Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java n'Jįva : Nacionale E Update'ueme: Oct 26th, 2007 - 11:04:36


SERBIA KĖRKON KRIJIMIN E SHQIPĖRISĖ ETNIKE
Nga Ilir Babaramo
Oct 26, 2007, 09:50

Email'o
 Print'o

Synimet e Beogradit po bėhen tė qarta. Argumentet e bazuara nė mitologji po i artikulojnė gjithmonė e mė pak. Ajo ēfarė kėrkojnė nga bashkėsia ndėrkombėtare, tashmė ėshtė diēka konkrete. Gjatė negociatave qė do tė zgjasin dhe katėr muaj tė tjerė, serbėt pritet tė paraqesin si zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosoves, ndarjes. Goran Svilanoviē, ish-ministri i Jashtėm i periudhės pas Millosheviēit, u shpreh qartė: Nėse Kosova fiton pavarėsinė, serbėt e Veriut do kėrkojnė bashkimin me Serbinė. Svilanovic ėshtė njė ish-ministėr dhe citimet e tij nuk mund tė konsiderohen si deklarata zyrtare, por nė tė njėjtėn kohė, ai ėshtė njė nga njerėzit mė tė informuar nė Beograd, ėshtė zyrtari qė ka zbatuar pėr shumė vite diplomacinė e klasės politike qė pasoi Millosheviēin. Serbia vazhdon tė kėrkojė kėshtu njė rishikim total tė hartės sė Ballkanit, pėrcaktim tė kufijve mbi baza rreptėsishtė etnike. I pari qė artikuloi kėtė ishte Kryeministri aktual. Shtatė vjet mė parė, Koshtunica sapo kishte hyrė nė zyrėn e Millosheviēit, deklaroi pėr revistėn franceze, “Politique Internationale” se Beogradi do kėrkojė bashkimin e Srpska Republika me Serbinė, nė rast se bashkėsia ndėrkombėtare i jep Kosovės pavarėsinė. Kjo deklaratė ėshtė mjegulluar mė pas nga stuhia diplomatike qė ndėrmori Beogradi gjatė viteve tė fundit me argumentet qė paraqiste kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Kosova ėshtė djepi i Serbisė dhe serbėt nuk mund tė pranojnė qė t’u cenohet integriteti territorial, ishte klisheja e gjithė fushatės agresive qė Serbia ka ndėrmarrė pėr tė penguar formalizimin e shtetit tė ri tė Kosovės. Ky qėndrim, qė u artikulua pėr shumė vjet me radhė, shpreh njė emocion, por nuk ofron asnjė zgjidhje. Dikur Kosova do ketė njė zgjidhje. Statusi i protektoratit ndėrkombėtar nuk zgjat pėrjetėsisht. Beogradi kėtė e ka tė qartė. Pėrmes njė maratone sfilitėse diplomatike, bashkėsia ndėrkombėtare arriti tė propozojė njė zgjidhje, planin Ahtisaari. Kur propozoi njė pavarėsi tė mbikėqyrur, presidenti finlandez u bazua jo vetėm nė historinė e largėt dhe tė afėrt tė Kosovės, por dhe tek parimet qė ishin fiksuar nga Grupi i Kontaktit: Mosndarje tė Kosovės dhe mosbashkim tė saj me ndonjė vend fqinj.

Beogradi mendon ndryshe. Kėrkon tė krijojė njė Serbi qė nis nga Ura e Brēkos, nė Bosnjė dhe pėrfundon tek ura mbi Ibėr, nė Mitrovicė. Atė qė u pėrpoq ta bėjė nė luftė me katėr vende fqinje Millosheviēi, Koshtunica synon ta realizojė pėrmes negociatave, duke pasur si tė vetmen armė veton ruse kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

Dejtoni dhe plani Ahtisaari janė dy kolonat qė mund tė sigurojnė stabilitet nė Ballkan. Pavarėsia e Kosovės i jep fund procesit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Me ndarjen e Kosovės, serbėt synojnė krijimin e shteteve etnike. T’i hysh kėsaj aventure, do tė thotė ta kthesh Ballkanin ne gjendjen e 15 viteve mė parė. Paralajmėrimi i Sali Berishės ishte i qartė. Nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”, Kryeministri shqiptar u shpreh kategorikisht kundėr ndarjes sė Kosovės. Madje Berisha tha se Serbia, nė njė rast tė tillė, mund tė pėrballet me tė njėjtat kėrkesa brenda territorit tė saj. Aludimi pėr luginėn e Preshevės ishte i qartė. Liderėt e shqiptarėve tė Maqedonisė kanė bėrė tė qartė mė se njė herė, se nėse Kosova ndahet, dhe pjesa shqiptare e FYROM do kėrkojė tė njėjtėn gjė. Nuk ka mė kufij tė sigurt nė Ballkan, tha rreth njė vit mė parė ministri i Jashtėm i atėhershėm, Besnik Mustafaj, i pyetur rreth njė skenari tė mundshėm tė ndarjes sė Kosovės.

Duket paradoksale, por Beogradi po pėrpiqet t’u imponojė shqiptarėve si zgjidhje, pikėrisht atė pėr tė cilėn i ka akuzuar pėr gati njė shekull. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kufiri mes Serbisė dhe Shqipėrisė ishte pikėrisht nė lumin Ibėr. Kėtė hapėsirė shqiptarėt e konsideronin Shqipėri etnike, ndėrsa serbėt si Shqipėri e madhe. Me ndarjen e Kosovės, Serbia kėrkon rivendosjen e kufirit pikėrisht mbi Ibėr.

Ēfarė pasojash mund tė ketė kjo zgjidhje? Tė paparashikueshme. Nėse serbėt e Kosovės do kėrkojnė qė doganierė tė kenė gangsterėt e klubit Dolce Vita, shqiptarėt e Preshevė, Medvegjės dhe Bujanovcit do kėrkojnė gjithashtu tė bashkohen me trungun kombėtar. Ende nuk dihet nėse kancelaria serbe ka vendosur apo jo nė peshore se kush ka mė shumė vlerė: dinozauri ekonomik i Trepces apo lugina strategjike e Preshevės. Pėrmes kėsaj lugine kalon aksi Beograd-Nish-Shkup-Selanik.

( 10/08/07)


© by Gazetajava.com

Kreu

Nacionale
Lajmet
Murali i Skenderbeut ne Parlamentin e Kosoves - veper qė dėshmoi huqjen e nji kohe dhe tė nji Kuvendi
Objektiviteti dhe parashikimi i “Javės”
Koment: KOSOVĖN E PAMVARUN KA ME E BA KOHA JO POLITIKA
SERBIA KĖRKON KRIJIMIN E SHQIPĖRISĖ ETNIKE
PERENDIMI I EGOVE
Interviste e kryeredaktorit te Gazetes JAVA, Migjen Kelmendi, dhane redaktorit ne BBC Shqip, Ragip Luta
At Zef Pllumit, spitali Gemelli, Romė