 |
| Ardian Klosi |
Padre, ndigjova qė ke fillue me ardh ndėr mend e me thanė tė drejten jam merzitė pak. Ti pate premtue para do vjetsh se ke vendosė me ndejtė i marrė e mos me dekė, pėr me tregue. Tash po ndij nga miqtė e pėrbashkėt prej Rome se je shtri atje nGemelli dhe nuk po ndin ma zanin e marrisė, por veē ate tė dekės. A thue mbaruen tregimet? E plotsove krejt testamendin? Asht ba i arsyeshėm, ndigjoj doktorat rreth teje, tash veē serum e oksigjen, asgja tjetėr qė mund ti bajė dam. As sytė nuk i lodh ma me ato zhgarravinat e tij, qė i ftillonte me nji lupė ma tė madhe se vetė letra.
Me thanė ma saktė, tė kanė shtri nė spital, padre, se tishte pėr ty se kishe lanė kurrė gjallė nė botė Shqipninė. Po doni me mkthye nė frigorifer, pse smė leni me dhanė shpirt ktu? ishte ankesa jote e fundit nė aeroport para se me tnisė.
Unė tash as nė telefon sflas dot me ty as privatisht stė shkruej dot, por po tė nis nji letėr me gazetė, sepse e di qė sa tė pėrmendesh, ke me kėrkue tė rejat e fundit prej Tirane, e ndoshta po ta lexojnė pak dhe Shekullin.
Sė pari tė rejat kėndej. Po ēka me tė thanė unė padėr Zefi? ktu ashtė siē e ke lanė e siē ka me qenė pėr shumė e shumė vjet. Veē se janė shtue gėnjeshtarėt e mashtruesit, asnji ndryshim. Ti nuk do me ndigjue rrenat e fundit, apo? Se ku di unė, do vinė kancelare ntetor, se ministri i energjisė ka shpikė do tec-a me rrota qė ecin e ecin pastaj ngulen nė Vlorė, se po zbulojnė arin e vjedhun, se kanė gjetė fajtorat e 97-s, shka me tė thanė ma? Grabitsa e mashtruesa kudo. Nandė orė rrymė kam nė ditė, kur i kam, e administrata po do me mė mbushė mendjen se paskam dymbėdhetė. Nxehtė shumė, padre, zheg i hidhun, thatėsinė e tokės e thatėsinė e shpirtit, pikė mendimi i menēun e pikė shiu nuk e lag kėt atdheun tonė.
Diku pate shkrue se na shqiptarėt e kemi marrė atdheun inat. E morėn inat sepse atdheu asht nji andėrr, asht nji shpresė e cila duhet tė realizojė tė gjitha andrrat e njeriut. Ndėrsa nėn diktaturėn komuniste atdheu ishte tirani, atdheu ishte ai qė zhdukte ēdo andėrr, anmiku ma i madh pėr njeriun. Kėsisoj shqiptari fitoi urrejtje pėr atdheun e vet. Ky inat jo vetėm qė po mban shumė, por po shton pėrditė veprat e veta mbi kėtė ēikėz tė rruzullit. Kur shef se ēbajnė shqiptarėt me pyjet, bregdetin, lumenjtė, gjelbrimin rreth qyteteve tyne, them se nuk asht thjesht inat, por tėrbim e ēmendi. Spo ti them konkretisht se kam frikė mos tvjen prapė arsyeja sapo qė mu ktheve pak marroq. Por po kam shumė frikė se ka me u plotsue ajo profecia jote: se si ka me shpėtue Shqipnia e populli shqiptar mendoj se asht nji punė shumė e vėshtirė. Aq vjet sa janė dashtė me shkatėrrue ndėrgjegjen njerėzore, familjen, burrnin shqiptare, nuk kanė me mjaftue pėr me muejt me i vu nė vend... Duhet nji rini e ardhshme, jo rinia qė vjen, tė arrijė me ndreqė damet e mėdha, shkaktue popullit shqiptar nė kėto vite.
Ti ma the nji si rrugė shpėtimi, a fillimin e saj, kur folėm herėn e mbrame nė telefon, nė korrik. Po sashtu kta tė dy.... Atė ashtu nuk po e shtjelloj ma tej, se ta marrin pėr keq, se kanė me u habit qė sugjeron mėnyra jo fort demokratike e humane nji simbol i humanizmit si ti. Po ty ajo tė duel nga thelbi i shpirtit, e unė tė dhashė plot tė drejte, sepse a ka ndonji rrugė demokratike me shpėtue nga kta tė dy e nga ata dymijė qė u rrinė pas e i mbajnė fort?
Mė fal se u futa nė politikė e tė mėrzita pak, padre. Ti ske tė bajsh me ta e ata skanė tė bajnė me ty. Ma e keqja asht, pėr mue, kur tė sillen rrotull, tė prekin e tė pėrqafojnė, e duen me marrė pak nga hiri dhe pastėrtia jote. Njerėz tė pėrlyem keq me diktaturėn dhe diktatorin. Vinė tė trokasin nė derė, tė puthin dorėn, tė ngjiten nėpėr librat qė ti shkruen e ikin tė gėzuem si me pasė marrė nji indulgjencė prej teje. E ti ua jep me bujari, se ata tė gjorė nuk e dini se je i butė si pllumbi i Krishtit, se nuk ke anmiq e se tė vjen keq pėr tė gjithė, edhe pėr persekutorėt e tu tė njiherit. Kur erdha me tė takue nė dimėn te Kuvendi Franēeskan, mė thanė se ishe largue pėr nė Berat. Pse? i pyeta. Ka shkue nė dasmėn e djalit tė ish-drejtorit tė burgut, mė njoftuen.
I pėrfytyroj padre, kur ti tkesh ardhė krejt ndėr mend, e me arsye tplotė tė kesh shkue tek ai ma i Arsyeshmi, qė dhashtė ky i Arsyeshumi me ti zgjatė ditėt e vjetėt e marrisė aq sa do ti e sa duem na, si kanė me u mbledhė rreth lėvozhgės sė pllumbit (pėr tė cilėn shumė thonė se asht skifter), pėr me derdhė lott e hutinit. Ah, ma mirė mos jem fare atė ditė, padre, nė ma tė parandsishmen ditė tanden.
Ti qė ke ba kaq punė tė mira nė jetėn tande, nji punė nuk e bane tė mirė: nuk na i le pesė nxanės, tre, dy, nji qė tė punojshin, tė dinin e tė shkruenin si ty. Tek ajo radha e franēeskanve tė mėdhaj, ku ke shkrue pėr Fishtėn, Gjeēovin, Dodajn, Marlaskajn, Prendushin, Sirdanin, Harapin, Rrotėn, Gjokėn, Palajn, Kurtin, Demėn, Shllakun do kisha mundė me tė shtue ty. Pa as ma tė voglėn droje, se ata i banė nder shkollės e ti u ban nder atyne. Po pastaj? Pastaj vjen nji zbrazti e madhe qė nuk di kur ka me u mbushė nėse do tmbushet ndonjiherė. Nuk po besojnė dot si ti, nuk po e duen Shkodrėn e vendin si ti, nuk po e shkruen kush nato qela e nato shkolla gegnishten si ty. Si iku Martin Camaj nė poezi (spati kohė as me u ba i marrė, i shkreti) e si po don me na lanė ti nė prozė, unė sdi ku do gjindet ajo penė e ajo forcė me vazhdue traditėn qindavjeēare.
E di qė sishte faji yt e smund tė tmjaftonin vjetėt e pleqnisė pėr me e ba kėt punė, padre. Puna nė tė vėrtetė, ajo puna e mbrapshtė ishte e Partisė. Sepse kosa e saj i ra krejt nji kopshtije, nji shejze me aq yje tė rralla, aq keq sa e shqymbi thuejse fare. Ti mbete pėr kujtesė e pėr me kapė shekullin e 21 nemėn tyne, nji shekull qė ma keq pėr kėt kulturėn tonė nuk kish si me fillue.
Ja ku po e mbyll kėt letėr tė dytė pėr ty nė gazetėn tonė, mė fal qė spati fort dritė, por ti ke falė shumė ma tepėr se kaq. Mė fal qė pėrdora edhe gjuhėn tande ndoshta dikund me gabime, por edhe ktu mos u shqetėso se kemi teorisiena qė mkastigojn shpejt.
Hajt pra, falė me shndet doktorave e thueju se ka shumė kėtu nė Shqipni si ata, qė tė duen pėrsri marroq.
Miku yt