Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java e Europės E Update'ueme: Jun 3rd, 2007 - 11:25:07


Turqia e vendosur nė ofertėn e saj pėr nė UE megjithė kundėrshtimin francez
Nga JAVA
Jun 3, 2007, 10:40

Email'o
 Print'o

Presidenti francez Nikolas Sarkozi nisi njė tė dėrguar nė fundjavė nė Ankara pėr tė qetėsuar tensionet rreth kundėrshtimit tė tij ndaj anėtarėsimit turk nė UE, raportoi tė martėn (29 maj) gazeta Le Figaro. Gazeta thoshte gjithashtu se Sarkozi nuk do ta pengonte UE-nė nga hapja e tre kapitujve tė negociatave tė anėtarėsimit me Turqinė, pėr shkak se ai kishte pėrparėsi tė tjera.

Kėshiltari kryesor diplomatik i Sarkozit, Zhan-David Levit, njė ish ambasador i Francės nė Uashington, vizitoi Ankaranė tė dielėn pėr tė spjeguar qėndrimin e Francės, thoshte Le Figaro. "Ėshtė ēėshtja e gjetjes sė njė rruge pėrpara e cila nuk ndan mė dysh marrėdhėniet franko-turke," njė zyrtar i paemėr presidencial u citua tė thoshte.

Masa pasoi njė bisedė telefonike nga kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pėr Sarkozin nė fund tė javės sė shkuar. Erdogan sugjeroi shtyrjen e njė debati mbi anėtarėsimin e Turqisė nė UE-nė pasi procesi negociues pritet tė zgjatė sė paku dhjetė vjet.

Procesi, i cili do tė vazhdojė tė transformojė Turqinė, ėshtė mė i rėndėsishėm se pėrfundimi final, i tha Erdogan Sarkozit. Si njė anėtare e UE-sė, Franca do tė ketė mundėsinė tė votojė nė pranimin e Turqisė nė qoftė se dhe kur vendi tė kompletojė me sukses negociatat.

Erdogan sugjeroi "takim tė drejtpėrdrejtė" pėr tė kapėrcyer dallimet. Sarkozi riafirmoi kundėrshtimin e tij ndaj anėtarėsimit tė Turqisė nė Union tė mėrkurėn e shkuar gjatė vizitės sė tij tė parė zyrtare nė Bruksel. "Nuk mendoj se Turqia e ka vendin e saj nė UE, kjo ėshtė njė ēėshtje mbi tė cilėn unė nuk kam ndrruar mendje," tha Sarkozi gjatė njė konference shtypi tė pėrbashkėt me presidentin e Komisionit Europian (KE) Hoze Manuel Barroso.

Megjithatė, ai tha gjithashtu se prishja e bllokimit tė UE-sė rreth reformės institucionale ėshtė njė pėrparėsi mė urgjente se diskutimi i Turqisė. Ai nuk tha nė se Parisi do tė kėrkonte tė bllokonte ose jo bisedimet e hyrjes nė vazhdim me Turqinė.

Gjatė fushatės sė tij zgjedhore, Sarkozi kundėrshtoi me vendosmėri anėtarėsimin e Turqisė nė UE dhe mbrojti njė partneritet tė veēantė me Turqinė brenda njė Unioni Mesdhetar qė do tė pėrfshinte vendet pėrgjatė buzės mesdhetare nė Evropė, Lindjen e Mesme dhe Afrikėn e Veriut.

KE dhe disa vende anėtare tė UE-sė duke pėrfshirė Britaninė, Italinė dhe Suedinė janė kundėr pezullimit tė bisedimeve tė UE-sė me Turqinė. Grupi ėshtė gjithashtu kundėr ofrimit Turqisė tė diēkaje tjetėr veē anėtarėsimit.

Uashingtoni gjithashtu vazhdon tė mbėshtesė ofertėn e vendit pėr nė Union. "Shtetet e Bashkuara ka mbėshtetur anėtarėsimin e Turqisė nė UE dhe ky vazhdon tė jetė qėndrimi ynė. Ne thjesht shpresojmė se nė muajt qė vijnė...Franca do tė ketė njė mendje tė hapur mbi kėtė subjekt dhe do tė mbajė hapur mundėsinė e diskutimit tė ēėshtjes," i tha nėnsekretari i shtetit tė SHBA Xhon Negroponti Fondacionit Franko-Amerikan nė Paris nė 16 maj, pėrpara pėrurimit tė Sarkozit.

"Unė nuk e kuptoj se si beson Sarkozi tė mund t'ja dalė tė zgjidhė problemet e vendit tė tij me politikat e ashpra kundėr imigrantėve, tė huajve, duke i ftohur edhe mė shumė ata," tha ish ambasadori turk nė Paris, Sonmel Koksal. "Do tė presim tė shohim nė se Sarkozi do ta modifikojė qėndrimin e tij ndaj Turqisė apo jo. Nė qoftė se jo, natyrisht Turqia ka gjithashtu mjete tė ndryshme diplomatike dhe opsione politikash."

Sipas Koksal, ish kreu i Organizatės Kombėtare tė Inteligjencės sė Turqisė, oferta e Sarkozit e njė Unioni Mesdhetar ėshtė krejtėsisht e papranueshme. Ai tha se Turqia do tė vazhdojė me ofertėn e vet pėr t'u bashkuar me UE.

Ministria e jashtme turke ka shprehur vendosmėrinė e saj pėr tė vazhduar. "Objektivi i UE-sė i Turqisė ėshtė i qartė," tha zėdhėnėsi i ministrisė sė jashtme Levent Bilman. "Statusi i Turqisė ėshtė gjithashtu shumė i qartė, ėshtė njė vend qė ka nisur negociatat. Objektivi i kėtyre negociatave ėshtė pėrcaktuar si asgjė tjetėr pėrveē anėtarėsimit tė plotė."

www.SETimes.com

 


© by Gazetajava.com

Kreu

Java e Europės
Lajmet
"KOHA PĖR PAZAR STRATEGJIK ME RUSINĖ "
Kush e konstituuon shtetin e Kosovės? Qytetaria dhe komuniteti nė Kosovėn ahtisaariane
SEMANTIZĖM RETORIK
Identiteti kosovar ekziston?
Shqipėria nė Arenėn Ndėrkombėtare
Turqia e vendosur nė ofertėn e saj pėr nė UE megjithė kundėrshtimin francez
VDEKJA E ĒUDITSHME E MULTIKULTURALIZMIT