Zgjedhjet 2007. Tė fuqishme, pėr dike tronditėse e frapante, ishin rezultatet e zgjedhjeve tė fundit nė Kosovė. Ma tė fuqishme se rezultatet ishin mesazhet dhe mėsimet e pėsimet qė dolėn nga kėto zgjedhje. Mesazhi kryesor ishte ai i pėrcaktimit pėr demokraci i shoqnisė kosovare, e cila me votėn e saj bani qė demokracia me funksionue nKosovė. Qė rrota e demokracisė kosovare me u sill.
Mesazh i fuqishėm ishte ai qė mori partia LDK - se pushteti po pėrfundojka nji ditė, po trrshitka prej dore nji ditė. Tė alarmuem e tė trulluem nga kjo e vėrtetė, protagonistė tė kėsaj partie, nisėn me Kallė Kadastra, me i zhduk gjurmėt e nji nga plaēkitjet ma tė mėdha tė pronės publike nė historinė e shkurtė tė Kosovės. Plaēkitja ma e madhe e pronės publike nuk u krye nė kohėn e Serbisė, por nė kohėn e qeverisjes sė LDK dhe AAK. Kallja e Kadastrit asht metafora ma e gjetun qė ilustron kėtė qeverisje, dhe fatkeqėsia asht se kjo nuk asht vetėm metaforė, po akt konkret qė shenoi fundin e nji qeverisje nė qytetin e Prizrenit dhe metaforizoi qeverisjen e LDK dhe AAK.
Mėsim i randėsishėm pėr partinė opozitare PDK ishte se sa zor e sa shumė po dashka me pritė me e marr pushtetin. Sa shumė po zgatka e sa shumė po kushtojka kjo punė. Po kam shpresė se kjo parti e pati mundėsinė me kuptue se ēka nuk duhet e nuk guxon me ba. E di, asht shumė zor me besue se maca qė ju ka afrue psheshit, ska me e hangėr. Por, i garantoj kėsaj partie se nėse lejon qė po i njajti dimension korrupcioni me kaplue, ka me psue shumė ma keq se LDK e AAK. Elektorati kosovar kuptoi dhe mėsoi diēka shumė tė randėsishme pėr demokracinė me kėto zgjedhje: se me votė po u ndėrprejka hajnia e keqqeverisja. Kur ata banė me i ardhė fundi pushtetit tė LDK, qė e kishin mitizue e tejēmue gjithmonė, imagjinoni ēka i bajnė nji partie pėr tė cilėn nuk treguen asnjihere respektin e duhun e tė pritun prej saj.
PDK e ka vetėm nji shans: me veprue nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės.
Nacionalizmi i vonuem shqiptar. Njashtu si Ilirėt kishin problem me shkrim, e sna lanė gja shkrue, Ilirėt e shekullit 21 kanė problem me lexim e me interpretim. Kanė problem me nacionalizėm. Paaftėsia me e definue saktė nocionin KOMB ka ba qė Kosova dhe Shqipnia, papritmas me u pėrfshie nga nji emocion i rigjetun nacionalist, i cili shprehet nė shumė trajta nė jetėn publike tė dy vendeve pėrmes ēashtjes sė Flamurit, Gjuhės, Kombėtares nė futboll, Rrugės
dhe kjo zakonisht shkakton nji shpėrthim iracional emocionesh, ku se din a asht ma shqiptar e ma ilir Blendi Fevziu a Baton Haxhiu:)
E keqja e kėtij lloji nacionalisti tė vonuem asht se kėta vetėm sot, nė shekullin 21, aty rranxė projektit maramendės Europa, e kanė zbulue qė tek kokan shqiptarė. Ky asht ai njeri qė bjen me flejtė shqiptar por njani tutet mos po zgjohet serb (gazetari bojė Khaki), e tjetri mos po zgjohet proletar (gazetari i gzuem), sepse shqiptarizma e tyne asht nė latencė. E paformueme. E pakryeme. Ende se ka marr bojėn e duhun (me gjasė tė kuqe). Ende e ka bojėn Khaki. Andaj i duhet me e theksue, ja tue folė pėr flamurin shqiptar, ja tue sha serbė, ja tue folė pėr Shqipninė e Madhe
ose versionin e moderuem Konfederatė
Ajo qė tė ban me u ēuditė nuk asht aspekti karikatural i kėtij nacionalisti tė vonuem, si gazetari bojė Khaki, por emnat tjerė publik si Arbėr Xhaferi, Veton Surroi, Shkelzen Maliqi
Shqiptarizma dhe nacionalizmi kishin kuptim vetėm atėherė kur ishin tė rrezikuem nėn presionin e nji dhune shtetnore jugosllave e serbe. Ishte atėherė me randėsi me e theksue edhe flamurin, edhe pėrkatėsinė kombit, edhe vlerat e dimensionet e tij. Por sot, sot asht kollaj me qenė shqiptar. Sot ma shumė i shkon kangės oh sa kollaj me qenė shqiptar sesa oh sa mirė me qenė shqiptar.
Sot u ba kollaj me qenė shqiptar, po kurrė ma zor ska qenė me u ba njeri. Me dinjitet e vetrespekt.
E aspekti qė ma sė shumti kompromiton kėte nacionalizėm tė vonuem e kėta shqiptarė tė shekullit 21, e qė me gjasė sjanė aspak koshientė kėta shqiptarė tė rigjetun kur flasin pėr Bashkimin, pėr Flamurin
asht se me kėto ambicie bashkimi reduktojnė aspiratėn e qytetarit tė Kosovėn nga mvetėsia e shteti, nga integrimi nEuropė nė nji diēka si Republika Srpska. Ky model i tė menduemit qė reprezentohet pėrmes disa nga emnat publikė, na e redukton e pėrēudnon Kosovėn nė nji Republika Srpska tė dytė. Nacionalizmi i vonuem i kėtyne njerėzve ban qė nji pėrpjekje legjitime pėr mvetėsi, vetadministrim e shtet tė pamvarun, pėrpjekja pėr integrim nEuropė, me u galucue e katandis mbrenda nji kompleksi tė Republika Srpska, e cila gjakon me ju bashkue amės.
Muj me qenė i gabuem, por mbetem i bindun se ambiciet e elitės kosovare kapėrcejnė kompleksin Republika Srpska, dhe drejtohen nga Brukseli dhe Europa, e jo nga Tirana dhe gjakimi me ju bashkue amės. Destinacion i Kosovės sasht Tirana, po Brukseli. Kosova spo lufton me u integrue nShqipni, po nEuropė.