
|
 |
|
E Update'ueme: Sep 26th, 2007 - 21:44:42 |
 |
| Faruk Begolli dhe aktorja Neda Arneric ne filmin "Podne" |
Ishte mesi i ditės. Ishte nji kohė e bukur sa pėr Prill nate Beogradin e vitit 1966. Kafja e Qytetit, ai vendi pėr takime e kibicime. Spo kalonte Vesna, po qe ku po vjen Faruk Begolli. Ma gjun ntavolinė skenarin "San"("Andrra"), dhe thotė, Purke, kjo gja sasht pėr mu, ka shumė tekst e akcenti jem asht prej Prishtine, si kam me e luejt komisarin qė ka lind nĒaēak. Farukun e thirrshim "Begoli". I thashė, "Begoli", bash kur tutesh, dije se e ki mirė. Edhe nėse po na folshe me "lj", nuk asht se ka me na dėshtu filmi. Nė skenarin "Andrra" kisha shkrue sesi me 16 vjet kam dal partizan pėr me e mposht okupatorin. Gjithkush e ka andrrėn e vet. Komisarėt nisėn me folė asokohe se kur e fitojmė luftėn, tė gjithė kemi me qenė poetė e kena me shkrue vjersha si dhe kena me shku pa pare ndeti, qysh kush ka qejf. Andrra jeme asokohe ishte qė, nėse fitojmė, une me hi nekipin e parė tė klubit futbollistik "Borac". Pėr nji skenė tė filmit u hajsha me Begollin a thue ēka njimend na pret nėse fitojmė. Muzika, mtha Begolli. Cila muzikė, e pyeta. Begolli nfilm aktron Olivera Vuco. Ajo kėndon pėr bukuri. Edhe pse filmi jonė ban fjalė pėr luftėn, ndėrpreje pėr nji moment me nji skenė - Olivera kėndon nė televizion - e mandej kthehu prap nluftė. Shumėkush ma vonė se kishte kuptue kėte skenė e as filmin. "Andrra" ishte kandidat edhe pėr ēmimin "Oscar", e bile pasha Zotin e ftuen edhe nė festivalin e filmit nBerlin. Nė Frorin e vitit 1967, Begolli e une shetitshim "unter den linden" (nėn bli). Kritika gjermane e kishte prit mirė filmin, tue na kujtue se andrrat nga filmi nuk na janė plotėsue si kishim pas mendue asohere. Begolli e une shetitshim bashkė tue shku sa nė fotografime e sa nintervistime. Dėshprohemi me Berlinin kur e shohim njashtu zezue me mur, qė e ndante qytetin nė perendim dhe lindje. Te na kjo gja nuk ka gjasa me ndodh as nandėrr, thamė njizani...
Prapė ban kohė e mirė nBeograd, prapė po ajo Kafe e Qytetit. Viti 1967, mueji Prill. Begolli e une tashti jena do faca tė njoftuna. Begolli gjen behone nskenarin tem tri, "Jutro" ("Mėngjesi"). Thotė, teksti bahet i rrezikshėm kur Milena Dravic flet sesi partizanėt kanė pushkatu po nato vende ku kishin pushkatue edhe gjermanėt. "Jutro" asht nji film pėr ditėn e fundit tė luftės dhe ditėn e parė tė paqes. Nuk bante pa pushkatime. Filmi "Jutro" fitoi ēmimin nė festivalin nPula. Filmi fiton edhe shumė ēmime nVenedik. Begolli mēon nė nji kafe nVenedik, ku gjithmonė paska ndejt Hemingway. Mbetėm natė kafe deri nmesnatė, u pimė tue prit mos po vjen edhe Hemingway. Serdh. Mirė boll. Le tkthehemi nBeograd kur, a don ti, po, organi i partisė komuniste, gazeta "Borba", sulmon filmin "Jutro" tue thanė se nfilm asht tradhtue revolucioni. Ato sulme ndaj filmit nuk pranin derisa nuk ndodhi diēka e bukur tanė punėtorėt e filmit, Sasa, Mak, Zika, Tirke, e morėn nė mbrojtje filmin, sepse ai ende po shfaqej nėpėr festivalet e jashtme. Turri ndaj filmit u ndėrpre, por ndodhi nji film i ri. Tito na thrret nBrione, neve nja 50 veta, na pranon nVangi, dhe i thotė tue e pėrshėndet Milenan, pse jeni kaq e dobtė. Mandej e pyet Bulajicin, sa pare i duhen pėr filmin "Neretva", Sasa Petrovic i spjegon Titos pėr sukseset tona, sesi filmi i tij kishte fitue ēmim nCannes, e mandej Tito mpyet mu, e une i them kisha pas dėshirė me e filmue ngatėrrimin tuej me Stalinin nė vitin 1948. Mos e "prckatni"/ trazoni ate punė, tha. U ēudita, ku po e din fjalėn "prckati". Kur e dijsha se thonė se ka lind nė njiqind vende tė ndryshme, u tuta nga fjala "prckati" mos ka lind nĒaēak.
 |
| Ne filmin "San" |
I flas Begollit pėr vizitėn te Tita dhe pėr "prckanje". Tashti Begolli mban presion mu me e shkrue tekstin pėr konfliktin e Titos me Stalinin, natyrisht, nė mėnyrėn si ka ndiku kjo gja te njerėzit e thjeshtė tė Jugės nė vitin 1948. E xhirova njat "prckanje" me emnin "Podne" ("Mesdita"). Begolli e lujke diplomatin rus qė u dashnu nish partizanen. Nė ditėn e martesės sė diplomatit rus me ish partizanen publikohet rezoluta e Informbiros, dhe duhet me shtue se me fjalėt e Dragoslav Mihailovicit, shkrimtarit, mikut tem, une i pari nė filmin "Mesdita" kam nis temėn e konfliktit TitoStalin. Falemnderit. Dhe, qe ku e ki filmin "Podne" tuj shkue nfestivalin e Venedikut, ishte viti 1968. Mbas "Jutro" na tashma jemi tė njoftun nVenedik, Milena asht ylli i filmit, gjithēka tregonte se po shkojmė drejt nji ēmimi tė ri kur, a don ti, nji ditė tė festivalit, me mija njerėz ishin nda nė majtista dhe fashista dhe u rehshin me grushta para godinės sė festivalit. Edhe njana palė edhe tjetra ishin kundėr festivalit, dhe festivali ndėrprehet. Begolli e une nuk dojshim me e ndėrpre ndejen nItali. Para nisjes pėr Venedik, mi kishin nda nja 2 milionė dinarė pėr skenarin e filimit "Podne", dhe me to e bleva kerrin "Fiat 1100" pėr 1 milion e 100 mijė, e mkishin mbetė edhe nja 200 mijė dinarė. I ndrruem kėto pare nbankė nVenedik, e mandej une e Begolli ja therrim kah qyteti "kqyre Napolin e mandej diq". O sole mio, knojna Begolli e une, dhe kishim ide me shku deri nė Napoli, mandej deri nishullin Kapri, sepse aty ishte vila e shkrimtarit tė famshėm Malaparte. Njeri i ēuditshėm, roman i hatashėm ai "Likura", e edhe ma e hatashme ideja qė me ja falė vilėn partisė komuniste tė Kinės. Nuk shkuem. Qe pse. Pijshim venė lokale nė nji kafe, kur karshi nesh u ndal nji kerr, me dy ulėse, dhe nga kerri del nji japoneze e re, i jep shej fmiut nulėse me e prit, shkon ma larg deri te kiosku, humb diku ntollovi, e mandej kthehet tuj ulurue "policia!", sepse kerri me fmi kishin humbė, e askush nkafen ku ishim na nuk u shqetėsue. Qe ēka na la pa shku. Begolli e une thamė njizani, kėsi sene te na nuk kanė shans me ndodh...
Edhe koha e mir edhe koha e keqe kapėrcyen nJuga, e une ndjeki hapin e nji filmi tė ri, por sasht kah mec qaq mirė, e as Kafja e Qytetit sasht ma ajo qė ka qenė, rrallė e hiq e takoj Begollin, ai po xhiron, ndigjoj se po don me shku nPrishtinė, asht ba profesor pėr aktorė. Gjithkush e ka hapin e vet, dhe nuk kam ide pse filmin tem tė ri e shkruej me titullin "Korak" ("Hapi"). Nė rolin kryesor Bekim Fehmiu, episodin e luen Begolli. Filmi me titullin "Pavle Pavlovic" u refuzue nga festivali i Pulas, dhe u sulmue nga ana e Komitetit Qendror tė Bosnės dhe Hercegovinės. Revista "NIN" boton foton me Bekimin nė ballinė, e filmin e mbron kritiku i njoftun Velja Stanojevic, Begolli e une pak-a-shumė jena flegmatik sepse hapat tonė kanė nis me ba ferk, po plakemi, ai ende pėr mue asht "lepi decko" ("bukuroshi"), por une e ndjej se une kurrė ma skam me mujt me xhirue diēka bukur pėr festivale si ata filmat "San"," Jutro", "Podne". Televizioni nga filmi "San" u ba pasqyra nė tė cilėn gjithnji e ma shumė po e hetojmė veten. Tanė jena tuj ec me hapa qė sna ēojnė kurkund... Kishte me qenė bukuri qė une me kėto 83 vjetėt e mia, mos me shkrue pėr vdekjen e Faruk Begollit. I ka pas 63 kur iku. Gadi me shend po shkruej pėr Begollin, dhe nuk po i them lamtumirė, por mirupafshim.
© by Gazetajava.com
Kreu
|
|
 |

|