Vendi qė dikur ishte i imi, ish-Jugosllavia, ishte shumė i ndryshėm etnikisht dhe kulturalisht. Marshalli Josip Broz Tito e quante kėtė diversitet melting pot-in tonė jugosllav. E nė fakt, asnjėherė nuk ishte i tillė. Pas vdekjes sė Titos, diversiteti u instrumentalizua tragjikisht; ai u nda nga ana sociale, u pėrēa etnikisht dhe kulturalisht nė nėngrupe dhe ekonomikisht nė kierarki tė zonave mė tė pasura dhe mė tė varfėra. Jugosllavia pas Titos u bė njė vertikale proverbiale europiane.
Nė majė tė kėsaj vertikaleje, nė veriun e largėt nė kufi me Austrinė, ishte, Sllovenia, republika mė e pėrparuar ekonomikisht. Nė njė farė mėnyre, Sllovenia pėrbėnte majėn e pėrhershme tė asaj qė quhej atdheu ynė pėrbashkėt. Mė tej, shkohej poshtė nėpėrmjet Kroacisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Serbisė nė qendėr dhe Malit tė Zi dhe Maqedonisė nė jug, qė ishin gropa tė vendit tonė tė atėhershėm.
"Sa mė poshtė (nė jug) aq mė keq ("Sto juznije to tuznije") e thonin tė gjithė e kjo pėrshkruante shkallėt prej tė cilave, nė njė racizėm sui generis jugosllav, drejtohej tek ata qė ishin njė hap mė poshtė gjeografikisht dhe ekonomikisht. Sllovenėt nuk i shihnin dot me sy katundarėt, dembelėt apo dėshtakėt e republikave tė tjera, e sidomos kroatėt; e kėshtu kroatėt ja veshnin tė njėjtėn gjė serbėve; kėta tė fundit bėnin qejf duke u tallur me maqedonasit, malazezėt. Me boshnjakėt, nga ana tjetėr, qė ishin mu nė mes tė ish-Jugosllavisė, talleshin tė gjithė.
Por nė fund fare vinin shqiptarėt qė jetonin nė Kosovė, provincėn jugore tė Serbisė. Gjuha e tyre nuk ishte gjuhė sllave. Ishin mė tė varfėr nga tė gjithė ne. Kulturėn e kishin tė huaj. Nė atė mish-mash jugosllavėsh ata, si grupi etnik mė jugor, ishin tė dėnuar tė luanin rolin e tė pėrjashtuarve absolutė.
Gjėrat qė pjesa tjetėr e Jugosllavisė pretendonte se dinte pėr shqiptarėt ishte njė turli klishesh fyese. Thirreshin me shpoti shiptari. Edhe nėse nuk i urrenim hapur, kjo sepse as nuk ja vlente. As nė kohėt mė tė mira, nuk pati kurrė dialog mes atyre dhe nesh.
Shqiptarėt e Kosovės ishin pėr ne njė tufė gogolėsh primitivė dhe mė e shumta qesharakė, Xha Tomėt tanė. Domethėnė ishin zezakėt tanė. Megjithatė, ashtu si ekzistenca e shqiptarėve tė pėrēmuar rrallė se depėrtonte nė ndėrgjegjen e jugosllavėve tė kohės sė Titos, ashtu edhe racizmi i rastėsishėm kulturor i asaj kohe duket, i parė nga sot, i padėmshėm i krahasuar me urrejtjen e dhunshme dhe vrasėse qė patėn serbėt ndaj shiptarėve pas vdekjes sė Titos dhe nė valėn e parė tė turbullirave nė Kosovė nė fund tė shekullit tė njėzetė. Ky mllef u forcua sidomos nė fazėn e lulėzimit tė nacionalizmit nė tė gjithė republikat, gjatė tiranisė brutale tė Sllobodan Milosheviqit, i cili nisi tė shpėrbėjė pa mėshirė shtetin e pėrbashkėt. Gjatė viteve 90, edhe politikanėt edhe media filluan tė pėrdornin termin pėrkeqėsues shiptari nė publik, gjė qė qė ngjiti gjithmonė e mė tepėr duke u kthyer nė objekt tė paranojės sonė. Njerėzit flisnin pėr ta gjithmonė e mė shumė sikur tė ekzistonin vetėm pėr tė na shtypur dhe zhdukur ne serbėt.
Njėra prej legjendave qė qarkullonte shpesh nė versionin e lajmeve tė Millosheviqit ishte njė mit historik pak a shumė kėshtu: Njė herė e njė kohė, kishte shumė mė pak shqiptarė se serbė nė Kosovė. Por gjatė kohės (dhe kjo ndodhi vetėm nėpėrmjet njė ēudie tė pashpjegueshme! V.A.) e kaluan kufirin shqiptar pėr nė Kosovė dhe u mėsynė kėtu nė vendin tonė, para syve tanė, vetėm sepse na latė vetė.
Tė pajisur me atė qė sipas nesh ishin cilėsi pozitive kafshėrore, ata kishin vendosmėrinė kolektive tė termiteve, dhe mė e keqja, shtoheshin si lepuj. Viriliteti i pakontrollueshėm dhe pjelloria e lartė qė kishin na shtinte drithmat, nė fakt na rrėnqethte nga krupa.
Nė tė njejtėn kohė, serbėt inkurajoheshin vazhdimisht qė publikisht ta shprehnin urrejtjen ndaj shiptarėve. Njė serb nuk vlente as dy gramė nėse nuk i mėshonte kėsaj urrejtjeje. Kėshtu, propaganda gjatė kohės sė Millosheviqit, e mbėshtetur pa hezitim nga media, i shpalli shiptarėt si armiqtė arketipikė tė serbėve; nė fakt, pa kėtė armik as qė do mund tė ekzistonin vetė serbėt.
Pasi, ku do ishte Batmani pa Jokerin e tij? Tani shiptarėt nuk ishin mė xha Tomėt patetikė. Pėrkundrazi, u bėnė djaj tė tmerrshėm, te rrezikshėm, tė paprekshėm dhe ngulmues nė misionin e tyre pėr tė na marrė territorin tonė historik, pėr tė na e hequr nga dora Fushė Kosovėn, djepin e kulturės sonė, pėr tė na vjedhur mitet, pėr tė na grabitur atė qė na pėrkiste si e drejtė historike.
E tė vendosur pėr tė qėruar hesapet me kėta shiptarė njė herė e pėrgjithmonė, presidenti ynė Millosheviq bėri njė plan fantastik. Nė atė perandori tė zymtė tė tijėn tė sė keqes, varfėrisė, urrejtjes etnike dhe hiperinflacionit, ushtria dhe policia, tė ndihmuar nga media u lejuan qė ti diskriminonin dhe poshtėronin shqiptarėt pa u ndėshkuar. Pėr tė shpėtuar nga ēdo pėrgjegjėsi dhe tė inkurajuar nga mbėshtetja popullore, presidenti u pėrpoq pėr shumė vjet e me mundim qė tė vinte planin e tij nė jetė, duke sjellė dhunė dhe shkatėrrim si fillim nė Kosovė e mė pas nė tė gjithė territorin e Jugosllavisė.
Pas Marrėveshjes sė Dejtonit nė dhjetor 1995, pati njė armėpushim tė shkurtėr, por mė 1999, spiralja e dhunės e risolli Millosheviqin mė nė fund aty ku e kishte nisur, nė Kosovė.
E prapė, Kosova ishte vendi qė i vuri vulėn fatit tė Millosheviqit pas trembėdhjetė vjetėsh sundimi shkatėrrues. Kur NATO-ja filloi tė bombardonte fajtorin kryesor, Serbinė dhe Malin e Zi, nė fundmars 1999, ajo shkatėrroi edhe mė tepėr infrastrukturėn dhe shkaktoi vdekjen e qindra viktimave civile. Megjitahtė, ajo qė ndodhi ishte fundi i pushtetit shtetėror serb nė provincėn e Kosovės. Nė tė njejtėn kohė, rolet e xhelatit dhe viktimės u pėrmbysėn nė kėtė vend pa fat. Pati njė eksod tė mijėra serbėve dhe romėve dhe njė festė hakmarrjeje nga fitimtarėt; dhe viktimat pėrsėri ishin civilė tė pafajshėm. Shpresa pėr ēfarėdolloj normaliteti mes shqiptarėve dhe serbėve tė zakonshėm kishte marrė fund.
Kaq mirė e luajti lojėn Millosheviqi saqė vetėm njė fund mund tė kishte: gjykatėn e Kombeve tė Bashkuara pėr krime tė luftės nė ish-Jugosllavi, Hagėn. E prapė, edhe atėherė Millosheviqi ia doli ti shpėtonte vendit ku mund tė vihej drejtėsia nė vend, megjithėse vetėm me njė infarkt. Duke mos hasur drejtėsi, ai na la ne me ēėshtje tė fajit. Edhe pėr kėtė arėsye, qytetarėt e Serbisė janė mbarsur me faj dhe turp, pavarėsisht nėse e pranojmė apo jo.
Disa vite mė parė, media sebe raportonte pėr muaj tė tėrė pėr varret masive, tė vdekurit e tė cilave ishin identifikuar nga ekspertėt ligjorė si shqiptarė tė Kosovės. Njėri prej imazheve mė tė tmerrshme aty ishte kamioni frigorifer prej ku u nxorrėn gra, fėmijė dhe pleq shqiptarė tė Kosovės dhe u hodhėn nė liqenin Peruqac nė lumin Derventa. Nė ekrane pamė kufomat qė nxirreshin nga uji, dėgjuam dėshminė tronditėse tė shoferit tė cilit iu tha tė nxirrte tė vdekurit prej Kosove pėr tė mbuluar krimin. E po nė tė njejtėn kohė, njė televizion i Beogradit transmetonte njė intervistė me dikė qė bėnte banjė i pashqetėsuar nė po kėtė liqen prej ujėrave tė gjelbėrta tė tė cilit sapo ishin nxjerrė kufomat. Kur e pyeti reporteri nėse kjo e shqetėsonte, ky llosh rrinte duke tundur kokėn ndėrsa i pikonte uji prej trupi. Duke pupulitur sytė nė mėnyrė tė pafajshme, tha pa i lėvizur qimja: Me tė thėnė tė drejtėn, se besoj se ka ndodhur,dhe u zhyt, pėr karshillėk, prapė nė ujė. Mund tė thuash, do jetė i ēmendur. Por ėshtė e kundėrta. Reagimi i tij ishte absolutisht i kuptueshėm. Qytetarėt serbė jetuan njė dhjetėvjeēar shpėlarjeje truri prej politikanėve dhe medias qė u vinte nga prapa, njė dhjetėvjeēar leksionesh mbi atė se si tė gėnjesh vazhdimisht tė bėn tė besosh nė gėnjeshtrat e tua. Ky njeri qė lahej thjesht po vinte nė punė kėtė aftėsi tė mėsuar.
Mohimi ėshtė njėra prej cilėsive qendrore tė serbėve. Ėshtė kaq i ri saqė nuk kemi gjetur as fjalėn e duhur pėr tė, dhe ata qė kuptojnė se ēndodh pėrdorin thjesht fjalėn anglisht pėr tė. Denial. Ky mohim, kjo ftohtėsi pėrballė vuajtjes njerėzore, njė paaftėsi pėr tė treguar dhe njė empati edhe elementare, tregon se si shoqėri jemi ende no-mans-land. Herė pas here duket sikur as kemi dashur ti shpėtojmė maelstrom-it tė sė shkuarės. Ēėshtja e statusit tė Kosovės, dhe ajo qė ėshtė tė paktėn po aq e rėndėsishme, marrėdhėnia jonė e ardhshme me shqiptarėt e Kosovės, janė ēėshtjet mė vendimtare nga tė gjitha, dhe mund tė pėrdoren si masė e pjekurisė sonė politike. Se pse nuk kemi njė pėrqasje konstruktive, pėr kėtė arėsyet janė mė tė thella. Shoqėria e sotme serbe ėshtė e lodhur prej politikės. Ėshtė lodhur prej luftash tė humbura, i ka dalė shpirti nga varfėria kronike dhe nga ndjenja se serbėt duhet tė shohin veten ose si viktima ose si fajtorė. E ka frikė ndryshimin dhe i bishtnon pėrgjegjėsisė.
Me fjalė tė tjera, ngjarjet na kanė siguruar se pikėpamja jonė pėr shqiptarėt e Kosovės do mbetet e pandryshuar edhe pėr njė kohė tė gjatė. Urrejtjes tradicionale thjesht i ėshtė shtuar mllefi i nėnvetėdijshėm i humbėsit, i cili shprehet nė mėshirim tė vetes dhe mbase bashkohet me idenė mistike se e drejta, nė mėnyrė tė qenėsishme, u takon. Nė fakt, humbja e pashmangshme e ish-provincės jugore serbe tė Kosovės nė disa qarqe tė caktuara tė shoqėrisė sonė pėrjetohet si fund i botės. Nuk ka kaluar shumė kohė kur Beogradi u veshme postera qė donin tė na e hidhnin: Ska Serbi pa Kosovė. Por kushdo qė e thotė kėtė gėnjen, dhe njė pjesė e mirė njerėzish e dinė kėtė sepse pas gjithēkaje qė ka ndodhur, duket qartė se statusi i Kosovės po bėhet i parėndėsishėm pėr jetėn dhe hallet e pėrditshme tė serbėve. Nė fakt, shumė qytetarė sidomos tė rinjtė tė zhgėnjyer nga tė gjitha palėt, duket se kanė vendosur tė mos besojnė mė asgjė, tamam si ai lloshi qė lahej nė liqen.
E ēmund tė presėsh nga njė brez i rritur mes luftės e shkatėrrimit, i ushqyer nga politika e urrejtjes sė hapur, e qė nuk gjen dot as vizė pėr tė parė e njohur vende e kultura tė tjera? Fatkeqėsisht, jo shumė. Tė rinjtė kanė filluar tė urrejnė pėrsėri, pa frena, me njė farė ngazėllimi mendjelehtė. Mė shumė se 30 pėrqind e nxėnėsve nė shkollat e mesme serbe besojnė se as duhet tė bėhen miq me shqiptarėt, e as duhet ti vizitojnė. Gati njė e treta e tė rinjve besojnė se kinezėve qė janė i vetmi grup relativisht i madh i tė huajve nė vendin tonė u duhet hequr leja e qėndrimit, u binden ligjit apo jo. Ēdo i treti adoleshent dhe ēdo e dyta adoleshente i pėrbuz homoseksualėt dhe ata tė prekur nga HIV-i.
Vetėm mendimi mbi suksesin e lemerishėm me tė cilin ka deformuar shoqėria e sotme serbe mendimet dhe emocionet e tė rinjve tė saj, tė bėn tė dridhesh nga tmerri. Mbase zgjedhja ėshtė thjesht tė presėsh me stoicizėm dhe tė bėsh durim. Mbase duhet vetėm tė shpresosh nė njė brez tjetėr pėrtej kėtij qė tė rritet nė rrethana mė paqėsore e mė tė shėndetshme. Mbase e vetmja gjė qė na ėshtė lėnė ėshtė besimi se nipėrit, dhe jo fėmijėt tanė, do jenė vėrtet fėmijėt tanė.
Pėrktheu: Altin Raxhimi