Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Polemika E Update'ueme: Jul 23rd, 2007 - 15:06:27


IDETĖ E VOGLA TĖ NJĖ DEMAGOGJIE TĖ MADHE KUNDĖR MUSLIMANIT SHQIPTAR
Nga Halil Ibrahimi
Jul 23, 2007, 14:22

Email'o
 Print'o

 

Dijetarėt e internetit dhe arkivimi i trurit

 

Njė fqiu ynė, i cili ka jetuar shumė mote mė herėt, pėrcillet tė ketė thėnė, “Nuk ėshtė mėkat tė mos dish, por ėshtė kiameti vetė kur nuk e din qė nuk din”, dhe kur kjo padije mbrohet, evokohet, pėrflitet e maskohet mjeshtėrisht, kiameti lirisht bėhet miniaturė e papėrfillshme e sė keqes. Duke e lexuar pėrgjigjen e Nafi Baxhakut nė Gazetėn “Java” tė 21 Qershorit dhe 5 Korrikut 2007, e cila nė fakt nuk ėshtė pėrgjigje, por marramendje me mua, isha nė dilemė nėse duhet tė pėrgjigjem apo jo, duke qenė se shkrimi nė asnjė germė tė vetme nuk flet denjėsisht pėr temėn e diskutuar, por fund e krye, prej A-sė deri nė Zh pėrflet autorin e shkrimit (mua Halil Ibrahimin), duke me etiketuar me nofka e me thumba si ‘injorant’, ‘trim’ (sikur u dashka njė guxim kaq i madh pėr tė debatuar me tė), ‘vehabist’, bile bile edhe duke e pyetur vetveten nėndheshėm ulėsisht nėse unė qenkam kosovar apo nga ndonjė vend arab edhe pse me shkronja tė shtypit disimilimetėrshe pranė emrit tim ka shkruar PRISHTINĖ, duke e vėnė kėshtu nė pah edhe njė fobi tjetėr tė tij ndaj arabėve apo vendeve arabe. E pėrgėzoj gazetėn “Java” pėr lirinė e tillė tė tė shprehurit, ndėrsa pėr Nafi Baxhakun mund tė themi vetėm ‘Aferim’. Edhe pse kjo ėshtė mėnyra mė e pėshtirė pėr tė bėrė shkrime apo gazetari, unė nuk do tė ta kthej njėsoj, por do tė mjaftohem duke tė tė pėrkujtuar se mėnyra e tillė e korrespondimit ėshtė jokompatibile me moshėn tuaj dhe e huaj pėr sjelljen time dhe bazuar nė fjalėt e njė profeti qė ishte pikėrisht nga ARABIA pėr tė kthyer tė keqen me tė mirė, do tė tė jap falje paēka se nuk e ke kėrkuar.

Nė anėn tjetėr, ėshtė mirė qė meqė veēse u hap ky muhabet (“Ra kjo dekė e u pamė”), tė shandanohen mirė tabutė dhe fobitė karshi myslimanėve shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe disave prej tyre nė veēanti. Sė pari, pėr hir tė atyre qė e kanė lexuar ‘pėrgjigjen’ (pėrgjigje i thėnēin), duhet tė rikujtohen disa ide tė zotėriut N. B. nga vetė shkrimet e tij dhe pėr tė cilat mė akuzon se i kam shpifur. Nė paragrafin e parė tė shkrimit “A janė vehabitė kancer i fesė Islame”, autori i lidhė ‘vehabitė’ qoftė edhe vetėm si supozim me kampe terroriste dhe vetėm dy fjali mė poshtė pohon dhunshėm se tė tillėt veprojnė edhe nė Kosovė, prandaj nuk di si ka mundėsi tė pohohet se nuk qenka bėrė fjalė pėr ‘terrorizėm’ apo ‘rrezik’ nga ‘vehabitė shqiptarė’, duke menduar se shkrimet e kaluara janė lėnė nė harresė. Jo kėshtu zotėri Nafi Baxhaku!

Edhe shkrimi i dytė ėshtė kryekėput i bazuar nė gazeta e deklarata bulevardeske, sikur tė mos e dinte N.B. se njerėzit deklarojnė ēfarė duan dhe si duan vetė, ndėrsa detyrė e atij qė i citon ėshtė t’i verifikojė tė tillat para se t’i paraqesė si fakte tė kryera. Dezinformatėn pėr lėvizjet e ‘vehabive’ tė Sanxhakut nė Kosovė (ėshtė njė hap pozitiv qė bile tash pasi qė u vėrtetua se ėshtė dezinformatė e pranon si tė tillė), autori N.B. tash e shtrin duke cituar ministrin e Qeverisė Serbe Rasim Lajiē, i cili nė njė ceremoni tė pėrurimit tė njė shkolle shqiptare nė Kosovėn Lindore, u largua nga manifestimi sepse denbabaden aty na u lansua himni shqiptar qė na qenka ‘ēėshtje e paprecedent nė tokėn e Serbisė’ dhe i njėjti ministėr nė zgjedhjet Serbe nė Sanxhak ‘aq shumė’ kishte pėrkrahės nga populli i vet sa iu desh tė dilte nė koalicion me partitė serbe dhe jo me boshnjakėt nė njė vendbanim me shumicė boshnjake. Bravo N. Baxhaku pėr burimet e selektuara me shije dhe fėrkimet me njerėz tė tillė pėr tė na bindur pėr ‘vehabitė’ dhe tė drejtat e boshnjakėve.

Nuk janė burimet gazetareske dhe autorėt qė i ke cituar ti tė vetmet nė kėtė botė. Njė gazetė shqiptare pėr shembull (“Korrieri”, Tiranė), nė lidhje me aksionin e policisė serbe kundėr Ismail Prentiēit dhe boshnjakėve tė Sanxhakut tė para disa muajsh e quan veprimtarinė e kėtyre tė fundit ‘levizje per te drejta dhe liri ne Sanxhak’,  ndėrsa Ismail Prentiēin si ‘njeriu kryesor i te quajturve “Vehabiste”, qe kundershton trajtimin e eger qe u ben Serbia te drejtave te tyre (ėshtė fjala pėr boshnjakėt)’. Gazetat shkruajnė shumėēka dhe siē ta kam pėrmendur varėsisht nga kush burim, gazetat apo autorėt e caktuar na kanė quajtur edhe neve ‘terroristė islamikė’, qė luftojmė kundėr njė shteti tė njohur ndėrkombėtarisht dhe gjithashtu e kanė akuzuar Shqipėrinė pėr organizimin e kampeve terroriste tė ‘separatistėve shqiptarė’. Kjo logjikė nuk vlen as dy pare i nderuar Nafi Baxhaku!

Ėshtė shumė e habitshme se si autori e merr mundin tė mė thumbojė me terme dhe etiketime ēfarė bėhen kuluareve e ēajtoreve vetėm pse e kam potencuar faktin se nuk ėshtė i thirrur pėr tė prekur temat fetare (nė bazė tė gafave ashiqare tė bėra) dhe ėshtė i pafalshėm tentimi qė gabimet grandioze tė mbrohen nė mėnyrė tė paskrupullt, duke supozuar se tė gjithė lexuesit na paskan qenė kaq tė paditur dhe e paskan nėnkuptuar Martin Luter Kingun kur ėshtė folur pėr Martin Luterin. Nuk ėshtė turp tė pranohet gabimi, por ėshtė tmerr kur i njėjti kaq dobėt dhe padenjėsisht mbrohet. Martin Luteri ngelet Martin Luter dhe Martin Luter Kingu Martin Luter King. Tė njėjtat gabime dhe i njėjti mosinformim pėr zhvillimet fetare midis shqiptarėve e pėrcjell edhe ‘pėrgjigjen’ e dytė tė Nafi Baxhakut. Autori alarmon pėr rrezikun e paraqitjes te ‘sektit Ahmedia’ tek shqiptarėt, duke e vėnė kėtė religjion nė tė njėjtin domen me ‘vehabitė’. E para, Ahmeditė tė cilėt besojnė njė profet tjetėr pas Muhamedit a.s. me koncenzus absolut tė tė gjithė dijetarėve myslimanė nuk llogariten si sekt i Islamit Ortodoks dhe si tė tillė nuk duan tė konsiderohen as edhe vetė ata, prandaj t’i barazosh ata me myslimanėt selefi (tė cilėt askush nga dijetarėt deri mė tash nuk i ka vėnė nė bankėn e apostazisė) ėshtė mungesė e njohurive mė enciklopedike pėr fenė. Gabimi i dytė, Ahmeditė veēse janė duke vepruar si fe e veēantė joislame qė prej dekadash nė Kosovė e poashtu aktiviteti i tyre nė Shqipėri ėshtė i regjistruar kaherė jashtė strehės sė KMSH apo organizatave islamike. Mė vjen keq ta potencoj sėrish, i nderuar N. Baxhaku, se nuk ia keni idenė temave fetare sepse edhe nė ‘pėrgjigjen’ tuaj tė fundit i keni ngatėrruar ato nė maksimum siē shihet. Sė pari nė shkrimin “A janė vehabitė kanceri i fesė Islame” i keni akuzuar shiat pėr rol destruktiv dhe librin qė e paskėshit lexuar pėr pėrēarje ndėrsa nė pėrgjigjen e datės 21 Qershor nė tė njėjtėn linjė i akuzoni ‘vehabitė’ pėr mospranim tė imamėve shiitė duke e paraqitur kėtė si shembull tė ‘sektarianizmit’ tė tyre. Ali Hoxha dhe Hoxha Alia kėtu janė ngatėrruar dhe janė bėrė mishmash deri nė maksimum. Njėsoj sikur nuk ėshtė e vėrtetė se ‘vehabitė’ nuk janė pro besimit pėr kalifatin, nuk ka asnjė dallim midis ‘vehabive’ dhe myslimanėve tė tjerė suni karshi besimit pėr imamatin shiit, prandaj bėni mirė t’ia qartėsoni vetvetes kėto ide dhe terme para se tė vazhdoni t’i shtjelloni mė ngatėrrueshėm. Na cito burimet, ne cilin libėr tė ‘vehabive’, nė cilėn faqe tė tij shkruan se ata janė kundėr kalifatit.

Pyetjet qė i keni shtruar nė stilin ‘do tė tė lė pa tekst’ jo vetėm qė nuk kanė tė bėjnė gjė me temėn e diskutuar, por janė njė ikje e pashije nga diskutimi siē ėshtė njėsoj edhe tentimi qė tė mė detyrosh patjetėr t’i pėrgjigjem cituesve tuaj dhe jo ty. Mund tė mė bėsh edhe pyetje tė tjera pėr iktiologjinė, heliografinė apo etologjinė dhe atyre do t’u pėrgjigjem nė privat nėse jam i disponuar dhe jo nė njė temė ku nuk e kanė vendin fare.

 

Filozofia e ‘armikut kombėtar me mjekėr’

 

Do tė duhej shkruar faqe tė tėra pėr t’iu pėrgjigjur secilit keqinterpretim qė dhunshėm dhe tė qėllimshėm tė zotėriut N.B., por do tė kufizohemi kėtu vetėm nė ato mė kryesoret duke ngėrthyer shkarazi edhe definimet dhe asociimet e padrejta rreth ‘vehabive’. Kėtu me duhet tė theksoj se e patėm lexuar me ėndje shkrimin e zotėriut Baxhaku rreth nacional-katolicizmit ku sforcohej fakti se ėshtė e padenjė ideja se shqiptaret myslimanė duhet tė kthehen nė katolikė vetėm pse tė parėt e tyre dikur ishin tė tillė. Hallall! Por ajo qė tė irriton kėsaj radhe ėshtė se vetė autori i shkrimit N. Baxhaku ka rėnė nė grackėn e ideve tė vogla tė tė logjikuarit tė tillė. N. Baxhaku pohon  nė ‘pėrgjigjen’ e tij tė supozuar se vetėm pse shqiptarėt myslimanė kanė qenė pėr shekuj pasues tė medhhebit hanefi, nuk na qenka denbabaden e kėshillueshme qė ata sot tė zgjedhin cilindo medhheb qė duan apo preferencė qė ata e mbajnė pėr tė drejtė. Logjika e tillė tė mbytė nė palcė me komikėn e saj. Pra, ishim katolikė dhe nuk kemi tė drejtė tė bėhemi myslimanė, dhe ishim myslimanė hanefi dhe nuk kemi tė drejtė tė aderojmė nė njė medhheb tjetėr, apo nė jomedhheb fare. Sot bota synon shoqėritė e lira ku individi beson atė qė e zgjedhė vetė dhe propagandimi dhe vėnia nė qafė dhunshėm e ēfarėdo ideje apo drejtimi ėshtė patetizėm shpirtėror dhe ideologjik. Gabimi tjetėr i kėsaj ideje ėshtė se synon ta paraqesė ēėshtjen e medhhebeve nė Islam si ēėshtje tė sekteve kur ėshtė mirė e ditur se nė Islam nuk ka xhami ‘hanefite’,  xhami ‘hanbelike’ etj etj por ka vetėm xhami dhe myslimani hanefi apo hanbeli falet pa kurrfarė problemi pas imamit shafi apo tjetėr. Kjo ka qenė pėrherė kėshtu dhe do tė ngelet kėshtu deshi apo nuk deshi dikush. Muslimanėt selefi besojnė se nuk janė tė obliguar medoemos tė ndjekin strikt ndonjėrin nga medhhebet por se mund tė marrin mendimin e cilitdo dijetar, qoftė ky nga imamėt e katėr medhhebeve (pėr tė cilėt kanė respekt tė madh) apo cilido tjetėr bashkėkohor. Se sa ėshtė njohuria e autorit rreth medhhebeve dhe selefizmit shihet qartė kur tenton tė na e paraqesė kalimin apo aderimin nė medhheb apo jomedhheb si konvertim dhe bile tenton edhe tė na bindė se ‘vehabitė’ na qenkan gati tė krijojnė njė Bashkėsi tė ndarė tė muslimanėve jashtė Bashkėsisė Islame tė Kosovės duke dhėnė krahasime paushalle me ndarjen qė iu bė Bektashinjve nga myslimanėt suni shqiptarė. Bektashitė u ndanė dhunshėm nga Komuniteti Musliman pikėrisht pėr shkak tė ekzistencės sė ideatorėve tė tillė qė tentojnė me ēdo kusht ti linēojnė myslimanėt qė mbajnė mjekra, duke gjetur edhe nė atė kohė arsyetime inekzistente pėr ndasi nė vend tė afrimit nėpėrmjet pikave bashkuese duke bėrė kėshtu qė trupi i myslimanėve shqiptarė tė parcializohet sa mė tepėr pėr tu defaktorizuar mė lehtė. Mirė se tė na vish nė Kosovė i nderuar Nafi Baxhaku dhe tė shohėsh qė myslimanėt ‘selefi’ me apo pa mjekrra as nuk kanė xhami tė veēanta por falen bashkė nė secilėn xhami me tė tjerėt. Dezinformata qė ti e bėn kėtu ėshtė shumė e rrezikshme dhe pėrēarėse sepse Bashkėsia Islame e Kosovės ėshtė e tė gjithė myslimanėve dhe tė gjitha xhamitė nė Kosovė administrohen po nga kjo Bashkėsi Islame dhe nė disa prej kėtyre xhamive janė hoxhallarė dhe imamė edhe ata qė nuk janė hanefi por janė selefi, dhe kėta imamė janė emėruar nga vetė numri njė i Bashkėsisė Islame tė Kosovės Naim Tėrnava! Kėtė ti mund tė mos e kesh ditur por padija ėshtė bekim kur e pason me njohuri pa dhėnė lajmė pėrēarėse tė tejkaluara. Lajmi qė ka sjellė (sėrish bulevardesh) nga lista e internetit albmuslimnews rreth organizimeve nė Komunitetin Islamik tė Shqipėrisė prapė ėshtė qėllimkeq sepse nuk ėshtė sjellė burimi direkt i lajmit, por ėshtė dhėnė lista myslimane albmuslimnews  si burim direkt pėr tė na bėrė kėshtu qė tė besojmė se ka origjinė organet myslimane, e cila pėrndryshe ėshtė vetėm pėrmbledhėse e lajmeve pro dhe kundėr myslimanėve shqiptarė.

Ėshtė padije grandioze tė pohosh se i takon medhhebit hanefi dhe tė dalėsh me ide naciste kundėr bashkėfetarėve dhe bashkėkombėsve tė tu qė kanė zgjedhur tė mbajnė mjekėr, ose tė mos participojnė nė ‘modernitete’ siē janė diskot, kafenetė ku konsumohet alkooli, etj. Ti nuk mund t’ia imponosh askujt lifestylin e vet. Pėr tė qenė absurdi mė i madh, vetė Ebu Hanifja, imami i medhhebit tė cilit ti supozon se i takon ka dhėnė fetva decidive se myslimani mashkull duhet tė mbajė mjekėr nė harmoni me traditėn e Profetit dhe njė mori gjėrash tė tjerash pėr tė cilat ti i akuzon shqiptarėt myslimanė. Mirėpo, nuk ėshtė problemi te mjekrat apo shamia; problemi ėshtė te filozofia e tėhuajsimit tė ‘tjetrit’, ideologji kjo e shtjelluar mirė nė diskurset orientaliste tė Eduard Saidit pėr shembull. Me apo pa mjekėr, musliman ėshtė ai qė i ėshtė bindur plotėsisht vullnetit tė Zotit dhe secili ka tė drejtė tė ndjekė cilindo medhheb qė do apo tė mos e ndjek fare pėrderisa vepron nė pajtim me Kur’anin dhe Sunetin dhe qė e respekton tė drejtėn e secilit pėr tė besuar apo mosbesuar.

“Nuk ka dhunė nė fe” thotė Kur’ani, i nderuar. 

Nafi Baxhakut kjo mund t’i duket e vėshtirė pėr tė kuptuar, sepse shpėlarja e trurit qė vjen nga media ėshtė marramendėse dhe ndikon edhe aty ku pritet mė sė paku. Nė tė kundėrtėn ty tė ngelet qė nė vend se tė bėsh debate abstrakte duke pjekur petulla nė ajėr rreth meje, t’u pėrgjigjesh pyetjeve: cilėt ‘vehabi’ shqiptarė i kanė maltretuar imamėt apo myslimanėt hanefi nė Kosovė?; cilat janė ato besime tė ‘vehabive’ shqiptarė qė janė nė kundėrshtim me Kur’anin dhe Sunetin?; cilėt ‘vehabi’ shqiptarė kanė marrė destruktivisht pjesė nė kampet terroriste apo supozimet e tua terroriste?

Ėshtė pa shije dhe pa vend citimi i Nexhat Ibrahimit, Feti Mehdiut apo Rexhep Bojės kur heshtet qėllimshėm qasja qė zyrtarėt e sotėm tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės apo edhe tė boshnjakėve nė Bosnjė kanė ndaj kėtij fenomeni. Siē pohon Mustafa Ceriē, kryetar i Bashkėsisė Islame tė Bosnjės problemi nuk ėshtė se kemi ‘vehabitė’ nė njėrėn anė dhe ‘hanefitė’ nė anėn tjetėr, por i tėrė misteri qėndron nė luftėn e vazhdueshme qė tentohet t’i bėhet vetė institucioneve islame dhe myslimanėve nė tėrėsi nėpėrmjet kėtyre sulmeve. Lufta ndaj myslimanėve me mjekėr, siē do tė thoshte poeti Ervin Hatibi nė shkrimin “Kėrkohet njė mjekėr pėr ‘armikun kombėtar’”, ėshtė tentim qė armikut kombėtar t’i jepet identiteti i myslimanit shqiptar me mjekėr dhe nė kėtė mėnyrė tė jetė mė e lehtė shfarosja e esencės Islamike tė shumicės sė shqiptarėve.

Nė njė shoqėri tė lirė secili ka tė drejtė tė mbajė apo tė mos mbajė mjekėr, tė duket si zgjedhė vetė, tė praktikojė bindjet e veta ashtu si do vetė, dhe tentimi pėr tė dhunuar kėto tė drejta jo vetėm qė ėshtė moralisht i dėnueshėm, por edhe sanksionohet me ligj nė rastet ku ky i fundit funksionin si duhet. Meqė N. B. me qėllim ka keqinterpretuar komentim tim rreth gjykatave dhe ‘vehabive’ krejt nė fund do tė mė duhet ta sqaroj pėr hir tė lexuesve (sepse N.Baxhaku e di shumė mirė ēka kam dashur tė them). Kur kam thėnė nė thonjėza vehabi kam menduar, dhe kjo shihet shumė mirė, nė respektues tė denjė tė ligjit qofshin edhe jomyslimanė kėshtu qė pyetjen tėnde tė vogėl retorike se a nuk qenkan njerėz tė mirė myslimanėt e tjerė mė mirė tė mos e kishe bėrė fare.

Nė vendin ku jeton Nafi Baxhaku vetėm para disa ditėsh Gjykata e Malmos ka dėnuar politikanin Dahn Petterson, i cili kishte inkriminuar me drogėn tėrė komunitetin shqiptar tė Suedisė duke mos specifikuar emra, nė tė njėjtėn mėnyrė siē Nafi Baxhaku i lidh me desktruktivitet tė gjithė ‘vehabitė’ (shqiptarė apo boshnjakė) duke i dyshuar pėr aksione terroriste apo pėr ‘mirėmbajtje’ tė kampeve terroriste. N.B. ėshtė me fat qė shkrimi i tij botohet nė njė vend ku ligjet e tilla nuk funksionojnė, pėrndryshe ‘myslimanėt me mjekėr’ do tė kishin tė drejtė tė kėrkonin kėrkimfalje publike nga i nderuari. Nė vend tė kėsaj je i falur nė emrin tim pėr ofendimet si individ dhe musliman qė mi ke bėrė nė shkrimin tėnd, ndėrsa pėr idetė e vogla pėrēarėse dhe etiketimet nga tė cilat mund tė jetė prekur secili mysliman tė faltė ndėrgjegjja jote. Sa njerėz tė mirė ishin kėta gjykatės suedezė qė ‘ua prenė gjuhėn’ ofendimeve tė politikanit Suedez karshi shqiptarėve.

 

halilibrahimi@yahoo.com 


© by Gazetajava.com

Kreu

Polemika
Lajmet
LULET E PLASTIKĖS – POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE
FATVA E ARBER XHAFERIT
POLEMIKA E GAZETARIT HALIL MATOSHI ME ARBER XHAFERIN DHE SHKELZEN MALIQIN
Xen, a beson ti nė shtetin e Kosovės?
KUR DON ME E MBULUE DIELLIN ME SOFRABEZ
KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
KOMBI KOSOVAR DHE SHPIFĖSIT KOSOVARĖ