Secili prej nesh ėshtė i vetėdijshėm se njerėzit qė mė sė shumti kanė kontribuar nė ,,lirimin e vendit tonė, Kosovės, janė bashkatdhetarėt tanė qė kanė jetuar jashtė Kosovės.
Dihet se gjatė viteve tė 89-ta shqiptarėt dolėn nga vendet e tyre tė punės dhe qėllimi i armikut tonė ishte qė tė largojė njerėzit nga puna me qėllim tė nėnshtrimit mė tė lehtė. Ata qė nuk na lanė ne tė nėnshtroheshim ishin bashkatdhetarėt tanė. E ne sot, kur ata vinė pėr pushime vjetore, pėr tu ēmallur me Kosovėn pėr tė cilėn kanė kontribuar shumė, mė sė pari me 3%-shin i njohur pėr tė gjithė ne, e mandej edhe me shumė e shumė ndihma tė tjera. Ndėrkaq ne i quajmė AZILANTA?! A e dini ju zotėri tė nderuar qė fjala Azilant dmth i Huaj, Refugjat? Si mund tė jenė nė vendin e tyre tė huaj? Tė njėjtin term pėr ta e pėrdorin edhe nė vendet ku ata jetojnė atje nė perėndim. Kėta tė shkretė, atje tė huaj, kėtu tė huaj. Ne nė vend se tė ofrojmė njė ambient mė tė mirė pėr ta, ,,shteti jonė i nderuar Kosova nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė njė zyrė speciale pėr ta, qė kur tė vinė pėr pushime, kaq tė shtrenjta nė Kosovė, tė cilėve vetėm bileta ju kushton shumė mė shtrenjtė se nė shumė vende turistike tė botės, nuk janė tė gjendje tė shmangin pėr ta radhėt e gjata nėpėr komunat tona pėr njė dokument, qoftė ai edhe mė i thjeshti.
A thua mos po i konvenon ndokujt aty nėpėr komunat tona kjo radhė e gjatė? Mos po pėrfiton dikush prej tyre? Mos po i nxjerr drutė e dimrit dikush pikėrisht prej kėtyre radhėve? Tė kaplon turpi qysh nė momentin kur hyn nė komunat tona dhe kur e sheh atė parregullsi qė bėhet me qėllim tė caktuar pėr pėrfitime personale tė punėtorėve administrativė.
Secili prej nesh duhet tė mundohet qė tė krijojė njė ambient mikpritės sa mė tė mirė pėr ta. Ne edhe sot varemi prej tyre, sepse sikur mos tė vinė tė ashtuquajturit nga shumica e njerėzve e qė jetojnė nė Kosovė ,,AZILANTAT, po mos tė vinė njė herė ne vit dhe tė na i ,,mbushin bateritė, ne prapė do kishim probleme ekzistenciale.