Ishte e ēuditshme me e ndigjue pėrfaqėsuesin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, sesi difamojke e ufojke e kualifikojke pėr Identitetin Kosovar. Krejt ēka mbajta mend, nga nji tekst fund-e-maje kualifikues, ishte kjo: shpifje e shpifur
ma e shpifur se tana shpifjet e shpifuna tė botės sė shpifun
pthuuu:)
Nuk ishte e qartė ky njeri a po flet nemėn tė partisė e cila e kishte dėrgue, apo nemėn tė vet. Une sapo e kisha krye, po nate panel, leximin e deklaratės qė kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, qysh nė vitin 2002 e kishte thanė pėr Identitetin Kosovar dhe Flamurin e Kosovės nJAVA, ku ai shprehej pozitivisht pėr tė dyja ēashtjet. Kush po flet tash nemėn tė AAKs?
Kjo mbani qė edhenjihere me i sjell mendimet e politikanėve kyesorė kosovarė pėr ēashtjen e Identitetit Kosovar dhe Flamurit tė Kosovės, njashtu si i patėn thanė pėr JAVA, kėtu e 5 vjet ma herėt. Ndoshta kjo ndihmon me e krijue nji pėrfytyrim pėr kėta lidera, sot mbas 5 vjetėve: kush ishte largpamės, e kush shkurtpamės.
Kujt Nacionalizmi ia kishte mujt Patriotizmin.
Vetėm sot, shumė vjet ma vonė prejse JAVA e kishte lansue debatin pėr Identitetin, kuptohet randėsia e kėsaj gazete - si kronikė e nji mendimi tė nxanun nė letėr pėr ēashtjet fundamentale tė shoqnisė kosovare si Identiteti, Shteti, Flamuri, Gjuha, Kultura. Nuk habitem qė dikush-dikush kishte me e hangėr kėte letėr tė JAVĖS, pėr faktin se ēka ka thanė dikur. Ndoshta tash e kanė tė qartė se tirazhi nuk e pėrcakton randėsinė e nji gazete. Mjafton vetėm edhe nji numėr i JAVĖS pėr me u pa menēunia e largpamėsia. Ose e kundėrta.
M. Kelmendi
 |
| Nexhat Daci |
Nexhat Daci: Identiteti kosovar ekziston, por ka munguar guximi intelektual
Identiteti kosovar ekziston. Njė kohė shumė tė gjatė ėshtė krijuar. Mjerisht atė identitet nuk ka pasur kurrė kush ta pėrfaqėsojė, ose nuk ka pasur kurajo intelektuale, shkencore a personale. Tashmė janė krijuar premisat qė kosovarėt ta mbrojnė fuqishėm identitetin e vet. Kosova nuk ėshtė njė gjė amorfe, qė nuk ka identitet tė vet. Kosova i ka karakteristikate veta etnike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Nė tė gjitha integrimet, qofshin ato bilaterale, qofshin multiraterale, Kosova duhet tė hyjė mė identitet tė vet, me tė cilin duhet tė krenohet. Shpeshherė tendencat e intelektualėve shqiptarė pėr ta anashkaluar identitetin e vet janė tė gabuara.
Kur themi Kosovė dhe kosovarė, kjo nuk ka tė bėjė me kombin, me gjuhėn. Ėshtė ēėshtja e identitetit shtetėror, ėshtė ēėshtja e identitit gjeografik. Unė i falenderoj shumė kritikėt e mi qė ua tėrheq vėmendjen fjala kosovar. Nuk di si do ti quajmė ndryshe qytetarėt e Kosovė?! A do ti quajmė lituanezė? Apo si ndryshe?
Ēdo mbyllje, ēdo fshehje e realitetit, ėshtė gjithmonė me pasoja negative. Nuk jam qė tė politizohet ose qė tė humbet energji, por nėse dikush ka mendim tjetėrfare, pse tė mos e shprehė dhe pse tė mos ketė tryeza, ose grupe pune, ose biseda, ose simpoziume, ose konferenca, nė tė cilat mund tė sqaroheshin ēėshtjet ēka ėshtė ēka.
(JAVA, 4 Maj 2002)
Bajram Rexhepi: Duhet tė diskutohet pėr identitetin kosovar, pajtohem ta ndėrrojmė flamurin
Identiteti kosovar ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė diskutohet. Kosova ėshtė njė termin gjeografik, ndėrsa termi kosovar pranohet pėr ēėshtje praktike. Meqė nė Kosovė ka shumė minoritete, serbė, malazezė, turq, boshnjakė, romė, hashkalinj, ne e pranojmė termin kosovar, por gjithnjė duke nėnkuptuar shumicėn dėrmuese shqiptare dhe minoritetet tjera.
Ēėshtja e simboleve ėshtė njė temė pėre tė cilėn duhet tė diskutohet nė Parlamentin e Kosovės. Derisa tė vijė koha e pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės ėshtė mirė tė mendohet ndonjė zgjidhje ideore sa i pėrket flamurit. Flamuri kombėtar ėshtė simbol kombėtar dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe simbol shtetėror i Shqipėrisė. Mirėpo, me normat ndėrkombėtare nuk e di sa ėshtė e lejueshme qė tė pėrdoret i njėjti flamur edhe nė Kosovė. Unė jam i gatshėm tė ndėrrohet diēka nė flamur nėse njė gjė e tillė lypet pėr pavarėsinė e Kosovės. Unė jam nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės. Nėse duhet tė ndėrrohet diēka nė simbolikė, dhe ėshtė njė gjė e domosdoshme, nuk do ta kisha marrė si tragjike, sepse ne e kemi flamurin ekzistues si simbol kombėtar. E kam vlerėsuar si shumė tė mirė thėnien e kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi: e dua edhe flamurin edhe shtetin e Kosovės. Edhe unė i dua tė dyjat. Por, nėse ėshtė e domosdoshme, mund tė bėhen ndryshime.
(JAVA, 1 Korrik 2002)
 |
| Hashim Thaci |
Hashim Thaēi: Identiteti Kosovar nuk ekziston
Identiteti Kosovar nuk ekziston
Nuk e jap flamurin pėr shtet
E dua edhe shtetin edhe flamurin
(JAVA, 20 Maj 2002)
Ramush Haradinaj: Ne jemi kosovarė dhe duhet ta kemi flamurin dhe identitetin tonė
Ne jemi nė pėrpjekje e sipėr qė tė ndėrtojmė shtetin tonė tė Kosovės, ku qytetarėt e Kosovės janė kosovarė. Jemi shqiptarė, por jemi kosovarė. Janė serbė, por janė kosovarė. Duke pasur pėr bazė edhe faktin se tė gjithė ne, edhe kosovarė, edhe serbėt, edhe malazezėt, edhe maqedonėt, por edhe shqiptarėt nė Shqipėri, shkojmė kah integrimet evropiane edhe euroatlantike, mendoj se ky identitet do tė jetė njė ndihmesė nė kėto integrime dhe atė do ta mbėshtesim fuqishėm.
Popujt i kanė simbolet e veta. Ato nuk kanė pse ti ndėrrojnė vazhdimisht. Por, po ashtu, edhe shtetet i kanė simbolet e tyre dhe pėrfaqėsohen me ato simbole. Pra, edhe Kosova do ti ketė simbolet e veta si shtet.
(JAVA 23 Mars 2002)
Michael Schmunk: Kosova duhet ta ketė identitetin e vet
A ekziston identiteti kosovar? Kjo ėshtė pyetja mė e mirė qė kam pritur tė mė bėhet pėr kėto dy vjet. I kam pėrcjellė me vėmendje shkrimet e Javės pėr identitetin kosovar dhe kjo ide mė ka pėlqyer shumė. Mendoj se secilit vend i nevojitet identiteti. Identiteti i njė populli nuk rezulton vetėm nga kultura, gjuha apo historia e tij. Mendoj se sot ėshtė me rėndėsi tė keni njė identitet i cili e ka edhe vizionin e vet politik. Identiteti gjithmonė ka tė bėjė me pyetjen se ēka dėshirojmė tė jemi, e jo ēka ishim. Kosova ėshtė njė vend ku ka shumė etnitete, prandaj tė gjitha ato duhet tė bashkohen pėr tė krijuarnjė identitet tė pėrbashkėt. Kėtu ka gjuhė, kultura dhe histori tė ndryshme. Secili grup i kėtyre popujve mendon se ka njė identitet tė vetin. Shqiptarėt mendojnė nė Skendėrbeun, nė Ilirėt. Serbėt mendojnė nė Lazarin, mbretėrit dhe manastiret e tyre. Ekzistojnė edhe grupe tjera, si turq, romė e tė tjerė, qė e kanė identitetin e tyre. Tė gjitha kėto identitete do tė duhej tė pėrfshihen nė njė identitet tė pėrbashkėt nė identitetin kosovar.
(Michael Schmunk ka qenė shef i Zyres Diplomatike Gjermane nKosovė)
(JAVA 1 Korrik 2002)
ENVER HASANI: IDENTITETI KOSOVAR EKZISTON
Edhe unė them se ky identitet ekziston dhe jo nga dje ose sot. Ai ėshtė shumė mė i vjetėr se qė mendohet ndėr ne kėtu. I takon njė historie tė veēantė tė shqiptarėve ne regjion dhe, sipas meje, lidhet ngusht me ndarjen e Kosovės nė katėr vilajete nga ana e otomanėve, aty rreth viteve '70 tė shekullit 19-tė. Kjo ndarje ėshtė bėrė jo rastėsisht pėr tė thelluar dhe mė tej pėr tė kanalizuar dallimet reale nė mes tė viseve tė ndryshme shqiptare, tė cilat duket se kanė lindur si pasojė e moskomunikimit afatgjatė historik ndėrmjet veti. Ky dallim shprehet nė shumė mėnyra dhe kėtu ka ekzistuar njė synim i vazhdueshėm pėr ta fshehur, pėr arsye politike, me bindjen se njė gjė e tillė nuk duhet tė pėrfolet publikisht. Kjo ėshtė bėrė dhe bėhet nė funksion tė shtet/komb formimit dhe ky proces ėshtė i vonuar dhe mėnyra si trajtohet vetėm sa mund tė ketė kundėrefekte, sepse nėse ka dallime ato duhet lėnė tė dalin nė syprinė sheshazi dhe pa u penguar.
Gjuha ėshtė vendi ku mė sė shumti ka pasur dhe ka keqkuptime dhe ndrydhje artificiale e tė sforcuara tė dallimeve rajonale. Kėto dallime ekzistojnė edhe nė vendet tjera dhe kėtu nuk ka asgjė tė keqe.
(Autori asht ekspert i marrėdhanieve ndėrkombėtare)
(JAVA 15 Dhetor 2001)