Naxhat Daci, Kryetar i LDD:
ZGJEDHJET - VENTIL I ULJES SĖ TENSIONEVE
Ēka me ba me Ekipin e Unitetit? Me e dėrgu nė pushim tė gjatė e tė merituar me shpresė qė Kosova kurrė mė tė mos ketė nevojė pėr ekipe tė tilla.
JAVA: Me shtyerje tė adresimit tė statusit tė Kosovės, po kalon edhe mandati i bartėsve tė institucioneve tė Kosovės. A mendoni se legjitimiteti i tyre duhet tė provohet me zgjedhje tė reja, me njė Testi tė Ri Demokratik, apo mendoni se duhet tė zgjatet afati i tyre deri pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?
NEXHAT DACI: Shtyrja e adresimit tė Statusit te Kosovės, bashkė me recesionin e thellė nė tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me jetėn nė Kosovė, po krijon njė tension politik i cili po manifestohet me njė pakėnaqėsi tė madhe dhe jorespekt tė theksuar ndaj Institucioneve nė nivel qėndror dhe atė lokal. Thellėsisht jam i bindur qė rruga mė e mirė e daljes nga kjo amulli (nė tė cilėn ka kontribuar papėrgjegjėshmėria, pangopėshmėria dhe mungesa e kapaciteteve kreative e lidershipit kosovar), janė zgjedhjet nė tė dy nivelet deri nė fund tė vitit.
Mė duhet tė theksoj se po tė hynim nė vitin 2008 pa legjitimitet te Asambleve Komunale dhe tė Institucioneve Qėndrore, rrezikojmė humbjen pėrfundimtare tė shansit qė qytetarėve tanė tu ofrojmė mundėsinė e fillimit tė daljes nga kriza permanente nė zhvillim ekonomik, arsim, shėndetėsi, pensione, shkencė dhe edukim universitar si dhe jetė sociale.
Vazhdimi i krizės aktuale ėshtė recetė pėr destabilizim tė thellė politik me pasoja tejet tė rrezikshme pėr tė ardhmen tonė.
Kriza e legjitimitetit tė Institucioneve tė Kosovės mund tė tejkalohet me tė vetmin Test Demokratik Zgjedhjet e reja: tė lira, tė ndershme dhe demokratike.
JAVA: Ēka me ba me Ekipin e Unitetit ?
NEXHAT DACI: Me e dėrgu nė pushim tė gjatė e tė merituar me shpresė qė Kosova kurrė mė tė mos ketė nevojė pėr ekipe tė tilla.
JAVA: A mund tė prodhojnė trazira kėto zgjedhje?
NEXHAT DACI: Mendoj qė zgjedhjet do tė jenė ventil i uljes sė tensioneve tė krijuara dy vitet e fundit.
Hajredin Kuqi, PDK:
Na duhet legjitimiteti
1. Njė dukuri nė kėto institucione qė nga themelimi i tyre, ka qenė se ato janė udhėhequr nga njerėz qė kanė pasur legjitimitet tė brishtė edhe nga vetė subjektet e tyre politike, si dhe nga krizat permanente qė i kane pėrcjellur duke u hequr pėr arsye objektive apo natyrore, kjo ka sjellur bartėsit e kėtyre institucioneve, pra ardhjen nė krye tė atyre qė nuk janė identifikuar me ndonjė politikė programore.Njėkohesisht ka munguar identifikimi me njė program politik dhe mungesė tė kapaciteteve adekuate pėr tė mbuluar ato poste.
Nė rrethana normale kėta njerėz dhe kėto institucione nuk do tė bashkėjetonin dhe e vetmja forcė kohezive ka qenė statusi i pazgjidhur dhe vėmendja e tė gjitheve nė atė drejtim. As partitė e koalicionit nuk janė ndier mirė me kėtė perfaqėsim dhe mund tė themi se asnjėhere nė asnje vend qė identifikohet me demokracinė, sado e brishtė tė jetė ajo, nuk ka pasur njerėz me mė pak legjitimitet nė udhėheqje se nė kėtė kohė nė Kosovė. Pra nėse flasim pėr legjitimitet nė kuptimin e plotė tė fjalės ai asnjėherė nuk ka ekzistuar dhe nėse flasim se a duhet hequr kėtė stėrkeqje te bashkėdyzimit tė institucioneve me kėtė "legjitimitetė", atė duhet bėrė dhe menjėherė ngase ėshtė krijuar njė tradite e keqe nė Kosovė kur ēdokush mendon se mund tė bėhet udhėheqes apo asnjė udhėheqėsi nuk i besohet. Kjo ka bėrė qė politika ne Kosovė dhe njerėzit e saj tė identifikohen me tė keqen dhe jo e kudėrta, kjo ka bėrė qė qytetarėt tė humbin besimin e zgjidhjes sė problemeve pėrmes institucioneve por nė mėnyre individuale.
Jeta pėrnjė kohė e qytetarėve tė Kosovės me institucione paralele ka ndikuar qė qytetaret ende tė shohin vehten mė tė fuqishem pėr ēeshtje, qoftė edhe ato madhore, se sa stitucionet.
Statusi dhe ēdo gjė tjetėr duhet tė shkojė nė funksion tė zhvillimit tė demokracisė edhe pse kėsaj radhe zgjedhjet mund tė bėhen jo pėr demokracinė sa pėr diē tjetėr.
2. Ekipi i Unitetit ka qenė si domosdoshmėri e ruajtjes sė unitetit politik nė Kosovė, organ ku janė harmonizuar qėndrimet pėr ēėhtje madhore, qė ka ndikuar nė stabilitetin e vendit dhe unifikimin e zėrit nė raport me faktorėt ndėrkombetarė sa i pėrket statusit. Duhet pranuar se aty ka qenė edhe vend ku janė topitur reagimet e opozitės, por efekti ėshtė mė i madh se sa e kundėrta. Tek e fundit mungesa e legjitimitetit tė plotė politik ka krijuar Ekipin e Unitetit. Rrethanat e reja prodhojnė akterė tė rinjė dhe varet se a pėrputhet legjitimiteti me legalitet tė institucioneve nė tė ardhmen.
Njė lloj uniteti deri nė definim tė stastusit final, i duhet Kosoves dhe pėr kėtė duhet tė jenė koshient tė gjithė.
3. Kosova ka njė pėrvojė tė mirė me zgjedhje si tė qeta dhe demokratike. Ndoshta ky vakumi nė definimin e statusit final do tė mbushej me pregatitjet dhe angazhimet per zgjedhje dhe "zbrazje" tė energjive pozitive nė fokus tė fuqizimit tė partive apo personaliteteve. Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė ketė energji pėr status, por ai duhet tė koordinohet me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe ata qė fitojnė legjitimitetin e qytetarėve duhet tė jenė mė tė guximshėm dhe tė marrin pėrgjegjėsine e duhur nė proceset statusore dhe mėpastaj.
Avdi Smajljaj, Doktorant nė Shkenca Politike:
Puna qė kryen ky ekip [Ekipi i Unitetit] i ngjan lojrave pakufi, njė cirku tė llojit tė vetė
1. Fillimisht, dhėnia e idesė qė zgjedhjet duhet tė shtyhen ėshtė gabim. Pavarėsisht nga ēėshtja e kohės sė pėrcaktimit tė statusit, edhe pse demokracia nė Kosovė nga komuniteti ndėrkombėtar ende konsiderohet si mjet pėr tė ndėrtuar dhe mbajtur paqen dhe stabilitetin, procedurat demokratike (edhe ashtu nė Kosovė ka deficit tė madh tė demokracisė), nuk duhet tė shkelen siē ėshtė rasti me shtyrjen e zgjedhjeve.
Nė demokracinė e Kosovės, qė njihet si demokraci elektorale, qė do tė thotė plotėson kriteret minimale tė demokracisė, zgjedhjet janė karakteristika kryesore qė e bėn sistemin politik nė Kosovė qė tė jetė njė demokraci e tillė. Nėse edhe ky institucion kyē prolongohet, zgjedhjet shtyhen ose nuk respektohet nė afatin e duhur, atėher Kosova nuk plotėson as edhe kriteret minimale tė demokracisė elektorale.
Ata qė kanė dhėnė idenė e shtyrjes sė zgjedhjeve duhet tė marrin parasysh konsekuencat qė mund tė sjell kjo. Udhėheqėsitė politikė nė Kosovė janė nė krizė tė thellė legjitimiteti, e shtyrja e zgjedhjeve mund tė thellojė kėtė krizė edhe mė tutje, e qė mund tė sjell vendin pranė njė rrėmuje qė do tė jetė zbrazje e mllefit, tė akumular qė sa kohė, tė qytetarėve ndaj udhėheqėsve.
2. Puna qė kryen ky ekip [Ekpi i Unitetit] i ngjan lojrave pakufi, njė cirku tė llojit tė vetė.
3. Komuniteti ndėrkombėtar nuk mund tė na qėndrojė ēdo herė mbi kokė, si prindi qė u rri fėmijėve tė lazdruar. Me kėtė rrezikohet demokracia nė Kosovė.
Mė shumė mund tė prodhojė trazira shtyrja e zgjedhjeve dhe moshapja e procesit politik pėr qytetarėt sesa mbajtja me kohė e zgjedhjeve.
Adnan Dragaj, analist:
Tė shuhet sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur Ekipi i Unitetit
1. Sa i pėrket pyetjes suaj konkrete: Qoftė shėrbyesit nė administratė publike, si bartės respektiv institucional, qoftė bartėsit e posteve politike, duhet tė rilegjitimohen institucionalisht, pasi institucionet e Kosovės, pikėsėpari pėr kah emėrtimi i tyre si IPVQ pra institucione tė pėrkohshme nuk e kanė mandatin e pėrhershėm dhe legjitim. Nuk mund tė flitet pėr legjitimitet tė strukturave dhe sistemit institucional tė Kosovės nėse ekziston njė vendimmarrje ultimative dhe tejpolitike mbi tė dyjat, dhe qė anashkalon votėn legjitimuese tė popullit pra, ėshtė fjala pėr UNMIK-un, gjegjėsisht, zyrėn ligjore tė OKB nė New York. Edhe struktura post-statusore ndėrkombėtare pėrmes fuqive korrektuese dhe intervenuese tė pėrfaqėsuesit tė ardhshėm special, me gjasė do tė krijojė njė situatė status-quo paksa mė tė avansuar. Me sa duket, sovraniteti i Kosovės pas statusit nga New York-u gjithsesi do ti kalohet Brukselit. Se sa mund tė flitet nė kėtė rast pėr legjitimitet demokratik dhe politik nė Kosovė - kur dihet qė vendet e Bashkimit Europian, me shtet nacional si bazė, ende koketojnė me disa aspekte vendimmarrėse me kryeqytetin e BE-sė le ta krijojė secili njė pėrshtypje pėr vetėn e vet.
2. Tė shuhet sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur Ekipi i Unitetit; pasi e ka cunguar vendimmarrjen nė parlament, ėshtė platformė aktive pėr negociata me Beogradin dhe ėshtė duke e fikur dita ditės logjikėn opozitare tė funksionimit tė shtetit.
Me fjalė tė tjera, pėrveē se ky unifikim i krerėve partiakė, tok me Presidentin dhe Kryeministrin, e delegjitimon skajshmėrisht peshėn vendimmarrėse dhe kredibilitetin e Parlamentit tė Kosovės, ai tashmė ofron njė Joker si tė porositur pėr ta mbajtur gjallė propozimin aktual nga disa qarqe ndėrkombėtare pėr vazhdimin e negociatave me Beogradin. Ne e dimė qė unifikimi i krerėve vendimmarrės nė kuadėr tė Grupit tė Unitetit kishte vetėm njė qėllim: qė tė mos lihet mundėsia e ndonjė opozicioni eventual kundėr ēfarėdo rezultati qė do tė dilte nga negociatat me Serbinė gjegjėsisht ndonjė propozimi trysnor nga qarqet ndėrkombėtare rreth koncesioneve pėr rregullimi e ardhshėm tė Kosovės. Kėtė qytetarėt duhet ta kenė plotėsisht tė qartė.
3. Ka mjaft potencial pėr trazira nė Kosovė, tė mendojmė pėr pritjen notorike tė zgjidhjes sė statusit. Gjėja e fundit e cila mund tė krijonte trazira do tė duhej tė ishin zgjedhjet. Ato janė dhe duhet tė mbetėn tė shenjta nėse njė demokraci e ka vėrtet ndėrmend tė etablohet dhe funksionojė nė Kosovėn si shtet.
Kreshnik Sylejmani, zėdhėnės i AKR-sė:
Statusi nuk ėshtė monopol i kėsaj qeverie
1. Ashtu sikundėr qė ju e dini, mandati i qeverisjes nė nivel komunal qė nga tetori i vitit tė kaluar ka skaduar, mandat ky i cili ėshtė zgjatur me njė vendim administrativ tė ish-PSSP-sė Soren Jessen Petersen. Mandati i rregullt i institucioneve tė Kosovės nė nivelin qendror skadon nė fund tė tetorit tė kėtij viti. Aleanca Kosova e Re e ka bėrė tė ditur qėndrimin e saj. Nė mėnyrė qė qeverisja tė ketė legjitimitetin e duhur duhet tė kalojė procedurėn e zgjedhjeve, si nė nivel qendror ashtu edhe nė nivel lokal. Arsyeja e shtyrjes sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nuk duhet tė shėrbejė si arsyetim i zgjatjes sė mandatit tė institucioneve tė Kosovės edhe pasi qė kėto institucione janė legjitime deri nė fund tė tetorit tė vitit 2007. Me pak fjalė, zgjedhjet duhet tė ndodhin, sepse ato nuk duhet tė kenė asgjė tė pėrbashkėt me status. Kėto dy fakte duhen tė ndahen.
2. Zgjedhjet do tė japin rezultatin e ri tė konfigurimit politik dhe si rrjedhojė edhe Ekipi i Unitetit duhet tė jetė konform kėtij konfiguracioni. Deri nė zgjedhje, kjo qeveri duhet tė pėrforcohet dhe tė funksionojė. Pas zgjedhjeve, qeveria e re vendosė pėr kėtė grup (se a do te jetė i njėjtė apo do tė ndryshojė) apo ky grup duhet tė pėrforcohet.
3. Nė Kosovė, qeveritarėt kosovarė dhe funksionet qė ata ushtrojnė nuk janė kompatibile. Derisa 10% e buxhetit tė Kosovės humb nėpėr xhepat privat tė qeveritarėve, derisa njerėzve qė kanė nevojė pėr shėrim u kėrkohet ryshfet, derisa nuk ka asnjė plan ose iniciativė pėr mbrojtjen e gjeneratave tė ardhshme, derisa kjo qeveri ka punuar pėr vete e jo pėr qytetarėt, derisa qytetarėt janė tė dėshpėruar dhe tė lodhur prej premtimeve; atėherė sa mė shpejtė duhet tė mbahen zgjedhjet e lira.
Mendoj se mbajtja e zgjedhjeve tė parapara me afatin ligjor jo vetėm qė nuk do tė prodhojė trazira, por do tė tejkalojė ato se vetėm institucionet legjitime tė dala nga vota e qytetarėve mund tė sjellin njė qeverisje efektive, me fjalė tė tjera njė qeverisje efektive e cila ėshtė nė gjendje qė tė ndryshojė jetėn e qytetarėve pėr tė mirė, dhe kjo ėshtė ajo qė mė sė shumti i nevojitet Kosovės dhe kosovarėve. Nė Kosovė, tani nuk kemi njerėz pėrgjegjės dhe duhet tė ndodhė zgjedhja e Presidentit tė ardhshėm me votėn e drejtpėrdrejtė nga qytetarėt e Kosovės. I zgjedhuri do tė merr pėrgjegjėsinė pėr ardhmėrinė e Kosovės, sepse tani pėr tani askush nuk ka pėrgjegjėsi pėr tė.