 |
| Ramush Tahiri |
RAMUSH TAHIRI, analist: Nuk ka nevojė pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme, vetėm duhet respektuar afatin e rregullt
JAVA: Me shtyerje tė adresimit tė statusit tė Kosovės po kalon edhe mandati i bartėsve tė institucioneve tė Kosovės. A mendoni se legjitimiteti i tyre duhet tė provohet me zgjedhje tė reja, me njė Testi tė Ri Demokratik, apo mendoni se duhet tė zgjatet afati i tyre deri pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?
TAHIRI: Nuk ka nevojė pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme, vetėm duhet duhet respektuar afatin e rregullt dhe nuk ka asnjė arsye pėr shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė. Mandati i Kuvendit tė Kosovės kalon me 22 tetor 2007, dhe do tė duhej qė tė mbahen zgjedhjet parlamentare tė rregullta, qė tė fitohet legjitimiteti dhe legaliteti i ri qė buron nga zgjedhjet. Zgjedhjet pėr turpin tonė janė ende pjesė e kompetencave tė rezervuara. Kosova ende nuk e ka sitemin e ndėrtuar zgjedhor, nuk e ka Ligjin pėr zgjedhjet...Kjo ėshtė nė kompetencė tė Kryeadministratorit ndėrkombėtar tė Kosovės, qė ti shpallė zgjedhjet, dhe kompetencė tė OSBE-sė qė tė pėrcaktojė karakterin e tyre, sipas rregullores sė saj. Kjo ėshtė njė shenjė e keqe, se edhe pas tetė vjetėsh Kosova nuk ėshtė e aftė dhe nuk tregoi kapacitetet e duhura qė vet tė mbajė dhe tė organizojė zgjedhjet lokale dhe qėndrore. Me kėtė sikur po dėshirohet tė dėshmohet aftėsia e vogėl shtetformuese e Kosovės dhe e popullit tė saj.
Serbia i mbajti zgjedhjet pėrpara afatit, duke u thirrur nė legjitimitetin e ri tė udhėheqjes pėr tu ballafaquar me ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Kosova i shtyu zgjedhjet lokale pa afat (!?), duke dashur ta mbajė legjitimitetin e fituar mė herėt, dhe duke mos dashur ta sprovojė nė zgjedhjet e rregullta. Pra, kėtu kemi dy koncepte: nė Serbi konceptin qė legjitimiteti i udhėheqjes duhet tė verifikohet nga populli, pėrkatėsisht nga votuesit, dhe nė Kosovė qė legjitimiteti duhet tė mbahet me ēdo kusht, dhe se ky fitohet nga dyert e zyrave dhe kancelarive ndėrkombėtare dhe jo nga vullneti i popullit. Duket se ky ėshtė njėri nga faktorėt qė ndikoi qė Serbia arriti tė korrė, tash pėr tash fitore, nė arenėn ndėrkombėtare karshi Kosovės.
Unė nuk jam qė tu zgjatet mandati udhėheqjes, sepse zgjatja e afatit e udhėheqėsive lokale nuk dėshmoi ndonjė sukses, pėrkundrazi shėnoi dėshtim tė plotė qė prodhoi krizė. Kėtu sikur udhėheqja po shpreson shumė se pavarėsia, edhe e kushtėzuar, do tė fitohet gjatė mandatit tė tyre, prandaj po dėshirojnė tė jenė nė fron kur tė vjen ajo ditė, pėr tė mundur mandej tė qeverisin edhe njė apo ma shumė mandate nėn oreolėn e prurėsit tė pavarėsisė. Kjo nuk mė duket e drejtė dhe e moralshme, sepse njė nga vlerat themelore tė demokracisė janė zgjedhjet e ndershme, tė lira, e demokratike, dhe legaliteti dhe legjitimiteti i dalė nga kėto.
JAVA: Si mendoni tė tejkalohet kriza e legjitimitetit tė institucioneve tė Kosovės ?
TAHIRI: Udhėheqja nuk po mendon se ka krizė legjitimiteti, aniqė nuk po i realizon as premtimet e asnjė nga parametrat e programit qeverisės. Udhėheqja po sillet me mospėrfillje ndaj dhėnies sė llogarisė pėrpara popullit, dhe po mbėshtetet tėrėsisht nė Zyrat pėrfaqėsuese tė shtetetve tė huaja nė Kosovė, duke u identifikuar tėrėsisht me kėto shtete. Unė mendoj se ky ėshtė njė vazalitet i shėmtuar dhe mendoj se kjo nuk ėshtė e qėndrueshme, sepse asnjeri nga udhėheqėsit tanė nuk ka pasaportė diplomatike tė ndonjė shteti tjetėr nė emėr tė tė cilit po thirret. Institucionet patjetėr duhet ti nėnshtrohen zgjedhjeve fer e demokratike, pėrndryshe vendi do tė hyjė nė krizė, nė krizėn e besimit, tė pėrfaqėsimit dhe tė pėrgjegjėsisė. Shumė shpejtė mund tė vijmė nė gjendjen qė udhėheqja tė mbetet vetėm dhe tė jetė njė marionetė qė nuk pėrfaqėson as interesat e pjesės mė tė vogėl tė popullsisė.
JAVA: A na duhen zgjedhje tė reja?
TAHIRI: Kosovės i duhet qė brenda muajit nėntor tė mbajė zgjedhjet lokale dhe qėndrore. Tė ketė pėrfaqėsuesit nė tė gjitha nivelet qė gėzojnė besimin e popullit dhe qė mund tė flasin nė emėr tė tij. Tė ndėrtohet programi qeveritar dhe platforma kombėtare me tė cilat do tė dalim pėrpara vetes dhe pėrpara botės qė tė mund tė ecim pėrpara.
JAVA: Kur mendoni se duhet tė ndodhin ato?
TAHIRI: Nuk besoj se Kryeadministratori gjatė muajit korrik do tė ndėrmarr diēka, porse shumė besoj se nė shtator ai do tė shpallė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė, diku pėr javėn e tretė tė muajit nėntor, dhe muaji dhjetor do ta bėjė Kosovėn me udhėheqje tė re nė tė gjitha nivelet. Megjithate, tė theksoj se sistemi proporcional me lista tė hapura e nė njė zonė zgjedhore ėshtė shumė mė i keq sesa sistemi i pastėr proporcional qė e kishim deri tash. Ky sistem forcon liderin dhe shpurėn e vazalėve rreth tij dhe nuk i jep mundėsi popullit tė zgjedhė mė tė mirėt. Nėse nuk dojnė tridhjet zona duhet tė kemi sė paku shtatė zona zgjedhore nė mėnyrė qė deputetėt ti zgjedhė populli e jo lideri i partisė.
JAVA: Ēka me ba me Ekipin e Unitetit ?
TAHIRI: Ekipi i Unitetit tė Kosovės e ka kryer moti mandatin e vet, qė me pėrfundimin e Bisedimeve tė Vjenės dhe me dorėzimin e dokumentit. Ky ėshtė krijuar me tė vetmin qėllim qė Hashim Thaēin ta ketė brenda. Ėshtė synuar qė ashtu si nė Rambuje edhe tash nė bisedimet dhe vendimmarrjet pėr statusin e Kosovės, PDK-ja si parti e dalė nga UĒK-ja, tė ketė njė nga rolet kyēe nė gjithė procesin. Pėr shkak tė vazhdimėsisė dhe pėr shkak tė pėrgjegjėsisė. Kjo u arritė dhe opozita luajti rol shumė konstruktiv, bile mė shumė se pozita shpeshherė. Me zgjedhje bjen Ekipi i Unitetit edhe nėse ai kėtė nuk e dėshiron, sepse Qeveria e re e dalur nga zgjedhjet i ka votat e mjaftueshme tė marrė dhe ti dalė pėr zot ēdo vendimi. Si nė vendet e tjera normale, nuk ka nevojė pėr Ekip Uniteti, por pėr veprim tė pėrgjegjshėm pozitė-opozitė.
JAVA: A mund tė prodhojnė trazira kėto zgjedhje apo do ndodhė e kundėrta?
TAHIRI: Zgjedhjet assesi nuk mund tė prodhojnė trazira. Pėrkundrazi, zgjedhjet prodhojnė stabilitet, sepse populli ia jep pėrkrahjen atij qė i beson dhe pėr tė cilin mendon se ėshtė i pėrgjėgjshėm dhe i ēon proceset pėrpara. Qeveria dhe organet e tjera do tė kenė legjitimitetin e dhėnė nga votuesit dhe mund tė jenė tė dinjitetshme nė prezentimin e Kosovės dhe nė mbrojtjen e interesave tė saj. Mosmbajtja e zgjedhjeve mund tė sjellė trazira, sepse atėherė kemi njė legjitimitet tė shpifur dhe tė paqėndryeshėm dhe kemi njė diskrepancė ndėrmjet qėllimeve tė udhėheqėsisė dhe tė synimeve tė popullit.
 |
| Hajrullah Ceku |
Hajrullah Ēeku, analist: Koncepti legjitimitet nė Kosovė ka humbur qėmoti
JAVA: A mendoni se na nevojiten zgjedhje tė reja, edhe pa pėrfundimin e procesit tė statusit?
Ēeku: Procesi i definimit tė statusit final i ka djegur politikanėt e involvuar. Ata edhe vetė kanė njė pjesė tė fajit pėr kėtė djegie, prandaj pse tua japim atyre privilegjin e njė strategjie dalėse, kur tullat e qorrsokakut vetė i vendosėn.
JAVA: A mendoni se po e humbet legjitimitetin qeverisja aktuale lokale dhe qėndrore?
Ēeku: Si pasojė e qeverisjes sė dobėt dhe tė korruptuar, si dhe zgjatjes sė mandatit tė qeverive lokale, koncepti i legjitimitetit nė Kosovė ka humbur qėmoti. Dhe kjo vlen si pėr IPVQ-tė ashtu edhe pėr UNMIK-un, i cili asnjėherė nuk ka aplikuar mekanizma tė krijimit ose tė matjes sė nivelit tė legjitimitetit qė e gėzon nė mesin e qytetarėve.
JAVA: A duhet medoemos qe zgjedhjet tė lidhen me procesin e statusit tė Kosovės?
Ēeku: Patjetėr. Asgjė nuk do tė ndryshojė nė tė mirė tė llogaridhėnies ose rritjes sė pėrgjegjėsisė nė Kosovė, nė rast se mbahen zgjedhjet e reja para definimit tė statusit politik. Zgjedhjet do tė duhej tė mbaheshin shumė mė herėt, si nė rastet e ndėrrimit tė kryeministrave, ashtu edhe nė rastet kur janė zbuluar keqpėrdorimet frapante tė buxhetit tė Kosovės.
JAVA: A mendoni se nė kėto rrethana hyrja nė zgjedhje e Kosovės, pa definimin e statusit do ta gjente atė ( Kosovėn) tė papėrgatitur?
Ēeku: Vetėm statusi i ri implikon zgjedhje tė reja. Nė status-quo zgjedhjet vetėm mund tė forcojnė legjitimitetin e rrejshėm tė klasės aktuale politike nė Kosovė.
 |
| Rrahman Pacarizi |
Rrahmani Paēarizi, analist: Qeverisjes lokale i ka humbur edhe mandati moral
JAVA: A mendoni se na nevojiten zgjedhje tė reja, edhe pa pėrfundimin e procesit tė statusit?
Paēarizi: Pėrderisa nuk e dimė saktė se edhe sa do tė shtyhet statusi, mund tė thuhet se zgjedhjet janė tė nevojshme. Sigurisht qė zgjedhjet janė tė nevojshme nėse do tė ketė shtyrje tė gjatė, mirėpo nėse pritet qė statusi tė zgjidhet brenda gjashtė muajsh, nuk mundej se duhet tė ketė zgjedhje. Nuk e kam fjalėn tė disperzimi i energjisė qė nevojiten pėr statusin, se nuk po shoh ndonjė energji tė koncentruar, por fushatat parazgjedhore dhe zgjedhjet shkaktojnė tensione e ato tensione mund tė jenė njė xixė e mjaftueshme pėr situatėn edhe ashtu tė rėnduar.
JAVA: A mendoni se po e humbet legjitimitetin qeverisja aktuale lokale dhe qendrore?
Paēarizi: Sigurisht qė qeverisjes lokale i ėshtė rrezikuar tashmė jo vetėm mandati ligjor qė i ėshtė zgjatur me dekret tė PSS-sė, por edhe mandati moral. Vota atyre njerėzve u ėshtė dhėnė pėr 3 vjet e jo pėr mė shumė. Ky ėshtė kuptimi i zgjedhjeve dhe i demokracisė. Ndryshe mendoj per nivelin qendror, meqė ato institucione ende janė tė legjitimuara nė njė mėnyrė. Nė anėn tjetėr, pėrbėrja e ekipit negociues nė njė masė tė mirė, i bėn kėto institucione mė legjitime nė kohėn kur preokupimi kryesor dhe veprimtaria kryesore legale ėshtė ajo qė bėhet pėr statusin e Kosovės.
JAVA: A duhet medoemos qe zgjedhjet tė lidhen me procesin e statusit tė Kosovės?
Paēarizi: Sigurisht qė janė tė lidhura, pasi suksesi ose mossuksesi pėr zgjidhjen e statusit final do tė ketė tė bėjė me suksesin ose jo tė njė klase politike a tė njė koalicioni, i cili do tė shpėrblehet ose ndėshkohet nė zgjedhjet e para tė passtatusit. Nėse llogaritet qė ka nevojė pėr zgjedhje tė parakohshme, nė situatėn kur ka shtyrje tė statusit dhe pakėnaqėsi tė shtuara pėr kėtė, ato zgjedhje do ta kishin kuptimin e uljes sė qeverisė aktuale nė bankėn e tė akuzuarit.
ULPIANA LAMA - Zėdhėnėse e Kryeministrit:
Sa i takon zgjedhjeve, mbajtja apo mos-mbajtja e tyre ėshtė njė ēeshtje qė u takon partive politike ta debatojnė dhe tė gjejnė njė pergjigje/konsensus. Sigurisht ne i kemi bere analizat e situates lidhur me sa e pershtatshme/apo e papershtatshme do te ishte mbajtja e tyre kete vjeshte. Por detyre e Qeverise eshte te kryeje obligimet karshi qytetareve ne perputhje me mandatin qe ka. Qeveria e Kosoves mbetet e perkushtuar ne kete proces qe e ka nisur, ku teme madhore mbetet krijimi i shtetit te pavarur dhe sovran te Kosovės.
Vlora Qitaku, PDK:
PDK konsideron se procesi i statusit duhet ndarė nga zgjedhjet. Nė fakt ne besojme qė pa legjitimitet dhe pa mandat nga qyetarėt, Ekipi i Unitetit ėshtė i pafuqishėm dhe i paautorizuar pėr tė udhėhequr procesin, aq mė tepėr kur qytetarėt ballafaqohen me njė keqqeverisje ekstreme. Pavarėsia nuk ėshtė qėllimi ynė i fundit, ne duam qė Kosova e pavarur te jete pjesė e familjes evropiane, dhe ėshtė e qartė se me kėtė lloj qeverisjeje rruga e Kosovės drejt integrimeve eshte shumė e vėshtirė pėr mos tė thėnė e pamundur.
Vehbi Miftari, LDK:
Kryesia e LDK-sė nė vazhdimėsi e ka shqyrtuar edhe ēėshtjen e legjitimitetit tė institucioneve dhe, lidhur me kėtė, edhe mundėsinė e mbajtjes sė zgjedhjeve tė reja nė vend. Ajo pėrkrah parimisht mbajtjen sa mė tė shpejtė tė zgjedhjeve nė vend, por po kėshtu ajo dėshiron qė tė rikonfirmojė se ēėshtja e pėrcaktimit tė statusit mbetet pėrqendrimi kryesor yni. Asnje proces, prandaj as zgjedhjet eventuale, nuk duhet tė pėrdoren si pretekst pėr tė shpėrqendruar vėmendjen nga procesi i pavarėsimit tė vendit. Njė pėrshpejtim alogjik nuk i shėrben nivelit tė demokracisė. Njė poces i ndėrlidhur ngusht me statusin mbetet implementimi i pakos se z. Ahtisaari dhe ne mendojmė se ky dokument, megjithėse mbetet dokument themeltar pėr ndėrtimin e kornizės instiucionale nė Kosovė, nuk mund tė implementohet nėse nuk pėrcaktohet paraprakisht statusi.