 |
| Mohsen Makhmalbaf |
Nė nji epokė kur multikulturalizmi asht aq nė modė, njani nga vendeve qė sot pėr sot ma sė shumti po i shkakton kokēamje gjeostrategjike botės perendimore, mundet me i dhanė kėsaj leksione nė laminė e naltpėrmendun.
Mohsen Makhmalbaf (Mahmalbaf) asht regjisori iranian ma i famshėm, mbas doajenit Kiarostami. Mahmalbafi ka themelue nji shkollė prestigjoze tė filmit, tė cilėn e kanė vijue edhe vet antarėt e familjes sė tij, por pėr kėte do tė flasim ma detajisht nė vazhdimin e ardhshėm. Opusi i Mahmalbafit asht impresionues si pėrkah numri i filmave ashtu edhe pėrkah zhanret e trajtueme. Nga neorealizmi i Bojkotit (1985) ose Shitsit endacak (1985), deri te Heshtja (1998) gati surrealiste, tue kalue nėpėr dokumentarin Salam Cinema (1994) qė pėrshkruen kastingun e aktorėve joprofesional pėr nji projekt nė pregaditje e sipėr, ose denoncimin e situatės sė femnės nė regjimin taleban (Kandahar, 2001), tė xhiruem ende pa u internacionalizue ēashtja afgane falė 11 shtatorit famkeq, ky regjisor nuk pushon hulumtimet e rrugėve tė reja nė film
Sukut (Heshtja, 1997) pėrshkruen, nė mėnyrė jashtzakonisht poetike, jetėn e njė fėmiu tė verbėt, Horshid, qė punon si akordues i instrumenteve pėr ta mbajt vetėn dhe nanėn e papunsume. Horshidi e ka nji mikesh mocanike qė i shėrben si sy. Filmi iranian asht plot situata tė dhimbshme, melankolike e tė trishtueshme, por njena ndėr ma tė bukurat, qė mė magjepsi nat masė saq e citova nė veprėn time Montoliu plays Tete (Barcelonė, 2005) dedikue nji muzicienti tė verbėt: derisa shetisin nėpėr pazar, vasha habitet mbas muzikės qė del nga nji tranzistor dhe e humb Horshidin. Kur e vėren kėte, ajo ia fillon ta thrrasė me dėshprim, por kot. Atėherė ajo i mbyll syt dhe e kėrkon nė kėtė mėnyrė. E gjurmon tė verbtin tue hy nė botėn e tij, nerrėsinė.
Jafar Panahi (Xhafar Panahi), pėr dallim nga Kiarostami, ikė nga abstraksioni dhe i trajton problemet social me nji sinqeritet tė guximshėm. Depėrtimi i tijė nė Perendim ka qenė i ngadalshėm, por i pafrenueshėm. Filmi i tij i parė i metrazhit tė gjat e fitoi Kamerėn e artė nė Festivalin e Kanit nė 1995, ndėrsa Dajre (Rrethi, 2000), nji kritikė e rrept e situatės sė femnės nė shoqnin iraniane, e fitoi Luanin e artė nė Venedik. Filmi i tij i mbramė, Offside (2006), mbi vashat tifoze tė futbollit qė duhet tė bahen tevdil si djem pėr me mujtė me hy nė stadiume, u shpėrblye me Ariun e argjendėt nė Festivalin e Berlinit, dhe korri sukses komercial tė konsiderueshėm pėr nji produksion tė botės sė tretė.
Nuk asht as ma i njohuni e ndoshta as edhe ma i miri nga filmat e Xhafer Panahit, por Ajneh (Pasqyra, 2000) mė duket ma impresionuesi nga veprimtaria e kėtij regjisori, e edhe nė krejt kinematografinė iraniane. Filmi fillon nė nė mėnyrė tė thjeshtė, gati si nji lloj homazhi i neorealizmit italian: njė voglushe (nxanėse e klasės sė parė) del nga shkolla, dhe mbetet pykė sepse nana e vet nuk ka ardhė me e marrė. Arsyeja e kėsaj mungese nuk do tė na spjegohet nė asnji moment tė filmit, dhe kjo e krijon nji distancė qė e eviton sentimentalizmin dhe ia hapė derėn vėshtrimit ma transcendental. Nė mėnyrė krejt tė pritshme, voglushja komunikon me nji galeri tė llojllojshme personazhesh nėpėr rrugėt e Teheranit, tue e kėrkue rrugėn (natyrisht, precizionet qė i jep nji fėmij i kėsaj moshe nuk ia mundsojnė askujt me e dijt saktsisht se pėr cilėn pjesė tė qytetit bahet fjalė). Procedurė klasike pėr me ekspozue portrete tė skicueme shpejt e shpejt, por me brushė precize. Ska situata dramatike, ska mizerabilizėm, vetėm nji panoramė e sė pėrditshmes, por gradualisht kuptojmė se rrugėt e nji qyteti aq tė madhė, qoftė edhe nė zonėn qendrore, janė labirint i vėrtet qė mundet me shkaktue ankth nė nji krijesė shtatėvjeēare. Mu nė mes Tė filmit e kemi nji sekuencė tė rėndomt: autobusat iranian i kanė hymjet e posaēme pėr femna dhe pėr mashkuj dhe ndihmėsi i shoferit nė njenin prej tyne nuk e lenė voglushen me hy nėpėr derėn tė cilės ajo ia ka mėsy. Kėtu ndodh nji coup de théātre i vėrtetė: voglushja e hjekė shamin dhe jaknėn dhe thotė se nuk don me vazhdue ma me rolin e sajė. Personaliteti i sajė i vogėl ndjehet i ofenduem me kėtė sjellje (edhepse fiktive). Tė gjithė grumbullohen rreth saj, kostumografja, pėrgjegjėsja e grimit, asistentja e regjisorit, e edhe vet regjisori, por krejt asht e kotė. Gjysma tjetėr e filmit sillet rreth aktreshės sė vogėl (qė tash nuk e luen ma personazhin), rrugės sė saj kah shtėpia (reale?), dhe tentativės sė ekipit filmik pėr me e bindė ate me e vazhdue aktiminm tue intervenue pranė familjes dhe fqijėve. Nė ndėrkohė i kėthehemi disa nga personazheve tė filmit dhe tash aktorėt i rrėfejnė problemet dhe preokupimet e veta, qė herė-herė pėrputhen me ato tė personazheve fiktive. Nė fund mbetemi me konfuzionin se asht fjala pėr aktorė joprofesional qė flisnin pėr vetvete edhe kur aktronin apo edhe nė kėt pjesėn e dytė dialogjet janė fiktive...
Shumė regjisorė, e veēanisht pėrreth levizjes franēeze Nouvelle vague (Vala e re), kanė hulumtue nė tehun mes fiksionit dhe dokumentarit, pos asnjeherė narracioni nuk e ka mbrri kėt pėrputhje tė plot dhe ambiguitetin mes dy zhanreve sikur Pasqyra.
Para se te mbyllim vizitėn e sotme nėpėr Iran, duhet me i pėrmend edhe sė paku dy regjisor tė mdhej. Majid Majidi (Maxhid Maxhidi) asht i vetmi iranian qė asht nominue ndonjiherė pėr Oskar: nė 2004, filmi i tij Ngjyra a parajsės e humbi shpėrblimin nė favor tė Jeta asht e bukur tė italianit Roberto Benigni. Padar (Baba, 1996), sikurse edhe Heshtja e Mahmalbafit janė filma qė ilustrojnė laramaninė kulturore dhe etnike tė Iranit, qė nuk asht vend arab (si mendojn shumica) edhepse asht islamik, dhe pėrmban njė lepezė religjionesh, racash dhe civilizimesh.
Bahman Ghobadi asht ma i riu nga regjisorėt qė i pėrmendėm deri tash (ka lindur nė 1969) dhe partikulariteti i tij qėndron nė faktin se etnikisht asht kurd, dhe mund tė thuhet se asht regjisori ma i famshėm i kėtij kombi. Gomgashtei dar Arah (Kurtha nIrak, 2002) asht nji lloj vesterni persian, ngjarja e tė cilit lokalizohet nė kufinin irano-irakian, gjat luftė mes kėtyne dy shteteve. Njė burrė kurd rrezikon kalimin e kufinit pėr me i ndihmue grues sė dikurshme, qė nuk e ka pa qe 23 vjet! Nė disa sekuenca, ky film e pėrkujton nji vepėr tė ngjajshme tė regjisorit turk Yilmaz Güney (Kopeja, 1978). Njė tjetėr film i Ghobadit, Edhe breashkat mujnė me fluturue (2004), rrėfen jetėn e fėmijėve kurd qė e fitojnė bukėn e gojės tue gjurmue mina tė paeksplodueme, si dhe fatin e nji vajze tė re tė cilėn familja e ka ndjekė pėr shkak tė fėmiut qė i ka lindė si pasojė e dhunimit nga ushtarėt irakianė.
Nė vazhdimin e ardhshėm do ta pėrmbyllim analizėn e kinematografisė iraniane me nji temė tė specifike dhe jashtzakonisht befasuese nė civilizimin islamik.