Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : Filmi E Update'ueme: Nov 5th, 2007 - 19:41:07


Amazonat islamike
Nga Gani Jakupi, Barcelone
Nov 5, 2007, 16:01

Email'o
 Print'o

Me artikullin prezent po e pėrmbyllim vØshtrimin introduktiv tė njanės prej kinematografive kombėtare ma fascinante nė kėt ndrrim shekujsh, me komponenten e saj ma impresive: femnat regjisore.

 

Mania Akbar, nė filmin Ten t'Abaz Kiarostamit
Nimé-je penhan (Gjysma e mshefun, 2001), e regjisores Tahmineh Milani, dallohet nga filmat qė i kemi pėrmend dhe qė kemi me i pėrmend ma tutje nė kėt cikėl, pėr shkak se asht fjala pėr nji vepėr tė trajtueme nė stil krejtsisht tradicional, pa asnjanėn nga invencionet dhe eksperimentimet avangardiste me tė cilat kinematografia iraniane (me tė drejtė) mburret. Por konzervatizmi filmik, nė kėt rast, me gjasė asht i qėllimshėm, pėr shkak se regjisorja, nė vend se me e hermetizue krijimtarinė e vet pėr me i ikė cenzurės, e pėrdorė gjuhėn e melodramės, tė kuptueshme pėr masat e gjana, dhe i sulmon frontalisht tė gjitha tabśt e regjimit islamist. Nė Gjysmėn e mshefun, njė gjykatės (religjioz, natyrisht: jemi n’Iranin e ajatollahėve!), njė natė para se me e marrė vendimin pėr dėnimin e nji grueje t’akuzueme pėr opinione politike, e lexon ditarin intim tė bashkėshortes sė vet. Mėson kėshtu se ajo, nė rini, nė periudhėn menjiherė mbas rrėzimit tė shahut, paska militue nė grupet majtiste tue shpresue nė nji ardhmėni alternative pėr Iranin. Qarqet teokratike portretohen gati si t’ishin mafioze, dhe nuk asht pėr me u ēuditė qė regjisorja ka kalue nji kohė nė burg mbas shfaqjes publike tė filmit. N’Iran, guximi intelektual paguhet shtrejtė.

 

Bile, mundemi me pohue se emėnuesi i pėrbashkėt i filmografisė sė femnave iraniane asht guximi. Ato mund tė dallohen nė ēdo aspekt tjetėr, pėrpos nė kėte. Duket se asht karakteristikė qė paraqitet regjimet teokratike ekstremiste, thuese shtohet nė proporcion indirekt me represionin. Shembull i mirė asht Silent Waters, i regjisores pakistaneze Sabiha Sumar, rrėfim i prekshėm mbi femnėn si viktimė e intolerancės sė ndėrthurt mes muslimanėve dhe sihėve.

 

Por, t’i kėthehemi Iranit. Tahmineh Milani merr nė shėnjestėr klasėn e naltė iraniane, pėr me nėnvizue faktin se represioni spiritual nuk asht pjell e mjerimit ekonomik, por e sistemit teokratik nė vetvete. Edhe shtjellimi ma tradicional (nė krahasim me shumicėn e kolegėve) e ka qėllimin e vet, por edhe jep frute tė mira. Vakonesh panxhom (Reagimi i pestė, 2003), i konfiguruem si road movie, pėrshkruen ikjen e njė vejushke tė re, tė ndjekun nga vjehrri i cili don me e nda nga fėmijtė e vet sepse konsideron se ajo nuk ka mundėsi materiale me i mbajtė si duhet, e nga ana tjetėr prezenca e saj nė shtėpi asht e padėshirueshme pėr shkak tė bukurisė: plaku i ka dy djemė tjerė dhe nuk don qė “fqijtė tė flasin”. Konflikti mes tradicionit (plaku, nė thelb, nuk asht person i keq, por i ngulitun nė “zakonet”) dhe aspiratave renovuese pėrfundon nė nji pat pozicion, vizualisht me nji still image (imazh i fiksuem), qė e rezymon deri nė perfeksion krejt situatėn.

 

final nga Reagimi i pestė i Tamihneh Milanit
Bist angosht (Njizet gishta), i regjisores Mania Akbari , i xhiruem nė 2004, u shpėrblye nė Venedik nė tė njejtin vit. Filmi pėrbahet prej nji serķe epizodesh me dialogje mes nji ēifti, nė close up (plan tė parė) konstant dhe, pėrpos nė nji sekuencė tė vetme, kurrė nuk shohim askend tjetėr, e gati as mjedisin qė i rrethon. Aksionin dhe pejzazhin mbetet t’i imagjinojmė, trajtim qė e liron krejt energjinė dhe tensionin e dialogjeve. Fillon me aktin seksual mes tė ēifti tė ri e tė pamartuem (tė sugjeruem me ekran t’errėt dhe me zanin e personazheve), mbrenda veturės. I fejuemi e spjegon veprimin e vet me dėshirėn me e dijtė se a asht ajo virgjine (nuk i mjafton ēertifikata mjeksore). N’epizodet vijuese, qė renditen pa tranzicion tė pozaēėn, debatohen gjelozia, aborti (“Gjynah”, thot burri, tue e kundėrshtue abortimin. “Ēfar gjynahu, bre?! Asht vetėm nji pikė gjaku!”, i pėrgjigjet grueja), tradhtia bashkėshortore, homoseksualiteti femnor, etj. Filmi e merr titullin nga nji pohim i gjyshes sė protagonistes: simbas saj, femna mundet me pas mardhanje seksuale me njizet burra tė ndryshėm (aq sa gishta ka njeriu), pa u konsiderue rrospi. Por ky asht maksimumi i toleruem, dhe prej asaj shifre e ma tutje femna e tillė do t’ishte moralisht e njollosun.

 

Stili i zonjės Akbari asht dukshėm i influencuem nga Kiarostami. Ajo ka qenė protagoniste e njanit prej filmave tė tij tė fundit (Dhetė, 2002). Nuk asht e mendimit se qėndrimi i saj, edhepse kritik, duhet me u konsiderue antireligjioz. Ajo vetėm revindikon lirinė intelektuale dhe spirituale: “Kur jam mbrapa kamerės, nuk e marr fénė me veti”.

 

Nji proverb i katundit tim thot se “ēka pjell maca, hanė mij”. Kjo kish me u aplikue shumė mirė nė rastin e Mohsen Mahmalbafit, njani prej dy regjisorėve ma tė mėdhaj dhe ma prestigjoz t’Iranit. Mahmalbafėt janė dinasti e vėrtet nė laminė kinematografike: bashkėshortja e Mohsenit, Mezriah Meshkini, asht autorja e Rozi ke zan shodam (Dita kur u bana grue, 2000), xhevahirė i vėrtet filmik. Pėrbahet nga tri rrėfime, dhe i pari pėrmban disa sekuencat me lirizėm tė pakrahasueshėm: nė nji katund piktoresk bregdetarė, njė ēupėz mbrrinė nė ditlindjen e nandė. Gjyshja e vet e informon se nga ky moment e ma tutje konsiderohet grue dhe nuk guxon ma me dalė me luejt me djem, as me shokun e saj ma tė mirė. Vashėza proteston, diskuton, lutet, pa sukses, deri sa i kujtohet nji argument i fundit: i kanė pas thanė se ka lindė n’ora dymbdhetė; rrjedhimisht, ajo kėrkon nji orė “sylah”, aq sa ka mbet deri nė mesditė. Gjyshja e lejon, por ia jep nji thupėr tė cilėn ajo duhet me e ngulė nė tokė dhe kur hija tė bijė pingul, atėherė patjetėr me u kėthye nė shtėpi, pėrndryshe ka me u dėnue. Nga ana tjetėr, shokun e saj, nji zezak i vogėl, nuk e lanė me dal nė rrugė deri sa mos t’i ket krye detyrat. Ora e fundit nė liri i shkon vajzės sė vogėl tue e ngulė thuprėn nė dhé dhe tue e soditė hijen qė shkurtohet...

 

E bija e Mahmalbafėve, Samira, veēse e ka krijue nji reputacion solid pran kritikės dhe festivaleve ndėrkombėtare. Tue u shėrbue me mbeturinat e shiritit filmik tė filmit Heshtja, tė babės sė vet, Samira 17-vjeēare e xhiroi Sib (Molla, 1998) me tė cilin u ftue nė ma se 100 festivale pėrreth botės. Asht ky nji miksazh i filmit dokumentar (storja e nji tė papuni qė ka gruen e verbėt, dhe asht i bindun se ate dhe dy vajzat e veta duhet me i mbajt tė ngujueme nė shtėpi, pėr me i mbrojt nga bota e jashtme) dhe sekuencave tė dirigjume (nė mos fiktive), procedurė, siq e kemi pa deri tash, gati se “tradicionale” n’avangardėn iraniane. Tahte zia (Dėrrasat e zeza, 2000) e pėrcjell nji grup mėsuesish kurdė qė, me dėrrasat e zeza nė shpinė, enden nėpėr gurishtet e bjeshkave t’Iranit verior tue kėrkue dikend qė do t’ishte i gatshėm me iu dhanė me hangėr nė shkėmbim tė ndonji leksion shkrim-leximi. Por, ēka vlen dijenija nė mes tė nji mjerimi tė tillė, tė rrezikut permanent nga konfliktet dhe mungesa e ēfardo perspektive jetėsore? Filmi u shpėrblye me ēmimin e jurisė nė Kan (Francė). Panxh e asr (Ora pesė mbasdite, 2003) asht storja e vajzės qė dėshiron me u kandidue pėr prezidente n’Afganistanin e mbasluftės. E lindun nė 1977, Samira veēse ka qenė e zgjedhun si antare e  jurisė nė Festivalin e Venedikut nė 2000 dhe t’atij tė Berlinit nė 2004.

 

Skenė nga Shtėpia asht e zezė (Forough Farrokhzad
Motra e vogėl e Samirės, Hana, e ka xhirue filmin e parė tė metrazhit tė gjat, dokumentarin Lezete divanegi (Kėneqėsia e marrėzisė, 2003), kur i kishte vetėm 14 vjet, tue pėrfitue se njerėzit e konsideronin si t’ishte fėmi qė luente me kamerė, dhe reagonin pa inhibicion as autocenzurė. Asaj iu ndalue asistimi premierės nė Festival tė Vendikut, pėr shkak se autoritetet italiane konsideronin se filmi nuk ishte i “rekomandueshėm pėr moshėn e sajė” (sic!).

 

Rakhshan Bani Etemad gėzon respekt si autore politikisht e angazhueme dhe direkte nė afirmimet e veta. Nė Gilane (2005) e portreton vuejtjen e nanės sė nji vullnetari qė kėthehet invalid nga lufta me Irakun. Autoritetet, e edhe vet familja e tyne, i lanė nė harresė, tė preokupuem dhe tė zanun tė gjithė me problemet ditore. Impresionon kurajoja dhe aftėsia e gėzimit tė nji personi si Gilane, edhepse asht koshiente ndaj situatės sė vet, gja qė e shpreh nė nji pohim rrėnqethės: “Ma mirė asht me kanė qen i sokakut se sa me kanė nanė!”.

 

T’e pėfundojm kėt text me nji vepėr, tepėr tė vjetėr pėr me i knaq kriteret e kėsaj serie (Hane zia asht (Shtėpia asht e zezė) e Forugh Farrokhzad-es nuk mundet me u konsiderue si avangardiste pėr shkak se asht xhirue nė 1963), por qė e vlen tė pėrmendet, sepse asht nji ndėr filmat-kult n’Iran (s’bashku me Gau (Lopa, 1969) e Dariush Mehrjui-t, qė gjithashtu e kemi anashkalue deri tash, pėr tė njejtat arsye- edhepse radhitet ndėr kryeveprat e kinematografisė neorealiste). Filmi i zojės Farrokhzad asht unikat, sepse disa vjet mbas xhirimit tė tijė, ajo vdiq nė nji aksident trafiku. Gjat 20 minutave, nė teknikėn bardh e zi, Farrokhzad e pėrshkruen jetėn e nji kolonie tė leprozėve. “Nuk ka mungesė shėmtimi nė kėt botė. Nėse i mbyllim sytė, nėse refuzojm ta shohim, do tė ket edhe ma shumė.”, janė fjalitė e para tė kėtij filmi, mbi ekran tė zi, ende pa ia fillue imazhet. Pėr ē’lloj shėmtimi e ka fjalėn autorja?


© by Gazetajava.com

Kreu

Filmi
Lajmet
INDIA, OSE KUR LINDJA VJEN NĖ PERENDIM
Amazonat islamike
Irani plural
HAPAT
“TRIBECA” SI SOS ARTISTIK
“NO MAN IS AN ISLAND”