dhe ende inspirohen nga fashizmi i vėrtetė, jo vetėm ai metaforik.

Prapė se prapė, tė dyjat funskionojnė krejtėsisht ndryshe nga njėra tjetra..


Patjetėr. Por, duhet ta kuptoni se ky fenomen i islamit zė vend nė njė kontekst tė dyfishtė. Ekziston njė kontekst i ‘vogėl’ (nėse mė lejohet ta them) – ai i religjionit. Por, ekziston edhe konteksti tjetėr, ai tė cilin e quaj konteksti i ‘madh’ politik, i cili ndėrlidhet me historinė e fashizmit. Disa njerėz do tė donin qė ne tė besonim se islami ėshtė njė cėshtje e pastėr religjioni, dhe se i tėrė problemi qėndron tek Kurani dhe e tėra qė duhet tė bėhet ėshtė qė ai tė pėrmirėsohet. Ky nuk ėshtė mendimi im. Natyrisht se mendoj qė Kurani duhet tė pėrmirėsohet. Besoj se duhet qė njė gjeneratė e re – e muslimanėve – tė ndėrmarrin atė punė tė iluminimit religjioz me Kuranin tė cilėn e bėnė edhe Hebrenjtė dhe tė Krishterėt me librat e tyre tė shenjtė. Dhe, gjithashtu, nėse mund ta them nė mėnyrė tė vrazhdė, besoj se njė pjesė e problemit do tė zgjidhet atėherė kur Muslimanėt ta kenė pranuar se fjala hyjnore duhet tė jetė subjekt i komenteve – atėherė kur tė ketė lindur njė traditė ‘tallmude’ nė Islam.
Bernard-Henri Levy


Por, nė tė njėjtėn kohė, ky kusht ėshtė i nevojshėm, mirėpo larg nga tė qenurit i mjaftueshėm. Pėr arsye se pas tij pason puna e madhe, ndoshta qenėsore, ajo e adresimit tė burimeve politike tė islamit. Ian Buruma ka nėnvizuar deklarata mbresėlėnėse nė librin e tij mbi “oksidentalizmin”, sikurse edhe miku im Paul Berman nė “Terrori me rroba tė reja”. Dhe pastaj vjen libri “Gjysmėhėna dhe kryqi i thyer – Rajhu i tretė, arabėt dhe Palestina” nga Klaus-Michael Mallmann dhe Martin Cüppers, autorė gjerman. Kishte nėnvizuar – mjerisht – njė fakt themelor. Libri e tregon historinė jo shumė tė njohur tė njė projekti pėr njė kontigjent arab nė ushtrinė e Rommelit, i cili do t’i jepte zgjidhje pėrfundimtare 600.000 hebrenjėve qė jetonin nė Palestinė. Ky libėr i kishte hedhur pluhur njėrit prej argumenteve mė tė mėdha, nėse jo atė kryesorin, tė islamistėve majtistė, qė ishte se: “Ne nuk kemi pasur asgjė me Shahun, ne nuk kemi pasur asgjė me nacizmin: pse duhet tė paguajmė duke toleruar Izraelin, pėr njė krim tė bėrė nga Europianėt?” Por, nė fakt nacizmi arab ka ekzistuar. Disa e kishin projektuar me projektin e Shahut. Dhe nėse regjime tė caktuara arabe asokohe, intelektualė tė caktuar, agjitues dhe predikues ishin rreshtuar prapa Hitlerit, kjo nuk ishte vetėm pėr shkak tė urrejtjes ndaj anglo-saksonėve apo dėshirės pėr t’u liruar nga kolonializmi. Jo. Kėtu arsyet rrjedhnin edhe nga njė ideologji, njė bindje.  

Si duhet tė reagojmė ndaj islamit?

Nė dy kontekste. Pikėsėpari atė religjioz, qė e pėrmenda mė herėt, dhe i pėrket muslimanėve: ka ardhur koha e komenteve! Le tė lulėzojnė 100 lulet talmudike! E dyta, bota muslimano-arabe duhet tė kalojė nėpėr vajtimet qė ne i kaluam nė Europė. Pėr sa kohė qė arabėt mendojnė se historia e fashizmit europian nuk duhet t’ju interesoj atyre, asgjė nuk do tė bėhet mė mirė – ky ėshtė mendimi im.

T’i kthehemi panoramės intelektuale dhe marrėdhėnies sė veēantė ndėrmjet Francės dhe Amerikės. Prej nga rrjedh marrėdhėnia e dashurisė dhe urrejtjes ndėrmjet tyre?

Tė dyja i detyrohen njėra tjetrės. Franca mori pjesė nė ēlirimin kombėtar amerikan pėrmes Louis XVI, La Fayette, Beaumarchais dhe shumė tė tjerėve. Dhe dy shekuj mė vonė amerikanėt e ēliruan Francėn.

Vėshtirė qė tė falet!

Jam i sigurtė se e njihni moton e
Jules Renard: "Nuk kam armiq meqė kurr nuk i kam ndihmuar askujt”. Kjo ėshtė pikėrisht ajo. Kėtu mund t’i shtohet edhe angazhimi i dy vendeve pėr universalizėm, gati se njė mesianizėm i universalizmit…

A ėshtė duke u larguar Amerika nga Europa?


Nuk mendoj. Ose, thėnė mė saktė, mendoj se pėr aq kohė sa Shtetet e Bashkuara tė mbesin Shtetet e Bashkuara, ndėrlidhja me Europėn do tė mbetet shumė e fortė. Ndoshta do tė bėhet mė e dallueshme, madje klandestine. Ndoshta do tė shprehet ndryshe, mė butė. Por, ėshtė pjesė integrale e Amerikės. Ēka ėshtė Amerika? Ėshtė njė Europė e re. Mendoj se amerikanėt e dinė kėtė.  Ata e ndjejnė se funksionon sikur kur Eneja kur e braktis Trojėn pėr ta gjetur Laviniumin: njė botė e rė nė vend tė Europės. Amerika ėshtė zjarri i iluminizmit europian i flakur nė brigje tė reja. Pa kėtė ide, nuk do tė ishte mė shumė sesa njė amalgamė e komuniteteve, njė ballafaqim i fluskave, njė asilloj shoqėrie postmoderne tė cilėn e ėndėrrojnė disa njerėz, por jo ndoshta mė ajo ėndėrra amerikane.
Jean Baudrillard pėr shembull kishte menduar se Amerika po shkonte asaj rruge. Sidoqoftė, unė nuk mendoj ashtu. Pėr shembull, unė nuk mendoj se hispanizimi i shoqėrisė nėnkupton largimin nga Europa. Nuk mendoj se afėrsia komerciale e Amerikės me sferėn e Pacifizmit ėshtė duke e larguar atė nga vlerat e iluminizmit, nga Europa.  

Megjithatė, ajo tani gjendet nė krizė pas debaklit nė Irak.

As mė pak e as mė shumė sesa gjatė luftės sė Vietnamit, apo nė dekadat e mėhershme, qė kishte krijuar lėvizjen e tė drejtave civile. Duket se njerėzit janė plotėsisht tė pushtuar nga Bushi. Pse? Para Bushit kishte qenė Niksoni. Dhe mė herėt kishte qenė ‘segregacioni’, Klani Kju Kluks. Dhe tė gjitha kėto nuk kishin ndalur demokracinė amerikane nga lulėzimi, pėrparimi dhe zhvillimi. Dhe ku jemi sot? Njerėzit janė duke vepruar sikur Amerika ėshtė duke u zhvendosur nė njė kthesė tė madhe e tė pakthyeshme kah e djathta. Por, nėse kthehemi nė retrospektivė nė pesėdhjetė vitet e fundit, do tė shohim se Amerika sot ka pėrparuar shumė. Dy fitoret e Bushit, triumfi i njerėzve kreativ dhe fundamentalistėve religjioz nuk ėshtė asgjė krahasuar me betejėn fitimtare pėr barazi civile, pėr barazinė ndėrmjet meshkujve dhe femrave, dhe tė drejtės pėr abort. Kemi parė njė revolucion demokratik soji i tė cilit nuk gjindet askund nė botė. Krahasuar me tėrė kėtė, zhvendosja aktuale kah e djathta duket mė shumė si njė goditje e fundit e bishės e cila e din se e ka pėsuar keq.    

Njerėzit nganjėherė thonė se nė tė njėjtėn gjendje ėshtė edhe islami: njė tundje e fundit ndaj njė modernizimi tė pashmangshėm…

Po, e di. Kėtė e thonė islamologėt si
Olivier Roy dhe Gilles Kepel. Por, kėta dy nuk kanė asgjė me njėri tjetrin. Kam frikė se islami mund tė ketė tė ardhme tė fuqishme, me rrėnjė tė forta nė religjion dhe politikė.

Ēfarė keni mėsuar pėr Europėn nė Amerikė?


Mėsova se ėshtė e mundshme. Kur erdha nė SHBA isha nė njė disponim melankolik mbi ēėshtjen e Europės. Ishte koha e debatit francez mbi kushtetutėn e Europės, koha kur edhe partizanėt e ‘po-sė’ nuk guxonin tė thonin se duhej tė votohej ‘po’ pėr shkak se Europa ėshtė gjė e mirė, mirėpo duhej votuar sepse ishte mirė pėr Francėn. Gati se fillova tė mendoja se Europa ėshtė e mundshme vetėm si iluzion i gjeneratės sonė. I thash vehtes:”Kam kaluar tėrė jetėn duke menduar se Europa kishte njė histori e cila do tė bashkohet pa marrė parasysh se ēfarė do tė ndodhė, ju vetėm duhet ta leni qė ajo tė ndodhė. Ne tė gjithė do tė mund tė shkonim tė flenim dhe ajo do tė formohej, prapa krahėve tanė. Por, ndoshta ajo vetvetiu nuk do tė mund tė ndodhė kurrė, ndoshta ajo ėshtė duke u asgjėsuar para syve tanė…”

Dhe Amerika ju ka bėrė qė t’i shihni gjėrat ndryshe?


Po. E pash njė federatė shtetesh, njė komunitet kombėtar tė pėrbėrė nga njerėz tė cilat flasin tė njėjtėn gjuhė madje mė pak sesa europianėt dhe tė cilat janė tė pėrballur me problemet e etnicitetit shumė mė shumė sesa europianėt. Dhe mendoj se mrekullitė janė tė mundshme, se njė komb inorganik, njė trup shoqėror inorganik mund tė krijohet. Kam zbuluar se patriotizmi kushtetues i Habermasit nuk ėshtė vetėm njė ėndėrr filozofike, por diēka qė funksionon. Mund tė krijohet ushtria, tė mirėmbahen shkollat, tė vjelen taksat etj. Kur e pėrshkoni tėrė vendin sikur qė kam bėrė unė do ta shihni sesi njė pronar tokash nė Alabama nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me njė meksikan nga San Diego apo njė europian nga Savanah apo Carleston, dhe pėrkundėr kėsaj Amerika ka mundur qė tė krijohet, gjė qė ngjall shpresėn pėr Europėn.

Ēfarė do tė sjellin zgjedhjet franceze pėr Europėn?

Nuk kam ide. Mbi tė gjitha shpresoj se presidenti i ri – cilido tė jetė ai – do ta pranojė se detyra e tij/saj mė e rėndėsishme ėshtė ta forcojė shpresėn europiane.

Kjo nuk duket tė jetė tema kryesore e kampanjės.


Franēois Bayrou
e sjell kėtė ēėshtje nė kampanjė. Gjithashtu, edhe Ségolčne Royal. Dhe e dini se Royal ėshtė - ndoshta jo mė europianja nga tre kandidatėt kryesor – sigurisht njėra qė ėshtė nė pozitėn mė tė mirė pėr tė sjellė pjesė tė kampit tė ‘jo-sė’ nė kampin e ‘po-sė’. Nuk ėshtė arsyeja e vetme, por njė arsye e mirė.

Ajo ka dal haptazi nė pėrkrahje tė Europės?


Natyrisht. Shumė herė. Ajo ka qenė pėrkrahėse e ‘po-sė’. Dhe sot kjo ėshtė njė prej shtyllave kryesore tė kampanjės sė saj. Kėshtu qė ka bazė pėr tė shpresuar. E dini, herėn e fundit kur jam ndjerė i turpėruar nga vendi im ka qenė disa javė mė parė, kur zonja Merkel kishte mbledhur shtetet europiane nė Madrid. Ajo pėrzgjodhi pėr kėtė takim emrin francez “Amis de la constitution” (Miqtė e kushtetutės). Po. “Amis de la constitution” ishte emri i klubit jakobin gjatė revolucionit francez. Por, njė vend mungonte atė ditė atje. Dhe ai vend ishte Franca.

Bernard-Henri Levy, i lindur mė 1948 nė Beni-Saf, ish pjesa franceze e Algjerisė, ėshtė filozof, gazetar, aktivist dhe njėri prej filozofėve mė tė respektuar francez. Depėrtimi i tij i parė pėr njohje publike qe mė 1977 me esenė e tij “Barbarizmi me fytyrė njerėzore”. Qė nga ajo kohė ai ka botuar njė numėr librash. Ai ishte njėri prej dymbėdhjetė tė nėnshkruarve tė “Manifest: Sė bashku duke u pėrballur me totalitarizmin e ri”, njė pėrgjigje ndaj kryengritjeve pas publikimit tė karikaturave tė Profetit Muhamed nė Jyllands-Posten.

 

Burimi: Sign&Sight

Pėrktheu: Delfin Pllana


© by Gazetajava.com

Kreu

Java e Europės
Lajmet
"KOHA PĖR PAZAR STRATEGJIK ME RUSINĖ "
Kush e konstituuon shtetin e Kosovės? Qytetaria dhe komuniteti nė Kosovėn ahtisaariane
SEMANTIZĖM RETORIK
Identiteti kosovar ekziston?
Shqipėria nė Arenėn Ndėrkombėtare
Turqia e vendosur nė ofertėn e saj pėr nė UE megjithė kundėrshtimin francez
VDEKJA E ĒUDITSHME E MULTIKULTURALIZMIT