Autobusi tejet komfor nė linjen Toronto-New York pėrsėri mė solli nė vendin ku isha disa orė mė heret - ujvarat e Niagarės, por me njė dallim esencial: para vetes e kisha urėn mbi lumin Niagara dhe nė te kufirin Kanadezo-Amerikan, gjegjėsisht, ballafaqimin me ate qė quhej Homeland Security. Sistemi rigoroz i kontrollit nė hyrje tė SHBA ishte shndėrruar nė njėfarė lloj miti. Edhe pse i tėrė kontrolli zgjati mbi njė orė, ku pėrfshiheshin edhe skenimet e gishtėrinjve, fotografimi si dhe intervista me oficierin, miti mbi rreptėsinė gjatė hyrjes nė SHBA mbeti pėr mua vetėm mit. Jo nga shkaku i lehtėsisė me tė cilėn u gjenda nAmerikė, por mė tepėr nga habia se si njė udhėtar kinez, me mosnjohje absolute tė gjuhės angleze, po ashtu u gjend nautobus dhe rrjedhimisht nAmerikė.
Smund tė besoj se ti je nė New York, ishin fjalėt e para tė mikut tim Urimit, me tė takuar nė stacionin e autobusave nė Manhattan. Manhattan, posterin e madh e tė cilit e mbaja nė dhomė si tinejxher dhe pamjen e tė cilit e vėrejta duke iu afruar New Yorkut.
Pėr dallim nga Torontoja dhe motit tė ftohėt i cili mbretėronte atje, nė New York mė priti pranvera. Dhe Festivali i Filmit Tribeca. Sikurse edhe oferta gjeneroze e Urimit pėr ta shfrytėzuar banesėn e tij. Banesėn vetėm 200 metra larg qendrės sė festivalit.
Festivali Tribeca u krijua para 6 viteve nga aktori i njohur Robert De Niro dhe partnerėt e tij, qiftit bashkėshortor Craig Hatkoff dhe Jane Rosenthal, me qėllimin e revitalizimit tė lagjes TriBeCa, lagje kjo e goditur rėndė nga sulmet teroriste tė 11 Shtatorit. Pėr vetėm 6 vite festivali arriti tė zhvillohet nė njėrėn nga mė prestigjiozet nė SHBA, me njė numėr tė madh filmash, qofshin ata premierat botėrore nga studiot e mėdha tė Holywoodit, filmat nga studiot e pamvarur, dokumentarėt si dhe filmat e shkurtė dhe tė animuar. Kėtė vit u shfaqėn gjithsejt 157 filma tė metrazhit tė gjatė dhe 88 filma tė shkurtė nga 47 shtete. Rritja natyrisht solli me vete edhe yjet e filmit.
Ylli i parė ishte ish-nėnkryetari Amerikan Al Gore, i cili e hapi festivalin me premierėn botėrore tė projektit filmik SOS, kushtuar krizės globale klimatike. Ndėr yjet tjera qė defiluan pėr 11 ditė sa zgjati festivali, duhet pėrmendur aktoret e famshme Lauren Bacoll, Angelina Jolie, July Delpy dhe Kirsten Dunst, pastaj aktorin Toby Maguire nė rolin e Supermanit, premiera e tė cilit u dha njėkohėsisht nė 5 lokacione tė ndryshme, Leonardo di Caprio, Woody Harellson, e shumė e shumė tjerė. Por, me qenė se interesimi im primar pėrsėri ishin filmat dokumentarė dhe ata tė shkurtė, natyrisht se u koncetrova nė programet me filma tė tillė.
Nga 16 filma dokumentarė tė metrazhit tė gjatė qė bėnin pjesė nė programin World Documentary Competition, arrita ti shoh vetėm 5, por fatmirėsisht qė tė dy fituesit kryesorė, Taxi to the Dark dhe We Are Together (Thina Simunye).
 |
| Maskota e famshme e festivalit "Tribeca" |
Nėpėrmjet tregimit mbi vdekjen misterioze tė taksistit afgan Dilawer nė bazėn amerikane Bagram, nė afėrsi tė Kabulit, nė filmin Taxi to the Dark, regjisori amerikan Alex Gibney hulumton keqtrajtimet deri nė torturat mizore nė burgjet famkeqe Abu Ghraib, Guantanamo dhe Bagram. I xhiruar nAfganistan, Irak, Kubė, Europė dhe nSHBA, filmi trajton dimensionin global tė politikės sė administratės aktuale amerikane nė mbajtjet ilegale dhe keqtrajtimet mizore tė tė burgosurve. Nė film po ashtu paraqiten shumė dokumente sekrete, video xhirime dhe fotografi tė cilat vėrtetojnė ekzistimin e planeve sistematike pėr ti thyer tė burgosurit. E tėra pėrforcohet edhe me intervista ekskluzive me ish ushtarėt amerikanė si dhe me pjestarėt e administratės sė kryetarit Bush. Pėrndryshe, regjisori Gibney me filmin e tij tė kaluar Enron: The Smartest Guys in the Room, ishte i nominuar pėr ēmimin Oscar.
Pėr dallim nga filmi fitues Taxi to the Dark Side, filmi debitues i regjisorit anglez Paul Taylor, We Are Together (Thina Simunye), erdhi nė New York me nji mori ēmimesh, pėrfshirė edhe ēmimin pėr debitantin mė tė mirė si dhe ato tė publikut nga IDFA e Amsterdamit, ēmimin e publikut nė Amnesty International, ēmimin special tė jurisė nė One World, etj. Filmi nė mėnyrė tejet humane, nėpėrmjet naracionit tė protagonistes kryesore Slindile, flet pėr jetimoren Agape nė Afrikėn Jugore. Edhe pse shumica e banorėve tė saj ndodhen aty shkaku i humbjes sė prindėrve nga AIDS-i, dashuria ndaj kėngės i mban sė bashku. Paraqitje nė film gjatė koncertit nė New York kanė edhe kėngėtarja e njohur Alicia Keys si dhe kėngėtari Paul Simon. Filmi ėshtė pėrplot emocione dhe shfaqja nė New York u pėrcoll me vizitėn e 12 fėmijėve nga jetimorja festivalit dhe SHBA. Pėrveē ēmimit special tė jurisė, filmi fitoi edhe ēmimin e publikut nė Tribeca. Qė tė dy filmat tanimė kanė arritur nė adresėn e Dokufestit.
World Press Photo & M.A.SH.
Pėr ta pėrjetuar dinamizmin dhe ngutinė omniprezente tė New Yorkut u pėrkujdesėn dy ekspozita tė fotografisė dhe vrapi im pėr tė arritur nė hapje. Nė ndėrtesėn e Kombeve tė Bashkuara u mbajt ekspozita vjetore kushtuar ēmimit prestigjioz World Press Photo pėrderisa vetėm dy orė mė vonė nė ambientet e Goethe Institutit ekspozoi fotografi gjerman Thomas Dworzak, ciklin M.A.SH.
World Press Photo mblodhi shumė emra eminentė tė foto zhurnalizmit dhe falė miqve tė mi Andrew dhe Laura Testa, si dhe fotografit hungarez Balazs Gardi, isha nė mundėsi tė njoftoj edhe shumė tjerė. Pėrfshirė kėtu disa fotografė tė Magnumit si dhe foto editorėt e revistave si Newsweek. Qė tė gjithė vazhduam deri tek Goethe Instituti dhe ekspozitės sė Dworzakut, ekspozitė kjo tė cilėn adhuruesit e fotografisė patėn rast ta shofin vitin e kaluar nė kuadėr tė Dokufotos nė Prizren. Pėr tė pėrfunduar me njė shoqėrim tė pėrbashkėt deri nė orėt e vona tė natės diku nė Lower Manhattan sė bashku me fotografin kosovar Jeton Karahoda.
Ndėr ndodhitė tjera nga New Yorku vlen tė pėrmendet takimi i rastėsishėm nUnion Square me artistin kosovar Sislej Xhafa, pastaj shfaqjes sė filmit tė jashtėzakonshėm 51 Birch Street nė kinemanė HBO, demostratat paqėsore tė imigrantėve me rastin e 1 Majit, takimeve po ashtu tė rastėsishme nė Broadway me regjisorin e filmit 9 Star Hotel, Ido Haar si dhe me drejtorin e programimit tė Hot Docsit, Sean Farnell. Sikurse edhe bredhjeve nėpėr lagjet e mrekullueshme Greenwich Village, East Village dhe Soho.
(Autori ėshtė drejtori artistik i Dokufestit, festivalit ndėrkombėtar tė filmit dokumentar dhe tė shkurtė i cili mbahet nė Prizren. Udhėtimi pėr Toronto dhe New York u realizua falė mobility grantit nga KFOS, Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur me seli nė Prishtinė.)