Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java e Europės E Update'ueme: May 21st, 2007 - 15:01:26


Kosova dhe euroVIZIONI
Nga Fehmi Hajra
May 21, 2007, 13:55

Email'o
 Print'o

Dita e Europės, Serbia dhe Rusia

 

Kur Tomisllav Nikoliq erdhi nė krye tė Parlamentit tė Serbisė, shumė njerėz menduan se ėndrra e serbėve (kryesisht asaj pjese tė serbėve qė fushatojnė pėr njė Serbi europiane) pėr ta parė shtetin e tyre nė UE u fundos pėrgjithmonė. Profili politik i Tomisllav Nikoliqit nuk premtonte perspektive europiane pėr Serbinė. Ai ėshtė politikan racist, hipernacionalist, fashist. Ai haptaz preferon qė shqiptarėt e Kosovės tė infektohen me virusin e SIDA-s, qė Serbia tė kthehet kah Rusia dhe Bellorusia dhe ėshtė kundėr anėtarėsimit tė Serbisė nė UE.

 

Por, cuditėrisht nė javėn kur Serbia ishte larguar nga anėtarėsimi nė UE pėr 20 vite, sipas Oli Rehn, Komisionerit tė zellshėm pėr Zgjerim tė UE-sė, njė fitore e papritur nė Eurovizon, festivalin mė tė madh tė kėngės nė Europė, e bėri Serbinė mė europiane se kurrė. Kjo fitore u cilėsua si fitore e cila do ta bėjė Serbinė tė mendojė mė shumė pėr Europėn dhe mė pak pėr Rusinė e Bellorusinė. Pas fitores nė Eurovizion, “Serbia europiane” pėrjetoji edhe njė fitore tjetėr: Tomisllav Nikoliq dha “dorėheqje”. Fitorja nė Eurovizion, Dita e Europės, “dorėheqja” e Nikoliqit nga posti i kryetarit tė Parlamentit tė Serbisė, tri gjera kėto tė cilat mund tė kthejė Serbinė nga vlerat dhe pėrspektiva europiane.

 

 

Dita e Europės, Kosova dhe Amerika

 

 

Pėr dallim nga Serbia qė vuan ende nga politikanė tė llojit tė Nikoliqit, Kosova duket tė ketė politikanė tė cilėt e kanė tė qartė se Kosova tashmė i pėrket Europės. Por, liderėt kosovar vuajnė pėr mungesė vizioni se si ta dergojnė Kosovėn nė Europė. Mė 9 maj, nė Ditėn e Europės, liderėt kosovar ripėrsėritėn atė cka e kanė thėnė shumė herė: se Kosova ėshtė nė Europė, se qytetarėt e Kosovės janė qytetarė europian. Kėtu fillon dhe mbaron vizioni i tyre. Ata kurrė nuk dėgjohen duke i pėrmendur “Kriteret e Kopenhagės” pėr anėtarėsim nė UE, specifikat e Kosovės drejt integrimit, nuk flasin pėr pėrjashtimin e Kosovės nga Marrėveshjet e UE-sė me vendet e Ballkanit, sic ishte ajo pėr liberalizim tė pjesėshėm tė vizave Schengen, nuk i komentojnė rezultatet e hulumtimit tė UNDP se gjysma e tė rinjėve kosovar synon emigrimin nė vendet e UE-sė, nuk e pėrmendin izolimin e Kosovės nga Europa, nuk e pėrmendin imazhin e Kosovės nė Europė.

 

Nė ditėn qė po shėnohej “Dita e Europės”, ironikisht shumica e shqiptarėve tė Kosovės, sytė dhe mendjen e kishin kah Amerika. Katėr shqiptarė tė krisur kishin marrė guximin ta sulmonin bazėn ushtarake Fort Dix nė Amerikė. Pėr t’u distancuar nga ky akt qė i turpėronte shqiptarėt, kundrejt shtetit mė tė popullarizuar nė Kosovė, ata mundoheshin tė bėheshin sa mė amerikan qė mundeshin, pikėrisht nė Ditėn e Europės. Popullariteti i Europės as nė ditėn e saj, nuk ishte mė i madh se sa popullariteti qė gėzon Amerika nė Kosovė.

                                          

 

Jopopullariteti i Europės (lexo UE-sė) nė Kosovė buron nga roli gati fiktiv nė luftėn e NATO-s (Amerikės) nė Kosovė, edhe sepse shumica e kosovarėve as qė besojnė dhe nuk janė tė informuar pėr Unionin Europian, institucionet e UE-sė etj. Nė ketė mėnyrė edhe festa pėr ditėn e Europės nuk ngjallė interes tė madh nė Kosovė sepse Kosova dhe Europa momentalisht janė nė dy drejtime tė kundėrta. Derisa nė Europė tė drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit kanė vėrtet kuptim, nė Kosovė demokracia, sundimi i ligjit, tė drejtat e njeriut janė thjesht retorikė dhė farsė. Kėshtu tingėlluan liderėt kosovar nė fjalimet e tyre nė ditėn e Europės se Kosova ėshtė nė Europė, kur njė ditė mė vonė tė gjitha shtetet europiane pėrmes kėngėtareve tė tyre konkurruan nė Eurovizon, ndėrsa kosovaret kėnaqeshin me pjesėmarrjen e Shqipėrisė. Kosovės i mungon euroVIZIONI.

 

(Autori ėshtė politikolog dhe aktivist i Lėvizjes Federaliste Pan-europiane JEF me qendėr nė Bruksel)


© by Gazetajava.com

Kreu

Java e Europės
Lajmet
"KOHA PĖR PAZAR STRATEGJIK ME RUSINĖ "
Kush e konstituuon shtetin e Kosovės? Qytetaria dhe komuniteti nė Kosovėn ahtisaariane
SEMANTIZĖM RETORIK
Identiteti kosovar ekziston?
Shqipėria nė Arenėn Ndėrkombėtare
Turqia e vendosur nė ofertėn e saj pėr nė UE megjithė kundėrshtimin francez
VDEKJA E ĒUDITSHME E MULTIKULTURALIZMIT