Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Java n'Jįva : Nacionale E Update'ueme: Dec 14th, 2007 - 14:42:36


Objektiviteti dhe parashikimi i “Javės”
Nga Ibrahim Ademi
Dec 14, 2007, 14:20

Email'o
 Print'o

Kur m'ka pas ra pėr herė t'parė n'dorė Gazeta JAVA, diku n'tetor tė vitit 2002, senin e parė qė e vėrejta ishte mėnyra e trajtimit gjanėsisht dhe nė mėnyrė tė detajueme tė temave e intervistave qoftė politike, shoqnore a kulturore. Deri nė kėte datė na kanė pas sakatue gazetat tjera ditore me protokol e me tema qė ma vonė e kuptova qė ishin ba shumė sipėrfaqėsisht.

Kur u bana edhe vet pjesė e “Javės”, diku n'maj tė vitit 2005, e vėrtetova nji gja qė asnji gazetė n'Kosovė nuk e ka - trajtimin e temave e intervistave nė mėnyrė maksimalisht objektive. Lexuesit e kėsaj Gazete janė tė njoftun pėr objektivitetin deri n'skej tė saj, por po jau dėshmoj edhe vet publikisht se te “Java” kur janė nė pyetje hajnitė, parregullsitė, e keqpėrdorimet e politikanėve tė Kosovės, asnjihere nuk na asht thanė 'mos i msho kėtij se e kam temin', ose 'mos i msho atij se asht i PDKs a LDKs'.

Ky medium gjigant (s'ka lidhje sa tirazh ka, meriton me u quejt gjigant sepse argumentet e gazetes ende mbeten gjigante) vazhdon ende me i trajtue temat e intervistat nė mėnyrė objektive, pa paragjykime partiake e ēfaredo. Kėtu asht dallimi esencial qė e ban “Javėn” me qenė "Pėrnime Ndryshe" prej gazetave tjera n'Kosovė, sepse dihet publikisht qė mbrapa gazetave tjera mshefet nga nji parti politike, bosat e tė cilave n'aksham jau japin urdhnat redaktorėve se ēka me shkrue nėser me sabah gazetarėt e shkretė.

 

 Parashikimet e Javės

 

  1. Tabuja e gjuhės. Gazeta Java e theu tabunė ma t'madhe tė vendit tonė - botimin e teksteve n'Gegnisht. Kur filluen me u botue shkrimet n'Gegnisht, pothuejse tanė politikanėt, gazetarėt, akademikėt e shkrimtarėt e kanė pas injorue, tue thanė se Standardi i gjuhės asht perfekt dhe nuk ka nevojė pėr ndryshime. Bile, para dy vjete kur e pat pyet KTV Ismail Kaderenė se ēka mendon pėr disa njerėz qė thonė se duhet me u ndryshue standardi i gjuhės, ai u pat pėrgjegj se ata janė njerėz tė Beogradit. Sot, mbas 2 vjete tė asaj deklarate, zotni Kadare thotė se ka ardh koha me ndryshue e plotėsue Standardin. Paramendoni, shkrimtari qė konsiderohet si ma i madhi, njihere i quen dhe kualifikon iniciatorėt e revidimit tė Standardit “njerėz tė Beogradit”, e masandej kthehet e bjen nė fjalė tė tyne se duhet me u ndryshue Standardi!

 

  1. Ma mirė ne shami a pa shami. Kur e pat hapė Gazeta "Java" debatin me temėn "Ma mirė me Shami a pa Shami", shumė pak qytetarė e kishin guximin me dhanė mendimin pėr kėte ēashtje. Tanė patėn hesht. Por, sot mbas 6 vjete tė hapjes dhe vazhdimit tė kėtij debati, largohen ēika tė reja prej shkollės vetėm pėr nji arsye - pse e bartin shaminė. Mbas 6 vjete, pra, kjo ēashtje bahet problem i madh n'shkollat tona.

 

3. Identiteti, Flamuri dhe Himni. Kur Gazeta "Java" e ka pas hapė debatin pėr ndryshimin e simboleve shtetnore, tanė e patėn akuzue Migjen Kelmendin pėr tradhėti. Bile, Hashim Thaēi ka pas thanė se " Nuk e jap Flamurin pėr shtet". Sot, mbas 5 vjete tė kėsaj deklarate, Hashim Thaēi nė emisionin "Opinion" tha se jemi nė pėrfundim tė pėrcaktimit tė simboleve shtetnore tė Kosovės.

 

Tana kėto fakte e parashikime tė sakta tė “Javės”, sot u banė ēashtje kryesore tė shoqnisė sonė. Asht mirė qė protagonistat kosovarė tė paragjykimeve dhe kualifikimeve qė i banė kėsaj gazete dhe kryeredaktorit tė saj, me i pranue publikisht faktet e "Javės" dhe kėta njerėz me kėrkue publikisht falje. Asht burrni me pranue se kanė qenė tė gabuem.

E inkurajoj Gazetėn 'Java' me vazhdue edhe shumė vjet me qenė kėshtu "Ndryshe", dhe me reflektue "Ndryshe". Ja u uroj ditėlindjen e 6 tė saj. Kjoftė jetėgjatė!


© by Gazetajava.com

Kreu

Nacionale
Lajmet
Murali i Skenderbeut ne Parlamentin e Kosoves - veper qė dėshmoi huqjen e nji kohe dhe tė nji Kuvendi
Objektiviteti dhe parashikimi i “Javės”
Koment: KOSOVĖN E PAMVARUN KA ME E BA KOHA JO POLITIKA
SERBIA KĖRKON KRIJIMIN E SHQIPĖRISĖ ETNIKE
PERENDIMI I EGOVE
Interviste e kryeredaktorit te Gazetes JAVA, Migjen Kelmendi, dhane redaktorit ne BBC Shqip, Ragip Luta
At Zef Pllumit, spitali Gemelli, Romė