Nuk ka dyshim, se feja ėshtė njė komponentė me rėndėsi nė jetėn shpirtėrore e materiale tė ēdo populli. Ajo, luan njė rol me rėnėsi nė formimin e vetėdijes individuale e shoqėrore.
Fillimisht, para se tė trajtohet vėshtrimi nė lidhje mbi kontributin e fesė nė dialogun nė mes tė qytetėrimeve. Paraprakisht, dėshirojmė mundėsisht tė sqarojmė, se ēka nėnkuptojmė me fenė-religjionin si Shpallje hyjnore.
Me religjionin, nė kuptimin mė tė gjer tė fjalės, nėnkuptojmė parimet e njė besimi tė caktuar, botėkuptimet shpirtėrore, lėndore dhe njerėzore qė i japin kahėzim jetės sė tij. Feja ėshtė burim mė themelor, mė rrėnjėsor, burim i dorės sė parė tė njohurive tė njeriut. Ky burim i kahėzon aktivitetet, veprimtarit njerėzore tė quajtura kulturė, u jep njė formė, pothuajse ua jep shpirtin atyre. Poashtu, me fenė nėnkuptojmė komunikimin e vėrtet me qenien mbinatyrore, ose si intervenim i Zotit nė histori, si relacion shpirtėror dhe
intelektual ndėrmjet metafizikės dhe botės ekzistuese, ose tė kuptuarit nė kuptimin antropologjik si shprehje e zhvillimit kognitiv (njohės) tė njerėzimit, si projeksion dhe terapi pėr problemet emocionale tė njeriut, si funksion specifikė nė sistemin socio-kulturor, njė ėshtė e ēartė se: Feja ėshtė aspekt universal i kulturės.
Roli i fesė ėshtė tejet i madh. Pėrmes saj njeriu ėshtė bėrė pika qendrore e historisė dhe pėrmes saj ka mėsuar qė ta vėshtrojė botėn, pėrkatėsisht njerėzimin, si tėrėsi. Pėrmes saj, ai njohu madhėshtinė e jetės sė jashtme e tė brendshme, marrėdhėnien e tyre tė ndėrsjellė, etj. Feja ka kontribuar nė pėrmirėsimin e nivelit tė diturisė dhe lidhjeve tė afėrta midis popujve. Mund tė pohohet, se pjesa kryesore e suksesit dhe e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, ėshtė bėrė nė saje tė lidhjeve kulturore dhe marrėdhėnieve ndėrnjerėzore si dhe pėr arsye tė veprimtarisė sė kėmbimit dhe bashkėpunimit fetar. Ndikimet e tilla dhe konstruktive qė janė krijuar nė bazė tė mendimeve (ideve) tė shkencėtarėve, tė gnostikėve (njohėsve), tė poetėve dhe tė mendimtarėve tė disa shoqėrive mbi shoqėri tė tjera, janė disa raste, krahas ndėrrimeve tė kahut tė historisė sė shoqėrive-qytetėrimeve, qė kanė kontribuar pėr hapjen e dyerve tė zhvillimit dhe tė prosperitetit pėr ato shoqėri.
Nėse bėhet njė vėshtrim mbi historinė dhe qytetėrimin e vendeve tė botės, ku pohohet ky besim, nėnkuptojmė se shoqėritė njerėzore e kanė arritur pjesėn mė tė madhe tė aspekteve zhvillimore vetjake dhe shoqėrore nėpėrmjet tė zgjerimit tė kėmbimeve kulturore e shkencore me popujt e tjerė.
Mendimtarėt dhe shkencėtarėt kanė lėnė prapa vetes koleksione tė shumta tė trashėgimisė artistike dhe fetare jo vetėm nė mjedisin ku kanė jetuar, por edhe nė mesin e shoqėrive tė tjera. Sot, nė shumė vende gjejmė shembuj dhe pohime mbi rolin ndikues dhe prezencėn e elementeve tė religjionit.
Me kėtė rast duhet cekur mendimin e filozofit Ibn Ruzhdit (Averroės,1126-1198), veprat e tė cilit kanė lėnė gjurma nė kultura tė ndryshėm, e i cili nė njė libėr tė tij thotė: Atė qė i pėrgjigjet tė vėrtetės, e pranojmė me kėnaqėsi, madje falėnderojmė tė tjerėt, ndėrkaq pėr atė qė i bie ndesh sė vėrtetės tėrheqim vėrejtjen. E qė bėnė tė kuptohet se paqja e jonė ėshtė nė paqen e tjetrit dhe se lumturia jonė ėshtė nė lumturin e tjetrit.
Duke i shfrytėzuar thesaret e pasur kulturor tė Shpalljes dhe mundėsit e aftėsitė tė mėdha shoqėrisė, tė udhėzuar nė frymėn e fesė, udhėheqėsit fetar duhet tė kryejnė detyrėn e tyre historike, tė tregojnė rolin e vėrtetė tė fesė nė vazhdimėsi, nė jetėn individuale, nė marrėdhėniet shoqėrore dhe nė aspektin e qeverisjes. Bazuar nė parimet fetar, ekziston njė mendim, i pėrbashkėt, se udhėheqėsit fetarė duhet tė japin kontributin e tyre qė i takon, si prijės fetar. Pėr kėtė obligojnė principet, si dhe interesi i pėrgjithshėm i besimtarėve dhe tė qytetarėve. Liderėt fetarė duhet tė kontribuojnė nė mesin e besimtarėve, duke promovuar vlera progresiste, vlera humane, dhe tė ndikojnė tek ata qė ti kryejnė obligimet ndaj institucioneve shtetėrore dhe fetare...
Po tė zhvishemi nga pasionet dhe paragjykimet, nga lidhjet tona rajonale dhe gjeografike dhe ti largojmė mėnjanė, e tė shohim thjeshtė e drejtė larg ēdo fanatizmi e ndikimi, do tė shohim se disa ide qė shfaqen mund tė shkaktojnė pėrēarje dhe konflikte nė shoqėrinė njerėzor. Ndėrsa qėndrimi i vėrtetė i fesė ėshtė dialogu, dhe ky qėndrim parėsor i fton njerėzit tė komunikojnė pėr ēėshtjet e pėrgjithshme dhe gjithėpėrfshirėse. Njerėzit duhet qė tė bashkojnė njohurit fetare me ato materiale, tė janė tė hapura, tė pranojnė bashkėpunim me tė tjerėt pėr tė realizuar ēdo gjė qė ėshtė nė tė mirėn e njerėzimit. Po tė kuptohen mirė kėto parime, do tė ishte shumė mė lehtė tė bindemi, se feja e mbėshtet dialogun ndėrfetar me rrugė paqėsore dhe logjike. Me kėtė dialog synohet qė tė krijohen ura tė forta me fetė pa ndonjė pėrplasje. Po tė shikojmė nė fetė e shpalljes, nė tekstet e tyre qė kanė shpėtuar nga devijimet dhe keqinterpretimet, shihet se ato thėrrasin pėr tė mirėn e njerėzimit, ndalojnė shkatėrrimin, padrejtėsinė, mohimin e tė drejtave tė tė tjerėve etj. Nėse bashkėbiseduesit fetar i dinė parimet dhe besojnė nė to, ata do tė pranonin mikun e tyre nga besimi tjetėr me urtėsi e me respekt, do ti pranonin pėr bashkėbisedim serioz, pėr paraqitjen e sė vėrtetės dhe pėrforcimin e saj.
Feja e respekton njeriun. Atė e ka bėrė objekt nderimi dhe shenjtėrimi. E konsideron atė si vet jeta dhe e sheh me njė respekt tė gjithanshėm pa dallim race, ngjyre apo gjinie. Feja i ka dhėnė gėzim jetėsor shumėkujt. Disa i ka mbushur me energji krijuese dhe u ka dhėnė pėr tė realizuar vepra tė paharrueshme kulturore. Tė gjithėve qė kanė ndjekur sinqerisht mėsimet fetare, feja nė njė mėnyrė u ka dhėnė lumturi. Prandaj, pėrkundėr dallimeve nė bindjet dhe pikėpamjet e ndryshme fetare, diēka duhet tė ketė qenė, ose duhet tė jetė e kuptueshme dhe e pėrbashkėt pėr tė gjithė, sepse ajo diēka ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė fakti, se feja ka dhėnė dhe jep kuptimin dhe pėrjetimin tė jetės.
Mendimtari dhe teologu islam, Nexhat Ibrahimi, nė njė pėrsiatje tė tij, nė lidhje me procesin dialogimit ndėrfetar dhe participimin e muslimanėve nė tė, ai shkruan, se: Muslimanėt, si trashėgimtar tė shpalljes sė fundit hyjnore, tė Kuranit, duhet ta shikojnė botėn si realitet, e jo iluzion. Islami si feja e vetme e pranuar te Allahu, islami si fe gjithėnjerėzore, pa kufizime gjeografike dhe ideologjike, duhet tė jetė e hapur pėr tė gjithė, madje edhe pėr mėkatarėt. Procesi i djalogimit ndėrfetar nuk do tė thotė njėkohėsisht proces i kristianizimit, katolicizmit, ortodoksizmit, judaizmit, evangjelizmit, respektivisht nuk ėshtė asimilim i muslimanėve nė donjė nga kėto grupime apo sekte religjioze, por ėshtė proces qė ka disa funksione:
1. Ėshtė komunikim popujsh, kulturash dhe traditash,
2. Ėshtė pikėpamje e thirrjes sė muslimanit nė rrugė tė drejtė dhe pėrmbushje e detyrės sė shenjtė duke komunikuar.
Ēfarėdo qofshin qėndrimet themelore tė ndonjė feje - sado qė tė jetė mėsimi i tij i lartė ose i thjeshtė - qoftė ai monoteist, politeist ose panteist - thelbi mė sekret i ēdo pėrjetimi fetar, sė pari ėshtė bindja se ēdo gjė qė ekziston, e ndodhė nė kėtė botė e ka pikėnisjen e saj nė Fuqinė vetėdijshme, krijuese e gjithėpėrfshirėse.
Religjioni ėshtė i vetmi i cili mund ti ofrojė platformė tė gjerė grupeve tė mėdha njerėzve pėr tė rėnė nė ujdi se ēka ėshtė mirė (e dėshirueshme) dhe ēka ėshtė e kaq (e urryer). Shekulli i tashėm, duket se kėrkon religjionin i cili do tė ishte shtytje nė aksion dhe arsyetim tė pėrparimit material dhe shoqėror, i cili ėshtė arritje e mrekullueshme. (Christopher Dawson, Progresi dhe religjioni). Duhet pranuar, se religjioni mė sė miri, nė mėnyrė mė tė pranueshme dhe mė sė thelli ka kuptuar problemet e njeriut dhe ėshtė orientuar nė atė njerėzoren tek ai.
Gjetiu, masa e gjėrė e popullit kėrkon dialog, qė ėshtė shenjė eklante se kjo shtresė e popullit ėshtė mė afėr esencės sė problemit se sa prijatarėt e tyre, tė shkolluarit, tė cilėt rėndomė, janė lidhur pėr donjė qendėr ndikimi intelektualisht ose politikisht. Dialoguesit duhet tė posedojnė cilėsi tejet relevante, e ato janė arsimimi pėr dialog, mirėkuptimi e toleranca.
Ban tė kuptohet se gjatė historisė, por edhe tani religjioni ka rol vendimtar dominues dhe tė domosdoshėm nė dialogun ndėrfetar. Ėshtė mision dhe imperativ i religjionit, qė midis njerėzve ta kultivojė dashurinė, respektin e ndėrsjellėt e tė luftoj urrejtjen dhe armiqėsitė.