Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Polemika E Update'ueme: May 21st, 2007 - 14:54:39


RRETH ‘VEHABIVE’ NĖ STILIN 1001 NETĖ
Nga Halil IBRAHIMI, Prishtinė
May 21, 2007, 13:58

Email'o
 Print'o

 
Faksimil nga numri 217 i Gazetes JAVA
Shehrezadet moderne dhe myslimanėt (‘vehabitė’)

 

Shehrezadja, heroina e pėrrallave tė njohura tė Lindjes ‘1001 net’ ėshtė bėrė e famshme edhe nė Perėndim me imagjinatėn e saj tė bujshme tė pėrrallave me dragonj, qilima fluturues e me llamba magjike qė zgjati pėr 1001 net tė tėra dhe krejt kjo pėr  ti shpėtuar vrasjes sė sigurt nga mbreti. Njė numėr i konsideruar i mediave moderne, njė sėrė gazetarėsh apo edhe autorėsh individualė, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, natyrisht pa i pėrjashtuar nė asnjė mėnyrė qarqet shqiptare e kosovare, e kanė perfeksionuar deri nė detaje lojėn ‘shehrezadiane’ tė tė mbeturit gjallė nėpėrmjet fantazive dhe imagjinatave tė cilat jo vetėm qė shpesh herė e kalojnė kufirin e rezonit tė pastėr por edhe prekin nė tė drejtat dhe liritė e segmenteve tė caktuara individuale dhe sociale.

Loja dhe pėrfolja e ‘terrorizmit islamik’ dhe e ‘vehabive’ ėshtė mė e preferuara viteve tė fundit tė cilės pėr shkak tė fushatės sė egėr tė shpėlarjes sė trurit me apo pa dashje i jemi nėnshtruar tė gjithė dhe nuk i ka shpėtuar as shkrimi ‘A janė vehabitė kanceri i fesė islame’ tė autorit Nafi Baxhaku edhe pse qėllimi primar nuk do tė ketė qenė ky medoemos (mbase!).

Pikė sė pari shkrimit dhe autorit prapa tij i mungojnė njohuritė themelore rreth religjionit, zhvillimeve fetare e sociale pėrfshirė ato rreth Islamit apo ‘vehabizmit’, pa pėrmendur kėtu se lėngon nga gafa trashanike tė pafalshme pėr analizimin e njė teme tė tillė. Z. N. Baxhaku nė shkrimin e tij ma ka parė pėr tė madhe analogjinė qė e kam bėrė midis reformave fetare tė Muhamed ibn Abdul Vehabit dhe Martin Luterit duke e ngatėrruar kėtė tė fundit me Martin Luter King Jr., aktivistin zezak pėr tė drejtat e njeriut tė shekullit XX, pėrderisa unė kam folur pėr reformat fetare tė liderit protestant gjerman. Dy tė pėrmendurit nuk kanė gjė tė pėrbashkėt pėrveē pėrkatėsisė kristiane; i pari gjerman i dyti afro-amerikan, i pari i bardhė i dyti zezak,  i pari i njohur si themelues i lėvizjes Protestante nė Krishterim i dyti si aktivist pėr tė drejtat e zezakėve nė SHBA, pa pėrmendur kėtu hapėsirėn prej mė shumė se 500 viteve kohė midis periudhės kur jetuan tė dy personat.

Mirėpo kjo pikė meriton njė ēikė mė shumė vėmendje duke qenė se N. Baxhaku ka shtruar pyetjen se pse shqiptarėt myslimanė nuk kanė njė figurė islame e cila me autoritet pėrparimtar do tė luante rol pozitiv sikurse psh M. Luteri te zezakėt nė Amerikė (autori ka qenė dashur tė thotė Martin Luter King Jr., sepse Martin Luteri nuk kishte tė bėnte gjė me zezakėt). Tė pėrkujtojmė se Martin Luter King Jr. luftoi qė zezakėt tė kenė tė njėjtat tė drejta nė SHBA sikur edhe tė bardhėt; qė tė kenė tė drejtė tė shkojnė nė shkollė, tė hipin nė autobus dhe tė shėrohen nė njėjtat spitale me tė bardhėt pa marrė parasysh ngjyrėn e zezė tė lėkurės sė tyre. Vetėm pse autori nuk njeh aktivistė tė tillė midis myslimanėve shqiptarė nuk do tė thotė se ata nuk ekzistojnė. Ka me bollėk aktivistė myslimanė shqiptarė nė Kosovė tė cilėt kėrkojnė pėr bashkėfatarėt dhe bashkėkombėsit e tyre tė drejtat e garantuara me kushtetutė; kėrkojnė qė femrat myslimane tė lejohen tė shkojnė nė shkolla me veshjen qė ua pėrcakton atyre Kur’ani bashkė me vajzat gjysėmlakuriqe, apo kėrkojnė qė tė mos cenohen tė drejtat e tyre nga fobitė e medias, shtetit dhe shoqėrisė civile. Arsyet se pse tė tillėt nuk janė tė njohur nga aparatura laike e shoqėrisė ėshtė sepse si me urdhėr tė hekurt nga lartė kėta i janė tė nėnshtruar censurės dhe injorimit total nga tė gjitha mediat pa pėrjashtim. Dhe nė fund tė fundit tė kėrkosh tė drejta pėr myslimanėt kosovarė shqiptarė (ashtu si kėrkoi Martin Luter King Jr., tė drejta pėr bashkėkombėsit e vet) do tė thotė tė kėrkosh tė drejtėn pėr tė ndėrtuar xhami nė njė mjedis 90 % musliman, nė Prishtinė bie fjala,  nė mėnyrė qė tė mos marrėsh tė kallur tė mushkėrive nga tė qėndruarit jashtė xhamive nė borė e nė shi si rezultat i mungesės sė hapėsirės, nė kohėn kur tė tjerėve u ofrohet ndėrtimi i tempujve fetarė pa ēka se ata ekzistuesit nuk mbushen plot as pėr festat mė tė mėdha tė tyre fetare. E po e kėrkove kėtė, apo po kėrkove tė drejta tė vajzat shqiptare tė shkojnė nė shkollė tė veshura ashtu si ato preferojnė, jo vetėm qė do tė injorohesh nga tė gjitha institucionet dhe mediat e shkruara dhe vizive nė Kosovė por nė rastin mė tė mirė do ta kesh tė vėshtirė tė shpėtosh nga tė etiketuarit si ‘terrorist’ apo ‘fundamentalist’. E kam shijuar kėtė direkt disa herė kur Forumi Musliman i Kosovės, njė organizatė joqeveritare qė angazhohet pėr tė drejtat e myslimanėve kosovare shqiptarė nė njė mori rastesh ka ngritur zėrin pėr cenimin e tė drejtave tė myslimanėve kosovarė dhe secilėn herė media e ka injoruar tėrėsisht (me ndonjė pėrjashtim tė gazetave Java dhe Besa) nė kohėn kur nėpėr gazeta, televizione e radio janė dhėnė lajme nga mė tė parėndėsishmet dhe mė palidhjet qė kanė ndodhur nė Zanzibar, Honollullu apo Burkina Faso. Ja pse myslimanėve kosovarė u ėshtė e ndaluar tė luajnė me kartėn e Martin Luter King Jr.

Pėrderisa z. N. Baxhaku ka akuzuar Arabinė Saudite si mbėshtetėse tė ideologjisė (nė imagjinatėn e tij) ‘vehabiste’, bashkė me shkrimin e tij ėshtė dhėnė njė fotografi ku demantohet sa gjerė gjatė kjo teori amatore. Nė fotografi shihen sheikėt dhe udhėheqėsit arabosauditė me pak ose aspak mjekėr, ose njė tė tillė nė stilin Evropian dhe asnjėri nuk e ka mjekrėn e gjatė dhe joestetike (sipas tij) pėr ēka ai i akuzon ‘vehabitė’ shqiptarė. Vetėm pėr informim tė pėrmendim se Arabia Saudite (aleatja e aleatit tonė SHBA) jo vetėm qė nuk mund tė konsiderohet si preferuese e linjės selefite tė Islamit, por nė raste tė shumta ajo ka burgosur dhe ka linēuar dijetarė tė njohur myslimanė selefi.

 

 ‘Wahabitė’ dhe e drejta pėr tė besuar

 

Kur e kam bėrė shkrimin “Rreziku ‘vehabit’..” kam qenė thellėsisht i indinjuar me shoqėrinė civile kosovare e cila nuk ka pasur guxim qė tė mbrojė tė drejtėn e garantuar me ligj pėr tė besuar dhe pėr tu dukur ashtu si preferon vetė individi pėr myslimanėt (ose ‘vehabitė’) kosovarė, ndėrsa unė do ta bėj tė njėjtėn e do ta kem pėr nder ta bėj jo vetėm nė rastin e myslimanėve (apo ‘vehabive’) por edhe nė ato raste kur do tė cenohen tė drejtat e tė krishterėve, budistėve ose qoftė edhe tė jobesimtarėve nė Kosovė. Askush nuk pati guxim tė ngrihej kundėr raportit tė importuar tė Fatmir Rexhepit ku ‘vehabitė’ nuk quheshin ‘vehabi’ siē do tė duhej tė ishte nė shqip por “Wahhabi” dhe ku nuk jepej asnjė argument apo e dhėnė e faktuar pėr bėmat e kėqija tė myslimanėve selefi. Njėsoj si raporti i Fatmir Rexhepit edhe mbrojtėsi i tij i kėsajradhe Nafi Baxhaku nuk jep asnjė fakt se pse na qenkan ‘vehabitė’ kosovarė shqiptarė njė rrezik kaq i madh dhe kancer pėr fenė Islame, pėrderisa e vjell gjithė atė padije karshi tyre. E importuar ėshtė edhe dizinformata se Ismail Prentiē njė ‘vehabi’ boshnjak nga Sanxhaku po sillet nėpėr Kosovė. N. Baxhaku mund tė mos i ketė bėrė update lajmeve por ai u vra nė Sanxhak. Insinuata me Prentiēin dhe vehabitė ishte lojė e kulluar serbofile pėr tė njollosur shqiptarėt kosovarė me llojlloj ‘izmash’. Dhe ėshtė hipokrizi tė pėrdorėsh arrestimet e kryera nga policia serbe ndaj njė populli qė kėrkon mė shumė tė drejta kombėtare (boshnjakėve), si standard pėr terrorizėm sepse sipas tė njėjtave standarde na quajnė neve jo vetėm terroristė por edhe kanibalė vetėm pse i luftuam ata pėr tė pasur vetė vendin tonė Kosovėn.

Arsyet qesharake se ‘vehabitė’ (do tė duhej thėnė myslimanėt selefi) bartin veshje dhe mjekėr joshqiptare janė mė shumė rrjedhojė e fobisė ndaj tjetrit se sa ndonjė argumentim valid pse duhet ti linēojmė ata. Sa pėr kortezi, kravata dhe lėkura pa asnjė qime, e as minifundet dhjetė centimetėrshe as nuk e bėjnė askėnd shqiptar dhe as nuk janė zbulime apo copyright shqiptar. Ėshtė pėr tu mrekulluar se si djem tė rinj, shumė nga ta hiē mė shumė se 20 apo 30 vjetė, kanė zgjedhur qė qoftė edhe nėpėrmjet pamjes dhe tė veshurit (qė nuk ėshtė arab sepse nuk kam pare akoma ndonjė arab me xhinse tė shkurtuara) tė jetojnė njė jetė tė ndershme morale dhe ti thonė ‘jo’ modernizmit gjysmėlakuriq dhe tė shthurur tė importuar tevona tek ne. Ėshtė shumė e saktė se mjekra dhe pantallonat e shkurtuar nuk e bėjnė askėnd musliman, njashtu sikur edhe kravata nuk tė bėn medoemos tė civilizuar apo Europian, por meqė kėta besimtarė kanė zgjedhur qė ta neglizhojnė mjedisin e shthurur amoral qoftė edhe nėpėrmjet veshjes, ne tė tjerėt, nuk kemi kurrfarė tė drejte qė nė kėtė ti shajmė apo ti ndjekim si shtrigat.

Radikalizmi i segmenteve tė caktuara tė myslimanėve nė botė nuk ėshtė apriori i lidhur medoemos me Muhamed bin Abdul Vehabin ose me lėvizjen e Islamit tradicional selefi, por ėshtė tipik pėr segmente tė caktuara tė umetit si rezultat i shtypjes dhe shtrydhjes sė tij pėr njė kohė tė gjatė nga qeveritė lokale dhe rendi ndėrkombėtar. Nė shkrimet dhe mėsimet e Vehabit as nuk ekziston ndonjė manual ‘terrorizmi’ e as nuk ka ndonjė udhėzues ‘radikalizmi’, por janė udhėzime thjeshtė fetare pėr kthim nė traditėn e Kur’anit dhe Sunetit. Kėshtu e kanė kuptuar myslimanėt selefi kėtė dhe ky ėshtė i vetmi dallim qė i ndan ata me myslimanėt e tjerė shqiptarė, dhe as nuk janė sektė e as nuk kanė xhami tė ndara nga pjesa tjetėr e bashkėsisė islame tė shqiptarėve nė Kosovė. Njė numėr i caktuar i myslimanėve tė tjerė kanė parė rrugė tė tjera mė tė pėrshtatshme sipas tyre pėr tė kooptuar me Kur’anin dhe me modernizmin dhe kjo ėshtė krejt nė rregull dhe siē ėshtė thėnė ėshtė ekskluzivitet i argumenteve tė ndėrsjella dhe diskutimit intern qė nuk ka pse ti interesojė laikėve dhe dashakėqijve. Shpeshherė radikalizmi pozitiv i myslimanėve ėshtė keqpėrdorur nga individė tė caktuar pėr veprime johumane apo jashtė suazave tė Islamit. Por kjo sėrish nuk i jep tė drejtė askujt qė ta getoizojė dhe satanizojė tėrė bashkėsinė e myslimanėve (qofshin kėta selefi apo jo) njėsoj sikur nuk barazohen kurrė veprimet pedofile tė priftėrinjve katolikė me krejt Kishėn Katolike apo me Krishterimin apo me rendin e veēantė tė murgjve katolikė. As mė pak as mė shumė. Standardi i dyfishtė kundėrmon. Sipas kėsaj logjike na del se shqiptarėve duhet shtuar mbiemrin ‘prostituta’ vetėm pse nė Perėndim veprojnė disa mijėra shqiptare me kėtė ‘profesion’, apo edhe ‘terroristė’ vetėm pse nė vitin 1999 ia kthyen pushkėn policisė dhe ushtrisė tė cilėn e njihte bota pėr legale. Faktikisht kėtė rezonim e pėrdor njė pjesė e madhe e mediave nė botė dhe ne pėrherė ngrihemi kundėr kėsaj mėnyre tė tė arsyetuarit. Le ta bėjmė tė njėjtėn edhe me myslimanėt shqiptarė qė i njollosim si ‘vehabi’. Siē do tė thoshte profeti ynė i madh Jezus Krishti a.s. “Mos gjykoni qė tė tė mos ju gjykojnė”.

Pėrndryshe ėshtė dezinformatė se kushdoqoftė prej myslimanėve shqiptarė (selefi apo jo) i ka bėrė presion dikujt pėr tė mbajtur mjekėr apo pėr tu dukur ndryshe nga zgjedhja personale ose pėr tė besuar diēka ndryshe nga ajo qė vetė individi dėshiron. Cilėt ‘vehabi’ kosovarė e paskan bėrė kėtė, kur e paskan bėrė, kujt ia paskan bėrė? Nė realitet ėshtė e kundėrta; tė tjerėt si N. Baxhaku nuk reshtin sė bėri presion pėr tu dukur kėshtu apo ashtu, ose pėr ta praktikuar kėtė apo atė ‘version’ tė ‘Islamit’ tė tij. Dhe nė fund krejt, pėr kuriozitet libri qė N.B. e paska marrė nga Londra ėshtė i konsumuar pėr publikun shqiptar sepse ka mė shumė se 10 vite qė ėshtė i botuar nė shqip sikur qė ėshtė krejt jashtė kontekstit sjellja e analogjizmit tė gabuar duke pėrmendur shiitėt ose bektashianėt ose duke tentuar tu imponohet atyre versioni “Nafi” i fesė. Muslimanėt do tė diskutojnė dhe do ti zgjedhin vetė ēėshtjet e mospajtimeve doktrinare dhe kėtė me fuqinė e burimeve dhe argumentimeve larg polemikave boshe dhe tė pafrytshme. Pėrdorimi i luftės nė Irak nė kėtė rrafsh ėshtė krejt pa sens dhe tregon mungesė tė njohjes sė rrėnjėve tė konfliktit tė cilat gjithsesi nuk janė tė fushės sunito-shiite, por shtrihen shumė mė thellė nė kthetrat e manipulimit global me tė drejtat dhe ekonomitė e popujve tė pambrojtur.

Le tė shėrbejė si standard i pėrgjithshėm kur flasim pėr grupe fetare pikė sė pari mosgjeneralizimi i veprimeve individuale, tė argumentuarit e qartė pse ky apo ai grup duhet tė operohet kundėr ‘kancerit’ duke dhėnė shembuj konkretė, tė dhėna e detaje nė vend tė kapjes pas emocioneve dhe thashethemeve mediatike apo bulevardeske.

 

halilibrahimi@yahoo.com


© by Gazetajava.com

Kreu

Polemika
Lajmet
LULET E PLASTIKĖS – POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE
FATVA E ARBER XHAFERIT
POLEMIKA E GAZETARIT HALIL MATOSHI ME ARBER XHAFERIN DHE SHKELZEN MALIQIN
Xen, a beson ti nė shtetin e Kosovės?
KUR DON ME E MBULUE DIELLIN ME SOFRABEZ
KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
KOMBI KOSOVAR DHE SHPIFĖSIT KOSOVARĖ