Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Eksploreri E Update'ueme: Nov 26th, 2007 - 01:43:14


RRENAT E ISMAIL KADARESĖ
Nga Alessandro Leogrande
Nov 14, 2007, 23:33

Email'o
 Print'o

Alessandro Leogrande ka lindė nė Taranto e jeton nė Romė. Zavendėsdrejtor i revistės sė pėrmuejshme “Lo Straniero”, bashkėpunon me “Corriere di mezzogiorno”, “Nuovi argomenti”, Radiotre. Ka botue veprat studimore: Un mare nascosto, Le male vite. Storie di contrabbando e di multinazionali, Nel paese del vicerč. L’Italia tra pace e guerra. Si dhe ka kurue antologjinė Il pallone č tondo, nji antologji me shkrime mbi degjenerimin e sportit ma tė dashtun prej italianėve.) 

 

 

Ma se pesėmbėdhetė vjet mbas ramjes sė regjimeve komuniste tė Europės qendrore dhe lindore, raporti me kujtesėn e atyne fakteve, dhe me dekadat e gjata tė shtypjes qė i kanė parapri, asht akoma i shenjuem nga nji ambivalencė e fortė. Nji harresė e pėrgjithshme gėrshetohet me shpėrthime tė rralla kujtimesh dhe pėrkujtimesh dhe, shpesh, raste editoriale dhe polemika kulturore rinxjerrin nė pah zane, indiskrecione, themethasha mbi pėrfshimjen a jo tė kėtij apo atij intelektuali, shkrimtari, poeti me kėtė apo atė regjim. Disidentėt e orės sė parė, dihet, kanė qenė, sidomos nė vendet ballkanike, relativisht pak. Tė shumtė janė amą ata qė janė orvatė tė fitojnė nji kredibiliet minimal, politik e moral, nė muejt e nxehtė tė dyvjetshit 1989-91 dhe nė vitet nė vazhdim, tejet tė pėrhimė, tė post-komunizmit.

 

Nji pėrmbledhje dokumentesh tė botueme pėr sė pari nė Oksident pėrban Dosjen Kadare. Vėllimi asht botue nė Francė, nga Editións Odile Jacob, dhe asht kurue nga Shaban Sinani. Ēashtja qė po marrim nė shqyrtim asht mjaft paradigmatike pėr raportin mes kujtesės, intelektualėve dhe regjimeve tė kalueme nė Europėn e Lindjes. Por, nė tė njejtėn kohė, asht nji affaire boll e pazakontė: si pėr shkrimtarin nė fjalė, Ismail Kadarenė, si pėr vendinlindjen e tij, Shqipninė.

 

Kadare asht nji ndėr emnat ma tė njohun mes shkrimtarėve tė Europės sė Lindjes. Prej ma se pesėmbėdhjetė vjetėve jeton nė Paris, tė gjithė librat e tij janė pėrkthye sistematikisht nga shqipja nė frengjisht, dhe nga frengjishtja nė tė gjitha gjuhėt kryesore. Ka fitue shum ēmime dhe ka qenė ma se nji herė kandidat pėr Nobel. Ka shkrue shum romane, mbi tė gjithė Kasnecėt e shiut (1972, mbi luftat kundėr perandorisė osmane) dhe Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur (1963, mbi ushtarėt italianė tė vdekun nė Shqipėri pėrgjatė luftės sė Dytė botėrore), tue pėrdor dendun metaforėn dhe alegorinė, e tue ngulfatė shpesh nė shkrimet e tij escamotage fantastike. Kadare nuk ka hy kurrė nė pėrplasje me regjimin, ka romansue ngjarje tė ndodhuna shum shekuj pėrpara dhe maksimumi i disidencės qė i ka lejue vetes ka qenė ndonjė faqe ku, tue folė pėr luftat mes shqiptarėve dhe turqve nė Katėrqindėn, aludojte pak a shum nė mėnyrė larveske pėr politikėn bashkėkohore. Tė vetmet pėrjashtime janė Nėpunėsi i pallatit tė andrrave (1981), nji pėrrallė mbi policinė e shpirtrave, qė u ba objekt i ndoca kritikave nga establishment-i, dhe Le concert (qė s’asht pėrkthye akoma nė italisht porse ka qenė nji sukses i madh nė Francė nė 1989) mbi klasėn e mesme tė Tiranės nė fund tė viteve shtatėdhjetė: nė kėtė roman tė sprasmė kritikat kundėr otrodoksisė komuniste janė njimend tė drejtueme kundėr maoizmit, por janė shkrue veē pas ēdo ndarje’ ideologjike dhe diplomatike mes Shqipėrisė dhe Kinės.

 

Duhet kujtue se Ismail Kadare nuk asht pėrjashtue kurrė, ndryshe shum kolegėve tė tij, prej Lidhjes sė shkrimtarėve (praktikė kjo pothuejse e konsolidueme kundrejt disidencės ma tė vogėl: tė pėrjashtuemit nuk mund tė botojshin ma pranė shtėpive botuese shtetėrore, pra tė vetmeve qė ishin tė autorizueme).

 

Jo vetėm kaq, por ka mbet i regjistruem nė parti dhe e ka mbajtė nji karrige nė parlament deri nė 1990, pra deri nė ramjen e regjimit. Dikush do kujtojė se imazhet televizive qė tregojshin mija studentė teksa pėrpiqeshin tė rrėzojshin nji statujė tė Enver Hoxhės tė naltė ma se dhetė metra, shenja e sfidės ndaj regjimit agonizues. Mirė, amą nė ato ditė Kadare ishte akoma deputet i regjimit.

 

Kadare asht autoriteti ma i madh i letėrsisė shqiptare bashkėkohore. Jo qė dje, por qysh prej viteve gjashtėdhetė. Hoxha nuk e ka pėrēmue kurrė talentin e tij, e ka elozhue nė atė masė sa, shkrimtari nga Gjirokastra (ku u lind ma 1936) ia ka dalė t’i nxjerri letrat e atdheut nga djerrinat e dilentantimit dhe tė provincializmit, tue u dhanė atyne nji frymėmarrje ndėrkombėtare. Dhe kėtu duhet ēelė nji parantezė mbi anėn tjetėr tė medaljes, qė e ban tė pazakontė affaire-n qė po shqyrtojmė: Shqipninė.

Shqipnia asht nji shtet i ri. Asht krijue nė 1912, pak a shum nė tavolinė, pas luftave ballkanike kundėr Perandorisė Osmane nė agoni. Mandej asht pushtue dhe dominue nga Italia fashiste, dhe shģ mbi malet e saj pjesėmarrja musoliniane nė konfliktin e dytė botėror asht kthye nė disfatė. Nė fund tė 1944 partizanėt komunistė, tė kryesuem nga Enver Hoxha, e ēlirojnė vendin dhe ngrehin nji republikė popullore qė transformohet bukur shpejt nė regjim policor. Ma stalinist se Stalini, Enver Hoxha kėput ēdo marrdhanie me Titon nė 1948 dhe me vetė Bashkimin Sovjetik nė mes tė viteve pesėdhjetė, pas destalinizmit. Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė Shqipėria asht i vetmi vend europian filomaoist. Nuk ka marrdhėnie pėrpos me Kinėn (prej nga blihen qindra mija bunkere prefabrikate pėr t’u mbrojtė nga nji pushtim i “mundshėm” nga Italia), dhe strufullohet nė nji autarki tė theksueme. Nė 1977, pas vdekjes sė Mao-s dhe procesit tė bandės sė tė katėrve, izolimi bahet i plotė. Hoxha sulmon edhe revizionizmin kinez dhe e mbyll me plot kuptimin e fjalės nji popull tė tanė brenda kufinjve tė veta. Asnji marrdhanie me jashtė, nacionalizėm i ezasperuem, kontroll total i mbi partinė, kult i Shefit nė skaj tė paranojės kolektive, burgime musive, shtypje kapilare. Hoxha ka ngrehė regjimin ma stalinist nė historinė e nji vendi qė jetojte me bujqėsi dhe ēobanķ tue mos u distancue kurrė nga motoja e tij e zezė: “Atij qė ngre gishtin i presim krahun, atij qė ngre krahun i presim kokėn”. Siē dihet, nė nji kontest tė tillė, edhe disidenca ma e vogėl e opinionit sipas stilit ēek a polak asht gjymtue qysh nė lindje. Pėr vite me radhė mbi Shqipninė asht marrė vesh pak a hiē, pėrveē asaj ēka zbulojshin romanet e Kadaresė, tė shkruem me sytė e kthyem kah nji e kalueme e ndritun, ose nga nji e tashme mjaft e sheqerosun. Pėr vendin e shqipeve interesoheshin veē nja njėqind tė ēmendun tė shpėrndamė nėpėr botė (e sidomos nė Itali) tė gatshėm me shikue te Enver Hoxha dhe te Kim Sung-u tė vetmit ruejtės tė orthodoksisė komuniste: ata qė, nė thelb, kishin realizue totalitarizmin perfekt, kundėr ēdo forme revizionizmi.

Nė vitet tetėdhjetė regjimit shqiptar nuk i ndryshoi nji presje. Nė 1985, nė vdekjen e Hoxhės, pasardhėsi qe Ramiz Alia. E paaftė tė ripėrtėrihej, diktatura ra pėrfundimisht nė ’90, nji vit pas ramjes sė Murit. Ēka ndodhi ma pas pak a shumė dihet, sidomos nga italianėt: emigrimi masiv jashtė, trazinat politike, ngjitja nė pushtet e Sali Berishės, ramje e piramidave, revolta e ’97, ngjitja nė pushtet e socialistėve, marrėveshjet me Italinė dhe me Naton, lufta e Kosovės, korrupsioni gjithpėrmbytės, rritja e mafieve tė reja, kriza e socialistėve dhe qeveria e re Berisha.

 

 

Sot, pas gjashtėmbėdhjetė vjetėve nga ai 1990 fatidik, Shaban Sinani, mbi bazėn e materialeve tė mbledhuna nė Dosjen Kadare, i shpall Oksidentit se shkrimtari ma i madh kombėtar ka qenė pėr kohė tė gjatė i pėrgjuem nga regjimi, asht ba objekt kallėzimi nga vetė kolėgėt e tij, asht kėrcėnue se do pėrfundojė nė heshjte, madje ka ra viktimė – para shumė vitesh – e proēesit tė zakonshėm nė stilin Padilla. Ngjarjes dhe dosjes Giampiero Martinotti i ka kushtue nji artikull tė gjatė nė “La Reppublica” (25 maj 2006), tue kujtue shum episode tė tė ashtuquejtunės pėrndjekje. Ka shkrue: “Dimri i vetmisė sė madhe, pėr shembull, ka qenė objekt kritikash tė dhunshme dhe nji version i dytė, i sheqerosun, u botue mbas nji fushate shtypi armiqėsore”. Kadare na paskej qenė akuzue se fallsifikuekėsh tė vėrtetėn historike, por sidomos se braktiste parimet marksiste-leniniste, tue futė nė faqet e tij egzistencializmin, surrealizmin, erotizmin, individualizmin petit-borgjez. Prandej na paskej pėrfundue nėn shenjestrėn e ruejtėsve tė ortodoksisė, dhe Dossier-a – ky duket se asht qėllimi i saj – duhet tė vejė gjanat nė vend. Por gjanat janė ndryshe, dhe do rrekemi t’i analizojmė nė nji dritė tjetėr.

 

pashallarėt e kuq

 

Pėr hir tė sė vėrtetės, Shaban Sinani e pranon se nė Arkivat e Shtetit shqiptar nuk egziston nji “dosje” Kadare, ēka ka egzistue jo vetėm pėr shum shkrimtarė, por edhe pėr dheta mija qytetarė tė thjeshtė, dhe ka shkatue ndėshkime t’ashpra dhe dėnime pėr t’u vuejtė. Mbi Kadarenė na paskesh ndonjė feltushkė andej-kėndej, ndonji kallėzim, ndonji ‘tėrheqje vėrejtje’, ndonji polemikė. Nga ana tjetėr, vetė Kadareja nuk e ka quejtė kurrė veten nji “disident” por, ma thjesht (dhe vetėm pas ramjes sė regjimit), “nji shkrimtar normal nė nji vend anormal”. Ngjarja pėrshkėnditėse mbi tė cilėn Dossier-a ndalet i pėrket nji poeme qė Kadare shkroi nė 1974, Mbledhja e byrosė politike nė mesditė, e njohun ma mirė si Pashallarėt e kuq. Dhe mbi kėtė pikė divergjencat mes asaj ēka, nga njėra anė, dosja thotė e Kadareja kujton dhe, nga tjetra, asaj ēka pohojnė tė tjerė intelektualė nė Shqipni, bahen ma se tė thella.  

Faktet, sė paku ashtu siē i rindėrton Dossier-ja, na paskan shkue kėshtu. Me tė lexue Pashallarėt e kuq apparatciki-t u tėrbuen, e penguen botimin e saj dhe e vunė Kadarenė me shpatulla pas murit. Sot Kadareja thotė se ajo poemė kish patun qėllimin me kritikue majat e partisė, burokratizimin e hekurt qė e kishte ngėrthye. Asokohe, nė 1975, u detyrue tė bante autokritikė publike, tė shqiptojte para drejtuesve me peshė kėto fjalė: “Kam shkrue dhe ēue pėr botim nji poemė armiqėsore, antirevolucionare, tė drejtueme kundėr vijės sė partisė, kundėr regjimit tonė, kundėr diktaturės sė proletariatit, kundėr popullit tim. Kjo poemė sulmon gjithēka kam besue nė jetėn time.”

Fraza tė mjerueshme, qė na dėshmuekan nji divergjencė tė ashpėr dhe tė rrezikshme me lulėkuqet e tjera tė regjimet. Por, nė tė vėrtetė, ēfarė kishte shkrue Ismail Kadare nė vargjet e Pashallarėve tė kuq?

 

Dhe pėrse ai tekst nuk u pranue pėr botim?

Kjo ngjarje nė Shqipni njihet prej kohėsh. Nė 2002 shkrimtari Maks Velo botoi nji sprovė, Zhdukja e pashallarėve tė kuq. Anketim pėr nji krim letrar. Velo, mbi bazėn e tė njejtave dokumente, mėton po ato theza qė mandej pėrfshihen te Dossier-ja: Kadare asht pėrndjekun pėr kėtė poemė. Por – gja fort e ēuditshme – nuk shqetėsohet tė shkojė t’a gjejė nji kopje tė tekstit (dhe kėtu, le t’a themi per inciso, Martinetti gabohet: nuk e ka gjetė Veloja tekstin Pashallarėt e kuq. Kadare i ban jehonė: mėton se e ka humbė, se nuk ka ma nji kopje, mandej – thotė – ishte nji shkrim i kahershėm. Ndėrkohė libri i Velos e pėrkufizon si tė persekutuem pėr faktin se asht lėshue “kundėr regjimit”, sikurse pos tjerash vetė autoakuza pranojte.

 

Prapėseprapė gjanat qėndrojnė ndryshe. Fatos Lubonja, ma i kthjellėti ndėr intelektualėt shqiptarė nė vitet e post-komunizmit, editorialist pėr shum gazeta dhe i njohun nė Itali pėr Diario di un intellettuale in un gulag albanese botue nga Marco Editore (Lungo, Cosenza 1995), nėn regjimin e mėparshėm ka ba shtatėmbėdhjetė vjet burg politik. Shtatėmbėdhjetė vjet burg se pat fshehė nė papafingo, nė moshėn 23 vjeēare, nji ditar privat qė pėrmbajte disa kritika tė drojtuna drejtue eksponentave tė regjimit. Atij i kujtohet fare mirė ngjarja e Pashallarėve tė kuq, pėr arsyen e thjeshtė se njeni nga “pashallarėt” e akuzuem ishte baba i tij, Todi Lubonja. Por, ndryshe nga ajo qė kujtojnė Kadare, Velo dhe Sinani, babai i tij, pashė drejtues i partisė, ishte asokohe nji ndėr kundėrshtarėt kryesorė tė Hoxhės. Atij shģ mbi bazėn e akuzave tė tilla i asht dashtė me vuejtė katėrmbėdhjetė vjet burg. Fatos Lubonja, me tė lexue punimin e Velos, e kallėzon faktin mbi gazeta, por izolohet nga gjithė komuniteti intelektual shqiptar.

Dy vjet ma pas, nė nji libėr-intervistė dhanė Claudio Mazzocchi-t (Intervista sull’Albania, Il Ponte, Bologna 2004) kthehet mbi argumentin. Tani e tutje do e citojmė shpesh kėtė libėr, sepse e shpjegon ma sė miri kėtė mistifikim tė pabesueshėm politiko-letrar, nė tė cilin pėr tė keq janė ngatėrrue edhe faqet kulturore tė “La Repubblica”. Ndėrkohė Lubonja thotė:

 

E shkroi atė poemė nė lavd tė Enver Hoxhės dhe kundėr pashallarėve tė kuq, ata drejtues komunistė qė kishin tradhėtue idealet e komunizmit dhe qė aspirojshin me u ba pashallarė. “Pashallarėt” qenė shģ drejtuesat qė u dėnuen nga Enver Hoxha; poema, ku Hoxha lėvdohej pse i kishte zbulue dhe dėnue, nuk u botue, jo si formė pėrndjekje ndaj Kadaresė, por sepse Hoxha, kur e mori hartesėn nga Lidhja e shkrimtarėve, u zemėrue pėr faktin se figura e tij aty egzaltohej tepėr. Mbaj parasysh faktin se Hoxha ishte nji diktator dinak, nuk thoshte kurrė: unė kam ba, unė kam dėnue; por gjithmonė: partia vendosi, partia dėnoi pse u tradhėtue marksizėm-leninizmi. Kadare, me servilizmin ma tė madh, kishte vu nė dukje n’atė poezi se Hoxha e kishte zbulue komplotin e pashallarėve tė kuq dhe se ai vetė i kishte dėnue. Hoxhės nuk i kishte pėlqye qė autori e kishte ekzagjerue rolin e individit nė kurriz tė partisė, dhe pėr kėtė nuk i kishte lejue t’a botojte. Ja pėrse kur shoh kėtė libėr (atė tė Velos, sh. i A.L.), qė e shtėrmbon krejtėsisht realitetin tue i paraqitė gjanat sikur Kadareja tė paskej dashtė me lėshue nji sulm kundėr mbarė komitetit qendror tė partisė, ja pėrse zemėrohem pėr vdekje!

 

Lubonja asht zemėrue shum, por ndėrkohė ka qenė viktimė e nji ostracismi egėrshan, vu nė jetė nga ata qė “s’kujtoheshin” se ēka shkruhej nė Pashallarėt e kuq. Nė Shqipėri, sot, nuk mund tė kritikohet Kadareja, lavdia ma e madhe kombėtare dhe argjinatura kryesore – thonė – ndaj ndjenjės antishqiptare qė asht pėrhapė nė vitet nėntėdhjetė. Nė fund, amą, pas disa javėsh, poema namėkeqe nxori kokėn mes letrave tė Arkivit kombėtar. “Dhe mė dha tė drejtė”, ka deklarue Fatos Lubonja, “sepse asht nji lavd i turpshėm servil pėr Enver Hoxhėn, e cit me shpirtin e revolucionit kulturor kinez”. Ishte 1974, Hoxha ishte akoma filomaoist, Mao nuk kishte vdekė akoma.                       

Nacionalkomunizmi

 

Shum shkrimtarė nė vendet e Lindjes janė pėrkulur, shpesh pėr tė shmangė pėrndejkje tė randa, tė shkruejnė faqe tė tilla. Por pavarėsisht ngjarjes sė Pashallarėve tė kuq, asht e gjithė vepra e Kadaresė qė duhet rishqyrtue. Dhe, tue e ba kėtė, asht e vėshtirė tė pėrcaktohet nji vijė e preme ndamėse mes vizionit tė Shqipnisė, tė historisė dhe tė botės qė del, mes rreshtave, nė tregimet e tij dhe ideologjisė sė Shtetit tė pėrcaktueme nga Enver Hoxha. Hoxha, siē e thashė, iu pėrgjigj izolimit kombėtar, me ndamjet nga Beogradi, Moska, Pekini (pėr ma tepėr tė thunura me vetėdije prej tij) tue pėrpunue nji interpretim tė veēantė shqiptar tė komunizmit. Tue pėrzie marksizėm-leninizmin dhe revanshizmat nacionaliste, diktaturėn e partisė sė vetme dhe mitin e Shqipėrisė sė Madhe, tue zėvendėsue statujat e Skėnderbeut (heroit kombėtar) me ato tė Stalin-it, Hoxha ka qenė bāsi kryesor i nacionalkomunizmit alla shqiptarēe (pėr tė cilin, mund tė thuhet, se nacionalkomunizmi i Millosheviēit ka qenė, pas dhetė vjetėsh, nji riprodhim nė ēelės serb dhe antishqiptar). Ata qė i kanė ndėrtue bazat mitike, letrare ma fort se politike, tė kėsaj ideologjie nantėqindase kanė qenė disa shkrimtarė, “tė yshtun” ose, ma mirė me thanė, “tė adresuem” nga vetė Hoxha.

 

“Kasnecėt e shiut”, qė ripėrshkon gjestet mitike tė Skėnderbeut kundėr turqve, roman kryesor i heroizmit shqiptar, iu pėrgjigj plotėsisht kėtij kanoni. Nji kanon qė riprodhohet edhe nė romane tė tjera tė Kadaresė. Regjimi bėri ēmosin pėr t’i pėrkthye librat e tij jashtė shtetit, ishte kjo – mendohej – pėrgjigjia ma e mirė ndaj izolimit. Teksa qindra shkrimtarė dėrgoheshin nė punė tė randa, Kadaresė iu la nji pėrkthyes personal nga shqipja nė frengjisht. Dhe mund tė thuhet me qetėsinė ma tė madhe se, shģ me dėshirėn e Enver Hoxhės, Parisi qe nga gjysma e dytė e viteve gjashtėdhjetė atdheu i tij i dytė shpirtėror, shum ma parė pra se ai t’a zgjidhte kryeqytetin francez si destinacion tė azilit tė tij nė 1990.

 

Pa veprėn e kėtyne shkrimtarėve, pra tė Kadaresė dhe tė epigonėve tė tij, regjimi a do kishte qenė ma i dobėt? Pa romanet e tyne, Hoxha a s’do kishte pėrfundue tue folė vetėm, mbase i rrethuem nga tė zakonshmit, tė zellshmit kuadro tė partisė, por jo nga koka ma tė rafinueme? Sadoqė, a posteriori, nji pyetje e tillė ka shijen e kazistikės akademike, nuk asht e tepėrt tė shtohet. Nė librin-intervistė tė cituem, Lubonja pikėrisht kujton: “Bindja ime asht se diktatura pa ata shkrimtarė do kishte pasė jetė ma tė shkurtė, do kishte qenė e verbėt dhe pa za, dhe si shum qenie tė verbta dhe pa za nuk do kishte mujtė me jetue gjatė.

 

Nė pėrmbyllje tė Le dossier Kadaré pėrmblidhet nji intervistė e gjatė e Stéphane Coutois, autor i tė njoftunit Libri i zi i komunizmit, marrė autorit tė Kasnecėve tė shiut. Nė nji farė pike, nji pyetje’ mbi rrezikshmėninė e kritikės, Kadare pėrgjigjet:

 

Dėnimet e mundshme kundrejt nji shkrimtari shpėrndaheshin sipas nji logjike dhe nji gradimi tė mirėpėrcaktuem. Fillohej me pėrjashtimin nga lidhja e shkrimtarėve, qė nėnkuptojte automatikisht ndalimin e botimit. Mandej vinin, me rend, deportimi, burgosja (me sekuestrimin e tė gjithė dorėshkrimeve), toga e pushkatimit, mandej fshimja e gjithēkaje, deri edhe e emnit tand, qė bahej gjithandej nji tabł.

 

Fill mandej, nė pyetjen nėse pat qenė e munjtun tė mbrohej nji shkrimtar nė shenjetėr tė regjimit, pėrgjigjet: “Nėse dėnimi ishte kėrkue lart dhe nse mbledhja ishte publike, mbrojtja ishte e pamujtun, madje fatale pėr viktimėn. Mbrojtja publike konsiderohej si nji sfidė pėr partinė”.

Deklaratat e Kadaresė na thonė shum mbi regjimin ēmeritės shqiptar, por shpjegojnė edhe diēka nga personaliteti i tij. Nėn totalitarizėm, nuk mund tė pretendohet me zemėr tė lehtė nji sjellje heroike nga individėt ma tė ekspozuem pikėrisht pėr shkak tė punės qė kryejnė. Dhe, siē dihet, kurajoja, kur dikush nuk e ka, nuk asht se i vjen para togės sė pushkatimit. Prapėseprapė duhet kujtue se shģ nė vitet kur Kadare diskutojte me pėrkthyesin e tij variantet franceze tė romaneve tė tij, qindra intelektualė, kuadro tė partisė, punėtorė, fshatarė, ushtarakė atė kurajo – ose nji variant tė saj pararacional, shumė tė ngjashėm – e gjetėn. Dhe u zhdukėn nė asgja. Dhe nė atė asgja do kishin mbetė sikur regjimi tė mos kishte ra, pavarėsisht nga veprimtaria e tyne dhe ajo e Kadaresė.

Teksa Kadareja ishte i botuem nė Paris dhe Milano, shkrimtarė si Lubonja e konsumuen jetėn e tyne nė burgun e tmerrshėm tė Spaēit, tue u ndeshė pėrditė me rojet e burgut, tue u pėrpjekė me organizue – fort rrallė e me shum rrezik – greva urie, tue refuzue tė firmosnin pėr shembull, dhe tue rrezikue jetėn e tyne, telegramin e ngushėllimit pėr vdekjen e Hoxhės. I mėsuen pėrmendėsh librat e tyne. Dhe, kur qenė me fat, arritėn t’i tejshkruejshin mbi letrat e cigareve.

Nė maj tė 1990, me regjimin tashmė nė kolaps, Partia e Punės sė Shqipėrisė i kishte lejue shqiptarėve tė drejtėn e ēatdhesimit dhe tė pasaportės. Asht kjo pėrpjekja e zakonshme, e njohun e ēdo diktature nė grahmat e fundit pėr t’a zbutė tensionin. Asht fakt se nė korrik, dy muej mbrapa, pasaportat nuk ishin dorėzue akoma: premtimi i pambajtun bani qė tė shpėrthente kryengritja. Mija tė rij zunė selitė diplomatike perėndimore tue nisė atė qė mandej do njihej si “kriza e ambasadave”. Ishte fundi i ngjarjes, dhe teksa me mija po derdheshin nėpėr sheshe dhe mbi mole pėr tė arritė Italinė, nė Tiranė fillohej diskutimi se cila formė tranzicioni mund tė pėrdorej. Kadare, atė muaj korriku, ishte akoma deputet i Partisė sė punės sė Shqipėrisė. Mori pjesė nė nji mbledhje tė organizueme nga partia kundėr tė rijve qė ishin strehue nėpėr ambasada dhe, tue marrė fjalėn, i pėrkufizoi “jashtėqitja e kombit”. Dy muej ma pas, ia behu nė Francė tue lypė dhe tue fitue azilin politik.

 

                 

Libri i fundit i Kadaresė

 

 

 intervistėn e cituar prej Courtois mbi tė shkruemit nėn diktaturė, Kadare thotė se, mbi mbijetue, nji shkrimtar zotėron vetėm zanatin e vet:

 

Ne kemi nji indikator tė besueshėm: letėrsinė qė prodhojmė. Dėshmon nėnshtrimin apo triumfin e shkrimtarit. Vepra qė kam krijue nė liri, mbas ramjes sė komunizmit, nuk ka asgja eprane ndaj asaj qė shkroi nė skllavėnim. Liria ime e mbrendshme ka mbetė pra e paprekun. 

 

Nuk asht e vėrtetė, librat e tij tė shkruem mbas ramjes sė komunizmit janė thellėsisht ndryshe prej atyne qė shkroi nėn terror. Veē nė daēim, nė mėnyrė shum dyzinale, me e nda me spatė formėn prej pėrmbajtjes, tue mėtue se forma, stili, janė deridiku tė ngjashme. Pėr me e shkoklue se kėshtu nuk asht, se periudha e parė dhe ajo qė e ndjek janė pothuejse tė pėrkundėrta, dhe se forma e pėrmbajtja nuk mund tė ndahen, kemi shģ librin e fundit tė Kadaresė, tė pėrkthyem nė Itali nga Longanesi nė 2005: Fiori freddi d’aprile (“Lulet e ftohta tė marsit”). Shģ me kėtė roman nuk ka ma dyshime se vepra e tij ka ndryshue, tue e braktisė kohėn e kryeme dhe alegorinė dhe tue ju dorėzue plotėsisht tė tashmes: Kadare tregon tensionet e shoqnisė shqiptare tė veriut, pjesės malėsore, jo urbane dhe qė kufizohet me Kosovėn, nė fund tė shekullit tė njizet.

Protagonisti, Mark Gurabardhi, asht nji piktor nga Tirana i dėrguem prej autoriteteve me punue pranė Shtėpisė sė kulturės sė nji qyteze tė vogėl tė Veriut me emrin B. Ndryshe prej autorit, kur bie regjimi vendos me ndejtė aty, larg ndyshimeve tė trubullta tė kryeqytetit. Modelja dhe dashnorja e tij e re, qė jeton sa nė qytezė nė kryeqytet, asht pėr tė e vetmja dritare mbi botėn dhe mbi modernizimin qė shtrihet nėpėr rrudhat e shoqnisė shqiptare: ndjek modat e fundit, ndryshon vazhdimisht krehje, pėrdor hapje kundėr shtatzanisė. Asht bijė e shekullit tė ri, e prapė shum shpejt do tė pėrpihet nga “ligji i gjakmarrjes” qė rėndon mbi familjen e saj.

“Ligji i gjakmarrjes” asht Kanuni, kodi qė asht nė fuqi prej shekujsh nė Veriun e Shqipnisė qė rregullon, me ligjin e qėrimit, dėnimin e vrasjeve. Por meqė gjaku thėrret gjak tjetėr, meqė gjithmonė asht dikush qė lyp gjak dhe dikush qė duhet t’a paguejė, Kanuni nė kohė ka ritualizue dhe kristalizue anmiqėsinė mes familjeve tė ndryshme, anėtarėt meshkuj tė tė cilave janė tė detyruem me u vra mesveti pėr me u marrė hakun tė vdekunve tė pėrparshėm. I ndaluem prej regjimit komunist pėr pesėdhjetė vjet, Kanuni u kthye nė jetė nė vitetė nandėdhetė, tue pėrzie pjesėn ma tė keqe tė traditės me pjesėn ma tė keqe tė modernitetit: vrasjet nuk kryehen ma me thikė a me pushkė, por me kallashnikov, tue e rritė numrin e tė vdekunve dhe tue e randue spiralen e dhunės.

Kur vėllai i dashnores sė tij, tue iu drejtue Kanunit, vret drejtorin e Shtėpisė sė kulturės, piktori pėrfshihet nė pėrpjekje me e thye varganin e hakmarrjeve. Pėr fat tė keq s’ka me ia dalė. Gjithsesi, pėrtej mėnyrės si shestohet historia, romani i Kadaresė hap nji baxhą mbi nji pyetje kryqėsore: pse vallė nji djalosh shqiptar njizet vjeēar, i rritun me televizjonin italian dhe mitin e Perėndimit, obsesionin e tė resė dhe tė mirėqenies, e len veten tė pėrpihet nga e shkuemja, nga ajo qė pretondon Tradita? Ēka ndodh nė kokėn e tij? Pėrgjigjja mund tė jetė kjo: nėn modernizimin, valėn e konsumizmit qė pjell tėhuejte dhe frustrime, asht nji lumė karstik qė rrjedh nė drejtim tė kundėrt, nė kėrkim tė nji Tradite ku me u ankorue, qė me e mbushė jetėn e vet. Dhe “ligji i gjakmarrjes”, anipse i lemerisshėm dhe tribal, i pėrgjigjet me ritualet e tij kėsaj pyetje’.

Kadare asht shum i aftė me i pėrshkrue pulsimet e pėrkundėrta qė e pėrshkojnė Veriun e vendit. Por romani ka edhe nji prapavijė politike. Me sa duket mbi malet qė e rrethojnė qytezėn janė mshehė, dikund, Arkivat e Shtetit qė dėshmojnė krimet e kryeme gjatė regjimit. Dhe tregojnė se vetė shefi i Shtetit i periudhės mbas-Hoxhės (edhe pse nuk e pėrmend emnin bahet fjalė pėr Ramiz Alinė, ish-delfinin e tiranit) asht kacavarė nji natė deri atje nalt pėr me marrė dosjen ku ruheshin provat e vrasjeve politike qė i ishin atribue atij. Nji akuzė e saktė, ajo e pėrmbajtun nė romanin e Kadaresė, qė e kapėrcen fiksionin narrativ. Dhe sė fundmi vetė autori ka deklarue: “Shqipnia asht i vetmi vend ish-komunist qė nuk i ka ba publike Arkivat e veta. Jetojmė tė lirė por pa tė vėrtetė, nė nji farė demokracie surrogate.”

Asht e vėshtirė me i shpėtue tundimit pėr me e kryqėzue temėn ma politike tė librit tė fundit me ngjarjen e Pashallarėve tė kuq, me aluzionin pėrkatės pėr aksesibilitetin e Arkivave tė Shtetit. Gjithsesi nse e pėrshkruem nė detaj romanin e fundit tė Kadaresė, kjo qe pėr nji qėllim ma modest. Kushdo do e kuptojte se nji libėr i tillė do ishte e pamujtun me e shkrue nėn regjim ose edhe nė vitet e para tė post-komunizmit. Asht shkrue shum ma vonė, nė qetėsi tė plotė: nė Paris, nė demokraci. Asht gjithsesi nji libėr i bukur, por nuk mund tė thuhet se asht nji vepėr guximtare, tė paktėn jo sipas parametrave tė atyne qė ishin tė kyēun nė Spaē.

Nėse e mandejshmja asht demokracia (ku tė gjithė mund tė shkruejnė atė qė duen, tue e pėrmirėsue shum veprėn e tyne) dhe e pėrparshmja asht totalitarizmi (nėn tė cilin edhe nji ditar provat shkakton periudha tė gjata burgimi), e gjithė kjo nuk duhej pranue. Dhe shģ Kadareja, para gjithkujt tjetėr, duhet t’a njohė, t’i pranojė diferencat e mėdha tė veprės sė tij, mbėrritjen e mundėsisė sė kritikimit tė sė tashmes, nė vend qė tė merret me refleksione tė vajtueshme mbi “lirinė e mbrendshme tė shkrimtarit”.

 

 

Nji film i vogėl

 

Nji regjisor i ri shqiptar i lindun nė 1974, Anri Sala, ka realizue nė 1998 nji film tė vogėl mbi nanėn e tij me titullin Intervistė. Finding the words. Asht nji dokumentar politik – do ishte ma mirė me e pėrkufize doku-fiksion – mbi raportin mes brezave, mbi krisėn mes sė dikurshmes dhe tė pastajshmes. Gjatė nji dyndjeje, protagonisti, pra vetė regjizori, gjen mes vjeturinave tė familjes nji rrotull filmi. I bamė kureshar, e monton mbi nji projektor tė vjetėr: nė film njeh tė amėn qė flet nė nji kongres tė Rinisė komuniste. Janė imazhe tė fillimit tė viteve shtatėdhetė. Asht e ulun pranė Enver Hoxhės dhe, me ta mbarue diskutimin, diktatori e pėrqafon ngrohtėsisht. Buzėqeshin tė dy. Fill mandej imazhet tregojnė  po tė njejtėn grue qė u pėrgjigjet pyetjeve tė nji gazetari. Meqė filmi asht pa za, Anri shkon te e jama dhe e pyet ēka paskej thanė. Ajo i thotė se nuk e mban mend, se ka thanė me gjasė gjanat e zakonshme qė thuheshin nė asokohe. Djali zen me kėrkue njerėz qė kanė qenė nė atė kongres, por nuk ia del mbanė. Nė fund e gjen nji zgjidhje: shkon te shkolla e shurdhmemecėve dhe e deshifron fjalimin e sė amės. Dhe zbulon se janė fjalė tė tmerrshme, tė turpshme: fjalė elozhi pėr partinė dhe pėr tiranin, fjalė dėnimi tė egėr tė “animikut tė popullit”. I tejshkruen tė gjitha fjalėt e diskursit dhe tė intervistės sė mėpasme dhe ia tregon tekstin sė amės. Por ajo mohon me rreptėsi se i ka shqiptue ato fjalė: asokohe, thotė, nuk mund tė ishem kaq e trashė, dhe sidoqoftė – e pėrsėrit – nuk e mbaj mend.

Nuk mund tė kishte nji pėrshkrim ma taze, e ma traumatik, tė raportit dhe konfliktit breznor. Filmi i Salės kallėzon nji proēes remocjoni kolektiv, tė rishkrimit tė sė kaluemes tė bamė me “nuk ma kujtohet”, “unė nė tė vėrtetė nuk ishem”, “nuk ka si tė ketė qenė kėshtu”. Mbi bangėn e tė pandehunve janė etnit dhe nanat qė i mbetėn besnikė Enver Hoxhės, dhe edhe pėr kėtė gja filmi asht projektue vetėm nji mbramje nė tanė Shqipninė.

Ajo grue mundet me qenė fort mirė Ismail Kadareja. Shum shkrimtarė tė brezit tė tij dhe tė brezit mbas tij, mund tė kishin dhanė labiale tė njejta. Kėshtu, teksa nė Francė hidhet i njejti zar pėr kandidaturėn pėr Nobel tė shkrimtarit ma tė shquem tė gjuhės shqipe – dhe Dosja Kadare ka pėr objektiv me i kthye autorit nji pafajni tė vėrtetueme politike – nė Shqipni po zen fill nji betejė tjetėr. Asht nji betejė e ideve dhe zhvillohet shģ mbi faqet (ose mbi tė shkuemen) e Kadaresė. Kritika e veprės sė tij asht terreni i pėrplasjes: nga kjo po del nji brez i ri qė ndjen nji neveri tė naltė pėr tė gjitha ata “nuk ma kujtohet” tė hedhuna mbarė e mbrapsht nga etnit dhe nanat.      

 

Pėrgatiti Astrit Cani

Botohet dėrgue nga autori.

Botue s’pari te “Lo Straniero”

 


© by Gazetajava.com

Kreu

Eksploreri
Lajmet
TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT
JEHONA E ARTIKULLIT “Klanizimi i Kosovės” – “Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?”
HASHIM THAĒI DHE BATON HAXHIU BEJNE PAZAR ME PASURINE KOMBĖTARE TE KOSOVES?
RAMUSH HARADINAJ: LIDERI I OPOZITES?
KRIJIMI I IDENTITETIT POST-IMPERIAL T’AUSTRISĖ
RRENAT E ISMAIL KADARESĖ
AFERA BEAUCHAMP