Halil Ibrahimi me qėllim ka keqinterpretuar artikullin tim nė lidhje me Vehabitė, tė botuar nė Gazetėn Java.
Tė mundohesh me injorua pa kurrfar argumentesh bindėse njė realitet nė tė cilin jeton, kjo dmth tė jeshe injorant. Duke e lėnė anash esencėn e shkrimit tim, Halili ka ofruar demagogji dhe insinuata.
Nuk ėshtė faji im por ėshtė paraqitja e Vehabive nė tokat shqiptare, paraqitja e tyre te fqinjėt tanė, si dhe zgjerimi i tij si fenomen global prapa tė cilit qėndron Arabia Saudite (vendlindja e M.A. Vehabit) e plot faktorė tė tjerė, qė mė kanė shtyrė tė shkruaj pėr kėte ēėshtje.
Me15.04.07. e kam dėrguar shkrimin tim pėr botim nė Java, kurse me 19.04.07, ndėrhyrja e policisė serbe pati si epilog humbjen e jetės sė Ismail Prentic. Nė fillim tė shkrimit kam thėnė se: ... ėshtė fjala pėr besimtarė muslimanė, tė cilėt mes vete kanė lidhje shpirtėrore me besimtarėt tjerė (pra, me tė gjithė myslimanėt), anipse Vehabitė e komentojnė ndryshe islamin. Ky qėndrim imi ėshtė nė frymėn islame, sepse muslimanėt janė vėllezėr. Halilit, vehabist, kjo si ka bėrė pėrshtypje dhe thotė: Baxhakut mund tė mos i ketė bėre ubdate lajmeve, por ai u vra nė Sanxhak. Qėndrim tepėr naiv, dashakeq. Thashė, shkrimin tim e kam dėrguar 4 ditė para se tė vritej i ndjeri Ismail. Nėse lajmi ka qenė dezinformatė, nuk kam thėnė se ne duhet ti besojmė...Rasim Ljajic, kryetar i SDP, ka vlerėsuar se akcioni i policisė ishte kulmi i krizės prejse ishin paraqitur Vehabistėt nė Sanxhak. (Oslobodenje, 23 04.07). Athua edhe kjo, sipas Halilit, qenka dezinformatė?
U desh te fliste ish-ministri Fatmir Rexhepi, dhe pastaj tė paraqitet trimi Halil, i cili thotė: Po tė kishin gjykatat tona vehabitė nė pėrbėrje tė tyre, nė kėtė rast dikujt (mendon pėr F.Rexepin) do tė duhej ti pritej gjuha pėr rrena qėllimkėqija qė shkojnė nė dėm tė kauzės sė Kosovės. Po si ėshtė e mundur qė qėndrimet e vehabistėve tė mbrohen rrejshėm nė emėr tė kauzės sė Kosovės? Ėshtė kosovar apo nga ndonjė vend arab, i guximshmi Halil?
Athua shqiptarėt tjerė (jo-vehabi), qė punojnė nėpėr gjykata, nuk qenkan muslimanė dhe njerėz tė mirė? Me njė gjuhė tė tillė nuk mund tė mbrohet as Islami e as kauza e Kosovės. Pėrkundrazi, ato kompromitohen dhe dėmtohen.
Nė rrugėn e Islamit nuk jam kalimtar i rastit e as besimtar naive e i padijshėm.
A e di Halili se ku janė shqiptarėt muslimanė tė cilėt vuajnė nga servilizmi?
H. Ibrahimi thotė: Loja dhe pėrfolja e terrorizmit islamik dhe e vehabive ėshtė mė e preferuar viteve tė fundit... Po, kjo ėshtė e vėrtetė sikurse shkaqet dhe bartėsitė e tyre. Unė kam bėrė fjalė pėr vehabistėt, jo pėr terrorizmin islamik.
Sikur tė bėja fjalė pėr terrorizmin islamik, do te thosha se ai ėshtė terrorizm anti-islam, i cili rrezikon paqen botėrore. Islami ėshtė fe e paqes.
Halili kot mė ngatėrron me tė paqena
Nuk do tė pėrdori fjalėn hipokrizi por, a mundet me i mbrojtė tė drejtat dhe liritė e njeriut Halili, i cili vihet nė mbrojtje tė atyre vehabive tė cilėt kanė ushtruar dhunė kundėr njerėzve zyrtarė (imamėve, myezinėve, mytevelive) dhe besimtarėve nėpėr xhamia, pėr ēka kam cituar myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukovic, i cili thotė: ... kemi incidente nėpėr xhamia dhe mė sė shumti nė xhaminė qėndrore tė cilėn (vehabistėt) e kishin zgjedhur si mė tė rėndėsishmen nė Novi Pazar...Organizata e vehabistėve e ka pėrfaqėsinė e vet nė Kosovė. Nėse Halili, i dijshėm, e ka lexuar shkrimin tim tė botuar nė Java, atėherė pse nuk ka bėrė fjalė pėr kėto fakte? Halili i mohon faktet dhe nuk distancohet nga veprime tė tilla anti-islame.
Titulli i artikullit tim, A janė vehabitė kanceri i fesė islame?, nuk ėshtė imi, por si e kam thėnė, ėshtė citat dhe autor i tij ėshtė Senad Agic, njėri prej imamėve kryesor nė Amerikė (Oslobodenje, 7.04.2007). Unė kėtė fjali e kam cituar, sepse Halili nė shkrimin e tij (gazeta Besa, 21 shkurt 07), vehabistėt i paraqet si melaqe (engjuj). Prandaj, Halili, ne vend tė gėnjeshtrave dhe fjalėve ofenduese tė cilat mi drejton mua, duke thėnė, vjell gjithė atė padije karshi tyre, ka qenė dashur ti pergjigjet imamit Senad, dhe lexuesve se, cila ėshtė e vėrteta nė lidhje me vehabistėt?
Ne shkrimin tim nuk mund tė gjenden shprehje si, ... vehabitė shqiptarė njė rrezik i madh..., sikurse shpif me pafytyrėsi nė reagimin e tij Halili.
Sa u pėrket fotografive tė botuara me shkrimin tim, ato i ka zgjedhur pėr botim vet redaktori, pa pėlqimin tim. Sa kanė qenė nė nivel tė profesionit gazetar, kjo ėshtė diēka tjetėr. Kryesorja ėshtė se pas kėsaj nuk fshihen qėllime tė kėqia.
Ngutja dhe paragjykimet nuk janė cilėsi tė muslimanit, qoftė ai Halili, mbrojtėsi i vehabistėve, i cili tė tjerėve u kėrcėnohet me prerje tė gjuhės, kurse veten e harron.
Prandaj, retorika e varfėr e Halilit, pėr teori amatore, perveē tjerash dėshmon qėllimin tejet dashakeq tė njė fanatiku shpirtngusht. Unė nė shkrim kam pėrmendur emrin e Ismet Prenicit (sot edhe ky i ndjerė), dhe tė Jusuf Borcicit, fotografitė e tė cilve i kam parė pėrmes ekraneve televizive dhe nėpėr gazeta. Nė lidhje me pamjet e tyre unė e kam thėnė tė vėrtetėn, e cila ka qenė e prekshme pėr tė gjithė. Tė njėjtat fotografi, se bashku me kėtė shkrim, po ia dėrgoj pėr botim Javės.
Qėllimi im nuk ka qenė tė mbaj ligjerata fetare, e as histori pėr M.A.Vehabin
Dihet se nė botėn islame janė tė njohura katėr medhhebe (shkolla juridike islame), dhe se populli shqiptar e praktikon medhhebin (shkollėn juridike) Hanefi, sė cilės i takoj edhe unė.
Vehabitė pretendojnė qė me forma tjera, pra jo nė kuadėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, tė ndryshojnė interpretimin tradicional tė normave islame, tė cilat jetojnė me myslimanėt e kėsaj toke mė tepėr se pesė shekuj. Gjithashtu, dihet se Vehabitė, ose si e quajnė vetveten - selefi (selefizėm) dmth jomedhhebizėm, gjė qė nėnkupton se Vehabistėt janė kundėr katėr medhhebeve ekzistuese (shkollave juridike islame). Dhe, kėtu qėndron problemi kryesor pėr tė cilin hesht Halili, i cili mendon se ėshtė i guximshėm. Po pse atėherė po i frikohet tė vėrtetės nė lidhje me Vehabistėt?
Sipas H.Ibrahimit, unė spaskam njohuritė themelore rreth religjionit, atėherė do ishte mirė qė ata qė flasin pėr vehabizėm, shiizėm, bektashizėm dhe nė emėr tė 16 sekteve tjera islame, tė pėrgjigjen nė pyetjen: pse deri me sot nuk mundėsua ēlirimi dhe bashkimin e Ymetit Muhamed, sė paku nė shtetet e Lindjes sė Mesme (pra, aty ku ėshtė vendlindja e Islamit dhe e Vehabit)?
Halili, heshtė pėr tė gjitha kėto. Pse?
Si e vlerėson Halili, shqiptar vehabist (selefi), ndarjen e tarikatit tė Bektashinjėve qė u shpall (me 1994) fe e katėrt nė Shqipėri? Ēka do tė ngjajė me popullin shqiptar dhe fenė islame nėse pas njė kohe paraqiten sekte si Ahmeditė, Vehabistėt ... si ngjau nė Bosnjė, Shqipėri, pėr tu regjistruar si fe? Pse nuk ka kuptuar Halili se unė duke kritikuar sektet pėrēarėse kam mbrojtur Islamin. Brengosja dhe interesimi im pėr Islamin dhe muslimanėt ėshtė legjitim. Nuk kam bėr seleksionimin e muslimanėve. Jam i angazhuar pėr bashkim dhe unitet. Vetėm kam pėrmendur rreziqet konkrete dhe bartėsit e tyre.
Si veprojnė Vehabistet (selefit) nė Shqipėri?
Vetėm njė shembull. Lindja e njė formacioni paralel me Komunitetin Musliman nuk duket shumė e rastėsishme pas disa zhvillimeve tė kohėve tė fundit. Kėshtu, duhet tė risillet nė vemendje se vetėm pak javė mė parė, me kėrkesė tė disa pėrfaqėsuesve tė linjės sė fortė, u tentua ndryshimi i nenit 2 tė statutit tė Komunitetit Musliman. Nė kėte nen ėshtė pėrcaktuar se tradita fetare nė Shqipėri ėshtė ajo Hanefi, pra, linjė e butė, ndėrkohė qė u kėrkua ndryshimi i saj ne traditen kuranore qe perfshin edhe linjen e fortė tė quajtur Vehabizėm. (alb-muslimnews). Halili i shumėdijshėm pėr kėto tendenca hesht.
Nėse edhe kėto janė polemika boshe, atėherė pse Halili ėshtė paraqitur me shkrimin e tij nė Gazetėn Java? Pėr tė ofenduar kundėrshtarin nė mendime dhe pėr tė irituar lexuesit?
Vehabistėt, qė e quajnė veten edhe unitarist dhe pasues tė ehli synetit, refuzojnė (prveē medhhebet) edhe imametin shiit dhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet tė ketė. Edhe pėr kėte dallim tė papajtueshėm Halili nuk bėn asnjė fjalė. Pse?
A mos duhet qė para se ti shtroja kėto ēėshtje tė marrė leje nga i guximshmi Halil?
A janė kėto tabu tema pėr shumė intelektualė (aq sa janė) shqiptarė muslimanė /jo vetėm/ tė Kosovės?
Nė lidhje me sektet, teologu Nexhat Ibrahimi nė njė shkrim me titull, Roli i sekteve nė trojet shqiptare, mes tjerash, thotė: Mendojmė se ėshtė koha e fundit qė Bashkėsia Islame nė Kosovė, Komuniteti Musliman nė Shqipri e Rijaseti nė Maqedoni, intelektualisht dhe shkencorisht, guximshėm dhe bindshėm tė mbrojė vlerat e veta mbi njėmijėvjeēare nė kėto toka. Roli i sekteve destruktive nė kėto toka do tė jetė fatal si pėr bashkėsinė islame tė vendit, ashtu edhe pėr perspektiven politike tė vendit. (Besa, 20 shtator 06).
Halili, duke injoruar problemet esenciale, thirret nė, udhėzime thjesht fetare pėr kthime nė traditėn e Kuranit dhe sunetit. E di Halili mirė qė edhe muslimanėt sunit, pra, edhe shqiptarėt muslimanė, e ndiejnė veten si pasues tė ehli synetit, i cili gjithashtu thirret nė tė njėjtat burime fetare. Cilėt muslimanė, sipas Halilit, kanė tė drejtė nė qėndrimet e veta? A nuk ėshtė kjo tendencė pėr pėrēarje dhe ndarje tė reja te shqiptarėt muslimanė?
Nuk e kam ditur se do tė dalė nė provim para tė shumėdijshmit e tė guximshmit Halil, i cili nė vend se tė ketė ndonjė qėndrim kritik nė lidhje me aktualitetin (dhe pas vrasjes se I. Prenticit), ai vazhdon ti lavdėrojė vehabitė dhe, pėrveē Shehezades, fėrkohet edhe me veprimet pedofile tė priftėrinjėve katolikė. Kjo ėshtė irituese dhe fare e pakuptimtė...
Falun, 12.06.2007
(Vazhdon nė numrin e ardhshėm)