Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Eksploreri E Update'ueme: Jul 23rd, 2007 - 15:21:34


NGA NA ERDHI “FANTAZMA” E NDARJES SĖ KOSOVĖS?
Nga Arben Ahmeti
Jul 23, 2007, 14:29

Email'o
 Print'o

“Kosovo i Metohija” ėshtė emėrtimi famėkeq serb pėr Kosovėn, qė nga shumica shqiptare e vendit ėshtė akceptuar gjithmonė si tentativė serbe, qė edhe nė emėrtim Kosova tė mos jetė njė territor kompakt, por i ndarė nė dy pjesė, nė Kosovė ( fusha e Kosovės) dhe nė Metohi (rrafshi i Dukagjinit).

Dėshtimi i deritashėm i organit mė tė rėndėsishėm tė vendimarrjes nė tė drejtėn ndėrkombėtare, OKB, gjegjėsisht Kėshillit tė Sigurimit tė kėtij organizmi, qė me anė tė njė rezolute tė re pėr Kosovėn tė krijojė konditat pėr njohjen e pavarėsisė sė mbikqyrur pėr Kosovėn, sipas projektit nga i  dėrguari i saj Martti Ahtisaari, ka bėrė qė krejt procesi tė kthehet te vitet e nėntėdhjeta dhe tek idetė e promovara nga ana e shkrimtarit serb Dobrica Cosic, pėr Ndarjen e Kosovės.

 

Ndarja e Kosovės gjithmonė ėshtė kuptuar si kompromis i Serbisė, nėse pėrpjekjet pėr ta mbajtur Kosovėn brenda svranitetit serb dėshtojnė. Kthmi tek ideja e ndarjes flet se Seria pėrfudnimisht e ka kutuar se Kosova ka shumė pak mundėsi qė tė mbetet brenda sovranitetit tė saj, prndaj e ka nxjerr si Joker – Ndarjen. Ideja pėr Ndarjen ka filluar tė jetė prezente nėpėr disa qendra vendosėse, si edhe nė Prishtinė, por pa ndonjė pėrkrahje pėr tė qenė.

Analistėt kosovarė thonė se ndarja e Kosovės do tė nėnkuptonte luftė tė re, gjegjėsisht do tė nėnkuptonte dėshtimin e gjithė politikės perėndimore pėr mosndarje nė vija etnike.

 

Tė pėrgatitemi pėr luftė

 

Nexhmedin Spahiu, analist, paralajmėrimet pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės i sheh si tejet reale. “Kjo do tė sjell luftė tė pashmangshme, dėshėn apo nuk deshėn kosovarėt”, thotė ai, duke shtuar se kjo vjen si pasojė e politikės jo tė mirė tė klasės politike kosovare dhe perėndimit tė cilėt bėnė koncesione koti karshi Beogradit. “Perėndimi sakrifikoi Ramush Haradinajn duke e dėrguar nė Hagė me mendimin se kėshtu mė lehtė e pushton Beogradin”, thotė ai, duke potencuar se gjendja e krijuar tani, ėshtė pasojė e dėshtimeve tė tilla tė njėpasnjėshme.

Sipas Spahiut, ndarja e Kosovės edhe vetė Beogradit nuk do i konvenonte, ndonėse do tė jetė e pranueshme pėr ta, mirėpo pak mė shumė do i konvenonte Moskės.

Spahiu, sidoqoftė nuk e sheh ndarjen e Kosovės si pretekst qė do t`i ndryshonte kufijtė e Ballkanit, pasi si thotė ai, nė kėtė kohė, askush nuk dėshiron tė hyjė nė luftė. “Jo domosdoshmėrisht ndarja e Kosovės do tė thotė ndryshim i kufijve nė Ballkan. Ndarja e Kosovės do tė thotė njė luftė e sėrishme. Kur ta shohin kėtė tė tjerėt, vėshtirė se i futen kėtij biznisi nė vendet e tyre”, konkludon ai.

Zgjidhja mė e mirė sipas Spahiut mbetet pėrgatitja e kosovarėve pėr negociata tė reja, por jo me kėta negociatorė qė kanė dėshtuar njė herė. “Kosova duhet tė pėrgatitet pėr negociata tė reja, natyrisht me njė ekip tjetėr negociatorėsh dhe jo sėrish me dėshtakėt. Ne kėtė kuadėr duhet tė pėrgatitet edhe pėr luftė, sepse lufta tani ėshtė mė afėr se kurrė pėr shkak tė mundėsisė sė copėtimit, i cili nuk mund tė bėhet pa luftė.”, paralajmėron Spahiu.

 

Kosova si Palestina

 

Pėrveē dogmatizimit dhe instalimit tė emėrtimit “Kosovo i Metohija”, politika ekstremiste serbe nuk ka ngurur asnjėherė qė Kosovėn ta quaj edhe si “Jeruzalemi i Serbisė”.

Sipas analistist Hajrullah Ēeku, ndarja e Kosovės do tė nėnkuptonte krijimin e njė territori me konflikt gjithmonė tė hapur, pra krijimin e njė mozaiku tė formės izraelito-palestineze.

Ndonėse, sipas tij, nė kėndvėshtrimin e parė dhe praktik, Kosova qė tetė vite de facto ėshtė e ndarė.  “E para, Kosova tashmė ėshtė e ndarė dhe kjo ndarje nuk ėshtė vetėm njė bojkotim qė e bėjnė disa qeveri lokale tė vendit dhe getoizohen brenda territorit tė tyre, por realisht janė territore qė funksionojnė 100% tė pavarura nga pushteti qendror i Kosovės dhe nė tė njėjtėn kohė kontrollohen drejtpėrdrejtė nga pushteti i Beogradit. Nė kėtė rrafsh, vendi ynė ka mė se 8 vite qė ėshtė i ndarė, ku funksionojnė paralelisht dy realitete. Pėrgjigja e dytė kap dimensionin juridik tė ēėshtjes, d.m.th. a do tė prodhojė marrėveshja e statusit rirenditje tė kufijve”, thotė ai, duke shtuar se pikėrisht njė marrėveshje e tillė, pra njė marrėveshje ndėrkombėtare e ndarjes sė Kosovės, do tė nėnkuptonte krijimin e njė konflikti tė ri qė do tė mbetej i hapur. “Nėse ndarja aktuale do tė legalizohet me njė marrėveshje ndėrkombėtare dhe territori aktual i Kosovės do tė shndėrrohet nė njė mozaik izraelito-palestinez, qė pėr pasojė do tė ketė zhytjen nė batakun e paqartėsisė politike, etnike dhe ekonomike tė vendit dhe rajonit. Rastet e kėtilla nė botė ofrojnė njė mėsim shumė tė qartė dhe cilėsohen si ēėshtje pėrgjithmonė tė hapura. Nė rast se Europa ka kėtė pikė reference pėr ēėshtjen e Kosovės, atėherė nuk i shoh shumė realiste skenarėt e ndarjes. Nė tė kundėrt, mendoj se asnjėherė mė shumė se sot nuk janė pjekur kushtet pėr ndarje”, thotė Ēeku.

Megjitahtė sipas tij ėshtė herėt tė thuhet se plani i Ahtisaarit ka dėshtuar. “Nuk pritet ndonjė rezultat konkret nga negociatat e ardhshme, prandaj nė fund pėrsėri do tė pėrfundojmė me njė zgjidhje qė ose ėshtė vetė dokumenti i Ahtisaarit, ose njė dokument i ngjashėm me njė emėr tjetėr, por qė realisht paraqet zgjidhje kompromisi”.

Sipas analistit Ēeku, vija mė radikale e zgjidhjes sė problemit mbetet ndarja e Kosovės. “Ky opsion, do tė paraqiste edhe fundin e kapitullit tė Kosovės europiane. Nė anėn tjetėr, do tė shkruheshin shumė tema magjistrature a doktorature dhe shumė analiza tė instituteve botėrore me temė - Si tė zgjidhet nyja e Kosovės? - Prandaj, ndarja nuk mund tė llogaritet si zgjidhje, por hapje e dilemave dhe problemeve tė reja nė rajon”, konkludon Ēeku.

Ai potencon se Ballkani ėshtė i dėrmuar nga luftėrat, mungesa e prosperitetit ekonomik, andaj nuk ėshtė i gatshėm qė tė pėrballojė edhe njė krizė tė dyfishtė tė ndėrrimit tė kufijėve. “Mė tepėr se ndryshimi i kufijve nė Ballkan, duhet diskutuar pėr gjendjen qė do tė prodhojė ndarja nė Kosovė. Konkretisht, duhet analizuar se ēfarė Kosove do tė krijohet dhe nė bazė tė tė cilave premisave do tė bazohet zhvillimi i vendit. Jam shumė skeptik ndaj opsionit tė dhėnies sė pavarėsisė Kosovės, me territor tė cunguar dhe tė sakatosur, jo vetėm nė veri, por edhe nė pjesėt tjera. Stabiliteti politik i vendit, nė atė rast, do tė matej me Palestinėn, dhe me territoret e shpėrndara palestineze gjithandej dhe pamundėsinė e funksionimit si njė vend normal.”.

Ēeku ėshtė i bindur se ndarja e Kosovės nuk do t`i konvenonte askujt, ndonėse klasa aktuale politike nė Beograd ka njė lidhje emocionale me Kosovėn dhe do ta pranonte njė zgjidhje tė tillė. “Mirėpo nė projeksion afatgjatė besoj qė njė qeveri tjetėr parimore nė Serbi, pas disa vitesh do t’i vuante pasojat e ndarjeve tė kėtilla territoriale, dhe nė pamundėsi tė kthimit prapa tė realitetit, do tė ballafaqohet me ekstra sfida, tė cilat vetėm do t’i kushtojnė me kohė dhe para nė rrugėn e integrimit europian. Pyetjes se kujt i konvenon ndarja e Kosovės, mund t’i pėrgjigjem me njė pyetje tjetėr - kujt i konvenon sot ndarja etnike nė Bosnjė dhe Hercegovinė?”

 

Ndarja juridike e Kosovės - problem jo vetėm pėr shqiptarėt

 

Mė pak serioze paralajmėrimet pėr ndarjen e mundshme tė Kosovės i sheh analisti Dukagjin Gorani. Sipas tij, ėshtė tejet e rrezikshme qė tė ketė Kosovė tė ndarė juridikisht. “Nuk do tė ketė ndarje tė pranuar juridikisht. Kjo ėshtė e pamundur dhe ndėrhyn thellė nė zgjidhjet e mėhershme nė Ballkan, siē janė Marrėveshja e Daytonit (Bosnjė) dhe ajo e Ohrit (Maqedoni). Po tė mos ishin kėto dyja, ndarja e Kosovės do tė ishte gjė fare normale. Mė duhet t’ju pėrkujtoj se gjatė viteve ’90 shkėmbimi i territoreve etnikisht tė pastra ishte opcion i popullarizuar ndėr politikanėt shqiptarė nė Kosovė dhe nė Maqedoni.”, thotė Gorani, duke shtuar se ajo qė do tė vazhdoj tė ndodh nė fakt ėshtė ėshtė ndarja faktike e veriut tė Kosovės, e cila veēse po ndodh qė tetė vite.

“Zgjidhja e kėtij problemi do tė jetė e ngjashme me atė tė Irlandės Veriore: ishte anėtarėsimi nė BE ajo qė, realisht, i dha fund konfliktit. Kėtu duhet kėrkuar zgjidhjen. Kosova dhe i gjithė rajoni duhet tė insistojė nė anėtarėsim sa mė tė shpejtė nė BE”.

Sipas Goranit ndarja juridike e Kosovės do tė paraqiste probleme edhe mė tė mėdha si do tė ishin dyndjet e popullatave pakicė.

“S’do mend, do tė ishte situatė e rrezikshme por edhe – interesante. Shkuarja e veriut tė Kosovės do tė pritej me lėvizje politike pėr reciprocitet nga Lugina e Preshevės dhe nga boshnjakėt e Sanxhakut. Kėta tė fundit do tė kėrkonin bashkim me Bosnjėn e Hercegovinėn, ngase me ndarjen e veriut tė Kosovės do tė vdiste edhe Marrėveshja e Daytonit (edhe ashtu faktikisht e vdekur tash e 12 vjet). Tutje, ndarja e Kosovės do tė ishte kokėēarje e tmerrshme pėr shtetin e Maqedonisė. Ēdo lėvizje politike shqiptare atje do tė pėrpiqej ta eksploatonte situatėn e krijuar nė Kosovė. Madje, nė rast tė ndarjes, thirrjet pėr bashkim me Shqipėrinė do ta merrnin dheun sikur gjatė Luftės II Botėrore. Madje, edhe hungarezėt e Vojvodinės do ta ēonin kokėn pėr kėtė punė. Serbėt vėrtetė duken tė ēmendur saherė qė flasin pėr kėtė punė…”, thotė Dukagjin Gorani, duke tėhequr vėrejtjen se njė ndarje e tillė do tė bėhej parim ballkanik fillimisht e pastaj edhe ndėrkombėtar.

 

Shqiptarėt nuk do tė dilnin humbės nė rast tė ndarjes

 

Gorani nuk mund tė konkludojė nėse shqiptarėt do tė dilnin humbės nga e gjithė kjo, pasi qė, si thotė ai, raporti demografik i shqiptarėve nė rajon e dėshmon tė kundėrtėn. “Ata tė cilėt sot kėrkojnė ndarje duket se nuk e kanė tė qartė raportin demografik e territorial tė shqiptarėve nė Ballkan. Njė proverbė kineze thotė - ke kujdes se ēfarė dėshiron, meqė mund tė tė plotėsohet. -  Absolutisht, ndarja nuk i konvenon serbėve. Diēka tjetėr ėshtė sundimi i marrėzisė nė politikėn aktuale tė Beogradit dhe Moskės. I tillė ishte edhe Milosevic. Ai e humbi Jugosllavinė dhe Serbinė kėsisoji. Shqiptarėt janė populli mė i ndarė nė Ballkan. Realisht, ata janė populli tė cilit mė sė shumti do t’i konvenonte ridefinimi i kufijve”.

Sipas Goranit kjo nuk ėshtė koha  e Kongresit tė Berlinit dhe e realpolitikės austro-hungareze, prandaj nė rast tė ndarjes shqiptarėt e sotėm do tė bashkoheshin nė njė shtet tė fuqishėm, gjatėt ė cilit proces do t`i rrėnonin se paku dy shtete aktuale. “Madje, nė kėtė do ta kishin edhe bekimin ndėrkombėtar, meqė ndarja e Kosovės nuk ishte kėrkesė e tyre. Formalisht, bashkimi i trojeve etnike do tė ishte pasojė e ndarjes – e jo aspiratė e paramenduar politike”.

 

Kosova gjithsesi Europiane

 

Qoftė e ndarė, qoftė e bashkuar me Shqipėrinė apo si njėsi mė vete, sipas Goranit, Kosova nė tė gjitha mėnyrat do tė jetė pjesė e Bashkimit Europian. “Kosova dhe mbarė rajoni do tė jenė anėtarė tė Bashkimit Europian nė njė tė ardhme fare tė afėrt. Kėtė e them me siguri tė plotė. Thjesht, Ballkani nuk do tė lejohet tė dėshtojė; ėshtė investim dhe rrezik i madh pėr gjithė Europėn. Nuk do tė ketė dėshtim tė projektit europian nė Ballkan. Do tė ketė vetėm dėshtime tė elitave politike tė cilat zhvillojnė pushtet mbi dokrrat e shekujve tė kaluar – si nė Serbi, ashtu edhe nė Kosovė e gjetiu”.

Nė kėtė kontekst ai fjalėt pėr ndarjen e mundshme tė kosovės, mė shumė i sheh si dokrra tė politikanėve tė papjkeur serbė e rusė se sa si paralajmėrime serioze. “Nėse ndarja e mundshme e Kosovės nuk do tė shndėrrohej nė parim pėr krejt Ballkanin, atėherė para veti do t’i kemi disa vite tė rrezikshme, tė pėrcjella me lėvizje ekstremiste shqiptare. As Brukseli as Washingtoni nuk duan ta paramendojnė kėtė. Shqiptarėt janė tė shpėrndarė nėpėr katėr shtete ballkanike. Nuk ėshtė punė talljeje t’ua marrėsh veriun e Kosovės e t’ua ndalosh kėrkesat pėr bashkim tė plotė brenda njė shteti kombėtar. Mirėpo, po e pėrsėris – fjalėt pėr ndarje janė dokrra serbe dhe ruse. Tė dy ma ēojnė mallin e Grupit tė Unitetit: flasin pėr gjėra pėr tė cilat nuk kanė haber dhe qė nuk varen prej tyre”, pėrfundon Gorani.


© by Gazetajava.com

Kreu

Eksploreri
Lajmet
TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT
JEHONA E ARTIKULLIT “Klanizimi i Kosovės” – “Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?”
HASHIM THAĒI DHE BATON HAXHIU BEJNE PAZAR ME PASURINE KOMBĖTARE TE KOSOVES?
RAMUSH HARADINAJ: LIDERI I OPOZITES?
KRIJIMI I IDENTITETIT POST-IMPERIAL T’AUSTRISĖ
RRENAT E ISMAIL KADARESĖ
AFERA BEAUCHAMP