Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java e Europės E Update'ueme: May 21st, 2007 - 14:56:35


VDEKJA E ĒUDITSHME E MULTIKULTURALIZMIT
Nga Ian Buruma
May 21, 2007, 13:57

Email'o
 Print'o

Ian Buruma
Njė ideologji qė konsideron se njerėzit e kulturave tė ndryshme duhet tė jetojnė nė komunitete tė ndara brenda njė vendi, nuk duhet tė interesohet pėr ideologjitė tjera dhe nuk duhet t’i kritikojė ato se janė tė gabueshme dhe nuk funksionojnė. Natyrisht, avokatėt mė tė denjė tė multikulturalizmit kurrė nuk kanė imagjinuar se njė komunitet kulturor mund apo duhet tė zėvendėsojė njė komunitet politik. Ata besuan se pėr sa kohė qė secili t’i bindet ligjit, nuk ėshtė e domosdoshme qė qytetarėt tė kenė njė kierarki tė vetme tė vlerave. 

Ideja e multikulturalizmit brenda vendit ėshtė pasqyruar nga njė ideologji e relativizmit kulturor jashtė vendit, nė veēanti nė vitet 1970 dhe 1980. Kjo u zhvilluar fuqimisht nė njė formė tė racizmit moral i cili konsideronte se europianėt e bardhė kishin merituar demokracinė liberale por, qė njerėzit e kulturave tė tjera duhej tė prisnin pėr tė. Diktatorėt afrikanė mund tė bėjnė gjėra tė tmerrshme por, disi ata nuk u dėnuan nga shumė intelektualė europianė.

Holanda, vendi ku kam lindur, ndoshta ėshtė vendi mė i ndarė nga debate mbi multukulturalizmin. Vrasja e regjisorit Theo van Gogh dy vite mė parė nga njė vrasės islamik kishte nxitur njė debat tė ashpėr rreth kulturės sė tolerancės nė kėtė vend dhe qasjen e lirė pėr azilkėrkuesit.   

Shumė kohė para ardhjes sė ‘gastarbajterėve’ musliman nė tė 60-at dhe 70-at shoqėria holandeze nė thelb ishte multikulturore duke qenė e organizuar nė shtylla protestante, katolike, liberale dhe socialiste, secila me shkollat, spitalet, TV stacionet, gazetat dhe partitė politike tė veta. Kur ‘gastarbajterėt’ nga Maroko dhe Turqia u bėnė de fakto imigrantė, disa filluan tė jenė prijės tė krijimit tė njė shtylle shtesė, asaj muslimane.

Por, kohėn kur avokatėt e multikulturalizmit e bėnė kėtė sugjerim, shoqėria holandeze po kalonte nėpėr tranzicion dramatik. Duke zėnė vend mbizotėrimi i sekularizmit, shtyllat tradicionale filluan qė tė rrėzohen.

Tutje, sulmet e tmerrshme ndaj muslimanėve filluan tė vinė nga njerėzit tė cilėt, tė rritur nė familje religjioze, ishin shndėrruar nė majtistė radikal nė tė 60-at dhe 70-at. Nga definimi i tyre si antikolonialist dhe antiracist – kampionė tė multikulturalizmit – ata u bėnė mbrojtės tė zjarrtė tė tė ashtuquajturave vlerave iluminuese kundėr ortodoksisė muslimane. Kėta njerėz u frigoheshin kthimit tė religjionit; ata frigoheshin qė shtypja protestante apo katolike me tė cilėn ata ishin njohtuar do tė zėvendėsohej nga sjellje tė ngjashme shtypėse tė muslimanėve.  

Mirėpo, ikja e tyre nga multikulturalizmi nuk qe ajo qė parandaloi lindjen e shtyllės islamike nė shoqėrinė holandeze. Problemi kryesor me kėtė ide ėshtė qė njerėzit nga Turqia, Maroko dhe vendet arabe, disa thellėsisht religjioze e disa shoqėri sekulare, dhe tė gjitha me animozitete tė drejtuara kundėr njėri tjetrit, kurrė nuk do tė pajtoheshin se cfarė do tė pėrbėnte njė shtyllė tė tillė.

Sidoqotė, tashmė ėshtė vonė tė krijohet njė shtyllė e tillė. Me kolapsin e shtyllave tjera, ngritja e njė shtylle tė re do tė sjellte njė situatė ku njė shumicė gogja e integruar do tė negociionte me njė minoritet, duke e izoluar vehten nė proces.   

Deshtėn apo jo europianėt, muslimanėt janė pjesė e Europės. Shumica nuk do tė heqin dorė nga religjioni i tyre, kėshtu qė europianėt duhet tė mėsohen tė jetojnė me ta dhe me islamin. Natyrisht, kjo do tė arrihej mė lehtė poqėse muslimanėt do tė besonin se sistemi punon edhe pėr tė mirėn e tyre. Demokracia liberale dhe islami mund tė pajtohen. Tranzicioni aktual politik i Indonezisė nga diktatura nė demokraci, edhepse pa suksese tė jashtėzakonshme, tregon se kjo ėshtė e arritshme.

Edhe poqėse tė gjithė muslimanėt e Europės tė ishin islamistė – aktualisht larg tė qenurit tė gjithė – ata nuk do tė mund ta kėrcėnonin sovranitetin e kontinentit, dhe rrjedhimisht, ligjet dhe vlerat iluminuese tė tij. Fėmijėt e imigrantėve, tė lindur nė Europė, ndjejnė se nuk janė plotėsisht tė pranuar nė vendin ku ata janė rritur, por, nė anėn tjetėr ata, gjithashtu, nuk kanė ndonjė lidhje speciale me vendlindjen e prindve tė tyre. Islamizmi pėrvec se ofron pėrgjigjen se pse ata nuk ndihen tė lumtur me mėnyrėn sesi jetojnė, ai atyre u jep edhe ndjenjėn e vetėvlerėsimit dhe kauzės sė rėndėsishme pėr ē’gjė ia vlen tė vdiset. 

Nė fund e vetmja gjė qė me tė vėrtetė do t’i dėmtojė vlerat europiane do tė jetė reagimi i Europės ndaj shumicės sė saj jomuslimane. Frika nga islami dhe imigrantėt mund tė shpie drejt adoptimit tė ligjeve joliberale. Duke i mbrojtur vlerat e iluminizmit nė mėnyrė dogmatike do tė jenė vetė europianėt ata qė do t’i rrėnojnė ato.

Ligjet tona qė ndalojnė nxitjen e dhunės dhe ofendimit tė njerėzve nė baza religjioni janė tė mjaftueshme. Kufizime tjera mbi lirinė e fjalės – si p.sh ligjet kundėr ofendimit tė tė shenjtėve, apo ligjet qė e bėjnė Holokaustin tė dėnueshėm – shkojnė shumė larg.

Por, kjo nuk do tė thotė se ne nuk duhet t’i peshojmė fjalėt tona me kujdes. Ne duhet tė dallojmė me kujdes llojet e ndryshme tė islamit, dhe tė mos i ngatėrrojmė lėvizjet revolucionare tė dhunshme me ortodoksi tė thjeshtė religjioze. Ofendimi i muslimanėve thjeshtė nė baza tė besimit tė tyre ėshtė budallallėk dhe kundėrproduktiv, sikur qė ėshtė edhe nocioni me popullaritet nė rritje se ne duhet tė bėjmė deklarime pėr superioritetin e ‘kulturės sonė’. Dogmatizmi i tillė rrėnon skepticizmin, vėnien nė pikėpyetje tė tė gjitha mendimeve, pėrshirė edhe mendimit individual, i cili ishte dhe ende ėshtė karakteristika themelore e iluminizmit.   

Problemi sot ėshtė qė vlerat e iluminizmit nganjėherė shfrytėzohen nė mėnyrė dogmatike kundėr muslimanėve. Ato nė njėfarė mėnyre janė bėrė njė formė e nacionalizmit – ‘vlerat tona’ janė vendosur kundėr ‘vlerave tė tyre’. Arsyeja pėr mbrojtjen e vlerave tė iluminizmit ėshtė se ato janė tė bazuara nė ide tė mira dhe jo sepse ato janė pjesė e ‘kulturės sonė’. Ngatėrrimi i kulturės dhe politikės kėsisoji  ėshtė njėsoj sikur rėnia nė tė njėjtėn kurthė si multikulturalistėt.

Dhe kjo ka pasoja serioze. Nėse ne ju kundėrvihemi muslimanėve tė Europės atėherė ne do t’i shtyejmė mė shumė njerėz qė t’i bashkohen revolucionit islamist. Duhet tė bėjmė cmos qė t’i inkurajojmė muslimanėt e Europės qė tė asimilohen nė shoqėritė europiane. Ėshtė e vetmja shpresė e jona.  

Libri i fundit i Ian Burumės ėshtė ‘Vrasja nė Amsterdam’


© by Gazetajava.com

Kreu

Java e Europės
Lajmet
"KOHA PĖR PAZAR STRATEGJIK ME RUSINĖ "
Kush e konstituuon shtetin e Kosovės? Qytetaria dhe komuniteti nė Kosovėn ahtisaariane
SEMANTIZĖM RETORIK
Identiteti kosovar ekziston?
Shqipėria nė Arenėn Ndėrkombėtare
Turqia e vendosur nė ofertėn e saj pėr nė UE megjithė kundėrshtimin francez
VDEKJA E ĒUDITSHME E MULTIKULTURALIZMIT