Instituti pėr Shoqėri tė Hapur (OSI), Allianz Kulturstiftung dhe Fondacioni Europian Kulturor (ECF) kanė kėnaqėsi tė sponzorojnė First Roma Pavilion, nė ceremoninė e 52tė me radhė tė Biennales sė Venedikut. Me artistat qė pėrfaqėsojnė tetė shtete, ky asht pavijoni i parė i vėrtetė europian nė historinė e Biennales, qė asht vendos nė nji hapsinė tė veēantė Palazzo Pisani Santa Marina, i cili asht pallat tipik venecian i shek. XVI, nė distriktin Canareggio tė Venedikut.
Pavijoni i Romėve aty afėr pavijoneve kombėtare tė Biennales, asht hap i randėsishėm pėr me i dhanė kulturės moderne Rome audiencėn qė e meriton. Pavijoni i Romėve shenon arritjet e kulturės moderne Rome nė skenėn ndėrkombėtare dhe na dėrgon nji porosi tė randėsishme: Romėt kanė rol vital pėr me dhanė nė panoramėn politike dhe kulturore tEuropės.
Si minoriteti ma i madh nEuropė (rreth 8 deri 12 milionė), Romėt me shekuj janė ballafaque me diskriminim dhe pėrjashtim. Me zgjerimin e Unionit Europian, ky pėrjashtim asht e pamundun me u injorue. Si rezultat, shumė qeveri nEuropė kanė pranue nevojėn me i pėrmirsue kushtet socio-ekonomike pėr Romėt dhe me luftue diskriminimin e tyne. Ēashtjet e Romėve po drejtohen gjithashtu nga iniciativat e nivelit ndėrkombėtar dhe europian si, Decade of Roma Inclusion (2005-2015) dhe European Year of Equal Opportunities for All 2007.
Qė nga shembja e komunizmit, nji gjeneratė e re e intelektualėve dhe artistave Romė ka dal nė pah, bashkė me nji vetėdije tė re Rome. Si e dėshmon Pavijoni i Romėve, nji kulturė e gjallė Rome po tejkalon fazėn e shkatėrrimit.
Edhe pse pėrqėndrimi gjatė Biennales asht nartistat dhe nkontributin e kulturės Rome pėr kulturėn europiane, ndriēimi i kulturės Rome pėrmbush edhe objektivat e pėrfshirjes Rome dhe tė drejtave tė barabarta. Puna kulturore, simbas pikėpamjes sonė, shpesh zbulon para publikut padretėsinė sociale shumė ma kreativsht kreativisht dhe me ma shumė ndikim sesa politika. Puna kulturore mundet gjithashtu me dhanė start pozitiv pėr zhvillimin e politikave efektive, tue pranue se Romėt kontribojnė nė tapiserinė e nji Europe tė bashkueme pėrmes pasunimit tė fijeve tė saj.
Aryeh Neier
President, Open Society Institute