Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java n'Jįva : Bota E Update'ueme: Jun 28th, 2007 - 15:50:15


IN MEMORIAM: RICHARD RORTY
Nga The New York Times
Jun 28, 2007, 12:28

Email'o
 Print'o

Richard Rorty
Rorty - filozof, poet dhe shok

 

  

 

 

Jürgen Habermas

E kisha marr nji email diku para nji viti. Sa shumė herė viteve tė fundit Rorty ishte deklarue kundėr ‘presidentit tė luftės” Bush, politika e tė cilit thellė e ka shqetėsue, kėte patriot i cili gjithmonė ka dashtė me e “rrokė” vendin e tij. Mbas nja dy a tre paragrafeve tė nji analize sarkastike, pason fjalia e papritun: “Alas, e kam marrė sėmundjen e njajtė qė e ka mbytė Derridan”. Dhe, si me dashtė me e zbutė shock’un e lexuesit, ai shton me humor se ēika e tij mendon se ky lloj kanceri vika nga “leximi i tepėrt i Heidegger’it”. 

 

Para tri dekada e gjysė, Richard Rorty e shliroi vetveten nga korseti i ngushtė i profesionit, konvencionet e tė cilit po baheshin shumė tė ngushtė – jo pėr me e pakue randėsinė e tė menduemit analitik, por pėr me e ēu filozofinė pėrgjatė rrugėve tė pashkeluna. Rorty kishte njohuni tė hollė pėr zanatin e profesionit tonė. Nė duelet me kolegėt e tij ma tė mirė, si me Donald Davidson, Hillary Putnam ose Daniel Dennett, ai ishte burim konstant i argumenteve ma tė mprehta dhe tė sofistikueme. Mirėpo, ai asnjihere nuk harroi se filozofia – mbi tana mospajtimet e kolegėve – nuk duhet me i injorue problemet e sjelluna jete njashtu si jemi tuj e jetue.

Midis filozofėve modern, Rorty’it nuk ja gjej shoqin nė konfrontime me kolegėt e tij – dhe jo vetėm me ta – pėr krejt kėto dekada, me perspektiva tė reja, me perceptime e formulime tė reja. Ky kreativitet qė insipron adhurimin i detyrohet shumė nji Shpirti Romantik poeti qė pati, i cili s’un mshefej ma mbrapa filozofit akademik. Dhe, po ashtu, i detyrohet aftėsisė sė tij tė paharrueshme retorike dhe prozės sė rrjedhshme prej shkrimtari, i cili ishte gjithmonė i gatshėm me i shock’ue lexuesit me strategji tė pazakonshme tė reprezentimit, koncepte tė kundėrta tė paprituna dhe me fjalor tė ri. Talenti i Rorty si eseist zgjanohet prej Friedrich Schlegel deri te surrealizmi.

 

Ironia dhe pasioni, toni polemik dhe joshės i nji intelektuali, qė i revolucionalizoi mėnyrat tona tė mendimit dhe ndikoi te njerėzit nėpėr tanė botėn me temperamentin e tij robust. Por, kjo pėrshtypje nuk i sjell drejtėsi natyrės gjentile tė njeriut i cili shpesh ishte i marrshėm dhe i tėrhekun - dhe gjithmonė me ndjeshmėni pėr tjerėt.
Nji pjesė e vogėl autobiografike e Rorty’t mban titullin “Wild Orchids and Trotsky”. Nė te Rorty pėrshkruen qysh si djal i ri ecte nėpėr fushat e lulueme nė veri-perėndim tė New Jersey’it dhe qysh i merte erė orkideve tė mahnitshme. Po ate kohė ai gjeti nji libėr tė mahnitshėm nė shtėpi tė prindve majtist tė tij, qė mbronte Leon Trotsky’n nga Stalini. Kjo ishte origjina e vizionit qė i riu Rorty e mori me vete nė kolegj: filozofia shėrben pėr me e paqtue bukurinė astrale tė orkideve me andrrėn e Trotsky’it pėr drejtėsi nė tokė. Kurgja s’asht e shejtė pėr Rorty’in ironik. I pyetun nė fund tė jetės tij pėr “zotin”, ateisti i rreptė u pėrgjegj me fjalėt e njajta me tė Hegelit: “Ndjenja jeme pėr zotin asht e lidhun me shpresėn se nji ditė mbasardhėsit e mi tė largėt kanė me jetue nė nji civilizim global, ku dashnija ka me qenė i vemi ligj”.

Artikulli asht botue nė tė pėrditshmen gjermane  Süddeutsche Zeitung, me 11 Qershor.


Jürgen Habermas, ka lind nė vitin 1929. Konsiderohet figura ma markante e intelegjencėsgjermane. Filozof dhe sociolog, ai asht profesor emeritus nė Johann Wolfgang Goethe University nė Frankfurt dhe reprezentuesi kryesor i Frankfurt School of Critical Theory.

 

 

 

Diēka lidhur me filozofin Richard Rorty

 

Richard Rorty, puna inventive e tė cilit pėr filozofinė, politikėn, teorinė letrare e bajnė njanin ndėr mendimtarėt ma me influencė tė botės, ka vdekė n’Kaliforni, nė moshėn 75 vjeēare. Ai laureonte shoqninė liberale demokratike si ma tė avansuemen, sepse asht e vetmja qė lejon besimet konkurrente me ekzistue.

Nė vitet e fundit, Rorty ashpėr ka  kritike administratėn e Bushit, tė drejtėn religjioze, demokratėt kongresionalė dhe intelektualėt anti-amerikanė. Ai deklaroi nė vitin 2003 se, asht e randėsishme me u mburrė me “trashėgiminė e figurave si Jefferson, Lincoln, Wilson, Roosevelt, Martin Luther King, etj., dhe me e pėrdorė kėtė krenari si mjet simpatie pėr qėllimet politike tė vendit.

(The New York Times)


© by Gazetajava.com

Kreu

Bota
Lajmet
PSE KOSOVA NUK ASHT ‘ZEMRA E SERBISĖ’?
E ARDHMJA ĖSHTĖ SOT
CARL SAGAN, NJĖ JETĖ PĖR KOZMOS
NEW-LOOK BONAPARTE
NJI ALBUM NGA IRAKU
PUTIN: PREJ ALEATIT T’AMERIKĖS DERI NĖ TIRANIN GLOBAL
IN MEMORIAM: RICHARD RORTY