 |
| Ballina e fjalorit "Gegnishtja Moderne" |
6 VJET TĖ JAVĖS. Dhetori gjithmonė asht nji shej kohe qė na kujton sa shpejt po ec e po shkon. U banė 6 vjet tė plota tė Javės, pa i hetue. Nuk po du me rekapitulue kurgja. E din kjo elitė qė pin kafe me Labin se ēka du me u thanė. E din edhe ajo elitė qė nuk pinė kafe me Labin se ēka kisha me ju thanė, se ēfarė shembulli e mėsimi moral e njerėzor asht Java pėr ta. Nė vendin ku pėr 6 vjet asht botue Gazeta JAVA, me krejt ēka kjo gazetė reprezenton, lexuesi i Kosovės nuk lexojke, po pijke kafe me Labin (sic!).
Kush asht Labi?
Kjo asht nji pyetje qė duhet me ja ba vetes secili qė asht ul, njashtu karshi, ne ate kanape psikoanalisti, para nji ēuni qė as vetė nuk e din gjegjen nė kėte pyetje. Labi asht ajo vija ndamėse qė i ka hy mes e pėrmes kėsaj elite qė ka qejf me pi kafe e mos me lexue gazeta. Bota perendimore ndoshta asht kėshtu e zhvillueme dhe e pasun, sepse nuk ka pi kafe pa lexue gazeta. Stereotipi i elitės sė shekullit XX ishte kafja me gazetė. Por, elita e pashkollueme si duhet e Kosovės, i dhemb kryet prej leximit, sidomos leximit qė zgat. Prandaj, kjo elitė pin veē kafe, andaj edhe ka pėrfundue tuj pi kafe me Labin.
E kuptoj elitėn nė Tiranė, e cila u manipulue nga nji shtet e diktator pėrnime, dhe pak nga tuta e pak nga vogėlsia, hipokrizia e tyne, pranuen jo me u ul para Labit diktatorial, po edhe me i shkrue veprat e kangėt ma tė mira pėr Labin, me u puth e me ba seks me Labin e Shqipnisė, me ja ēu ēikat e me i ēu dhurata Labit, jo veē me pi kafe po edhe me pi xeher nėse duhet, me e pas hundėn brown e me u krenue se asht brown nga shit i Labit, nėse duhet.
Kjo elitė qė ka pi kafe me Labin nuk e ka shqisėn me e pa e kuptue se e ka hundėn brown. Dhe, si e kam thanė me qinda here deri sot, dallimi mes Shqipnisė e Kosovės asht dallimi mes dramės dhe vodvilit. Mes autentikes dhe joautentikes. Nė Shqipni Labi asht diktator, nė Kosovė Labi asht lolo, hajgarxhi, ēuki nones. Nė Shqipni jeta ishte dramė, nė Kosovė jeta asht show, show i lirė i Labit.
Dhe krejt kjo po ndodh nė 6 vjetorin e botimit tė nji gazete qė titullohet JAVA.
Qishtu e ki kur pin kafe pa e lexue gazetėn (JAVA:)
MBI ĒKA ME E NDĖRTUE KOSOVĖN. Janė shumė gjana qė po ndodhin nė kėte pėrvjetor tė gazetės JAVA qė dėshmojnė jo vetėm fuqinė e vizionit, po edhe saktėsinė e parashikimit dhe zhvillimit tė proceseve. Sa i takon nevojės sė revidimit tė Standardit, pėrjetuem qė Koha Ditore me e marr flamurin, nji autoritet i Seminarit dhe Katedres sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Prishtinės me folė e me u angazhue pėr Gegnishten dhe revidimin e Standardit, e pėrjetuem qė gjuhėtarja nga Tirana Ledi Shamku,e cila gjithmonė ishte e matun dhe e turpnueme nė kėrkesėn e saj pėr revidim tė Standardit, me apelue - Boll ma me APARTHEJD Gjuhėsor nji kualifikim me tė cilin plotėsisht pajtohem dhe i cili saktėsisht definon situatėn gjuhėsore shqiptare (e shqiptarėt pinė kafe me Labin).
Pėrjetuem qė zoti Hashim Thaēi, i cili po nė kėte gazetė thoshte Nuk e jap flamurin pėr shtet, me u angazhue pėr simbolet e Kosovės dhe me artikulue vizionin e Kosovės si shtet modern ndėrtue mbi vlera a thue se JAVA ja ka shkrue programin. Ju ftoj me e lexue intervistėn me njeriun qė ka nderin me e ēue Kosovėn nė finalen e saj.
Ju ftoj poashtu me e lexue reflektimin e Petrit Musollit mbi kėte ēashtje, qė mendoj se artikulon me saktėsi tė madhe kontekstin e Kosovės nė pėrpjekjet shtetformuese.
Asht nji sfidė qytetnuese tė cilėn me gjasė prapė i bie hise gazetės JAVA me e hap debatin dhe me u angazhue (derisa elita e Kosovės pinė kafe me Labin):
Mbi cilat fundamente duhet ndėrtue shtetin e nesėrm tė Kosovės: mbi gjakun e dėshmorėve apo mbi vlera dhe parime?
Ju ftoj me reflektue dhe me kontribue nė kėte debat nė numrat e ardhshėm tė gazetės.
GEGNISHTJA E SOTME. Dhe sapo isha tuj e pėrfundue kėte editorial, posta ma pruni kopjen e librit qė ma kishte dėrgue autori britanez Chris Hughes, qė ia kushton mėsimit tė Gegnishtes. Libri titullohet: GEGNISHTJA E SOTME A course in Modern Geg Albanian. Pjesė tė mėdha tė kėtij libri i kemi botue nė JAVA gjatė viteve 2003/2004. Por, ku ma ēon Zoti kėte libėr nė disponimin tem me elitėn qė pin kafe me Labin. Kultura britaneze ēohet me e shkrue, me e ruejt, me e botue dhe me e msue Gegnishten, e kultura qė pin kafe me Labin ēohet me e mbyt, me e shlye, me e zhduk e shurdhue Gegnishten. A po e kuptoni tanė dimensionin e debaklit civilizues tė kėtyne njerėzve qė guxojne me e quejt veten intelektual sot nKosovė e nShqipni. A po e kuptoni se ajo qė ju determinon asht qėndrimi juej ndaj Gegnishtes e jo ndaj Labit. E falėnderoj nemėn tė kulturės shqiptare autorin Chris Hughes pėr kėte libėr, e falėnderoj shtetin dhe kulturėn si Britania e Madhe qė kultivon frymė e individė qė kanė sens pėr gjuhė dhe kultura, qė janė koshientė se gjuhėt janė pasuni e botės e jo vetėm e atyne qė e folin. Qofshin ata edhe tė tillė qė janė ēue me shlye Gjuhėn e vet Amtare si kjo elitė qė pin kafe me Labin.
Thank you Chris!