Toronto, megapolisi kanadez, ishte caku i radhės nė kėrkim tė filmave si dhe promovimit tė Dokufestit. Nė te, nga data 19 deri mė 29 Prill u mbajt edicioni i 11-tė i festivalit tė filmit dokumentar HotDocs.
Pas udhėtimit tė ndėrprerė disa here, nė fund arrita nė Toronto, qytet ky i vendosur buzė brigjeve tė liqenit Ontario dhe me qinda rrokaqiej qė ngriten nė ajėr. Shikimi i parė nga ajri si dhe udhėtimi nga aeroporti deri nė hotel tė bėjnė pėrshtypjen se Toronto i pėrngjan New Yorkut me ato rrugė tė gjėra dhe rrokaqiejtė e shumtė, por e tėra disi zbehet kur zbret rrugėve tė saj. Mungon dinamika dhe ajo zhurmė e hatashme e New Yorkut.
Sidoqoftė, ky ėshtė Toronto dhe nte - HotDocs. Falė fillimisht ftesės nga drejtori i programimit Sean Farnel ,si dhe po ashtu ftesės pėr tė qenė pjesė e jurisė nė garėn planetare tė quajtur IDC-International Documentary Challenge.
HotDocs Festivali i filmit dokumentar, ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme nė kontinentin amerikan vite me radhė dhe edicioni i sivjemė vetėmsa e vėrtetoi kėte. 129 filma dhe numri prej 68.000 shikuesve ėshtė edhe njė rekord i HotDocsit, qė vėshtirė mund tė tejkalohet nga ndonjė festival tjetėr.
Festivalit pėrbėhej nga 10 programe, qoftė garuese apo tematike, me njė mori aktivitesh shtesė, si Forumi tashmė i njohur rreth ko-finansimit tė projekteve filmike, konferencave, panel diskusioneve si dhe vazhdimit tė konferencės nga Amsterdami - Doc Agora.
Programi garues ishte i ndarė nė International Spectrum dhe Canadian Spectrum dhe ofroi filma tejet interesantė. Sidomos pjesa ndėrkombėtare, ku pati filma sikur ajo mbi ish-spiunin rus Litvinenko In Memoriam Alexander Litvinenko - ku Litvinenko flet haptas kundėr Putinit. Ishte interesant fakti se pjesa dėrmuese e intervistės ishte zhvilluar dy vjet para helmimit tė Litvinenkos. Pastaj, filmi mbi ish dashnorin e Warhollit Walk Into The Sea: Danny Williams and the Warhool Factory - nė tė cilin mbesa e Williamsit hulumton nėpėrmjet intervistave me njerėz tė afėrt me Andy Warhollin misterin e zhdukjes sė tij. Mister ky i cili mbetet i pazbuluar deri nė fund tė filmit.
Prej filmave tė cilat unė arrita ti shoh pėr 5 ditė, sidomos vlen tė pėrmenden filmi i autorit Mark Craig Talk to Me, filmat amerikanė Man Up, Without the King dhe Billy the Kid, pastaj filmi i jashtėzakonshėm gjerman Losers and Winners, sikurse edhe disa filma pėr tė cilėt pata rastin tė shkruaj mė heret po nė kėtė gazetė (No Man Is An Island, Story of People In War and Peace).
Talk to Me ishte njėri nga filmat mė origjinal nė festival, duke iu falenderuar strukturės sė ēuditshme tė saj. Autori nėpėrmjet porosive tė inēizuar me pasion nė makinėn telefonike pėr 20 vjet, shtjellon nė mėnyrė maestrale jetėn e vet. Fotografitė e personazheve, zėrin e tė cilėve shikuesi ndėgjon, janė vizualizim i vetėm i kėtij filmi tragjikomik dhe origjinal. Filmi fitoi mirėnjohje speciale nga juria pėr kategorinė e dokumentarit tė shkurtė.
Man Up i autorit tė ri amerikan Arturo Cabanas ishte njė observim i shkėlqyeshėm i Amerikės post 9/11 nėpėrmjet relacionit babė-bir. Ish anėtari i Forcave Speciale tė Sh.B.A. nuk e kursen fare tė birin 14 vjeē nė tentim pėr ta bėrė kampion nė mundje dhe eventualisht pjesėtar tė forcave elite tė armatės amerikane. Nė vetėm 11 minuta, sa zgjatė filmi autori ėshtė nė gjendje tė zbulojė urrejtjen e madhe ndaj ēdo gjėje qė ėshtė anti-amerikane. Filmi u shpall si mė i miri nė kategorinė e dokumentarėve tė shkurtė.
Filmi i cili fitoi shpėrblimin special tė jurisė Without the King flet pėr mbretėrinė e fundit afrikan Swaziland nga perspektiva e dyfishtė, asaj monarkiste nėpėrmjet qasjes pa presedencė nė oborin mbretėror dhe opozicionare me anė tė qasjes dhe intervistave me kundėrshtarėt e monarkisė tė cilėt pregaditen pėr kryengritje. Pėrndryshe, Swaziland simbas filmit ishte vendi me jetėzgjatje mė tė shkurtė nė botė (32 vjet) si dhe me pėrqindjen mė tė lartė tė tė infektuarve me HIV/AIDS (42%). Pėrderisa shumica e popullatės jeton nė varfėri tė skajshme, mbreti Mswati III brengoset pėr veturat e reja tė cilat i ka porositur sikurse edhe reth gruas sė 13-tė, tė cilėn e zgjedh nė festivalin vjetor tė virgjėreshave. Princesha Sikhanyiso ėshtė karakteri kryesor nė kėtė film dhe evoluimi i saj mbas fillimit tė studimeve nė Los Angeles, nga mbėshtetja e politikės sė babait nė kritikė tė saj, ėshtė e vetmja shpresė pėr mbretėrinė e vogėl nė prag tė revolucionit.
Billy the Kid erdhi nė Toronto me ēmimin special tė jurisė nga SXSW festivali dhe zgjoi kėrshėri bukur tė madhe. Filmi ėshtė njė portret intim i 15 vjeēarit Billy, nė shiqim tė parė njė adoleshent ordiner, i pasionuar me muzikėn heavy metal dhe karate si dhe nė kėrkim tė dashurisė sė parė. Por, Billy vuan nga sindromi i rallė i cili gadi sa ia pamundėson realizimin e ėndrrave tė tij. Dhe mu nė karakterin tejet tė fuqishėm tė Billyt dhe tė nėnės sė tij buron kualiteti i kėtij filmi debitues i regjisores amerikane Jennifer Venditti.
Fituesi i ēmimit kryesor nė HotDocs, filmi gjerman Losers and Winners nė mėnyrė alegorike flet pėr njėrėn nga ēėshtjet mė urgjente nė botė - globalizimin. 400 punėtorė kinezė ballafaqohen me probleme tė panumėrta sikurse edhe me efikasitetin gjerman nė misionin e tyre pėr ta ēmontuar fabrikėn e vlefshme 600 milionė Euro. Fabrikėn e vlerėsuar nga gjermanėt si jorentabile, punėtorėt kinezė e ēmontojnė tėrėsisht pėr ta dėrguar nė Kinė dhe montuar atje. Filmi ėshtė pėrplot moskuptime sikur ato lidhur me sigurinė e punėtorėve dhe ka njė humor tejet lucid.
Nga programi Canadian Spectrum filmat interesant ishin ai me titull mjaft origjinal Lets All Hate Toronto, pastaj filmi Bodybuilder and I, si dhe fituesja e ēmimit pėr animacionin mė tė mire nė Dokufest McLarens Negative, i regjisores Marrie-Jose Saint Pierre. Fitues u shpall filmi Bodybuilder and I.
Ndėr programet tjera duhet sidomos tė veēohen World Showcase dhe Special Presentations me filmat fitues nga festivalet tjera, si dhe filmat e regjisorėve tė rėndėsishėm, ku bėnin pjesė emrat si Les Blank, Daniel B.Gold dhe Judith Helfand dhe ku bėnte pjesė edhe fituesja e Dokufestit 2006, Astrid Bussink me filmin The Angelmakers.
Po ashtu programi i cili kishte nė fokus filmat nga Europa Qendrore dhe Lindore zgjoi mjaft interesim sikurse edhe retrospektiva kushtuar njėrės ndėr regjisoret mė tė dalluara Holandeza, Heddy Honingmann.
Disa nga filmat e pėrmendur adhuruesit e filmit dokumentar do tė kenė rastin ti shohin nė edicionin e sivjem tė Dokufestit gjatė muajit gusht, nė Prizren. Po ashtu titulli i tekstit i referohet filmit tė anėtarit tė grupit austriak Sofa Surfers, i cili do tė shfaqet nė kuadėr tė programit special dedikuar filmit dokumentar austriak.
Unė ditėn e vetme tė lirė shfrytėzova maksimalisht pėr ta vizituar komunitetin e vogėl shqiptar nė Toronto si dhe exspress vizitės ujvarave tė Niagarės. Para se ta vazhdoja rrugėn me autobus pėr New York dhe festivalin e Tribecas atje. Por, pėr Tribecan dhe sidomos New Yorkun lexoni nė numrin e ardhshėm tė Javės.